Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?

Goditjet e forta ndaj grupeve kriminale, drejtësia dhe politika ishin temat e diskutimit mbrëmjen e sotme në “Studio Live” në Report TV, të gazetarit Arbër Hitaj. 21 Janari dhe dosjet për korrupsionin e politikës gjithashtu u trajtuan në një analizë të plotë me avokatin Eduart Petraj dhe ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa.

Operacioni i SPAK për sekuestrimin e 10 milionë dollarë kriptovaluta të vëllezërve Çopja, goditja e klanit “Çela” në Shqipëri-Itali për trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut, ishin dhe disa nga temat e tjera të diskutimit.

Eksperti i sigurisë Softa mendon se 21 Janari është ende plagë e hapur dhe hetimet duhet të përqendrohen sipas provave.

“21 Janari është kthyer në betejë politike, plagë e hapur. Të pyeten ata që kishin akses te serverat. Të hetohen komunikimet e regjistruara nëpër radio, sepse ato regjistrohen. Të verifikohen procedurat e ndjekura hap pas hapi, veprimi dhe mosveprimi në atë ngjarje”, shprehet Softa.

Kurse avokati Petraj shprehet se duhet të zbulohet se kush janë personat në audio, në sallë ku komunikohet dhe se ka pamje të rekuperuara nga ekspertimi në SHBA nga serverat e fshirë e që mund të shërbejnë si prova.

“Te serverat diçka ka ndodhur atje, bëhet back-up. Ngjarje e rëndë dhe e vështirë për t’u zbardhur se ka kaluar shumë kohë. Ka probleme me provat. Materialet aktuale janë tepër të vështira, pjesa e audios duhet verifikuar se kush janë personat që flasin. Pjesa e gëzhojës apo plumbit që u gjet në trupin e të ndjerit. Problemi është si ka funksionuar marrëdhënia e protestës, që nga leja e saj, deri te pjesa fundore e saj. Pse u dha leja, pse degjeneroi në dhunë dhe pse veproi Garda ashtu. Ata kanë të drejtë të godasin, por qytetarët nuk hyn brenda gardhit të sigurisë, janë vrarë jashtë tij, në rrugë, deri në 100 metra larg. Pse u përdorën armë dhe s’u përdorën forca shtesë për t’i sprapsur. Ata me gurë dhe këta me armë, kjo nuk e justifikon rastin e rëndë, dështimin e Policisë dhe Gardës, që u kapën të përgatitur, ose të përgatitur se do shkonte në dhunë”, shprehet Petraj.

Ai vuri theksin tek gjetja e provave, ndjekja e procedurave nga drejtuesit e asaj kohe për planin e masave, që nga dhënia e lejes dhe ajo e urdhrit të veprimit. Avokati thotë se duhet të gjendet nga audio se cilët janë personat në sallë ku bisedohet.

“Provat janë kryesore, pjesa e audios, zëri që është marrë, mënyra se si është përftuar me rekorder, se çfarë flitej në atë ambient dhe moment të veçantë, kërkon analizë shkencore. Të gjithë personat në atë dhomë, komunikimet dhe urdhrat e dhëna nga aty, kërkon një filtrim dhe analizë nëse janë personat përkatës si Basha, Berisha, Burgaj, policë dhe oficerë, që dikush i ka regjistruar, nëse ata ishin në atë sallë. Dalja e Berishës m justifikimet e veta, nuk e nderon dot atë për atë ngjarje. Pse u abuzua me provat në vendngjarje, ku fshesaxhinjtë fshinin çdo element të mundshëm kur shkoi Prokuroria, sepse nuk u lejua, nuk u ndihmua as nga policia, që të mblidhnin elementët për dosjen. Sot kanë mbetur vetëm pamjet filmike të mediave apo në YouTube, është dosje e vështirë, provat të minimizuara, ka kaluar shumë kohë. Provat të manuipuluara ndër vite. Por ata mund t’i shkojnë deri në fund. Kjo dosje do marri të hetuar persomnat që kanë qenë në funksionet drejtuese në atë kohë, këta do merren të pandehur”, shpjegon avokati.

Por ai jep një informacion që deri tani pak ishte lakuar apo konfirmuar, sepse mendohej se serverat ishin fshirë plotësisht. Petraj thotë se në SHBA janë rikuperuar nëpër xhepat e serverëve me back-up dhe proces kibernetik një pjesë e tyre, por nuk dihet sa të rëndësishme janë. Për të ato do bëhen pjesë e dosjes.

“Serverat janë futur në SHBA në një recover me analiza dhe ekspertim shkencor dhe janë gjetur në xhepa të caktuar pamje nga kamera të ndryshme që mund të shërbejnë edhe si prova dhe të formojnë dosjen. Mund të klasifikohen me shpërdorim detyre apo dhënie urdhri për vrasje, pasi të përcaktohen nga veprimi dhe mosveprimi. Pse përdori armët Garda, kjo është çështja!”, thekson ai.

