-
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Bledar Bejko
Kolegji e gjeti të pabazuar vendimarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko dhe e shkarkoi atë për probleme në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit, këto të fundit të bazuara në denoncimet e publikut.
26 Qershor 2023, 21:53 -
Videoja e aksidentit me 3 viktima, Irena Brahimi shpalli të pafajshëm shkaktarin me furgon gri, KPA vendos për fatin e saj! Gjyqtarja: Nuk duket qartë
Videoja e një aksidenti të tmerrshëm në vitin 2016 me 3 viktima dhe 8 të plagosur rëndë rrezikon karrierën e gjyqtares Irena Brahimi, shpalli të pafajshëm drejtuesin e furgonit që duket në video se humbet kontrollin dhe del në korsi tjetër.
4 Qershor 2023, 16:25 -
Vendimi i Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani ‘fut në lojë’ të shkarkuarit nga Luan Daci: Të rishikohen vendimet i ish-anëtarit të KPA
Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, që i dha të drejtën prokurorit të shkarkuar Besnik Cani të kalojë sërish në vetting, edhe 19 kolegë të tij, i kërkojnë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të rishikojë vendimin për shkarkimin e tyre, pasi në trupë ka qenë anëtari i dënuar, Luan Daci.
29 Prill 2023, 16:23 -
Probleme me pasurinë, KPA shkarkon përfundimisht nga detyra ish gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena, ish anëtari i KLD-së
Ish gjyqtari i Tiranës Neritan Cena, i cili ka qenë edhe anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësi. Vendimi është marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e djeshme.
14 Prill 2023, 11:37 -
Kushtetuesja u mbyll derën gjyqtarëve e prokurorëve që u shkarkuan edhe me votën e Luan Dacit: Nuk shqyrtojmë vendimet e KPA-së
Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e ish gjyqtares së Apelit Korçë Entela Prifti për të rishikuar vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga detyra. Pjesë e trupit gjykues ishte edhe Luan Daci, i shkarkuar dhe i dënuar më pas.
3 Prill 2023, 17:36 -
U konfirmua në detyrë nga KPK rreth 1 vit më parë! KPA shkarkon gjyqtarin, Kastriot Gramshi
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra, gjyqtarin e Tiranës, Kastriot Gramshi. Vendimi i KPA-së hedh poshtë vendimin e marrë në 25 mars të vitit të kaluar kur KPK e konfirmoi në detyrë.
2 Mars 2023, 16:40 -
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici
Gjyqtarja e Apelit në Durrës Anita Mici është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e saj nga detyra, ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e kishte lënë në detyrë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa Gjykuese e kryesuar nga Sokol Çomo dhe ka efekt të menjëhershëm.
23 Shkurt 2023, 17:14 -
Ankimimi i pazakontë i gjyqtarit Andri Ymeri që u shkarkua pse i bënte gjyqet shpejt, ironia therëse për trupën gjykuese me një fabul të Kafkës me lepurin dhe ariun
Gjyqtari i Shkodrës Andri Ymeri ankimon në KPA vendimin e diskutueshëm të KPK-së për shkarkimin nga detyra. Në ankimimin 420 faqe përfshihet edhe një fabul që përmes figurave simbolike portretizon një trupë gjykuese jo të drejtë
18 Shkurt 2023, 15:16 -
Vettingu, KPK e konfirmoi në detyrë, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Elona Toro
Gjyqtarja Elona Toro është konfirmuar në detyrë. Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin por Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ta konfirmojë në detyrë. Në vendimin e ankimimit, Komisioneri Publik kërkonte që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të rihapte hetimin gjyqësor, pasi sipas tij konfirmimi në detyrë nuk arrinte nivel të besueshëm.
2 Shkurt 2023, 16:02 -
700 mln lekë pasuri të pajustifikuar, pse u shkarkua me vendim unanim të KPA gjyqtari Skënder Haluci! U dënua me vdekje për atentat ndaj Ramiz Alisë
Nga i dënuar me pushkatim për organizim atentati i pretenduar ndaj Ramiz Alisë në kryetar i Gjykatës së Vlorës, historia e Skënder Halucit, shkarkohet me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Apelimit.
