Frrok Çupi: 2 Prilli, pse krimi nisi në Shkodër

Frrok Çupi: 2 Prilli, pse krimi nisi në Shkodër

Sali Berisha

2 Prilli i vitit 1991 është pararendës i 21 Janarit  të vitit 2011. Në 2 Prill u vranë katër qytetarë  në sheshin e Shkodrës…, dhe në 21 Janar u vranë katër qytetarë në bulevardin e Tiranës.

Të tetë burrat janë vrarë në oborrin e Partisë Demokratike; ata në Shkodër para zyrave të PD që kishte qenë Muze i Ateizmit; dhe 21 Janari i Tiranës në oborrin e qeverisë së PD të kryesuar nga Sali Berisha.

Të dy aktet kanë autorësinë e kupolës së Partisë Demokratike. Por ndërsa në 2 Prill tymnaja ishte shumë e dendur e nuk mund të dallohej kollaj ‘ujku’; në 21 Janar ishte një kohë tjetër. Ngjarjet mbetën të pa zbardhura. Nëna e Arben Brocit, Lije,  mbeti me lutjen në gojë: ‘dua të di kush ma varu djalin?’, familjarët e Aleks Nikës mundën të trokasin në Gjykatën Evropiane dhe të marrin përgjigjen se kush e kreu krimin.

Krimi e mbuloi Shqipërinë që nga 2 Prilli, nën kupolën e PD.

Pse nisi në Shkodër?

Nuk kishte arsye, por kishte arsye:

Krimi ndodhi në 2 prill, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste politike të 31 marsit. Në Shkodër fitoi PD, madje fitoi me 70 për qind, edhe pse humbi kudo gjetkë. Që nga ky moment, Partia Demokratike ishte fituese; nuk kishte punë tjetër më të mirë se sa të festonte dhe gëzonte fitoren. Kjo ishte ‘pa- arsyeja’.

Mirëpo kishte edhe arsye për dhunë dhe vrasje. Arsyeja ishte pikërisht fitorja. Mbrëmjen e 1 prillit, Azem Hajdari që ndodhej në Shkodër, u largua duke deklaruar se ‘tani jemi të qetë’. Por të nesërmen në mëngjes u kthye në Shkodër me duhmën e kundërt se ‘duam revolucion’. Që atë natë ishte përhapur kërcënimi se ‘do të djegim’ institucionet. Qysh nga krijimi i PD, në 12 dhjetor ishte: ‘Të digjen veprat e komunizmit!’ sepse ‘do të ndërtoheshin të reja’ menjëherë. U shkatërrua e tërë ekonomia e vendit, uzina, fabrika, ferma, shkolla dhe spitale. Frymëzimi i djegies së Shkodrës bashkohej me një tentativë të kryer pak muaj më parë, por sidomos me praninë e disa shërbimeve të huaja sekrete në qytet. Fitorja e PD në Shkodër u përdor si model se si do të ishte pushteti i ardhëm në gjithë vendin ku ‘do të digjej komunizmi’.

Inferioriteti ndaj Shkodrës dhe hakmarrja:

Shkodra, djep kulture, deri në atë moment, nuk ishte përfaqësuar në kryesimin e partisë së parë ‘antikomuniste’. Aktivistët që u sulën në Shkodër vinin nga periferi të largëta, sidomos nga Tropoja. Ilir Gjylbegu, që iu caktua të ishte në krye të PD, u përgjigj me delikatesë: ‘Nuk jam unë për këtë punë, Saliu e bën mirë!’. Iliri bashkë me Dr. Ylvi Vehbiun bënin ekipin e kujdesit ndaj shëndetit mendor të Berishës.

Gjithë frustrimi u kthye në kompleks dhe sulm ndaj Shkodrës. I vetmi që tentoi të ishte ‘tjetër gjë’ mes lukunisë, ishte Pjetër Arbnori, por edhe ky në një moment të vrasjeve të 2 prillit, u thye. Ndërsa Ali Spahia që u dekorua si nënkryetar i PD, bëri gjithçka për të fshehur të vërtetën e vrasjes së 2 prillit: Kufomat nuk i lejoji në morg, as për autopsi nuk lejoji, madje i shëtiti kufomat nëpër qytet. Ai vetë kishte qenë i burgosur, por jo për vepra politike. (Tani është i vdekur e nuk thuhet).

Ndërsa Azem Hajdari vinte jo vetëm si emisar i Berishës në mëngjesin e 2 prillit. Vinte edhe për hakmarrje personale. Një natë më parë, në shtyllat e rrugëve të qytetit ishte afishuar një dokument ku tregohej se Azemi ishte shpallur mendërisht ‘i rrezikshëm…’ kur ishte në ushtri.

E gjitha niste nga kompleksi i inferioritetit.

Pse u vranë katër kur duhej të vritej vetëm një?

Në fakt, ‘ai mort’ ra në Shkodër për të vrarë Arben Brocin. Arbeni ishte studenti ekselet që i kërkoi pluralizëm politik presidentit Alia; ishte njeriu më i qartë për demokraci; ishte fytyra e butë qytetare; ishte student i vërtetë dhe jo ai abuzivi. Ky ishte rrezik i madh që të zëvendësonte Azem Hajdarin, madje edhe vetë Sali Berishën…

Në 2 prill, teksa këta po mblidhnin njerëz të çdo lloj për të ndezur zjarrin në Shkodër, nuk po gjendej Arben Broci. Diku e gjetën në një lokal me shokët e tij, duke festuar fitoren e PD; as kishte idenë e protestës. E morën urgjent për në shesh…

Ndryshe pse do të ndizej qyteti, nëse nuk do të vriten Arben Broci.   

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinjit: 03/04/2024 13:55

    E Ka thene Izet Haxhia,pse ne Shkodren,kush e organizoi,kush i vrau.Dhe Zoti nuk te fal,te sheh,te degjon dhe te ndeshkon.Shembull?Pjeter Arbnori,ai mjeku i shkodres qe Nisi arkivolin te sheshi ne dy Prill.Dhe zoti te ben qe te te harrohet dhe emri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë