-
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Deputetët kanë paguar nga 500 mijë euro për të qenë kandidat në listën e Bashës! Agolli: Shpifje, çojë në gjyq
Bislim Ahmetaj, i cili u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, thotë se në Kuvendin e 30 prillit, u kthye vota dhe gara në PD. Duke u ndalur tek mungesa e deputetëve, sipas Ahmetajt, ato kanë paguar shuma që kanë filluar nga 500 mijë euro vetëm që të jenë pjesë e listës së Bashës. Ndërsa+ Shpëtim Agolli i konsideroi si shpifje
3 Maj 2022, 12:54 -
-
Kodi i Etikës, ministrat jo takime personale me biznesmenë! I ndalohen lojërat e fatit, në kafene e restorante vetëm në ditë pushimi! Jo veshje që tërheq vëmendje dhe arredim luksoz të zyrës
Ministrat nuk mund të hyjnë në ambiente ku luhet bixhoz, dhe i lejohet të frekuentojnë bare apo restorante vetëm në ditë festash apo pushimi dhe vetëm në raste të veçanta për arsye pune.
3 Maj 2022, 10:11 -
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Kim: Roli i medias, kyç për luftën antikorrupsion! Meta: Gazetarët kanë presione politike dhe dhunohen nga policia! Rama: Gënjeshtër
Ambasada e SHBA shkruan se roli i medias është parësor që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses. Po ashtu SHBA dënon sulmet ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur.
3 Maj 2022, 09:24 -
Zelensky i drejtohet popullit shqiptar: Mirënjohës për rolin në OKB! Mbështetja juaj, na kujton Nënë Terezën! Rama: I gjithë kombi ynë me ju
Në mesazhin e tij para ligjvënësve shqiptarë, Zelensky nuk la pa përmendur as disa nga tmerret që po përjeton populli i tij nën bombardimet ruse, ku tha se për ta nuk ka më paqe që prej 24 shkurtit, kur nisi pushtimi dhe se nuk ka asnjë ditë ku të mos vritet një fëmijë. Zelensky kërkoi që të mos priten turistë nga Rusia, pasi ata mund të jenë edhe autorë të masakrës në Bucha.
3 Maj 2022, 07:12 -
Noka e akuzoi se ideoi marrëveshjen ‘Rama- Basha’ për përçarjen e PD-së, përgjigjet Alibeaj: Sajesë e ulët, nuk kam lidhje me atë dokument
Anëtari i Rithemelimit Falmur Noka pretendon se ka një dokument ku Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë nënshkruar një marrëveshje për përçarjen e PD-së. Në televizionin e familjes Berisha, Noka tha se Enklelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi janë tre ideatorët e marrëveshjes. Menjëherë ka ardhur përgjigja e Enkelejd Alibeajt, i cili thotë se kjo është një sajesë e ulët dhe nuk kanë asnjë lidhje me atë dokument.
2 Maj 2022, 22:50 -
Deputetja socialiste 'hap zarfin', zbulon 3 propozimet për president, por Rama e ka prerë shkurt që s'do i marrë parasysh
Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka zbuluar se 3 emrat që ajo ka propozuar për president kanë qenë pjesë e grupit parlamentar socialist, mirëpo kandidaturat e saj janë përjashtuar automatikisht nga kryeministri Edi Rama.
2 Maj 2022, 22:50 -
Rama dorëzon çelësat e shtëpive për 155 familje: Dikur Thumana i ngjante ferrit, sot rilindjes! ‘Çdo tullë’ e ka një emër
Çdo tullë e 155 shtëpive të rindërtuara e ka një emër, një emër që i bëri të mundur familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të gjejnë një strehë të ngrohtë.
2 Maj 2022, 20:30 -
155 familje marrin shtëpitë e reja, banori i ‘jep’ Ramës notën 10 për rindërtimin: Mirënjohje! Kryeministri batuta: Ta bëjmë Shqipërinë si Thumana
Në ditën e Bajramit, 155 familje në Thumanë do të marrin çelësin e shtëpive të rindërtuara në Thumanë. Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në ceremoninë e dhënies së shtëpive, ku inspektoi edhe disa prej banesave.
2 Maj 2022, 19:22 -
Belind Këlliçi në 'Kontrast': Marrëdhëniet PD-SHBA u lëkundën së pari nga lobimi i Bashës! Pse u harrua ‘Komisioni Alibeaj’?
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, tha për ‘Kontrast’ në Report TV se Kuvendi i 30 Prillit tregoi përbërjen reale të Partisë Demokratike, gjë e cila sipas tij u reflektua edhe në ulëset e sallës së Pallatit të Kongreseve.
2 Maj 2022, 19:00 -
-
Sot Fitër Bajram, me mijëra besimtarë kremtojnë në të gjithë vendin! Në Tiranë sfidojnë shiun, falin namazin në Sheshin Skënderbej! Kreu i KMSH: Dita e tolerancës dhe paqes
Mijëra besimtarë myslimanë mbushën mëngjesin e sotëm sheshin “Skënderbej” ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë. Pas 30 ditësh agjërimi, besimtarët kremtojnë festën e Fiter Bajramit. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka uruar të gjithë besimtarët në ceremoninë e faljes së Fiter Bajramit në Sheshin Skënderbej.
2 Maj 2022, 07:16 -
-
-
1 maji, Rama mesazh për punëtorët e Rindërtimit: I kthyen buzëqeshjen familjeve të prekura nga tërmeti! Meta: Ditë reflektimi dhe jo feste
Kryeministri Edi Rama, në këtë ditë ka falënderuar punëtorët që bënë realitet projektin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku mijëra banorë mbetën pa shtëpi
1 Maj 2022, 08:52 -
Fjala e PLOTË në Kuvend/ Berisha sfidon DASH për ‘non grata’: Më thoni një fakt të vetëm që kam kryer korrupsion dhe unë dënoj veten
Është bërë e njohur që unë jam sanksionuar nga DASH, nga akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë fakt, provë, dokument. Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i George Soros dhe i Edi Ramës. Megjithatë, unë them këtu se cilido që do të paraqesë një fakt, një dokument, një provë, më të voglën, kundër Sali Berishës, ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij.
30 Prill 2022, 21:40 -
-
Kadilli prish 'statuskuonë' e Kuvendit, ia thotë të gjitha në sy Berishës: Hap rrugën për një brez tjetër në krye të PD-së, po izolon partinë! Je e shkuara
Fatbardh Kadilli ishte sot i vetmi zë kritik ndaj Berishës, i cili ia tha të gjitha në sy, pas lavdeve që mori me radhë nga të gjithë mbështetësit e tij. Kadilli kishte një thirrje të hapur për Berishën. Ai i kërkoi që të hapë rrugën për brezin e ri, sepse tashmë është e kaluara dhe nuk se çfarë të ofrojë tjetër, përveçse një oferte të vjetër.
30 Prill 2022, 15:25 -
-
'Rithemelimi' mbledh Kuvendin! Berisha rrëzohet teksa merr fjalën! Braktiset nga shumica e deputetëve të PD! Ndryshime statutore, më 22 maj zgjidhet kryetari i ri i partisë! Shkarkohet Alibeaj
Berisha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të PD duke vijuar me të tijën se drejton Partinë Demokratike edhe pse ende nuk kemi një vendim gjykate të formës së prerë. Në Kuvend u vendosën ndryshime të tjera në Statut, u shkarkua Alibeaj dhe u përcaktua data e zgjedhjes së kryetarit të ri. Munguan mbi 400 delegatë! Tallja me Bashën, lotët e Topallit dhe rikthimi i Imamit ishin disa prej momenteve pikante! Edhe pse Berisha i kishte ftuar të gjithë në Kuvend morën pjesë vetëm 17 deputetë të PD, teksa munguan 35.
30 Prill 2022, 07:30 -
Vlorë/ Rritja e biletës, qytetarët: E papërballueshme! Do të ecim në këmbë, 40 lekë bileta është shumë
Prej të enjtes, këshilli Bashkiak i Vlorës vendosi rritjen me 10 lekë të çmimit të biletës. Edhe pse ende nuk ka hyrë në fuqi, qytetarët thonë se çmimi i ri i biletës është i papërballueshëm, ndërsa kushtet e urbanëve larg normales
29 Prill 2022, 21:27


