La të hapur mundësinë për të kandiduar në krye të PD-së, Basha: Koha e reflektimit më shërbeu të shihja sesi ky sistem politik ka degraduar

La të hapur mundësinë për të kandiduar në krye të PD-së, Basha: Koha e reflektimit më shërbeu të shihja sesi ky sistem politik ka degraduar

Lulzim Basha

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ditën e djeshme dha sinjalin e rikthimit të tij në politikën aktive pas takimit që zhvillloi me të rinj demokratë, ku la të kuptohej se e konsideronte mundësinë që të kandidonte për të qenë kryetar i Partisë Demokratike.

Sot, duke ripostuar një pjesë të fjalës së tij gjatë takimi, Basha ka shkruar në rrjetet sociale se koha gjatë së cilës qëndroi larg ‘skenës’ të politikës aktive, i ka shërbyer për të parë qartë sesi sistemi politik ka degraduar në një shfaqje që sipas tij ka në qendër problemet personale të politikanëve dhe jo shqetësimet e qytetarëve.

Duke u fokusuar në shifrën e personave që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit, Basha shkruan se kjo pjesë e qytetarëve, ka refuzuar politikën e vjetër që nuk ka zgjidhje për shqiptarët. Ai shton se kjo shumicë, pra rreth 70% e qytetarëve, kërkon ndryshim rrënjësor.

“Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat dhe baltosja nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka Shqipëria. Më shumë se 70% të qytetarëve e ka refuzuar këtë teatër politik, që nuk ka asnjë zgjidhje për familjet shqiptare. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në politikbërjen e vendit, një ndryshim që patjetër mund ta sjellim të gjithë bashkë”- shkruan Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha foli për 3 propozime të cilat sipas tij janë emergjencë kombëtare, kufizimi i mandatit të kryeministrit, listat e hapura të deputetëve dhe vetting të politikanëve. Ndërsa pyetjes së të rinjve për mundësinë që të kandidonte si kryetar i PD-së, Basha zgjodhi t'i shmangej, por as nuk e mohoi. 

Për mundësinë e rikthimit të Bashës si kandidat për kreun e PD-së, Sali Berisha tha se ish kryedemokrati bën çfarë t’i thotë kryeministri Edi Rama.

Pas dorëheqjes së Alibeajt, Gazment Bardhi u zgjodh kreu grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Gjatë një mbledhje urgjente, 19 deputetët që ishin të pranishëm në mbledhje, votuan pro emërit të Bardhit, mes tyre edhe Lulzim Basha. Pas mbledhjes që grupi parlamentar zhvilloi ditën e sotme, deputetja Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat u shpreh se do të niste tur dëgjesash me demokratët në vend. Ndërsa sa i takon pyetjes nëse do të marrë pozicionin e kryetares së PD-së, Tabaku tha se është në fazë konsultimesh. 

Nga ana tjetër Sali Berisha nuk sheh asnjë përgjegjësi te vetja për humbjen e thellë të opozitës më 14 maj, megjithatë zërat brenda grupit të tij që po shohin nevojën për reflektim e deri në një lidership të ri, kanë nisur tashmë të shprehen publikisht.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 27/05/2023 15:30

    Po ca te vij prap ky atje ishte dhe nuk e mbajti dot eshte shnderruar partia demokrtaike ne karnaval kush ti bej me shume sabotazh njeri-tjetrit!

    Përgjigju
  • erion: 25/05/2023 21:22

    As deputet nuk del me dot o Lul. Vetem po te ndihmoj taulant balla ke ndonje mundsi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin