Tiranë/ Familjarët çojnë 13-vjeçarin në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë te QSUT! E gjetën në dhomë, ja çfarë dyshohet (DETAJET)

Tiranë/ Familjarët çojnë 13-vjeçarin në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë te QSUT! E gjetën në dhomë, ja çfarë dyshohet (DETAJET)

Foto ilustruese

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (13 Tetor) në Tiranë, teksa raportohet humbja e jetës së një të mituri 13-vjeçar, vetëm pak pasi familjarët e tij e dërguan në gjendje të rëndë për mjekim në QSUT.

Policia e kryeqytetit konfirmoi se rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 13 vjeç, banues në Gurrë të Petrelës, i cili "pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë".

Burime nga spitali thonë se fëmija ishte dërguar pa shenja jete. Viktima është O.L., i vitlindjes 2011. Ai është gjetur në dhomë nga familjarët.

"Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", tha policia.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasi fëmija ka pasur edhe shenja rreth qafës, por ekspertët dhe prokurorët do jenë ata që do përcaktojnë pas ekzaminimeve shkaqet e vdekjes në mënyrë shkencore me ekspertizë mjeko-ligjore. Në pyetje do merren edhe familjarët e të miturit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë