-
Kosova & Rajoni
Serbia ndalon sportistët e Kosovës në kufi
Zyrtarët e Komitetit Olimpik të Kosovës, thanë se ekipi përfaqësues i boksit nuk po lejohet të hyjë në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që mbahet në Beograd. Sipas tyre, për herë të tretë brenda dy ditësh, sportistëve të Kosovës po u ndalohet hyrja në Serbi.
25 Tetor 2021, 00:28 -
Kosova & Rajoni
Brnabiç bën deklaratën e fortë: Kishin planifikuar gjithçka prej kohësh për vrasjen e Vuçiç
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se ka pasur një plan për vrasjen e presidentit Aleksander Vuçiç dhe se ishte planifikuar të ndodhte gjatë zbulimit të monumentit të Stefan Nemanjës, që u bë më 27 janar të këtij viti në Beograd.
24 Tetor 2021, 15:16 -
Politikë
‘Ballkani i Hapur’, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Vuçiç po luan me dy standarde, do të krijoj projektin e ‘botës serbe’
Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në parlamentin serb të Luginës së Preshevës thotë se për Ballkanin e Hapur, Serbia po luan me dy standarde, një ku Aleksandër Vuçiç tregohet paqedashës dhe nga ana tjetër përmes eksponentëve të tij nis projektin e ‘botës serbe’
23 Tetor 2021, 11:53 -
Kosova & Rajoni
‘Bota serbe’, një koncept që po e nervozon rajonin
“Bota serbe” u përmend si koncept për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë në Ballkanin Perëndimor ka pasur paralajmërime se ajo frazë rikujton aspiratat e politikës zyrtare serbe që pati rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.
21 Tetor 2021, 22:48 -
Kosova & Rajoni
Çështja e targave mes Kosovës dhe Serbisë, nis takimi i grupeve të posaçme të punës në Bruksel! Lajçak: Pres zgjidhjen brenda 6 muajsh
Ditën e sotme ka filluar në Bruksel takimi i parë i grupit të punës për çështjen e targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Lajmin e ka bërë me dije, i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se brenda 6 muajsh pret që t’i paraqesin zgjidhje konkrete.
21 Tetor 2021, 13:07 - Kosova & Rajoni
- Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
Skandali i zyrtares së arrestuar serbe, dalin fotografitë intime që ia kishte dërguar nga zyra një ministri
Ish-sekretarja e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Diana Hrkaloviq, e arrestuar tashmë, i kishte dërguar një ministri, në atë kohë një prej politikanëve më të fuqishëm në Serbi, fotografi të saj intime nga zyra ku ajo punonte
19 Tetor 2021, 10:31 -
Kosova & Rajoni
Vuçiç: Perëndimi të mos mbështesë veprimet e dhunshme të autoriteteve të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje vendeve perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe, që të përmbahen nga mbështetja e “veprimeve të dhunshme të autoriteteve të Prishtinës”, siç ishin ato në veri të Kosovës.
17 Tetor 2021, 17:24 -
Kosova & Rajoni
'Kosova, zemra e Serbisë', protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Beograd! Thirrje fyese ndaj kombit shqiptar
Forca të shumta policore nuk i lejuan djathtistët t'i afroheshin Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, ku u përpoqën të protestojnë në mbështetje të serbëve në Kosovë.
16 Tetor 2021, 21:20 -
Kosova & Rajoni
‘A do e nënshkruanit pavarësinë e Kosovës’, përgjigjet kryeministrja e Serbisë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës. Brnabiç ka thënë vetëm “Jo”, në përgjigjen e dhënë për gazetarët. Sipas saj, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është një kusht për rrugëtimin evropian të Serbisë, por thjesht duhet të zgjidhen konfliktet.
16 Tetor 2021, 19:17 -
Kosova & Rajoni
Kurti: Njohja e pavarësisë se Kosovës, e vetmja alternativë për zgjedhjen e konflikteve me Serbinë
Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vetmja alternativë për të zgjidhur konfliktin Serbinë. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi në Prishtinë ku priti delegacionin e eurodeputetëve.
