Mbi krizën morale të çifligjeve politike

Mbi krizën morale të çifligjeve politike

Në vëndet me demokraci të zhvilluar partitë politike dhe shoqëria civile, me mjetet e saj të informimit, mbron normat morale dhe krijon vlera. PD dhe LSI, të shushatur, pa busull, me një anije aleance që fut ujë, bëjnë të kundërtën, rropaten të shkatërrojnë vlerat e sistemit. Të ndihmuar nga media-t, armike të Edi Ramës, nxisin klimën e luftës, sepse e dinë që ajo favorizon shkeljen e procedurave demokratike. Me kërkesat e tyre i thonë kryeministrit dhe partisë në pushtet: tolerojeni budallallëkun! Por budallallëku dhe budallai nuk tolerohen.

Sistemi demokratik në pluralizëm vjen përmes zgjedhjeve, përmes votës së lirë. Kjo është sanksionuar në kushtetutën e republikës dhe gjen zgjidhje përmes procedurash që rrjedhin nga ligje e akte nën ligjore. Çdo burrec i krekosur, që del dhe shpall republika të reja, opinioni e di që luan bllofin. Lëvizja budallaqe më e fundit e tij është dorëzimi i mandateve. Shpresa që ushqen marrëzitë e kësaj skote të dëshpëruarish janë zgjedhjet e parakohshme. Të tilla ndodhin. Kishte në Maqedoni para pak kohe. Si rregull ato kryhen kur mes palëve arrihet në një marrëveshje, në thelb të së cilës qendron argumenti, “Ruajtja e unitetit kombëtar”.

Momentalisht Shqipërinë e ndajnë urrejtje te nxitura sa nga agjenti i UDB-së, aq dhe nga të rënit nga vakti. Lënja e tyre mënjanë në dobi të vendit, ja vlen mbase edhe ta bëjnë një marrëveshje. Po me kë? Parasëgjithash këto marrëveshje vijnë përmes dialogut. Kur njëra palë, në këtë rast opozita, mbajtësit e pushtetit i quan armiq dhe largon deputetët nga parlamenti, vëndi më i përkryer për bashkëbisedim, gjëja që të shkon ndërmend nuk është vetëm cilësimi “budallenj”, por sidomos etiketimi “aventurierë” u shkon më shumë për shtat. Është gjuha që përdorin, gjuha e linçimit të kundërshtarit, që të jep të drejtën t’i mendosh të tillë. Thirrjet për destabilizim nxjerrin në pah tiparet e tyre më të errëta, ato të aventurierit.

Në shoqëritë moderne duart e “hirësive të tyre” nuk puthen më, as gjunjëzimi s’praktikohet, dy shënja këto të nënshtrimit, por rëndom, në “oborr”, te deputetët e dorëhequr të opozitës është përdorur përulja. Ata u ndodhën duke pluskuar në parlament, sepse ishin zgjedhje e nipit dibran (haha…), kryetarit Basha për t’i vënë në lista. Duke mos ditur të bëjnë gjë tjetër në jetë, kokëulur e në heshtje u nënshtrohen vendimeve aventuroze. Këta frikacakë sillen kështu sepse kryetari, në rast ngritje të kokës, u pret karierën.

Në shqup torturohen t’u bien në sy shefave dhe, meqense nuk kanë guximin e Rudina Hajdarit, meqë u mungon guximi, u mungon kultura e kundërshtimit, sapo u thonë “digjni mandatet”, e bëjnë këtë pa pikë dinjiteti e të nëpërkëmbur, duke rënë kështu pre e krizës së nevrastenikëve kolerikë.

Intelektualët, siç shumica nga këta deputetë të dorëhequr vetëquheshin, duhet t’i dallojë liria, që duket açik se nuk e zotërojnë. Intelektualin, deputetin, si rregull nuk mund ta ndrydhë asnjë pengesë, asnjë lloj censure partiake. Ata duhet të shkruajnë e të botojnë ç’tu ketë ënda, por dhe të guxojnë të revoltohen kur shohin se nëpërkëmben nga pronarët e Partisë Demokratike dhe asaj, që paradoksalisht ka emrin Lëvizje për Integrim, por lëvizin tërë kohën kundër integrimit. Në këto rrethana, këta zara bënë mirë që ikën dhe shqiptarët do t’ua dine për faleminderit, që nuk do t’i shohin të paktën dy vjet të ulur në ndënjëset e larta të kuvendit.

Në një çiflik partiak, ku nuk ka njeri dhe ska aftësi t’i vihet kufi marrëzisë së këtyre sjelljeve, siç është dalja nga parlamenti, së bashku me kërcënimet e parreshtura që bëjnë për prishjen e paqes sociale, përfundimi ku mund të arrish është veçse gërmadha morale e tyre. Partitë që drejtojnë, pjella të mundueshme të pluralizmit politik, i kanë shkatërruar. Pak a shumë këta delenxhinj, që kërcënojnë paqen sociale, i kemi dhuratë edhe nga ligji zgjedhor, i cili është ndërtuar në mënyrë të tillë që njerëzit të mos mundin dot të zgjedhin përfaqesuesit e vet, por votojnë njerëzit që kryetarët e partive kanë caktuar për të shkuar në parlament. Nga ana e tyre, kryetarët e dy forcave të mëdha politike kanë ngulur thonjtë në mishin e këtij ligji dhe nuk ka burrë t’ua shkuli, përpos se t’ua presësh. Të sigurtë, arrogantë, qendrojnë madhërisht para turmave, me veshje të zgjedhura me kujdes e me respekt të madh për veten e postet që mbajnë. Pf...ptu!

Hëm! Do rrëzojmë diktaturën-thonë! Nuk e kanë fjalën dhe aq për shumicën parlamentare, por për shembjen e strukturave të ngritura e që po ngrihen për reformën në drejtësi, “të kapura” sipas tyre nga kryeministri. E dini se çfarë do ndodhë kur kësaj aleance t’i jepet pushteti? Po përmend atë më banalen: do përgjysmohen shlyerjet e pagesave të energjisë elektrike!

“Politikanët-shkruante kohë më parë i ndjeri Umberto Eco-u përkasin shtresave të rrezikshme të shoqërisë, si hajdutëve, priftërinjve e hoxhallarëve...”. Kur sheh se si doktoresha nëpërkëmb për interesat e familjes së saj të zgjedhurit për të përfaqësuar popullin, të vjen për të vjellë nga niveli moral i papranueshëm i këtyre pjellave të shëmtuara të tranzicionit postkomunist. Hajdutët e xhepave janë ku e ku me të ndershëm.

 

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion