-
PD në mbështetje të Metës në tubim...Gazment Bardhi dhe Sait Dollapi me FRPD nisen drejt bulevardit
Të rinjtë e FRPD-së të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi janë nisur drejt Bulevardit 'Dëshmorët e Kombit', në tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta. Bardhit i është bashkuar edhe sekretari organizativ në PD, Sait Dollapi, ish-deputeti Endri Hasa. Sa i përket kryedemokratit Lulzim Basha nuk dihet ende se kur do t'i
2 Mars 2020, 16:40 -
'Unë jam Kushtetuta';' Stop dictatorship' 'Japin jetën për liri'...Në tubim jo vetëm flamuj kuqezi, të rinjtë shpalosin edhe pankarta
Përveç flamujve kuqezi, siç presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar që do ketë në tubimin e thirru prej tij, nuk do të mungojnë as pankartat. Me mbishkrime "Studentët bashkohen" "Stop dictatorship" "Unë jam Kushtetuta" disa të rinj i janë drejtuar Bulevardit 'Dëshmorët e Kombit'.&
2 Mars 2020, 16:35 -
Shirit kuqezi në krah...bëhen përgatitjet e fundit të tubimit të Metës! Gati tavolina ku do firmoset 'dekreti i rëndësishëm'
Shirita kuqezi në krah do të jetë simbol i këtij manifestimi të thirrur këtë 2 mars nga Presidenti Ilir Meta. Kur kanë mbetur më pak se një orë, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" po bëhen përgatitet e fundit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka bërë një panoramim të asaj që ofrohet
2 Mars 2020, 16:14 -
Me kushtetutën e një buqetë mimozash në duar, Meta thirrjen e fundit për shqiptarët para tubimit (VIDEO)
Me kushtetutën dhe me një buqetë me mimoza në duar, nga oborri i presidencës, kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë thirrjen e fundit ndaj shqiptarëve për tubimin sot para orës 17:00. "Kushtetuta e popullit po pret popullin e kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi. Mirësevini të gjithë
2 Mars 2020, 15:03 -
Katër orë nga tubimi i Metës vihet në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' podiumi i Besëlidhjes (FOTO)
Kur kanë mbetur rreth katër orë nga nisja e tubimit të presidentit Ilir Meta, organizatorët e tij, kanë vendosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", podiumin e fjalimeve ku dhe do të firmoset dhe ajo që ai e ka quajtur "Besëlidhje me qytetarët kundër grushtit të shtetit".
2 Mars 2020, 13:09 -
'Vatra është me Presidentin'! Meta poston deklaratën: Diaspora në SHBA, shtysë kryesore
Presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër postim në Facebook në lidhje me protestën që ka thirrur pasdite në orën 17:00. Kreu i shtetit ka publikuar një deklaratë, sipas tij të Federatës Panshqiptare n&
2 Mars 2020, 11:10 -
Postblloqe në Vlorë, Gjirokastër dhe Fushë Krujë para tubimit! Në fokus kontingjenti kriminal (VIDEO)
Policia e Vlorës ka ngritur një pikë kontrolli në hyrje të autostradës që e lidh me Fierin. Në fokus të kontrolleve janë personat problematikë apo të skeduar, që mund të kenë destinacion edhe protestën pasditen e sotme në Tiranë të thirrur nga presidenti Meta. Edhe në aksin Fushë Krujë- Durr&
2 Mars 2020, 09:45 -
Policia i jep leje Presidentit vetëm 2 orë leje për protestën, 1 mijë efektivë në gatishmëri
Policia e Shtetit i ka dhënë leje Presidentit Ilir Meta që të zhvillojë tubimin në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' pasditen e sotme për 2 orë, nga 17:00 deri në 19:00. Edhe pse kreu i shtetit u shpreh se i kërkoi drejtuesve të policisë sa më pak efektivë, pasi do t'i mbrojnë vetë institucionet me aktivis
2 Mars 2020, 09:20 -
2 orë tubim/ Meta: Pas 15 marsit firmos shpërndarjen e parlamentit!...Kërcënon të mësyjë Kuvendin nëse 'dekreti nuk merret seriozisht' (VIDEO)
Në përmbyllje të tubimit prej 2 orësh që kaloi pa incidente, Meta mori vetë në dorë flamurin amerikan dhe paralajmëroi se pas 15 marsit, kur të miratohet reforma zgjedhore, do të firmos në të njëjtën mënyrë, para popullit, dekretin për shpërndarjen e parlamentit, që sipas tij është ilegjitim. Meta kërcënoi se nëse ky dekret nuk merret në konsideratë nga grushti i shtetit (sipas tij mazhoranca), dhe nga ndërkombëtarët (i quajti organizatë mafioze), do ta firmosë atë dekret në mes të parlamentit.
