-
'Dritan Dajti', Gjonaj-Lleshaj: Skandal! KLGJ-ja të procedojë gjyqtarët, meritojnë burgun
Qeveria kërkon nga Gjykata e Lartë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgu përjetë duke e dënuar me 25 vite. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm. Ajo shtoi se vendimi është një aferë korruptive nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu, ndërsa kërkoi nga KLGJ-ja që ti procedojë. Më i ashpër ishte ministri i Brendshëm që u shpreh se trupa e gjyqtarëve që dha vendimin ti bashkohet Dajtit pas hekurave. Lleshaj nuk dha detaje, por paralajmëroi veprime nga operacioni 'Forca e Ligjit'.
10 Shkurt 2019, 13:39 -
-
Akuzat e Kryemadhit, Gjonaj: Sulmi i qëllimshëm, në skandalin e tenderave të përfshirë njerëz të LSI-së
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i cilëson deklaratat e Kryemadhit si të qëllimshme, pasi në skandalin e tenderave që po hetohen janë të përfshirë njerëz të LSI-së. Kryemadhi akuzoi dje nga foltorja e Kuvendit, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se po keqpërdor institucionin duke sulmuar përfaqësuesit e LSI. Deri tani janë 12 zyrtarë që po hetohen për tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa gjithashtu po verifikohen edhe dy ish-ministra të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
8 Shkurt 2019, 12:34 -
Kryemadhi e sulmonte në Kuvend, Soreca vlerëson Gjonajn në mbledhjen e ambasadorëve të BE
Ndërsa Kryemadhi në parlament atakonte ministren e Drejtësisë, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadorët e vende të tjera të BE kanë diskutuar me ministren Gjonaj lidhur me zbatimin e reformës një drejtësi
7 Shkurt 2019, 21:51 -
Akuzat në Kuvend/ Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit: Nuk më shantazhoni dot, unë zbatoj vetëm ligjin
Pas deklaratave të Monika Kryemadhit, po nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ministrja Etilda Gjonaj. Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj nuk ka asnjë lidhje me Ervis Martinajn dhe bizneset e tij, ndërsa sqaroi se për shkarkimin nga detyra te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ai kishte fituar gjyqin.
7 Shkurt 2019, 19:06 -
Soreca thirrje prokurorëve për SPAK: Gati të mbështesim Shqipërinë për reformën, 34 milionë euro investime për tre vite
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë mbledhjes së sotme ku është bërë prezantimi i Shkollës së Magjistraturës theksoi se ndërkombëtarët janë gati të mbështesin Shqipërinë me investime, në zbatimin e reformës në drejtësi , ndërsa u ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për t'u bërë pjesë e SPAK.
1 Shkurt 2019, 12:11 -
Rekomandimet e Transparency International, Gjonaj: Pjesë e politikave të qeverisjes në luftën kundër korrupsionit
Rekomandimet kryesore të Transparency International për rajonin tonë, sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë vendosur tashmë si pjesë e politikave parandaluese të qeverisë. Ka qenë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila në cilësinë e Koordinatores së Task Forcës Antikorrupsion, ka bërë të ditur këtë fakt.
30 Janar 2019, 18:48 -
Nesër futet në fuqi regjimi i posaçëm në burgje,Gjonaj: Do të izolohen 270 të dënuar
Nga nesër 270 të burgosur do të izolohen në biruca, të dyshuar se nga qelitë drejtojnë organizata kriminale. Prokurori Antimafias Italiane De Raho gjatë një vizite blic në Tiranë u shpreh se lufta ndaj tyre duhet duke gjurmuar paratë. “Përfitimet nga droga në Itali e BE po pastrohen në Shqipëri”- theksoi De Raho. Sistemi “41-bis” u aplikua për herë të parë në Itali në vitin 1992, si një nevojë dhe domosdoshmëri për të ndaluar komunikimin e të burgosurve të rrezikshëm me njerëz të jashtëm, për të mos vijuar drejtimin e organizatave mafioze.
29 Janar 2019, 12:54 -
Rama e shkarkoi live dhe e quajti 'halabak', kreu i Hipotekës së Durrësit zëvendësohet nga Florjan Alimadhi
Ky vendim është bërë i ditur dy ditë pasi kryeministri Edi Rama komunikoi vendimin për shkarkimin e drejtorit Ardjan Iljazaj. Sot bëhet e ditur gjithashtu një vizitë e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj sëbashku me një ekip prej 12 punonjësish nga Tirana në Hipotekën e Durrësit, ku pritet të hetohet e gjithë Hipoteka.
25 Janar 2019, 12:38 -
Gjonaj konfirmon shkarkimin e drejtorit të Hipotekës në Durrës: Do të largohen edhe dy specialistë
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj konfirmoi shkarkimin e drejtorit të Hipotekës së Durrësit dhe dy specialistëve. Gjonaj u shpreh se të gjithë punonjësit që konstatohen me shkelje do të largohen.
23 Janar 2019, 13:42 -
Gjonaj këmbëngul: Rekrutimi i policive të burgjeve meritokratik dhe transparent. Vëmë në dispozicion gjithë dosjen
Ministrja u shpreh se ‘Zëri i Amerikës’ pas përgjimeve që publikoi nuk mori në konsideratë qëndrimin dhe argumentet e institucionit që drejton. Gjonaj u shpreh e bindur se procedurat e rekrutimit janë zbatuar me përpikmëri dhe se procesi ka qenë model.
16 Janar 2019, 14:39 -
Gjonaj publikon dosjen me prova: Përgënjeshtroj akuzat për punësimet në policinë e Burgjeve
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat hodhi poshtë akuzat për emërime partike në institucionin e burgjeve, lajm i publikuar një ditë më parë nga Zëri i Amerikës, i cili i referohet përgjimeve nga Prokuroria e Krimeve të rënda që çuan në burg ish drejtorin e burgjeve Arben Çuko.
15 Janar 2019, 15:07 -
-
Festat, Gjonaj me të dënuarat e IEPV 'Ali Demi': Uroj të përfitoni nga amnistia, apel opozitës ta votojë
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u ka premtuar grave të dënuara në burgun 325 në Tiranë se do të angazhohet fort që një pjesë e tyre të përfitojnë nga amnistia e fundvitit dhe të fitojnë lirinë, si dhe u bëri thirrje opozitës nga ambientet e burgut që të bashkojë votat me shumicën në Kuvend dhe të votojnë amnistinë.
24 Dhjetor 2018, 17:04 -
-
-
Gjonaj: Ngritja e KLP dhe KLGJ ngjarje e shënuar, tani është koha për Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka përshëndetur në "Facebook" votimin e gjyqtarëve shqiptarë që zgjodhën mes tyre anëtarët e KLGJ-së dhe apeloi që të vijohet edhe me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Në fund, ajo falenderon partnerët strategjikë për ndjekjen dhe mbështetjen e tyre ndaj procesit të këshillave dhe hapave të ndërmarrë për reformën e drejtësisë.
13 Dhjetor 2018, 12:14 -
Votimi për KLGJ, Gjonaj mesazh gjyqtarëve: Votoni me përgjegjshmëri, zgjidhni më të mirët
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka bërë thirrje gjyqtarëve shqiptarë që të zgjedhin me integritet dhe maturi 6 përfaqësuesit e tyre, të cilët do të jenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
12 Dhjetor 2018, 14:15 -
Ngritja e KLP-së, Gjonaj: Përzgjedhje cilësore dhe transparente e 6 prokurorëve
Kompletimi i anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili u zgjodh ditën e djeshme ka sjellë dhe reagimin e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila ka shprehur vlerësim maksimal duke përcjellë mesazhe inkurajuese se e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor.
12 Dhjetor 2018, 13:09 -
Ministrja Gjonaj: Me ngritjen e KLP-së hapet një kapitull i ri për reformimin e drejtësisë shqiptare
Gjonaj u shpreh se do të jenë pikërisht anëtarët e zgjedhur të KLP ata që do të zgjedhin më të mirët dhe më të zotët në funksionet e reja drejtuese në të gjitha nivelet e prokurorisë si dhe të Prokurorisë së Posaçme.
11 Dhjetor 2018, 13:33
