TIRANË - PS e PD arritën të gjejnë gjuhën për votën e diasporës duke bërë hapa pas nga qëndrimet e mëparshme. Mazhoranca i thotë ‘PO’ votimit edhe nga emigrantët që nuk janë rezidentë dhe nuk kanë një adresë atje ku punojnë. Nën presionin e kohës ekspertët duhet të detajojnë draftin që të votohet të enjten e ardhshme në Kuvend.
Dritë jeshile për votën e diasporës.
Maxhoranca dhe opozita ranë parimisht dakord në mbledhjen e gjatë në Grupin e Dialogut për të mundësuar votën e diasporës duke integruar në një, propozimet që vetëm pak ditë më parë i depozituan të ndara.
Mazhoranca u tërhoq nga propozimi fillestar që për të votuar, emigrantët duhet të kenë një adresë vendbanimi, duke pranuar propozimin e demokratëve që të votojnë të gjithë emigrantët, janë apo jo rezidentë.
Edhe për votën me postë ndërkombëtare ka kompromis politik, ndërsa do të jenë ekspertët ata që do të merren me detajet teknike.
Shpresa e dy përfaqësuesve të PS e PD është që vota e diasporës të votohet brenda këtij sesioni, në seancën e fundit, të enjten e ardhshme…
Votën e diasporës e kërkuan një ditë më parë përmes një proteste simbolike para kuvendit, edhe përfaqësues të diasporës, ku nuk munguan as tensionet e përplasja me policinë.
M.Q./G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?
-
Po
57.6%
-
Jo
35.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora protestë para Kuvendit: Nuk ka zgjedhje pa ne! Letër Kushtetueses: Parlamenti nuk iu është bindur, merrni masa të votojmë në 2025
18 Korrik, 17:51
-
Hetimi i 21 janarit nga SPAK, Çupi në Report TV: Procesi të mos politizohet! Opozita në krah të kërkesave të diasporës! Kemi ndasitë tona me PS
18 Korrik, 17:43
-
Mbledhja e grupit të PD, Bardhi: Depozitojmë projektligjin për votën e diasporës! Report Tv zbardh propozimet zyrtare
17 Korrik, 18:57
-
Marshim me valixhe në parlament: Diaspora duhet të votojë
16 Korrik, 22:42
-
‘Zgjedhorja’, Damian Gjiknuri për Report Tv: Opozita s'e do marrëveshjen, koalicionet parazgjedhore ‘kurth’ i PD! Fitojmë më shumë se në 2021
9 Korrik, 18:41
-
Vota e diasporës, deputeti i PS: Opozita qysh në fillim të dialogut s’kishte dakordësi, s’ka besim të vota me postë
9 Korrik, 14:56
-
Vota e diasporës/ PS çon në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Spiropali: Ende presim propozimet e PD-së
9 Korrik, 13:15
-
‘Zgjedhorja’ ambasadori i OSBE-së apel: Emigrantët të votojnë! PD-PS pranojnë dështimin e Reformës, fajësojnë njëra-tjetrën
9 Korrik, 10:23
-
Mero Baze: Përse Berishës, reforma zgjedhore i duhet e vdekur
8 Korrik, 20:39
-
PS nuk pret Opozitën, çon në Kuvend, ndryshimet në Kod Zgjedhor! Vota e diasporës me postë, të administrohet nga KQZ
8 Korrik, 11:48
-
Zaloshnja: 1.7 milionë zgjedhës nuk votuan dot vjet jashtë Shqipërisë! A do të votojnë dot më 2025?
7 Korrik, 09:04
-
Në fund të "Rrojë Partia"!
5 Korrik, 06:59