2 Mars 2020, 07:23 -
Presidenca nis përgatitjet në Bulevard për 2 marsin...çfarë pritet të firmos nesër Meta para popullit (FOTO)
Presidenca ka nisur përgatitjet për tubimin e nesërm që pritet të nisë në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe të përfundojë në orën 19:00, të paktën referuar deklaratës së bërë nga kreu i shtetit Ilir Meta.
1 Mars 2020, 22:37 -
Shpëtojeni këtë familje, nga halli i madh që iu ka rënë sipër!
Në mënyrë që të zgjidhet halli i kësaj familjeje politike të korruptuar dhe dëmsjellëse nevojitet që Ilir Meta të shkarkohet si President, OFL-ja t’iu dorëzojë të dy bashkëshortëve formularët dhe, pastaj, të tjerat vijnë vetvetiu. Nuk mund të mbahet Shqipëria peng e hallit të një familjeje, të miqve dhe sivëllezërve të saj moralë e politikë. Tridhjetë vjet janë tepër për të livadhisur mbi shpinën e shqiptarëve.
1 Mars 2020, 13:17 -
Gjikondi në Report Tv: Gjuha fyese e Kryemadhit ndaj grave e përsëritur! Gjonaj të bëhet shembull dhe të ngrejë padi
E ftuar në hapësirën e të ftuarit në edicionin qendror, aktivistja Brizida Gjikondi nuk ka qenë dakord as me reagimin që disa shoqata kanë bërë ditën e sotme, me argumentin se nuk ishte një reagim për rastin, por shumë i përgjithshëm.
25 Shkurt 2020, 19:22 -
Periferi
Ofendimet, kollaj të kritikohet Kryemadhi, s'preket nga shoqatat Berisha
Nuk është e rastit që shoqatat e grave ngrenë zërin dhe kërkojnë “t’i mbyllet goja” një gruaje si Monika Kryemadhi. Eshtë më e lehtë dhe më e kollajtë me të. Një burri si Sali Berisha, janë të paktë ata që guxojnë t’i thonë se ç’duhet të bëjë. Sidomos të mbyllë gojën ndaj ofendimeve dhe sharjeve vulgare për këdo. Frika ndaj tij ende ekziston.
25 Shkurt 2020, 17:33 -
Kryemadhi e nis ditën me vogëlushen e Klajda Gjoshës: Nuk ka më të shtrenjë se buzëqeshja e fëmijëve
"Sot e nisa ditën me Klajdën dhe vajzën e saj Greis. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. Janë motivi për të mos u ndalur! Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptarë", shkruan Kryemadhi.
21 Shkurt 2020, 10:45 -
Ndihmat për tërmetin/ Kryemadhi: 885 mln euro kredi që do t’i paguajnë shqiptarët! Qeveria e paaftë, do i vëzhgojmë (VIDEO)
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka nisur me një mesazh falenderimi fjalën e saj për ndihmat e dhuruara për Shqipërinë për të nisur rindërtimin pas tërmetit, teksa shton se nga tani e tutje fillon përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë.
18 Shkurt 2020, 10:11 -
Greva në Ballsh, Kryemadhi letër ministrisë: E lejuat me vetëdije agravimin, paguani punëtorët! Prokuroria të hetojë
Sipas kryetares së LSI-së, agjencitë e shtetit që duhet të bënin monitorimin e kanë lënë agravimin e kësaj situate me vetëdije duke shkelur të drejtat e punonjësve.
