-
'Vetingu' i kërkon Kuvendit rritjen e pagave për administratën e saj! Ja sa do të paguhet, sekretari i përgjithshëm, drejtori dhe këshilltari për median
Tre institucionet e vetingut Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) Institucioni Komisionerëve Publikë (IKP) i kërkojnë kuvendit rritjen e pagave për administratën. Ata propozojnë dhe unifikimin e pagave të administratës në të trija këta institucione të drejtësisë.
10 Prill, 21:47 -
KPA pezullon nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Juljan Çafka, e kthen në shkollën e Magjistraturës për 1 vit
Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka pezulluar nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Juljan Çafka duke e rikthyer për një vit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi vjen pas kërkesës së bërë nga komisioneri Publik i cili tha se prokurorit i janë gjetur problemet me profesionalizmin më dy çështje që janë referuar për hetim disiplinorë pranë ILD
5 Prill, 15:56 -
KPA konfirmon në detyrë prokurorin e Elbasanit, Artur Ismajlukaj por do dërgohet për hetim disiplinor nga ILD
Lihet në detyrë Prokurori i Elbasanit Artur Ismajlukaj ndërsa do i përcillet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të dhënat mbi udhëtimet e tij me persona me precedentë për të hetuar mbi shkelje disiplinore
2 Prill, 19:38 -
'Strasburgu' i dha të drejtë, Antoneta Sevdari jo më e shkarkuar, KPA prish për herë të parë vendimin e vetingut! Dosja do të rishqyrtohet më 17 prill
Për herë të parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të rishikojë një vendim shkarkimi nga vetingu me formë të prerë, për ish-prokuroren Antoneta Sevdari, ish-anëtare e KLP
11 Mars, 10:42 -
U shkarkua se nuk justifikoi të ardhurat për blerjen e një trualli, KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrën prokuroren Daniela Sulaj e cila në vitin 2021 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte burimet financiare për të mbuluar blerjen e një trualli për shtëpi në periferi të Tiranës në vitin 2013.
22 Shkurt, 16:31 -
Pas vendimit të Strasburgut, Antoneta Sevdari rikthehet për gjykim në Kolegjin e Apelimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në një seancë në dhomë këshillimi, vendosi sot të rikthejë nën shqyrtim në seancë publike çështjen e ish – prokurores Antoneta Sevdari, pas një kërkese për rishikimin e vendimit të shkarkimit të kësaj të fundit, drejtuar Kolegjit para rreth një viti.
19 Shkurt, 17:18 -
KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë për prokurorin Ylli Bashaj! Nuk u gjetën shkelje gjatë hetimeve për pasurinë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi sot (2 shkurt) vendimin që konfirmoi në detyrë prokurorin Ylli Bashaj duke rrëzuar ankimin e Komisionerit Publik. Shumica e anëtarëve të KPA e konsideroi të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ta konfirmuar në detyrë prokurorin
2 Shkurt, 15:52 -
KPA shkarkon prokuroren e Tiranës, kunatën e Mirel Mërtirit! Bashkëshorti i saj drejtues në bizneset e Mërtirit, me Stela Gugallen udhëtuan në Vjenë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra prokuroren e Tiranës Mariola Mërtiri, e cila rezulton kunata e Mirel Mërtirit, në kërkim për aferën e inceneratorëve
29 Janar, 21:55 -
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardjan Hajdari u shpall fajtor për fshehje e pasurisë pasi nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat. Gjykata e Posaçme e dënoi me 1 vit burg, por dënimi u pezullua dhe iu konvertua në 2 vite shërbim prove.
24 Janar, 13:24 -
Kolegji i Apelimit shuan shpresat e ish-gjyqtares së Pogradecit për t'u rikthyer në sistemin e drejtësisë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi dje mospranimin e ankimit të ankueses Majlinda Salillari (Mançellari) duke shuar përfundimisht shpresat e ish- gjyqtares së Pogradecit për t'u rikthyer në sistemin e drejtësisë pas 23 vjetësh.Ish gjyqtarja e Pogradecit ankimoi vendimin nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit t&am
16 Janar, 11:36 -
Vetting-u në drejtësi, delegacioni nga Kuvendi i Kosovës takim me KPA-në
Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo dhe gjyqtarë të Kolegjit zhvilluan një takim me deputetë të Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, me fokus procesin e Vetting-ut, ndryshimet në kuadrin ligjor dhe sfidat e procesit.