Kurse për Berishën dhe 21 Janarin, avokati mendon se ish-kryeministri është i shqetësuar dhe nuk i shpëton dot përgjegjësisë. Teksa thekson se të gjithë funksionarët e asaj kohe që lidhen me ngjarjen do merren të pandehur.

“Por për të ka probleme të tjera që do vazhdojnë,. Ai është shumë i shqetësuar, flasim ligjërisht. Është përgjegjësi kryesor, kryeministri kur ndodhi ngjarja, kishte në zyrën e vetë komandantin e Gardës, drejtorin e Policisë, ministrin e Brendshëm, nuk mund t’i shmanget 21 Janarit, s’ka shance, është pjesë e asaj ngjarjeje. Por do kalohet edhe te pjesa e opozitës, manipulimi i provave është pjesë tjetër, mosekzekutimi i masave po kështu është pjesë tjetër. personazhet e 21 Janarit, strukturat e asaj kohe ligjzbatuese do merren të pandehur. Është vepër penale nëse nuk ekzekuton vendimin e prokurorit, bie përgjegjësia te drejtori i Policisë së Shtetit, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, kush i fshiu serverat, kush hyri”, thotë juristi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:21
Softa: 21 Janari plagë e hapur, e kthyer në betejë politike! Të pyeten ata që kishin akses te serverat dhe të analizohen bisedat në radio

Komentin e tij për ngjarjen e 21 Janarit, vendimin e Strasburgut për hetimin e të gjithë zinxhirit komandues në atë ngjarje, zbardhjen e plotë, si dhe hetimet e nisura nga SPAK, e dha edhe eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Duke folur për emisionin “Studio Live” në Report TV, ai shprehu keqardhjen që ngjarja mbetet ende plagë e hapur dhe hetimet nuk kanë shkuar ende deri në fund apo çështja është zvarritur.

Softa e vë theksin tek verifikimi i të gjithë procedurave të ndjekura, që nga leja e dhënë për protestën dhe deri te analiza e komunikimeve të regjistruara në radio që ekzistojnë, për të zbardhur përgjegjësitë, veprimet dhe mosveprimet në atë kohë.

Gjithashtu vuri theksin te fakti se 21 Janari tashmë është bërë betejë politike mes palëve, ku çdo vit një krah justifikohet dhe tjetra vendos trëndafila te vendi i ngjarjes. Por Softa mendon se duhet të pyeten të gjithë personat që kanë pasur lidhje me ngjarjen dhe veçanërisht ata që kishin akses te kamerat e sigurisë apo ata që dhanë urdhrat sipas zhvillimeve të çdo momenti.

“Më vjen keq që sa herë vjen 21 Janari i rikthehemi çështjes. Dosja është rihapur fal Strasburgut, dosje voluminoze që kërkon të rikthejë hetimin në SPAK për zinxhirin komandues. Nuk është e thjeshtë për shkak të kohës dhe numrit të personave dhe më shumë sesa për drejtësinë është kthyer betejë politike, që duket se do të zgjasë derisa të marrë zgjidhje. 21 Janari është plagë e hapur. Objektet e rëndësisë së veçantë ruhen nga Garda. Jashtë gardhit është Policia e Shtetit. Ka plan masash në nivel të lartë, me bashkëveprim të Policisë dhe Gardës për perimetrin jashtë dhe brenda, me detyra të ndara. Pati një moment me makinën që goditi gardhin dhe deri në hapjen e derës, u thye perimetri, u tha se kishte lëndë plasëse. U ekspozuan protestuesit me Gardën e Republikës, të cilët ishin të pajisur me armë zjarri”, u shpreh eksperti.

Por sipas tij duhet ndjekur një plan i qartë hetimi dhe procedurash për rastin, që t’i shkohet deri në fund, duke vënë theksin tek komunikimet në radio, pasi bisedat janë të regjistruara.

“Hetimi të nisë nga plani i masave, instruktazhi, veprimet e ndjekura, komunikimet mes tyre, radiot, kanë qenë të regjistruara të gjitha dhe analizohen të gjitha komunikimet dhe mbahen përgjegjësitë dhe për veprime e mosveprime”, shpjegon ai.

Por një ndër pikat më të rëndësishme ishte edhe fshirja e serverit në Kryeministri. Softa mendon se ky veprim është kryer nga personat që kanë pasur aksesin për të hyrë te dhomat dhe për të kryer veprimet.

“Pastaj janë serveri, sepse është fshirë, janë fshirë pamjet dhe regjistrimet, ato janë në salla të veçanta. Duhet të hetohen personat përgjegjës që hynin e dilnin atje, që kishin akses. Fshirja e tyre është bërë nga njerëz ekspertë të fushës dhe ata që kanë pasur aksesin apo autorizimin. Të drejtën e kanë ekspertët e IT dhe personat e autorizuar për të hyrë në dhoma”, shprehet Softa.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër

Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër