VLORË- Qindra qytetarë, banorë të zonës dhe aktivistë u mblodhën këtë të shtunë në plazhin e Dalanit në Zvërnec, në një protestë paqësore kundër resortit turistik. Report Tv ndoqi nga afër protestën-marshim të qytetarëve të cilët u mblodhën në plazhin e Dajlanit, në një protestë sensibilizuese për të mbrojtur zonën e mbrojtur.  

Report Tv solli edhe pamjet me dron nga zona ku prit të ndërtohet resorti, një peizazh i rrallë ku laguna takon detin.

Gardhi i famshëm i përplasjeve pranë Hidrovorit, të cilit pas protestave iu hoqën telat me gjemba, tashmë nuk ekziston më. Sot është hequr, nuk më as makineri, dhe pamjet e plazhit të virgjër janë mbresëlënëse.

Foto me dron nga Zvërneci

Me thirrjet “anulo projektin”, apo “Edi Rama dorëhiqu”, “Narta është e jona”, "Larg duart nga Zvërneci" protestuesit kërkojnë mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit dhe identitetit të zonës së Nartës e Zvërnecit. 

Mes protestuesve është banori i Zvërnecit, Minella Balliu, i cili akuzon se prona i është marrë pëmes dokumenteve false ndaj kërkon që projekti të shtyhet derisa ccështja të zgjidhet në gjykatë.

"Pronën e ka blerë gjyshi im në vitin 1932 dhe ekziston dokumenti i blerjes dhe transkripti. Pronën ma ka marrë Artur Shehu me dokumente të falsifikuara. Këtë shqetësim ia kam ngritur edhe Kryeministrit dhe i kam thënë se aty nuk duhet të ndërtohet asgjë derisa te flase gjykata. Pronën Artur Shehut ia njohu gjyqtari Alaudin Malaj në vitin 2019, por Gjykata e Lartë e rrëzoi atë vendim dhe çështja nisi nga fillimi në Gjykatën e Vlorës", tha Minela Balliu. 

Flamingoja është kthyer në simbol të kësaj proteste qytetare. Për shumë prej tyre, beteja nuk është vetëm për një copë tokë, por për të mbrojtur një nga ekosistemet më të rralla të vendit e prandaj bëjnë thirrje që të anulohet projekti.

“Pse të vijnë ata të na fusin betonin, ta bëjnë copë-copë dhe të mos e gëzojnë fëmijët tanë? Këtu rritet ngjala më e mirë në Mesdhe. Këtu vijnë flamingot, breshkat e detit. Fëmijët tanë e duan natyrën. Vlora është vendi i flamurit dhe i bukurive, të gjithë e lakmojnë, por ajo u përket atyre që kanë dhënë gjak për të", tha një tjetër. 

Flamingot dhe pelikanët, që prej vitesh janë simbol i Lagunës së Nartës, u përmendën vazhdimisht gjatë marshimit si arsye pse zona duhet të mbrohet.

“E kanë të vështirë të besojnë se Shqipëria ka ndryshuar, njerëzit e duan natyrën. Jemi për ti dhënë zë flamengove, e pelikanëve. Por flamengot dhe pelikanët janë tregues si probleme shumë më të thella që ka Shqipëria. Sot në Tiranë në orën 6 dhe nesër dhe deri kur ky model qeverisje të ndryshojë dhe të vërë në vend respektin për natyrën e popullin e vet”, tha një tjetër.

Gjatë marshimit nuk munguan as mesazhet politike, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan ndryshim të mënyrës së qeverisjes dhe më shumë transparencë për projektet që prekin zonat e mbrojtura.

"Marrëdhënia jonë me natyrën është pjesë e identitetit kombëtar. Ata që duan të na e heqin këtë ndjeshmëri janë oligarkët dhe politika", tha një protestues. 

Protestës iu bashkua edhe avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo. Ajo mbërriti në plazhin e Dalanit pasi notoi per disa ore nga Radhima. Me flamurin shqiptar në dorë dhe nën duartrokitjet e protestuesve, Buzo u prit në breg me thirrjet "Atdhe, atdhe".

“Jam këtu për të mbështetur këtë kauzë dhe për të qenë pranë qytetarëve që mbrojnë natyrën e vendit tonë.”

Të rreshtuar në vijën bregdetare, protestuesit në shenjë simbolike formuan me trupat e tyre mbishkrimin "SAVE NARTA".

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
Protesta kundër resortit në Zvërnec, qytetarët marshim nga 'Dalani' në plazhin e Porto Novës (VIDEO)

Protesta kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec u mbyll me marshimin e protestuesve nga plazhi i Dalanit drejt Portonovit.

Ora 13:37
Protesta për Zvërnecin, ambientalisti për Report Tv: Dunat shekullore janë sheshuar dhe është hedhur çakull

Në protestën për Zvërnecin një ambientalist tha për Report Tv se ata nuk janë kundër investimeve, por jo në këtë zonë.

“Dunat shekullore janë sheshuar dhe është hedhur çakull. Edhe në kodrat e Zvërnecit është gërryer masiv dheu. Nuk jemi kundër investimeve, por në këtë zonë nuk jemi pro, sepse është një zonë e mbrojtur dhe sidomos në atë shkallë. Nëse këtu do të ketë ndërtim s’do mvbetet asgjë për natyrën.

Protesta nuk do të ndalojë. Sot e kësaj dite leja nuk është zbardhur, sepse përveçse po shkatërrohet një zonë natyrore po shkelin ligjet me të dyja këmbët. Kështu këtu po bëhet një ndërhyrje e jashtëligjshme", tha ai.

Ora 13:16
PAMJET ME DRON/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Protesta në Zvërnec mori një formë krejt të veçantë. Dhjetëra qytetarë u rreshtuan në bregun e detit duke formuar me trupat e tyre fjalën “SAVE NARTA”, një protestë simbolike për mbrojtjen e lagunës dhe kundërshtimin e projektit turistik që parashikohet të ndërtohet në zonë.

Ora 13:11
Me flamurin shqiptar në dorë e thirrjet ‘atdhe’, Eva Buzo me not nga Radhima në Zvërnec, i bashkohet protestës kundër resortit (VIDEO)

Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë për të realizuar një tjetër sfidë sportive në ujërat e Jonit. Ajo ju bashkua protestës së banorëve në Zvërnec kundër resortit.

Notarja e rekordeve u nis me not nga Radhima, përshkroi me not ishullin e Sazanit dhe mbërriti në plazhin e Dalanit në Zvërnec duke thirrur atdhe.

"Shpresoj që të mbetet e paprekur dhe që të gjithë shqiptarët të mund të vazhdojnë të shijojnë natyrën e bukur që kanë. Faleminderit shumë që erdhët dhe jam vërtet mirënjohëse ndaj aktivistëve që mbështetën këtë nismë. Jam këtu për të dhënë mbështetjen time për njerëzit e mrekullueshëm të Shqipërisë, të cilët po përdorin zërin e tyre për të folur për çështjet që kanë rëndësi për ta. Është shumë e rëndësishme që të dëgjojmë të rinjtë, të mbrojmë mjedisin tonë dhe t’u kërkojmë llogari qeverive tona", tha ajo. 

Dy vite më parë, Buzo tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, kur realizoi me not distancën nga brigjet e Italisë drejt Karaburunit.

 

Ora 12:54
Protesta në Zvërnec, protestuesi: Para një jave këtu ishte bërë si kamp përqendrimi! Ishte rrethuar nga banditë

 Këtë të shtunë në plazhin Dalan po mbahet protesta për ndërtimin e resortit në Zvërnec.

Një nga protestuesit gjatë fjalës së tij tha se para një jave kjo zonë ishte bërë si kamp përqendrimi.

“Para një jave këtu ishte bërë si kamp përqendrimi. Ishte e rrethuar nga bandita e gangsterë të armatosur. Atdheu është një fjalë që nuk pranojnë të tërheqin zvarrë qytetarët që kërkojnë të drejtën e tyre. Atdheu ishte i yni”, tha ai.

Ora 12:53
PAMJET ME DRON/ Peizazhi i rrallë nga Zvërneci, ja zona ku parashikohet të ndërtohet resorti

Report Tv sjell pamjet me dron nga zona ku prit të ndërtohet resorti, një peizazh i rrallë ku laguna takon detin. Gardhi i famshëm i përplasjeve pranë Hidrovorit, të cilit pas protestave iu hoqën telat me gjemba, tashmë nuk ekziston më. Sot është hequr, nuk më as makineri, dhe pamjet e plazhit të virgjër janë mbresëlënëse.

Projekti ende nuk është finalizuar, pasi i pari është rrëzuar nga institucionet shqiptare, e i dyti është kthyer për ndryshime, por sipërfaqja ku ai do të shtrihet nuk ndryshon!

Në të përfshihet një zonë pyjore me pisha dhe 3 gjire plazhi, Dalan, Porto Novo dhe Hidrovor, të cilën ndodhen në të njëjtin brez ranor, në Zvërnec.

Toka ku do të shtrihet resorti, ndan detin Adriatik me Lagunën e Nartës. Vendndodhja e tij pranë një zonë me ndjeshmëri të lartë mjedisore, siç është Laguna e Nartës, ka ngjallur debate të shumta.

Zona ku resorti do të ndërtohet është peizazh i mbrojtur, i kategorisë së pestës, çka nuk kufizon aktivitetin ekonomik, social apo turistik. 

1780743201_zverneci.jpeg

Ora 11:39
Protesta për resortin në Zvërnec, banori për Report Tv: Pro investimit, por Artur Shehu ma mori pronën me dokumente false në 2009-ën

Teksa qytetarët pritet të mbajnë një protestë kundër resortit në Zvërnec, banori Minella Balliu tha për mikrofonin e Report Tv se prona është blerë nga gjyshi i tij në vitin 1932 dhe sipas tij ekziston edhe dokumenti i blerjes dhe transkripti.

Kjo pronë është e blerë nga gjyshi im në 1932, ndërsa ekziston dokumenti i pronës dhe transkripti. Ndërsa në 1946 më është sekesutruar 220 ha nga shteti komunist. Pas viteve ’90 ma ka njohur Gjykata e Vlorës. Toka ime është këtu (brenda territorit që këtu e deri tek kodra)” shpjegon ai për gazetarin Armand Xhelili.

Banori shton se këtë pronë Artur Shehu e ka marrë me dokumente të falsifikuara. Ai nënvizon se pronën Shehut ia ka njohur gjyqtari Alaudin Malaj, ish-kreu i Apelit në Tiranë në vitin 2009, pikërisht kur në pushtet ishte Sali Berisha.

“Këtë pronë e ka marrë Artur Shehu me dokumente të falsifikuara.  Nga diskutimi që bëmë me Kryeministrin ia kam ngritur shqetësimin dhe i kam thënë se nuk duhet bërë asgjë pasi jam në proces gjyqësor. Arturi Shehut pronën ia ka njohur gjyqtari Alaudin Malaj, ish-kreu i Apelit në Tiranë në vitin 2009. Gjykata e Lartë e hodhi poshtë vendimin e Alaudin Malajt dhe çështja nisi nga fillimi në Gjykatën e Vlorës”, shtoi Minella Balliu.

Teksa mbante një kapele me emrin e Donald Trump Balliu tha se ata janë pro investimit në Zvërnec

“E mbaj vet a do vijnë të investojnë amerikanët këtu unë jam pro investimit, se nuk do rrimë me kasolle në mal”, përfundoi ai.

SI.E./K.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zyhdi: 06/06/2026 15:04

    Të gjithëve këtyrve patriotëve ( demokratëve që po protestojnë me taktikë të re simbas udhëzimeve të fundit të Salanjit udhëheqësit të ri të demokratëve) përpara se të protestojnë për Zvernecin, për ambientin të mbajnë pastër oboret reth shtëpive të tyre, rrugët ku kalojnë përditë, ambientin ku jetojnë duke mos hedhur plehra sa andej-këndej.

    Përgjigju
  • Potop: 06/06/2026 13:25

    Po me dolen gjith kto qe e duan kaq shum atdheun, Ktu esht shkaterruar cdo gje tani u kujtun kto atdhetareve te medhej qe e bejn thjesht per show.

    Përgjigju
    • Qytetar: 06/06/2026 15:06

      Sa vjeç je ti qe i flet keto fjale? Edhe kush ta mesoi lakimin e emrave?

  • Mjaft: 06/06/2026 12:29

    Histori të hipotekës së vlorës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 1 Qershor, 11:02

    Jeni me Edi Ramën për zhvillimin e Zvërnecit?