-
-
-
Menaxhimi i zjarreve, Rama: 'Piromanët' të kalben në burg! Modernizim e rritje page për mbrojtjen civile! Kim e Soreca kur kemi nevojë janë qytetarë, jo vetëm ambasadorë
Me tone të ashpra ka folur kryeministri Edi Rama sa i përket zjarrvënësve të qëllishmëm duke theksuar se duhet të kalben në burg. Gjatë ceremonisë falënderuese për menaxhimin me sukses të vatrave të zjarreve në vend e zhvilluar në bazën ajrore në Farkë, Rama theksoi se shumë prej tyre janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa kërkoi nga gjykata që t’i japë një dënim shembullor
3 Shtator 2021, 11:13 -
Ulsi Manja në krye të Drejtësisë, reagon PD: Provokim ndaj shoqërisë shqiptare, cënon besimin tek institucionet! Bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer me Ramën
Ulsi Manja do të jetë ministri i ri i Drejtësisë në mandatin e ri qeverisës, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Por emërimi i Manjës në krye të drejtësisë ka shkaktuar edhe reagimin e Partisë Demokratike, e cila thotë se ky emërim cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj.
3 Shtator 2021, 10:56 -
Rama publikon pamje nga Piramida e Tiranës: Qendra më e madhe e inovacionit do të sjelli një realitet të ri shqiptar! Veliaj: Gati vitin tjetër
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin sotëm me energji rinore dhe teknologji, duke publikuar pamje nga krijimi i projektit me inovator në Ballkan, Piramidës. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj tha se po punohet me cilësi të lartë, për ta shndërruar Piramidën në një inkubator për bizneset në fushën e kreativitetit.
3 Shtator 2021, 08:49 -
Qeveri të përbashkët me Bashën? Rama nuk përjashton asgjë: Jam i gatshëm për çdo projekt, por kam 1 kusht
Pasi ka bërë publik emrat e qeverisë së re kryeministri Edi Rama i pyetur për qeveri të përbashkët me kreun e PD Lulzim Basha, u shpreh se është i gatshëm për çdo projekt, por nënvizoi se ka një kusht
3 Shtator 2021, 07:45 -
Rama: Shpenzimet e afganëve s'do paguhen nga shqiptarët, por SHBA! Mund të vijnë më pak se 4000 se s'po lëvizin dot! Kush do të hyjë në punë, do i ofrojmë lehtësira
Një çështje që kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë janë edhe afganët e strehuar në Shqipëri. Ai tha se për aq kohë sa ato do të qëndrojnë gjatë në vendin tonë, për gati më shumë se 1 vit, shpenzimet do të paguhen nga SHBA-ja. Për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit që është parashikuar të qëndrojnë, kreu i qeverisë tha se nëse afganët duan që të punojnë, qeveria do u krijojë lehtësira.
2 Shtator 2021, 23:05 -
-
-
Rama: Qeveria e re do betohet te Meta nëse s'do jetë shkarkuar nga 'Kushtetuesja'! I gatshëm që të ulem që tani në tryezë me Bashën për Reformën Territoriale
Qeveria e re 'Rama 3', do të betohet te Ilir Meta, nëse ky i fundit nuk do të jetë i shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese, një procedurë që pavarësisht "luftës" Presidencë-Qeverisë, kryeministri Edi Rama nuk mund ta anashkalojë. Megjithatë, kjo nuk është një "sheshim i gjakrave", pasi Rama shtoi se gjatë verës nuk ka pasur asnjë përpjekje për "t'u pajtuar" me Metën sepse rrugët e tij me PS janë të pakthyeshme.
2 Shtator 2021, 21:42 -
Djali i George Soros poston foton me Ramën: Me mikun tim, aftësi frymëzuese lidershipi në vend e rajon
Djali i George Soros, Alexander ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto me kryeministrin Edi Rama. Në Instagram, Alexander Soros e konsideron Ramën mikun e tij, ndërsa vlerëson kryeministrin si një lider frymëzues në rajon e më gjerë.
2 Shtator 2021, 21:42 -
Ylli Pata: Çfarë përfaqëson qeveria e tretë e Edi Ramës dhe polemikat e ashpra ndaj saj
Kur Rama tha se tashmë kërkonte një dimension të ri në politikën shqiptare, duke kapërcyer atë çka ndodhur deri më sot, një bashkëpunim me opozitën e Lulzim Bashës, e një kapërcim cilësor për atë që Rama e cilëson si “Shqipëria e vitit 2030”.
2 Shtator 2021, 19:54 -
-
'Qeveria e re', Andoni: Skeptik për emrat e rinj! Minga: Balla, goditja më e fortë e Ramës! Zaloshnja: 3 lëvizjet më të rëndësishme
Analistët Ben Andoni, Eduart Zaloshnja dhe Denis Minga, thanë se Edi Rama veproi drejt që risolli në qeveri politikanë me përvojë, por kanë rezerva për emrat e rinj. Lënien e Taulant Ballës jashtë qeverisë, analistët e shohin si një krisje mes kryeministrit dhe ish-numrit 2 të socialistëve.
2 Shtator 2021, 19:34 -
Jashtë kabinetit qeverisës, Braçe e merr me ‘qetësi’, reagon për herë të parë duke shijuar perëndimin e diellit
Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar për herë të parë, pas prezantimit të kabinetit qeverisës për 4 vitet e ardhshme nga kryeministri Edi Rama. Braçe i cili nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri ‘Rama 3’, ka postuar një foto ku shihet se po shijon perëndimin e diellit. Ndërkohë në foto, është kapur rastësisht (ose jo) një tabelë ku shkruhet “Bankomat, money (para)”
2 Shtator 2021, 19:18 -
-
Mero Baze: Partinë kundërshtarëve, qeverinë për vete
Ekipi me të cilin Edi Rama mori Partinë Socialiste në opozitë dhe erdhi në pushtet sot janë ndarë në dy breza. Edi Rama i ka dhënë brezit të parë, ata me të cilët erdhi në pushtet, partinë, dhe vet ka mbajtur qeverinë. I gjithë fjalimi i tij, në fakt kishte kryefjalë nevojën e krijimit të një brezi të ri të Partisë Socialiste, pa përjashtuar askënd.
2 Shtator 2021, 18:02 -
Qeveria 'Rama 3', ambasadorja suedeze përshëndet vendimin e kryeministrit: Mbi 70% e kabinetit të ri gra, më shumë se në çdo vend tjetër
Me një postim në Twitter, Hastad kërkon 'vëmendje', ndërsa shkruan se Shqipëria ka një qeveri me më shumë gra se çdo vend tjetër, gjë që ajo e konsideron shumë pozitive.
2 Shtator 2021, 16:51 -
LISTA/ Emrat e Kryesisë së re të PS-së! Balluku më e votuara nga socialistët, Bushati 'numri 1' nga burrat! Mbeten jashtë Xhafaj dhe ministrja Ekonomi
Sot është formuar Kryesia e Re e PS, e përbërë nga 33 anëtarë! Belinda Balluku është më e votuara me 207 vota dhe nga burrat Ditmir Bushati me 204 vota. Mbesin jashtë nga Eduard Shalsi, Fatmir Xhafaj, Ervin Dema, Pjerin Ndreu, Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhangulla.
2 Shtator 2021, 16:21 -
Edi Rama: Ndezëm motorët e Mandatit të Tretë, PS ka nevojë për vetëndryshim e vetëkorrigjim të vazhdueshëm
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste u mbajt sot, ku kryeministri Rama ndezi sot motorët e Mandatit të Tretë me Kryesinë e re, Sekretariatin e ri dhe skuadrën e Qeverisë së re, duke vendosur në qendër të vëmendjes së punës së partisë sonë, nevojën për një vetëndryshim e vetëkorrigjim të vazhdueshëm për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe Partinë Socialiste fitimtaren e të ardhme
2 Shtator 2021, 14:08 -




