Ndonëse nuk ka ende një kandidat Partia Demokratike hedh hapin e parë për zgjedhjet e Kukësit që do të mbahen më 24 shtator.
Report TV mëson se PD do të regjistrohet si parti politike për pjesëmarrjen në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit. Afati i fundit për tu regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor është 1 shtatori, ndërsa PD po pret sugjerimin e kryesisë së degës së Kukësit për të vendosur nëse do nxjerrë kandidat apo jo.
Report Tv mëson se në mbledhjen e kryesisë së PD mbrëmjen e djeshme, e cila zgjati deri në mesnatë nuk u diskutua për kandidatin e Kukësit, por vetëm ndryshimet në statut.
Raportoi gazetarja e Report Tv Danjela Maloku.
E mbajti vulen si Jude, edhe u kthye pas humbjeve radhazi. O Bashe, nuk frymezon fare, as jep shprese, ne te folur dukesh fallco, Republika e Re nuk ngjiti, perkrahes nuk ke. Ik o burre bashke me Salen se na e keni blloku voten per PD-ne.
Përgjigju