Mbi 1 milionë pushues fjetën në strukturat akomoduese! INSTAT: Në qershor pati 40% vizitorë më shumë se vjet

Mbi 1 milionë pushues fjetën në strukturat akomoduese! INSTAT: Në qershor pati 40% vizitorë më shumë se vjet

Më shumë se 1 milionë pushues janë regjistruar në 6 muajt e parë në strukturat tona akomoduese, nga 771 mijë që ishte numri një vit më parë. Referuar të dhënave të INSTAT, nga janari deri në fund të muajit qershor në hotele, bujtina, apartamente apo resorte janë akomoduar 750 mijë të huaj, nga 466 mijë në vitin e kaluar.

Në këto gjashtë muaj janë regjistruar 2.3 milionë net qëndrimi, nga 1.7 milionë net që u raportuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri mesatar i netëve të qëndrimit rezulton të jetë 2.1 net për person, kurse vjet ishte 2.2 net.

Ndërkohë në këtë periudhë Shqipëria është vizituar nga 4.5 milionë shtetas jo-rezidentë në total.

Kurse sa i takon vetëm raportimeve për muajin qershor INSTAT thotë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 40,1 %, në krahasim me Qershor 2023.

“Gjatë muajit Qershor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 40,1 %, krahasuar me Qershor 2023. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 43,7 %. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 51,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 53,1 %. Në muajin Qershor 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: • sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (40,9 %); • sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (66,3 %); • sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,5 %)”, thotë INSTAT.

Në rritje është edhe numri i netëve të qëndrimit pasi INSTAT thotë se: -“ Gjatë muajit Qershor 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 27,1 %, në krahasim me muajin Qershor 2023. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 20,8 %. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 38,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 36,9 %. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 35,9 %, kundrejt 28,5 % që ishte në muajin Qershor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38,6 %, kundrejt 30,5 % që ishte në muajin Qershor 2023 ”.- thuhet në raport.

Raporti PDF i INSTAT për strukturat akomoduese

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

SPAK po heton tenderat që fitoi në KQZ, kush është kompania angleze që Trump e akuzoi për manipulim

SPAK po heton tenderat që fitoi në KQZ, kush është kompania angleze që Trump e akuzoi për manipulim