Djegia e mandateve, MPJ Gjermane: Akuzat për zgjedhjet t'i gjykojë drejtësia

Djegia e mandateve, MPJ Gjermane: Akuzat për zgjedhjet t'i gjykojë drejtësia

Pas deklaratës së djeshme të Berlinit zyrtar për "djegien e mandateve" nga deputetët e opozitës shqiptare, Deutsche Welle e pyeti Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme edhe për protestat e opozitës. Përgjigja e Ministrisë së Punëve të Jashtme është si më poshtë:

"Akuzat që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mëparshme duhet të trajtohen dhe të gjykohen nga organet e drejtësisë dhe parlamenti. E drejta për të demonstruar është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Megjithatë, dhuna, siç e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ndihmojnë që protestat e mëtejshme të jenë paqësore."

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 22/02/2019 14:37

    po na merziten dhe keta, thuaj se flasin me femije te vegjel....nuk ka drejtesi o gjermon!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së për Report Tv: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së për Report Tv: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'