Minutë pas minute
-
Sociale
18:38
Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës!
Për Luçiana Kokaj, një protestuese e kahershme kundër ndërtimit të resortit nga biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj në Rrjoll, është absurde të mendohet aktualisht për krijimin e një force politike, që do të dalë nga tubimet që po zhvillohen në Tiranë kundër investimit në Zvërnec.
-
Kronikë
18:27
Gjykata e Lartë prish vendimin për sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetajt, çështja rikthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm
Gjykata e Lartë prishi këtë të enjte vendimin për sekuestrimin e pasurive të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe e riktheu çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm, me një tjetër trup gjykues.
-
Politikë
-
Opinion
-
Bota
18:16
Liderët e BE-së drejt një vendimi të ri për zgjerimin, në tryezë integrimi gradual i vendeve kandidate, diskutimi strategjik mbahet në vjeshtë
Bashkimi Europian po shqyrton mënyra të reja për pranimin e anëtarëve të rinj, ndërsa burime diplomatike në Bruksel thonë se zgjerimet e ardhshme mund të mos ndjekin modelin tradicional të përdorur deri më sot.
-
Politikë
-
Opinion
17:58
Skënder Minxhozi: PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur
Në harkun e dy javëve lidershipi demokrat e ka parë veten të shajë e përçmojë fillimisht protestuesit, të distancohet nga protesta si shkelje syri ndaj çiftit Kushner-Trump, e më pas ta përkrahë protestën në parim por të vijojë të përkrahë edhe projektin Sazan-Zvërnec “me kusht që të respektohen standartet mjedisore”.
-
Lifestyle
-
Politikë
18:01
Avokati i Popullit nis hetimin e veprimeve të policisë ndaj protestuesve, takon aktivistët e proceduar: Policia duhet të vërtetojë shkeljen e ligjit
Aktivistët pretendojnë se procedimet ndaj tyre janë të pabazuara dhe synojnë dekurajimin e të drejtës së tyre për të protestuar. Avokati i Popullit po vlerëson nëse këto veprime të policisë përmbushin parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë
-
Bota
-
Bota
17:44
Gazetarja shqiptare e ‘Financial Times’ rikthen në vëmendje kaosin në '97-ën dhe firmat piramidale: Berisha pretendonte se këto kompani po nxisin ekonominë
Ortenca Aliaj, redaktore për bankat në Financial Times, ka rikthyer në vëmendje një nga plagët më të mëdha të tranzicionit shqiptar: skemat piramidale të viteve 1996-1997, që shkatërruan kursimet e qindra mijëra qytetarëve dhe e çuan vendin në prag të luftës civile.
-
Kronikë
17:54
Zjarr në aksin Kukës-Gostil, tymi i dendur vështirëson qarkullimin! Flakët shuhen në kohë rekord
Zjarri, i cili u shfaq pak minuta më parë, rrezikonte të përhapej me shpejtësi për shkak të bimësisë së tharë në të dy anët e rrugës, temperaturave të larta dhe erës që favorizonte avancimin e flakëve.
-
Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
-
Politikë
17:30
Investimi në Zvërnec, Rama i kthehet gazetares së CNN: S’jeni burim objektiv, fakti që je greke më frenon! Ju ftoj të puthni zogjtë dhe të riparoni reputacionin
Rama e ftoi CNN që të vizitojë investimin kur të realizohet pasi i duhet të “riparojë reputacionin.” Kjo e bëri gazetaren të çuditej paksa, kurse Rama vijoi t’i thoshte se pas intervistës në CNN ku ai u fye nga deklarata e spikeres, është një mundësi që Shqipëria ka si detyrim t’ia ofrojë rrjetit mediatik.
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Bota
-
Kultura
-
Kronikë
-
Bota
-
Bota
-
Kronikë
-
Bota
-
Bota
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Kronikë
16:36
DOSJA/ ‘Vila e shefes’, provat që çuan SPAK te prona e fshehtë e Ballukut në Dhërmi! Vartësja: Bela ka vizatuar ku do bëhet pishina! U tradhtua nga antena e celularit dhe llogaria e 'Netflix'
SPAK dyshon se Belinda Balluku përfitoi një vilë në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi si shpërblim për favorizimin e një kompanie ndërtimi së cilës i dha tenderë me vlerë 102 milionë lekë, pa TVSH, kur drejtonte Albcontrol.
-
Kosova & Rajoni
-
Kronikë
16:35
Deklaratat se u kërcënua nga Bajrat pas largimit nga PS, grupi kriminal i Shkodrës kallëzon deputeten në SPAK
Bajrat e Shkodrës thonë në kallëzimin e depozituar në SPAK se nuk ekziston asnjë provë që vërteton se kanë kërcënuar deputeten ose familjen e saj. Përveç kësaj, në denoncim thuhet se deklaratat e deputetes Koçeku cenojnë reputacionin e të gjithë fisit Bajri.
-
Bota
16:22
'Ka qenë e padrejtë ndaj Izraelit', Ministri i jashtëm ndërpret kontaktet me kryediplomaten e BE-së, Kallas tenton të ulë tensionet: Dialogu është themeli i diplomacisë
Një përplasje e fortë diplomatike ka shpërthyer mes Izraelit dhe Bashkimit Europian, pasi ministri izraelit i Jashtëm, Gideon Sa’ar, njoftoi se do të ndërpresë çdo kontakt me kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas.
-
Kronikë
-
Bota
-
Politikë
-
Sociale
16:12
‘Masakër, leje për 3 beach-bare në plazh publik’- Bashkia Pogradec reagon pas denoncimit të operatorit turistik: Pretendime të pavërteta, gjatë 4 viteve është rritur sipërfaqja publike në plazhe
Bashkia e Pogradecit ka reaguar pas denoncimit të operatorit turistik Dritan Hoxha, i cili pretendoi se janë dhënë leje për 3 beach-bare në... -
Kronikë
-
Opinion
-
Bota
-
Politikë
-
Bota
-
Bota
-
Sport
-
Kultura
-
Bota
-
Bota
-
Kronikë
-
Kosova & Rajoni
15:27
Përfundon edhe numërimi i votës së diasporës në Kosovë, KQZ: Do të verifikojmë rezultatin në 185 kuti të përfunduara
Në 48 orët e ardhshme, KQZ do të bëjë një rinumërim të 185 kutive në Prishtinë, Gjakovë e Prizren, që i shërben për të evidentuar nëse ka ndryshime në rezultat dhe manipulime të ndryshme.
-
Kronikë
-
Bota
15:03
'Arma sekrete' e Bashkimit Europian për zgjerimin, si po përdoret inteligjenca artificiale për të analizuar ligjet e vendeve kandidate
Sipas dy zyrtarëve të Komisionit Evropian, departamenti që merret me zgjerimin po përdor një mjet të inteligjencës artificiale për të analizuar legjislacionin e vendeve kandidate dhe për të kontrolluar nëse ai është në përputhje me ligjet dhe standardet e Bashkimit Evropian.
-
Politikë