Minutë pas minute
-
Kosova & Rajoni
10:48
Prespa drejt UNESCO-s, BE mbështet nismën e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut! Gonxhja takon ministrat javën e ardhshme
Nisma e tre vendeve ka marrë tashmë mbështetjen e Bashkimit Evropian, i cili ka rënë dakord të financojë studimet fillestare për kandidaturën e propozuar. Ministrat e Kulturës pritet të takohen të premten e ardhshme, më 9 tetor, në godinën e bashkisë së Prespës për të diskutuar hapat e ardhshëm.
-
Politikë
10:33
Territorialja/ PD insiston për shqyrtim bashkë me propozimin e saj, Manja: Jemi shumë larg njëri-tjetrit! Ndoja kritika të vetëve: U vonuam
Opozita kërkon që për sa kohë nisma e PD për reformën territoriale po konsultohet në këshillat bashkiakë, procesi i diskutimit në Komisionin e Ligjeve të ndalet.
-
Politikë
10:24
Protestat/ Rama: Demokratëve në SHBA u thashë, mos ejani këtu për t’u hakmarrë ndaj Trump! Arrestimi i ish-kreut të SHISH? Sistemi po lufton korrupsionin
Në një intervistë për WELT, kryeministri Edi Rama ia atribuoi “hijes së Donald Trump” vëmendjen ndërkombëtare ndaj protestave kundër projekteve të Kushner në Shqipëri.
-
Kronikë
-
Kosova & Rajoni
09:59
Greqi/ E përndiqte prej kohësh, rumuni sulmon me thikë ish-partneren dhe bashkëjetuesin e saj shqiptar! Ngjitet në banesë nga ballkoni
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 32-vjeçar rumun ka sulmuar me thikë ish-partneren e tij dhe bashkëjetuesin e kësaj të fundit, i cili ishte me orgjinë nga Shqipëria.
-
Sport
-
Politikë
09:42
Peleshi pret ambasadorin amerikan: Kuvendi, rol kyç në forcimin e partneritetit Shqipëri-SHBA! Wendt: Me rëndësi nxitja e investimeve për mirëqenien e përbashkët (VIDEO)
Niko Peleshi i uroi Ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.
-
Bota
09:29
I dënuar në Belgjikë me 12 vite burg dhe 560 mijë euro gjobë, Enid Kasmi arrestohet në Venezuelë dhe zhduket! Dosja e panjohur e shqiptarit, banda e tij kishte 200 mln €
Enid Kasmi, shqiptaro-kolumbiani i arrestuar në Venezuelë, kërkohet nga Belgjika për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas dokumenteve, ai ishte organizonte transportin e kokainës nga Amerika Latine drejt Belgjikës, duke përdorur edhe avionë.
-
Politikë
08:59
Videot intime me artiste, reagon Luarasi: Turpi s’u përket grave, ta denoncojnë! Kush i filmoi e publikoi? Shpërndarja e tyre s’është gazetari, por dhunë
Deputetja dënon edhe publikimin e videove nga mediat pasi nuk bëhet fjalë për informim ku qëndron edhe themeli i gazetarisë, por për poshtërim, ekspozim dhe dhunë.
-
Bota
08:47
Franca ‘zien’ nga protestat e gjimnazistëve, mbi 1763 të arrestuar, pjesa më e madhe të mitur! Drejtori i shkollës në Marsejë spërkatet me benzinë
Nxënësit e gjimnazeve kanë bllokuar hyrjen në klasa për të kërkuar zëvendësimin e mësuesve që mungojnë, klasa më pak të mbipopulluara dhe kushte më të mira infrastrukturore.
-
Kronikë
-
Politikë
-
Kronikë
-
Ekonomi
07:48
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë
Përqindja më e lartë e shqiptarëve që deklarojnë që nuk blejnë dot makinë është nga personat që janë vetëm, me 66% të meshkujve të saj kategori dhe 88% të femrave. Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë.
-
Sociale
07:43
VIDEOLAJM/ Një ‘re’ shiu që kthehet në oaz qetësie e gjelbërimi, ja si do të duket ‘Tajvani’ pas transformimit
‘Ishuj’ të vegjël gjenden mes gjelbërimit duke ofruar mundësi për t’u çlodhur, ndërsa do të ketë edhe hapësira të dedikuara leximi. Në ambientet e sipërme ruhet pjesa e restoranteve dhe bar kafeve që janë identitare për godinën pasi prej kohësh ka shërbyer si një pikë e rëndësishme takimi për njerëzit.
-
Opinion
-
Horoskopi
07:17
Grindje të vogla dashurie, beqarët ‘hidhen’ në veprim… çfarë i pret sot shenjat e horoskopit (VIDEO)
Sot do të keni nevojë për më shumë hapësirë personale dhe komunikimi do të jetë i rëndësishëm në çift. Në punë do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja dhe të fitoni vlerësim. Financat mund të përmirësohen, por kujdes me shpenzimet impulsive.
-
Sociale
-
Politikë
23:05
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: Shqipëria përparim në rrugën drejt integrimit! Forcimi i drejtësisë, faza më e vështirë
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka vlerësuar zhvillimet e fundit të vendit në rrugën drejt integrimit evropian, pas vizitës në Tiranë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
-
Kronikë
23:03
Prençi: Videot me përmbajtje seksuale të artistëve i nxori vetë SHISH për të hequr vëmendjen nga Hyseni dhe Agasi! Shqiptarët shumë të shqetësuar për histori rozë
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, ka deklaruar se videot me përmbajtje seksuale, ku shfaqen emra të njohur të botës së artit, i ka... -
Sport
-
Kronikë
-
Bota
-
Sport
-
VIP & Spektakël
-
Kronikë
22:11
Prençi në Report Tv: SPAK ka zbuluar një vilë të Ballukut në Sardenja, do dalin edhe 11 lokale dhe 4 apartamente luksoze në Tiranë
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, tha se SPAK do të bëjë nesër publike detajet për zbulimin e një tjetër vile të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Bota
21:11
Putin: Rusia u detyrua të mbronte veten, stërvitjet në Detin Baltik ishin një përshkallëzim
Takimet vjetore të Klubit Valdai duhej të mbaheshin në Soçi, por muajin e kaluar, sulmet me dronë ukrainasë në Detin e Zi i detyruan organizatorët të kalonin në qytetin e Istrës, dyzet kilometra larg Moskës.
-
Politikë
21:16
Po marshonin drejt Policisë së Tiranës dhe bllokuan rrugën, protestuesit përplasen me Policinë (VIDEO)
Protestuesit janë përplasur mbrëmjen e sotme me efektivë të forcave Shqiponja gjatë marshimit të tyre në rrugët e kryeqytetit, pasi bllokuan rrugën teksa po shkonin drejt Policisë së Tiranës.
-
Politikë
20:59
Rama publikon foton me Trump në SHBA dhe ironizon opozitën: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA
Fotografia e Ramës me Presidentin Trump është realizuar disa ditë më parë, kur kryeministri Edi Rama ndodhej në Shtetet e Bashkuara, në një vizitë disa ditore ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
-
Bota
20:44
Sulmi i planifikuar pranë bazës amerikane në Britaninë e Madhe, arrestohet 27-vjeçari britaniko-iranian
Një shtetas britaniko-iranian është arrestuar nën dyshimin për përgatitje të akteve terroriste, në lidhje me incidentin e ndodhur në bazën ajrore RAF Fairford, kanë bërë të ditur autoritetet britanike kundër terrorizmit.
-
Kronikë
-
Bota
-
Ekonomi
-
Sport
-
Opinion
-
Sociale
19:27
Dita e të moshuarve, 72 vjeçarja rrëfen sfidat e përditshme: Jetoj e vetme me një pension prej 14 mijë lekësh! Djalin e kam të paralizuar
Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, vëmendja shkon te sfidat e kësaj grupmoshe në Shqipëri dhe nevojat e tyre, nga të ardhurat dhe shërbimet sociale te mbështetja për ata që jetojnë vetëm.
-
Bota
19:13
Si do të përfundojë lufta në Lindjen e Mesme? Ja çfarë na mëson historia e 100 viteve të fundit në rajon
Historiani britanik Simon Sebag Montefiore e lexon konfliktin e sotëm përmes më shumë se një shekulli rivalitetesh mes Iranit, Izraelit, Turqisë, fuqive arabe dhe aktorëve të mëdhenj globalë, duke argumentuar se asnjë fuqi nuk është aq e fortë sa të dominojë rajonin dhe secila është mjaftueshëm e fortë për të penguar rivalët.
-
Politikë
19:07
Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Balliu: Opozita në gjumë përballë këtij skandali, Berisha ka probleme me drejtësinë! Kaziaj: Është cenuar siguria kombëtare
Juristja Balliu bëri përgjegjës kryedemokratin Sali Berisha, i cili është i sanksionuar 'non grata' nga SHBA dhe me probleme me drejtësinë shqiptare, për reagimin e zbehtë të opozitës për çështjen e SHISH.
-
Ekonomi
19:07
Profesionistët e lirë ankohen për konkurrencën e pandershme, kërkojnë më shumë mbrojtje ligjore! Tabaku: Janë më të goditurit nga taksat
Profesionistët e lirë ngrenë shqetësimin për konkurrencën e pandershme, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe mungesën e sigurisë juridike, duke kërkuar më shumë mbështetje nga institucionet.
-
Opinion
-
Politikë
18:43
Pastrimi i parave/ Komisioni i Ligjeve kalon ligjin e ri vetëm me votat e PS, Agjencia e Inteligjencës Financiare: Ndërtimi sektor me rrezik të lartë! Opozita: Situata është gangrenë
Agjencia e Inteligjencës Financiare raportoi në Komisionin e Ligjeve bilancin e luftës kundër pastrimit të parave, teksa opozita kërkoi llogari për efektivitetin e institucioneve.
-
Opinion
-
Kronikë
18:43
Drafti i KPP/ Gazetarëve u duhet leje nga gjykata për të botuar detaje nga dosja! Nëse prokuroria refuzon informacionin, hiqet e drejta për ankim te Komisioneri
Sipas ligjit të propozuar kur një gazetar bie në zotërim të këtyre dokumente ato duhet t’i drejtohen gjykatës për të marrë leje për publikim.
-
Opinion
18:32
Skënder Minxhozi: Normale që nuk ju pëlqen
Ndryshimet në kodin e procedurës penale po ciflosin paksa plotfuqinë e korporatës së drejtësisë, të asaj korporate që nuk jep llogari për asnjë vendim që merr, që nuk kontrollohet dot nga asnjë institucion dhe që ka fituar një shkallë arrogance e vetëbesimi që i jep forcën dhe vullnetin të shkelë me kembë çdo të drejtë dhe standart.
-
Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni