-
E pabesueshme/ Shqiptari i dënuar me burg përjetë shpallet i pafajshëm, arrestohet pas 9 vitesh autori i vërtetë i vrasjes që tronditi Greqinë
Pas 9 vitesh është zbuluar e vërteta mbi vrasjen e bujshme në ishullin Kos të Greqisë, në momentin kur një 54-vjeçar me origjinë shqiptare, Jani Zoto, u arrestua në shtëpinë e tij për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica. Ajo ishte me origjinë nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve të mitur me të cilën bashkëjetonte prej vitesh
1 Nëntor 2023, 10:18 -
Lezhë/ Dhurohen libra për fëmijët e emigrantëve në Greqi! Nxënësit e shkollave në veri i bashkohen nismës, solidarizohen me bashkëmoshatarët
Nxënësit e shkollave të veriut kanë kontribuar duke dhuruar libra letrarë për bashkëmoshatarët të tyre që jetojnë në Rafina të Greqisë. Nisma e Drejtorisë Arsimore synon ruajtjen e vlerave të shqipes dhe identitetit kombëtar tek emigrantët.
31 Tetor 2023, 18:27 -
I dhanë kartë identiteti edhe Laert Haxhiut e Bledar Jambellit, nis gjyqi në Athinë për grupin kriminal, të akuzuar dhe 38 oficerë të lartë!
Gjykata e Athinës ka nisur proçesin me 217 të pandehur të dosjes së njohur si “mafia e identiteteve” nga e cila kanë përfituar dokumente false edhe disa shqiptarë të shumëkërkuar. Sipas mediave greke, këto karta janë gjetur tek Laert Haxhiu, Bledar Jambelli, Marius Diamanti, etj. I akuzuari në Shqipëri për vrasjen e komisarit Artan Cuku, Bledar Jambelli mësohet se është nga personat që ka treguar për policinë greke emrin e personit që kryesonte grupin kriminal që furnizonte shqiptarët me këto karta false.
25 Tetor 2023, 12:10 -
Tragjedi në Greqi, ndërron jetë 54-vjeçari shqiptar, makinera i pret kokën! Babai i dy fëmijëve ishte duke punuar
Një 54-vjeçar në Greqi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal në punë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e shkuar në zonën e Varit, teksa po punonte në një rrugë duke shtuar fibra optike.
23 Tetor 2023, 18:26 -
Ndërpritet derbi Olympiacos - Panathinaikos, tifozët bëjnë protagonistin në Athinë! Futbollisti largohet me barelë nga fusha (VIDEO)
Olympiacos është duke luajtur kundër Panathinaikos në Pire, për javën e tetë në Superligën greke të futbollit. Në "Georgios Kairaiskakis" ndeshja nuk ka zgjatur më shumë se 50 minuta, me tifozët që janë bërë shkaktarë për të ndërprerë sfidën.
22 Tetor 2023, 20:11 -
I dënuar me 18 vite burg, Greqia vendos ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhisë! Banda e tij nën akuzë për 6 vrasje dhe 5 atentate
Laert Haxhiu do të ekstradohet në drejtim të Tiranës. Gjykata e Apelit të Janinës në Greqi ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për kthimin e tij në Shqipëri, i kërkuar për dënimin me 18 vite burg për një ngjarje të ndodhur vite më parë, por edhe të dhjetëra ngjarjeve të tjera kriminale të zbardhura në 3 muajt e fundit.
18 Tetor 2023, 11:39 -
Humbjet e Athinës e Selanikut dhe 'hajmalia' Beleri
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dje ka pësuar një “shok” të vërtetë politik. Ka humbur jo pak, por dy emblemat e Greqisë politike: Athinën dhe Selanikun. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidatët që mbështeste qeveria e Mitsotakis kanë humbur bashkitë kryesore të Greqisë, Athinën e Selanikun. Kostas Bakojanis, që është edhe i afërm i kryeministrit grek, ka rezultuar humbës përballë Haris Doukas, kandidat i mbështetur nga PASOK.
16 Tetor 2023, 13:09 -
GREQI/ Zgjedhjet lokale, Mitsotakis humb Athinën dhe Selanikun! Braçe: Bënë fushatë në Himarë, çmenduri elektorale e politike
Kanë dështuar kandidatët e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në dy bashkitë kryesore athinë e Selanik në garën zgjedhore të së dielës. Kostandin Bakojanis ka humbur thellë përballë rivalit Harri Dukas, e po të njëjtin fat ka pësuar Konstantinos Zervas në Selanik përballë Stelios Angeloudis. Kujtojmë se bakojanis e Zervas bënë fushatë edhe në himarë ku bënë thirrje edhe për lirimin e Fredi Belerit.
16 Tetor 2023, 12:22 -
Të shtëna në Greqi, dy shqiptarë gjuajnë me armë pas një sherri! Dhunohen nga pronarët e lokalit
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para pas mesnate në një lokal nate në qytetin grek të Volosit, raporton media greke. Mësohet se pas një zënke mes një grupi klientësh dhe dy shqiptarëve, këta të fundit kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në ajër duke krijuar panik.
16 Tetor 2023, 10:50 -
Greqia zgjedh sot drejtuesit vendorë, procesi i votimit vijon pa probleme në të gjithë vendin! Mitsotakis: Festë, qytetarët votojnë për jetesë më të mirë
Qytetarët grekë votojnë këtë të diel për përfaqësuesit e rinj të pushtetit lokal. Procesi ka nisur në orën 07:00, me vonesa në një numër të vogël qendrash votimi për shkak të mungesës së disa anëtarëve të komisioneve. 9.7 milion qytetarë grekë kanë të drejtë zgjedhjeje.
8 Tetor 2023, 10:02 -
‘Shkrihen’ akujt, Rama pret në zyrë ministrin e Jashtëm grek: Folëm për çështjen Beleri (FOTO)
Në një kohë kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë të akullta për shkak të arrestimit të kryebashkiakut në detyrë, Fredi Belerit, kryeministri Rama ka pritur sot delegacionin grek në një takim. Në disa foto që kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook, Rama shihet në praninë e Ministrit të Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis.
6 Tetor 2023, 21:12 -
Tifozët e AEK-ut shpalosën 'Kosova është Shqipëri', në Serbi ndihen të tradhtuar: S'e prisnim nga vëllezër si ju, thikë pas shpine
AEK-u i Athinës dhe Ajax-i barazuan 1-1 në Greqi për raundin e dytë në grupet e Europa League. Në stadiumin "Nea Philahelphia", tifozët e AEK-ut shpalosën një benderolë me mbishkrimin "Kosova është Shqipëri".
6 Tetor 2023, 10:40 -
Masakra me 6 të vrarë në Greqi, policia jep detaje! Autorët futën në ‘kurth’ viktimat, ishin pjesë e një bande në Turqi
Autoritetet greke kanë zbuluar detaje nga masakra e tmerrshme e 11 shtatorit në Lutsa, ku gjashtë persona u ekzekutuan në një atentat mafioz. Nga hetimet e kryera janë vënë në pranga dy shtetas turk.
4 Tetor 2023, 14:34 -
Greqi/ Sulmuan punonjësit e biznesit dhe qëlluan në ajër sepse i shqetësonte zhurma e makinerive, arrestohet 1 shqiptar dhe 1 rom
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orekastros, Selanik, ku një shqiptar së bashku me disa persona të tjerë romë kanë qëlluar me armë dhe kanë sulmuar 3 punonjësit e një biznesi riciklimi të metaleve pasditen e së hënës. Kjo ka ndodhur për shkak se ata ishin shqetësuar nga zhurma e makinerive që operonin në zonë
3 Tetor 2023, 16:00 -
Greqi/ 35-vjeçarja shqiptare bie pre e mashtrimit nga “kontabilisiti”, i marrin 9 mijë euro nga llogaria bankare
Një 35-vjeçare shqiptare në Greqi, ka rënë pre e mashtrimit nga një person ende i paidentifikuar. Ai e ka telefonuar dhe i është prezantuar si kontabilist, por përmes mashtrimit ka arritur që t'i marrë 9 mijë euro nga llogaria bankare.
30 Shtator 2023, 14:51 -
FOTO/ E preu makineria e mishit teksa po pastronte, kjo është shqiptarja që humbi jetën në Greqi! Arrestohet pronari i dyqanit të mishit
Kjo është Ana, shqiptarja që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së premtes në Greqi teksa po pastronte makinerinë e mishit në punë.Mediat greke raportojnë se n&eum
30 Shtator 2023, 11:10 -
Tragjedi në Greqi, ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare, pritet nga makineria e mishit! Ngjarja në sy të vajzës së saj, arrestohet pronari i dyqanit
Një 50-vjeçare në Greqi ka humbur jetën në saj të një aksidenti fatal në punë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Mesolongji, në një dyqan mishi, pronari i së cilit është vënë në pranga nga policia greke.
30 Shtator 2023, 07:44 -
EMRAT/ Shqiptarët 'biznes familjar' me drogë në Selanik, arrestohen 7 persona! Sekuestrohen 585 kg kokainë, paketimi me simbole naziste! Drejtohej nga një çift bashkëshortësh
Një çift bashkëshortësh së bashku me dy mbesat e tyre me origjinë shqiptare janë vënë në pranga pasi janë kapur me një sasi të majme kokaine në Selanik. Ky aktivitet kriminal drejtohej nga 3 shqiptarë një burrë gruaja e tij dhe njëra prej mbesave, ndërsa në total janë arrestuar 7 persona.
