Zbardhet skenari i PD-së/ Ja si do të djegin mandatet e deputetëve dhe kandidatët në pritje

Zbardhet skenari i PD-së/ Ja si do të djegin mandatet e deputetëve dhe kandidatët në pritje

Selia e PD-së

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mbrëmjen e sotme me votë unanime vendimin e grupit parlamentar për djegien e mandateve të deputetëve, vendim i cili do t’i përcillet për vendimmarrje finale nesër Këshillit Kombëtar të PD, që do të mblidhet në orën 17:00 të pasdites. Por cfarë u diskutua tjetër sot në mbledhjen e Kryesisë?

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi zbardh detaje nga rruga juridike që do të ndjekë opozita deri në vendimin final të djegies së mandateve. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi iu tha anëtarëve të Kryesisë se pas mbledhjes së Këshillit, të enjten deputetët e PD-së do të firmosin të gjithë nga një deklaratë individuale ku deklarojnë heqjen dorë nga mandati dhe që më pas do i dorëzohet Kuvendit.

Më pas PD do të thërrasë të gjithë kandidatët në listën e pritjes dhe t'u kërkojë që të firmosin një deklaratë ku refuzojnë mandatin, e cila më pas do i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dita e enjte pritet që të ketë shumë zhvillime, pasi opozita nuk do të marrë pjesë në Kuvend, ndërkohë që po organizon një tjetër protestë si ajo përballë Kryeministrisë, këtë herë pasnesër para Parlamentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion