Elbasan/ Zbulohet baza e armëve në Peqin, pranga anëtarit të një grupi kriminal! I fshihte në ambientet e biznesit (EMRI+ FOTO)

Elbasan- Manahasët e Elbasanit dalin sërish në skenë. Pas një hetimi disa javor policia arriti të zbulojë aktivitetin e paligjshëm  të një 43-vjeçari, që në ambientet e disa bizneseve të tij buzë lumit Shkumbini në Peqin kishte fshehur armatime pa leje.

Imer Manahasa, nga Peqini u arrestua në flagrancë ndërsa agjentët e krimeve të Policisë së Elbasanit i sekuestruan një pistoletë, një armë gjahu me fishekë, një pushkë sportive, një predhë të vjetër, thika, kokainë dhe 2 traga automjeti false.  

 Armët dhe sendet e paligjshme u gjetën të fshehura në disa ambiente në pronësi të tij, një pikë inertesh, varrezë makinash dhe stallë bagëtish. Më tej, shërbimet e Policisë zbuluan se Manahasa kishte ndërtuar një objekt, pa leje ku u zbulua se kishte të punësuar persona të padeklaruar.

'Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një 43-vjeçar që posedonte pa leje, në ambientet e biznesit në pronësi të tij, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, si edhe lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në disa ambiente (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish) ku si rezultat kanë gjetur të fshehura: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 armë sportive, municion luftarak, 1 predhë, 1 thikë, një sasi lënde narkotike kokainë dhe 2 traga automjeti false, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, informoi më 21 qershor 2024 policia e Elbasanit . 

Bëhet fjalë për gurore dhe ndërtime të tjera në shërbim të saj. 

Arrestimi i 43 vjeçarit Imer Manahasa u krye në kuadër të operacionit  ‘Katërkëndëshi"  për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", "Punësimi i paligjshëm", "Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose formulareve"

Hetimi, thonë burimet, është i zgjeruar dhe po verifikohen persona të tjerë, pjesë e grupit kriminal. Për këtë rast, njofton zyrtarisht policia, kanë qenë disa të shoqëruar.

Imer Manahasa rezulton të jetë djali i Alber Manahasës, dhe vëllai i Seit Manahasës,të cilët më 28 korrik 2020 u arrestuan pasi në ambientet e biznesit të tyre, një servis makinash,u gjet arma me të cilin u ekzekutua Emiljano Ramazani  më 20 korrik 2020

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
Sundimi i ligjit, Balla: Vijon me sukses goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje

1718868192_taulantballa.jpg

Policia e Shtetit po vijon çdo ditë operacionet për të goditur fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se Policia e Shtetit po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje. 

“Policia e Shtetit po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet gjithmonë një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit”. - shkruan Balla.

Ministri Balla përgëzon operacionet e fundit të Policisë së Shtetit në Elbasan dhe Rinas të cilët arritën të sekuestrojnë armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, si dhe ndaluan poseduesit e tyre. 

“Përgëzime Policisë së Shtetit Elbasan dhe Rinas, për operacionet e fundit, duke sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, si dhe duke ndaluar poseduesit e tyre”, shkruan Balla.

Ora 10:59
Armë në ambientet e biznesit në Peqin, foto e të arrestuarit! Në servisin e babait të tij u gjet arma që vrau Emiljano Ramazanin

1718959888_imermanahasa.jpg

Foto: Imer Manahasa

Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e Imer Manahasës, i arrestuar sot në Peqin pasi iu gjetën armë dhe municione në biznesin e tij.

Imer Manahasa rezulton të jetë djali i Alber Manahasës, dhe vëllai i Seit Manahasës,të cilët më 28 korrik 2020 u arrestuan pasi në ambientet e biznesit të tyre, një servis makinash, u gjet arma me të cilin u ekzekutua Emiljano Ramazani  më 20 korrik 2020.

Vrasjen e Emiljano Ramazani e zbardhi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Vetë ky i fundit ishte ekzekutori i Ramazanit dhe Runajt në korrik 2020 me porosi të Erion Alibejt.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën 'Rramani', dyshohet se ndodhi për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeçi vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn. 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi kavajes: 21/06/2024 11:07

    burgu eshte edukimi me i mire per keta tipa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 11 korrik?

Ylli Pata: Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 11 korrik?