31 Janar 2023, 17:23 -
KPA shkarkon Andi Civicin, ish gjyqtar i Apelit në Tiranë! Nuk justifikonte pasurinë, del përfundimisht nga sistemi
Andi Civici, ish gjyqtar i Apelit të Tiranës, ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Vendimi është marrë sot nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelit, thuajse 3 vite nga vendimi i KPK-së. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë ka përcaktuar kështu fatin e një prej gjyqtarëve të akuzuar për pasurinë e tij.
17 Janar 2023, 18:52 -
Liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm, KPA nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Markelian Kuqo
Rasti i gjyqtarit Kuqo, lidhet me një vendim të dhënë prej tij në shkurt të vitit 2019, për lirimin me kusht të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari, i arrestuar dhe dënuar nga drejtësia italiane për një sërë veprash të rënda
6 Janar 2023, 22:37 -
Nga implikimi në videoskandalin e Metës deri te pushimi i dosjes së Bashës për lobimin rus, vettingu shkarkon përfundimisht gjyqtaren Shpresa Beçaj
Gjyqtarja Shpresa Beçaj ka mbetur jashtë sistemit të drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionin e Pavararur të Kualifikimit (KPK), që e shkarkoi në vendimin e 3 korrikut për shkak të problemeve të pasurisë dhe figurës.
1 Dhjetor 2022, 18:38 -
Probleme me pasurinë, Gjyqtari Jak Ndoka shkarkohet përfundimisht nga detyra
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë gjyqtarin Jak Ndoka. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo. Nga hetimet rezultoi se Jak Ndoka ka pasur probleme me pasurinë.
17 Nëntor 2022, 18:26 -
Shpëtoi Dritan Dajtin nga burgu përjetë, KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin Petrit Aliaj! Nuk justifikonte pasurinë
Gjyqtari i Vlorës Petrit Aliaj, i cili ka marrë pjesë në heqjen e dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) që e shkarkoi atë nga detyra, pasi nuk justifikonte pasurinë.
16 Nëntor 2022, 19:02 -
Anëtarëve të KPA iu sigurohet jeta dhe shëndeti, Bylykbashi: Shpenzim luksi në kohë krize, fondin ta përdorin për nevoja tjera! Shtylla: Kemi kërcënime
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve projekt buxhetin për vitin 2023. Shtylla kërkoi rritje të buxhetit, ndryshe nga çfarë është parashikuar për KPA për vitin 2023.
3 Nëntor 2022, 12:11 -
Luan Daci kërkoi zhbërjen e dënimit në 3 shkallët e gjyqësorit, ‘Kushtetuesja’ pranon vetëm rikthimin e çështjes në Gjykatë të Lartë: Të rishqyrtohet rekursi
Ish anëtari i KPA, Luan Daci pas shumë procesesh ka arritur një fitore të pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, teksa kjo e fundit ka pranuar pjesërisht kërkesën e tij të radhës. Kushtetuesja ka urdhëruar rishqyrtimin të rekursit të Dacit në Gjykatë të Lartë, ndërkohë që i ka rrëzuar kërkesat për rikthim të ccështjes në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.
28 Tetor 2022, 16:51 -
Kalon vettingun edhe në KPA, gjyqtarja e Apelit Tiranë konfirmohet përfundimisht si pjesë e sistemit të drejtësisë
Vladede Hoxha, gjyqtare e Apelit Tiranë, përfundimisht është shpallur e pastër dhe ka kaluar procesin e vettingut, duke siguruar kështu vazhdimësinë në sistemin e drejtësisë.
30 Shtator 2022, 14:29 -
Kronikë
Nis pas 2 vitesh gjyqi i Fatmira Hajdarit në KPA, u shkarkua për 950 mijë USD pasuri të pajustifikuar! SHBA-të i hoqën vizën, kërkon rikthimin në drejtësi
Kolegji i Apelimit të Vetingut merr në shqyrtim pas dy vitesh dosjen e gjyqtares Fatmira Hajdarit. U shkarkua në qershor të vitit 2020 pasi nuk justifikonte një pallat dhe fshehu bllokimin e vizës amerikane. Gjatë dy viteve mori 75 % të pagës.
26 Shtator 2022, 17:33 -
Gjykoi Dritan Dajtin dhe Sajmir Tahirin, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Ardit Mustafaj! Ishte shkarkuar nga KPK
Ish Gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe GJKKO Ardit Mustafa, pas dy vjetësh, do të riveshë veladonin e zi, për të dhënë vendime në emër të Republikës. Mustafa u shkarkua më 5 mars 2020 nga Vettingu në shkallë të parë, por Kolegji i Apelimit e rrëzoi këtë vendim duke e rikthyer në detyrë. Sipas KPA vendimi i shkarkimit ishte i padrejtë
21 Shtator 2022, 14:28 -
U dënua për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë, ish gjyqtari i KPA Luan Daci kërkon në 'Kushtetuese' zhbërjen e vendimeve në 3 shkallët e gjyqësorit
Ish anëtari i KPA, Luan Daci kërkon sot në Gjykatën Kushtetuese heqjen e dënimit nga të treja shkallët e gjyqësorit për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë. Daci kërkoi zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi rekursin, zhbërjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe rikthimin e çështjes për gjykim në shkallë të parë pasi sipas tij janë vendime anti kushtetuese.
20 Shtator 2022, 10:06 -
Prokurori Arjan Ndoja kërkon rikthimin, do marrë 75% të pagës, u shkarkua për lidhje me krimin dhe implikime të rënda, mister 200 mijë m2 prona në Durrës
Ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja kundërshton në KPA vendimin e shkarkimit nga detyra. Me këtë lëvizje përfiton 75 % të pagës deri kur të merret vendimi i formës së prerë. Raporti sekret: Ndoja caktoi trupën gjykuese për çështje pronash, i lidhur me krimin që në vitin 2009
13 Gusht 2022, 15:59 -
KLP shkarkoi nga detyra prokurorin Bujar Memia, KPA lë në fuqi vendimin: Nuk pranon ankimin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin nga detyra të ish- prokurorit të Krujës Bujar Memia. KPA nuk ka pranuar ankimin e magjistratit Bujar Memia
12 Korrik 2022, 19:04 -
Reforma në drejtësi DUHEJ!
Duhet edhe të vazhdojë me sa kanë mbetur pa u kontrolluar. Parimi universal është: Kur gjykata flet palët heshtin! Por ky parim i përbotshëm shkelet në Shqipëri. Teo Jacobs është përfaqësuesi i ONM-s me të mirat e të këqijat e tij unë e vlerësoj. Por sot ai ka gabuar. Ka shkelur kushtetutën e Shqipërisë, ka intimiduar trupën e gjyqtarëve kushtetues.
6 Korrik 2022, 17:27 -
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha! U kundërshtua nga ONM! Theo Jacobs pas vendimit: Kjo nuk është drejtësia që duan shqiptarët
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 3 qershor 2021 konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës, duke konstatuar se nuk ka probleme në tre shtyllat e verifikimit si ana profesionale, aspekti i pastërtisë së figurës dhe pasurisë.
6 Korrik 2022, 16:23 -
KPA largon përfundimisht nga drejtësia prokuroren e Lushnjës, u konfirmua nga KPK, por ONM ankimoi vendimin
Prokurorja e Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi) është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me shumicë votash, ka shkarkuar nga detyra Prifti.
4 Korrik 2022, 20:19 -
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO merr të pandehur anëtarin e KPA-së Ardian Hajdarin
Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) Ardian Hajdari është marrë i pandehur nga GJKKO. Anëtari i shkallës së dytë të vetingut, akuzohet nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit
4 Korrik 2022, 09:36