-
Me elektrik dore në errësirë totale/ Momenti kur grupi i hetimit nxjerr dosjet nga makina e prokurorit Ndoja- VIDEO
Ditën e atentatit, në makinën e prokurorit Arjan Ndoja janë gjetur disa dosje. Në videon që Shqiptarja.com disponon shihet teksa grupi i hetimit nxjerr nga makina të gjitha dosjet, të cilat Ndoja pretendon se i përkasin studios ligjore që ai drejton. Dosjet janë nxjerrë pak orë pas atentatit, i cili ndodhi në 16:30 të së premtes n&e
7 Nëntor 2019, 20:50 -
Atentati ndaj prokurorit/ Çfarë u gjet në telefonin e Redjan Rrajës?! Merret në pyetje modelja e njohur shqiptare
Kejvina Ktheja, 24-vjeçare, është marrë në pyetje ku mësohet të jetë shprehur se ka kontakt shoqëror me Rrajën, ndërsa mësohet se gjithçka është zbuluar pas ekzaminimeve në telefonin e Rrajës.
7 Nëntor 2019, 20:17 -
Humb jetën pas 6 ditësh në agoni, shoferi i prokurorit! Për 3 javë do mbushte 24 vjeç...Rraja akuzë për vrasje
Ndërron jetë në spitalin e Traumës, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, gjashtë ditë pas atentatit në mblikalimin e Shkozetit, ku mbetën të plagosur, së bashku me Landi Muharremin, të fortin e Sukthit. Para se të punonte shofer i prokurorit, Andi Maloku ka qenë efektiv policie në komisarin e Fushë-Krujës. Më 30 nëntor, Andi Maloku do të festonte ditëlindjen, ku do të mbushte 24 vjeç.
7 Nëntor 2019, 18:54 -
Ekskluzive/ Si u pasurua Ndoja, nga i pastrehë dhe pedagog tek 'Kristali' në pronar i 23 shtëpive, dy lokaleve dhe disa garazheve
Të gjitha lëvizjet në pasurinë e prokurorit që iu bë atentat tek rrethrrotullimi i Shkozeti, kur hyri në sistemin e drejtësisë kishte vetëm pagën dhe një benz ‘190’ me vlerë 200 mijë lekë, si u pasurua në vitet 2008 dhe 2016
7 Nëntor 2019, 15:08 -
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Gjenden gjurmë në dy palë syze në makinën e atentatorëve, drejt arrestimit autori i dytë
Disa minuta ndjekje nga pas fiksuar nga kamerat e sigurisë në autostradën Durrës-Tiranë si dhe dy palë syze të harruara në bordin e makinës së atentatorëve, kanë zbuluar përfshirjen e Redjan Rrajës si dhe një personi të dytë tashmë në prag të arrestimit.
7 Nëntor 2019, 14:24 -
'Kush i dha zemër atentatorit?', Lefter Maliqi i del krahë prokurorit Ndoja, flet dhe për shpëtimin e Alvinit: Është Show
Maliqi është ndalur edhe tek atentati ndaj prokurorit Ndoja, duke i dalë në mbrojtje e duke thënë se sulmi ndaj tij u bë me indicie politike. më pas për sa i përket shpëtimit të alvin Berishës nga kampi në Siri, Maliqi është shprehur se qeveria po bën shfaqje.
7 Nëntor 2019, 13:15 -
Braçe feston fitoren e Juventus: Gjeni një foto të Berishës dhe pështyjeni nëse do ju zërë gjumi rehat
Zv. kryeministri Erion Braçe ka thumbuar ish-kryeministrin Sali Berisha teksa ka postuar një moment nga ndeshja e Juventus kundër Lokomotivës së Moskës e cila ka përfunduar me fitoren e bardhezinjve, që është edhe skuadra për të cilën bën tifo Braçe.
6 Nëntor 2019, 22:48 -
Akuzat ndaj Braçes/ Ish-kreu i SHISH: Nuk i beson më njeri Berishës, synon vetëm katrahurë (VIDEO)
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në 'Repolitix' në Report Tv tha akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha nga zv.kryeministrit Erion Braçe si porositës i atentatit Ndoja është një "flluskë sapuni". Për Klosin, askush nuk duhet të surprizohet nga një akuzë e tij, pasi sipas ish-kreut të SHISH është
6 Nëntor 2019, 21:21 -
EKSKLUZIVE/ Analizë ADN-je urgjente për Rrajën! Zbardhet dëshmia: Nuk di si u gjetën gjurmët e mia në makinën e atentatorëve
Redjan Rraja nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria ndërsa është shprehur se ditën e ngjarjes, pra në 1 nëntor 2019 ka qënë në Tiranë dhe në zonën e Niklës, aty ku ka dhe banesën. Ai ka deklaruar se nuk ka hipur në asnjë moment dhe asnjëherë në automjetin që ishte sekuestruar nga prokuroria, fill pas atentatit ndaj Arjan Ndojës, Landi Muharremit dhe shoferit të Ndojës Andi Maloku.
6 Nëntor 2019, 19:59 -
Basha si Berisha: Kur Ndoja i preku interesat e qeverisë, i treguan kallashin
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si paraardhësi i tij, ka akuzuar qeverisë si porositëse të atentatit Arjan Ndoja në Shkozet të Durrësit. Nga Shkodra, në takimin në kuadër të turit "Rrugëtimi për Shqipërinë', Basha tha se Ndoja i doli kundër qeverisë, për këtë arsye k&eum
6 Nëntor 2019, 18:31 -
E akuzoi si porositës të atentatit ndaj Ndojës, Braçe: Berisha më do të vdekur, po nxit kriminelët kundër meje!...Dua burgun për të!
Zv. kryeministri Erion Braçe ka mohuar akuzën e rëndë të bërë nga Berisha, i fshehur pas qytetarit dixhital, sipas së cilit Braçe është parë në një tavolinë me kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe kriminelin Orges Bilbili teksa kërkonte që të "katandisnin prokurorin Arjan Ndoja" sepse i kishte dalë kundër shtetit. Për Braçen një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe kjo është lehtësisht e vërtetueshme, pasi për shkak të detyrës që mban, çdo takim i tij lajmërohet në sallat operative nga Garda në komisariat dhe mbi të gjitha lëviz i shoqëruar nga oficerë të shtetit.
6 Nëntor 2019, 17:15 -
Prokurori Arjan Ndoja 'avokat' deri në vitin 2009, bashkëshortja e tij hapi studio ligjore 3 vite më pas
Nga një vëzhgim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve rezulton se studio e avokatisë në emër të prokurorit Ndoja është hapur në shtator të vitit 2007 dhe është çregjstruar në prill të vitit 2009. Nga ana tjetër të emër të bashkëshortes së tij
6 Nëntor 2019, 16:33 -
Detaje nga atentati/ Priten edhe tre arrestime, janë gjetur gjurmë të tjera në makinë
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta shprehet se pritet që të ekzekutohen edhe tre urdhër arreste të tjera lidhur me atentatin kundër prokurorit. Ndërkohë që gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno thotë se grupi hetimor në makinën e autorëve q&e
6 Nëntor 2019, 15:56 -
-
Ekskluzive - Misteri/ Gruas avokate të prokurorit Arian Ndoja i dhuruan 196 mijë m2 tokë në Durrës
Paradoksi, bashkëshortja e Arian Ndojës nga shefe personali tek Hotel Dajti në pronare tokash në Durrës, avokate e 75-vjeçarit që mori me vendim të Joana Qeleshit 45 mijë m2 tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit
6 Nëntor 2019, 14:59 -
‘Dosjet në makinë’, 4 nenet që ‘fundosin’ prokurorin Arian Ndoja dhe çfarë rrezikon pas hetimit
Masa e shkarkimit merret kur prokurori apo gjyqtari kanë kryer një shkelje shumë të rëndë si dhe kur organi procedues çmon se natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes e bëjnë magjistratin të papërshtatshëm ose të padenjë për të ushtruar funksionin e tij.
6 Nëntor 2019, 14:29 -
-
Çfarë e vuri në pranga Redjan Rrajën?! Gabimet 'amatoreske' që la në makinën e braktisur
Në makinën Mercedes me targë AA 234 LM që atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja braktisën pasi lëshuan breshëri automatiku ndaj makinës së tij, janë gjetur një palë syze, gjurmë gishtash, bishta cigaresh, fije floku dhe prova të tjerë. Gjurmët e gishtërinjve nga hetimet e kryera i përkasin Redjan Rraj&
6 Nëntor 2019, 13:55 -
Atentati ndaj prokurorit/ PD: Redjan Rraja ka mbledhur vota për Ramën, prandaj ishte i paprekshëm
Ish-deputeti i PD-së ka folur edhe për arrestimin e Redjan Rrajës, të afërmin e deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, i cili është arrestuar nga policia si autor në ngjarje, ku theksoi se ai është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë.
6 Nëntor 2019, 13:55 -
Report Tv siguron foton e kushëririt të deputetit që u arrestua për atentatin ndaj prokurorit
Redjan RrajaReport Tv siguron foton e Redjan Rrajës që u arrestua si autor i dyshuar i atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja. Ai do të dalë në orën 14:00 para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë.
6 Nëntor 2019, 13:36 -
'Kam studio ligjore', Arjan Ndoja zyrtarisht në hetim nga Prokuroria e Përgjithshme
Këshilli i Lartë i prokurorisë i kërkon kryeprokurores Arta Marku të nisë hetimet ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që ju bë atetnat 5 ditë më parë, për të faktuarnëse ai e ka një studio ligjore siç deklaroi dje në media. Nëse do të vërtetohej, kjo qëndron në shkelje me ligjin. Por edhe nëse zyra do të ishte e bashkëshortes së prokurorit, mund të ketë konflikt interesi. Në brendësi të lajmit, kërkesa e plotë e KLP për Prokurorinë e Përgjithshme.
6 Nëntor 2019, 13:17