12 Dhjetor 2023, 22:52 -
Probleme me pasurinë, shkarkohet gjyqtarja e Apelit e Tiranës, Maria Qirjazi dhe prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi
Prokurori i Shkodrës Arben Smaçi dhe Gjyqtarja e Apelit të Tiranës Maria Qirjazi largohen nga sistemi i drejtësisë. Vendimet u morën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
9 Nëntor 2023, 20:20 -
Pr/buxheti 2024, KLGJ e pakënaqur: Duhen para për rikonstruksionin dhe ndërtimin e gjykatave! KPA kërkon rritje pagash
Institucionet e drejtësisë kërkuan rritje fondesh dhe pagash gjatë diskutimit për buxhetin e vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve. KLGJ kërkoi më shumë para rikonstruksion e ndërtim gjykatash, ndërsa Kolegji i Apelimit, kërkoi rritje pagash në nivelin e gjyqtarëve të kushtetueses, me pretendimin se është organ i kësaj Gjykate.
7 Nëntor 2023, 17:05 -
Kërkohet shkarkimi i Prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, Komisioneri: Nuk ka nivelin minimal kualifikues, lëvizte me makina pa targa
Bëhet fjalë për prokurorin i cili më 17 qershor 2022 u pezullua nga detyra, nga Komisioni i Pavarur I Kualifikimit, për një periudhë njëvjeçare me detyrimin për të ndjekur programin e trajnimi në Shkollën e Magjistraturës.
4 Nëntor 2023, 09:08 -
KPK e shkarkoi, KPA ndryshon vendimin në favor të prokurorit Julian Xhengo: Pezullohet me një vit dhe të ndjekë Shkollën e Magjistraturës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur në favor të Prokurorit, Julian Xhengo, i cili në shtator të 2022 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
2 Nëntor 2023, 21:59 -
Kthehet në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Alma Hicka! Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshon vendimin e KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur me shumicë votash rikthimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Hicka, e cila ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 2 prill 2021.
27 Tetor 2023, 13:59 -
Kolegji i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Korçës, Edmond Shytko
Prokurori i Korçës, Edmond Shytko nuk do të jetë më pjesë e sistemit gjyqësor. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e KPK që i përket subjektit të rivlerësimit Edmond Shytko.
28 Shtator 2023, 15:57 -
KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rikthyer në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili. Siç bëhet me dije në vendimin e KPA-së, tupa gjykuese e përbërë Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, vendosën për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili
3 Korrik 2023, 21:59 -
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Bledar Bejko
Kolegji e gjeti të pabazuar vendimarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko dhe e shkarkoi atë për probleme në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit, këto të fundit të bazuara në denoncimet e publikut.
26 Qershor 2023, 21:53 -
Videoja e aksidentit me 3 viktima, Irena Brahimi shpalli të pafajshëm shkaktarin me furgon gri, KPA vendos për fatin e saj! Gjyqtarja: Nuk duket qartë
Videoja e një aksidenti të tmerrshëm në vitin 2016 me 3 viktima dhe 8 të plagosur rëndë rrezikon karrierën e gjyqtares Irena Brahimi, shpalli të pafajshëm drejtuesin e furgonit që duket në video se humbet kontrollin dhe del në korsi tjetër.
4 Qershor 2023, 16:25 -
Vendimi i Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani ‘fut në lojë’ të shkarkuarit nga Luan Daci: Të rishikohen vendimet i ish-anëtarit të KPA
Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, që i dha të drejtën prokurorit të shkarkuar Besnik Cani të kalojë sërish në vetting, edhe 19 kolegë të tij, i kërkojnë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të rishikojë vendimin për shkarkimin e tyre, pasi në trupë ka qenë anëtari i dënuar, Luan Daci.
29 Prill 2023, 16:23 -
Probleme me pasurinë, KPA shkarkon përfundimisht nga detyra ish gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena, ish anëtari i KLD-së
Ish gjyqtari i Tiranës Neritan Cena, i cili ka qenë edhe anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësi. Vendimi është marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e djeshme.
14 Prill 2023, 11:37 -
Kushtetuesja u mbyll derën gjyqtarëve e prokurorëve që u shkarkuan edhe me votën e Luan Dacit: Nuk shqyrtojmë vendimet e KPA-së
Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e ish gjyqtares së Apelit Korçë Entela Prifti për të rishikuar vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga detyra. Pjesë e trupit gjykues ishte edhe Luan Daci, i shkarkuar dhe i dënuar më pas.
3 Prill 2023, 17:36 -
U konfirmua në detyrë nga KPK rreth 1 vit më parë! KPA shkarkon gjyqtarin, Kastriot Gramshi
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra, gjyqtarin e Tiranës, Kastriot Gramshi. Vendimi i KPA-së hedh poshtë vendimin e marrë në 25 mars të vitit të kaluar kur KPK e konfirmoi në detyrë.
2 Mars 2023, 16:40 -
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici
Gjyqtarja e Apelit në Durrës Anita Mici është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e saj nga detyra, ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e kishte lënë në detyrë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa Gjykuese e kryesuar nga Sokol Çomo dhe ka efekt të menjëhershëm.
23 Shkurt 2023, 17:14