29 Shtator 2023, 15:00 -
Stuhia 'Elias' në Greqi, rrëzohet një helikopter, piloti rezulton i zhdukur
Pas stuhisë “Daniel”, Greqia është pushtuar sërisht nga një stuhi tjetër këtë muaj “Elias”, ku për shkak të kësaj të fundit një pilot rezulton i zhdukur pas rënies së helikopterit në veri të ishullit Eubea. Sipas raportimeve shkak i rënies së helikopterit janë erërat e forta nga stuhia e fuqishme “Elias”, ku helikopteri po fluturonte drejt Volosit
29 Shtator 2023, 08:59 -
Huliganët grekë dhe malazezë vajtojnë vrasjen e terroristëve, mesazhe politike kundër Kosovës në stadiumet e Evropës
Vrasja e tre terroristëve serbë që u futën në Kosovë me armatim të rëndë dhe vranë një polic shqiptar, është temë edhe në stadime. Ngjarja e Banjskës, aty ku policia kosovare ekzekutoi tre terroristë serbë tanimë është temë diskutimi jo vetëm në politikë.
28 Shtator 2023, 10:43 -
Dhunoi barbarisht dhe mbajti të izoluar gruan dhe vajzën 2-vjeçare në Greqi, 28-vjeçari shqiptar: Më acaroi se donte të shkonim në Angli
Pas ngjarjes së tmerrshme e cila ndodhi në Greqi, ku një 22-vjeçare shqiptare, Dafina Kurti, dhunohej barbarisht dhe mbahej e mbyllur bashkë me vajzën nga bashkëshorti i saj, Aurel Kurti. Ky i fundit ka reaguar nga burgu, pasi është arrestuar ditën e sotme. Ai ka mohuar së fundmi që e ka mbajtur bashkëshorten e tij të burgosur, duke thënë se ai ishte acaruar për faktin se 22-vjeçarja i kishte kërkuar të transferoheshin në Angli
26 Shtator 2023, 15:30 -
Yanis Varoufakis: Kapitalizmi ka vdekur, tani kemi diçka shumë më të keqe
Fakti që fundi i botës ndihet pak më afër këtu se sa në disa vende, mund të mos jetë rastësi që Varoufakis ka shkruar një libër të ri të quajtur Teknofeudalizmi: Çfarë e vrau kapitalizmin. Libri arrin në përfundimin se kapitalizmi është zëvendësuar me diçka edhe më të keqe. Jo revolucioni i lavdishëm socialist që parashikoi heroi i tij Marksi. As ndonjë mutacion i ri i kapitalizmit, siç është ai i detajuar nga Shoshana Zuboff në bestsellerin e saj të befasishëm të vitit 2019, Epoka e Kapitalizmit të Mbikëqyrjes. Tani jemi në skllavëri, argumenton Varoufakis, ndaj çifligjeve të zotërinjve globalë, si “Lord Zuckerberg” i Facebook dhe Musk i X
26 Shtator 2023, 14:41 -
Një sipërmarrës merr partinë Syriza në Greqi! Kush është biznesmeni greko-amerikan që do drejtojë të majtën
Stefanos Kasselakis, një sipërmarrës greko-amerikan ka dalë fitues nga gara për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në Greqi, Syriza, e cila deri të dielën drejtohej nga Tsipras. Biznesmeni premton lehtësim drastik të taksave për sektorin privat dhe publik, ndarjen e kishës nga shteti, reformat në drejtësi, shtetësi për fëmijët emigrantë të lindur dhe rritur në Greqi dhe legalizimin e martesave të të njëjtit seks
25 Shtator 2023, 16:28 -
Greqiciteti i një censusi
Nëse lexojmë me kujdes pyetësorin e censusit vërejmë shumë lehtë se e dhëna e parë delikate është popullsia. Mes 187 pikave, ajo 166, 168, 169 janë më të rëndësishmet. E para, 166, bën fjalë për identitetin etnik. Në pyetësor shkruhet: Me çfarë identiteti etnik identifikohet -Emri-?
25 Shtator 2023, 09:57 -
Eksportimi i djathit shqiptar në ShBA në vitet 20-30-të: konkurrenca me tregtarët grekë
Në këtë periudhë marrëdhëniet tregtare me ShBA-në zinin vendin e tretë pas Italisë dhe Greqisë, me të cilat vëllimi i shkëmbimeve ishte tepër i lartë, për shkak të afërsisë gjeografike dhe orientimit të politikës së jashtme të shtetit shqiptar
25 Shtator 2023, 08:28