16 Shkurt 2020, 19:10 -
Luan Rama: Socialistët na thonë 'shpëtojeni Fierin se e kanë kapur nga fyti'...duan ta bëjnë shtetin 'KÇK' (VIDEO)
Nënkryetari lëvizjes socialiste për integrim Luan Rama, gjatë fjalimit të tij në takimin e strukturat, ka komentuar ligjin e ndryshuar, ku i hiqet betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidentit. Ai tha se kjo nuk ka të bëjë me "luftën personale" me Ilir Metën, por për të kapur presidencës dhe
15 Shkurt 2020, 17:56 -
Kryemadhi nga Fieri: Opozita ka faj për largimin e të rinjve...u treguam indiferente ndaj Ramës, 'vrasësit të punësimit'
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në Fier. Në fokus të saj është punësimi dhe largimi i të rinjve, ku fajtor kryesor bën kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan "vrasës të punësimit". Ajo bën fajtore edhe opozitën, sipas së cilës është treguar indiferente dhe nuk i ka ushtruar mjaftueshëm presion kreut të qeverisë për premtimet e pambajtura.
15 Shkurt 2020, 17:19 -
Panariti në Report Tv: Nëse s'pranohen propozimet tona në tryezën e Reformës Zgjedhore u rikthehemi protestave
Ish-ministri dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti paralajmëroi shumicën se nëse nuk pranon propozimet për reformën zgjedhore, kryesorja qeveria teknike, atëherë do t'u rikthehet protestave. I dorëzuar për ndryshimin e sistemit, ish-deputeti e pranoi se në tryezën e reformës u ulën për shkak të presionit të ndërkombëtarëve. I pyetur se cilin zgjedh në drejtimin e LSI-së mes presidentit aktual, ish-kryetar i LSI-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, Panariti u shpreh se "Kryemadhi është në kohën dhe momentin e duhur, Meta e mbylli kontributin e tij".
13 Shkurt 2020, 19:06 -
Pas Kryemadhit, Yuri Kim takon Rudina Hajdarin dhe Ralf Gjonin...në fokus Reforma Zgjedhore
Pasditen e sotme, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me dy deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonin. Siç bën të ditur, Hajdari në fokus të takimit ishte Reforma Zgjedhore."Sot pata kënaqësinë të takohesha me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj
11 Shkurt 2020, 20:06 -
Fushata 'amerikane' e Monikës
"Ndërsa presidenti PE-së David Sassoli ngjiste shkallët e selisë së Partisë Demokratike për të zhvilluar takimin e rradhës me ish-opozitën, vendin e kryetares së LSI-së në atë takim e kishte zënë Klajda Gjosha. Kjo për faktin sepse Monika Kryemadhi sipas burimeve nga partia e saj “gjendej në SHBA, për një vizitë pune”.
5 Shkurt 2020, 20:13 -
Kryemadhi takon ambasadorin Richmond: Ta bëjmë Shqipërinë vend më të sigurt për fëmijët dhe gratë
Ajo është shprehur se është e bindur mbi partneritetin SHBA-Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për gratë dhe fëmijët, duke siguruar mbështetje për viktimat dhe për të kapur çdo trafikant.
5 Shkurt 2020, 15:00 -
Dita e dytë në Shqipëri/ Presidenti i PE-së në selinë e PD-së, Basha: Po bëjmë gjithçka që të hapen negociatat (VIDEO)
Ditën e djeshme Sassoli takoi Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare, teksa mbajti edhe një fjalim përpara deputetëve.
4 Shkurt 2020, 07:37 -
Ambasadorja e SHBA-së bën bashkë në koktej demokratë dhe socialistë: Kam tre prioritete në Shqipëri! Meta dhe Ruçi trokasin gotat të buzëqeshur
Ambasadorja e re e SHBA-së në Shqipëri në prezantimin përballë politikës shqiptare në një koktej shpalosi tre prioritetet, ndërsa ka përgëzuar edhe opozitën jashtë parlamentare për uljen në tryezë për reformën zgjedhore. "I përgëzoj partitë e opozitës jashtë kuvendit që gjetën një mënyrë për të ecur përpara me reformën zgjedhore, dhe i përgëzoj ata brenda në kuvend që u siguruan që në tryezë të kishte gjithmonë hapësirë për dialog të hapur" tha ajo. Kim u shpreh se 2020-ta do të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, i mbushur me sfida por edhe mundësi. Ambasadorja kishte një thirrje edhe për drejtuesit shqiptarë: Demonstroni udhëheqësi të vërtetë.<
30 Janar 2020, 16:58