16 Tetor 2021, 18:29 -
Kosova & Rajoni
Ish-ambasadori i parë amerikan në Tiranë, Christoher Hill pritet të emërohet në Serbi! Njeri i besueshëm i Biden dhe mik i shqiptarëve
Nominimi i diplomatit, Christoher Hill, për ambasador të ri amerikan në Serbi, është një sinjal se presidenti amerikan, Joe Biden, po dërgon në këtë vend një njeri të besueshëm.
16 Tetor 2021, 11:49 -
Kosova & Rajoni
Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë
Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017. Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviç – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviç përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt
16 Tetor 2021, 07:55 -
Kosova & Rajoni
Gazeta austriake 'Der Standard': BE e hutuar në Ballkan! Postimet e Josep Borrellit duket se po i shkruan Beogradi
Gazeta austriake “Der Standard” ka kritikuar ashpër qëndrimin e Bashkimit Europian për reagimin ndaj tensioneve në Veri të Kosovës. Duke u fokusuar në një reagim të kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, “Der Standard” shkruan se postimet e tij janë tronditëse sa duket sikur ia shkruan Beogradi.
15 Tetor 2021, 21:19 -
Kosova & Rajoni
Përplasje Kosovë-Serbi në Këshillin e Sigurimit të OKB, Osmani: Vuçiç si Millosheviç! Ministri i jashtëm serb: Çohu në këmbë se është edhe presidenti yt
Përplasje të ashpra mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, kanë shoqëruar takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB. Presidentja Vjosa Osmani e ka krahashuar homologun Vuçiç me Millosheviçin. Ndërsa ministri i Jashtëm serb riktheu akuzat ndaj Hashim Thaçit për trafik organesh, duke e quajtur “Kasap të Ballkanit”.
15 Tetor 2021, 19:42 - Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
Trazirat në veri të Kosovës, Kurti: Operacionin anti-kontrabandë e urdhëruan një gjykatës dhe një prokuror serb! Gabim të nacionalizojmë luftën kundër krimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se aksioni anti-kotrabandë dje në veri të Kosovës, tha se është urdhëruar përkatësisht nga një gjykatës serb dhe nga një prokuror serb. Madje sipas tij shumë policë kanë qenë serbë. Kurti u shpreh qartësisht se është gabim të nacionalizojmë ose politizojmë luftën kundër krimit të organizuar
14 Tetor 2021, 12:05 -
Kosova & Rajoni
Samiti në Beograd, DW: Në njërën anë flitej për paqen në tjetrën shiteshin armë! Po shndërrohet Vuçiç në një Tito të vogël?
Përfaqësuesit e Vendeve të Paangazhuara u mblodhën në Beograd. U zgjuan kujtimet, u kujtua koha e Titos dhe Luftës së Ftohtë. Po shndërrrohet Vuçiç në një Tito të vogël?
14 Tetor 2021, 09:25 - Kosova & Rajoni
- Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
Serbia dhe Bosnja marrin lajmin e keq: Çmimi i energjisë do të rritet 70-135%
Kompanitë në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi kanë marrë njoftimin nga furnizuesit e tyre se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 70-135 përqind. Nëse çmimet e reja bëhen realitet, kompanitë do të duhet të ulin prodhimin, të pushojnë punëtorët dhe të rrisin çmimin e mallrave dhe shërbimeve që shesin në treg
12 Tetor 2021, 15:29 -
Kosova & Rajoni
Hapet panairi i armëve, Vuçiç: Serbia do të vazhdojë të forcojë ushtrinë e saj, në botën e interesave nuk ka mëshirë për të dobëtit
Në Serbi është hapur ditën e sotme panairi Ndërkombëtar i Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake ‘Partner 2021’. I pranishëm ishte edhe presidenti Aleksandër Vuçiç i cili deklaroi se Serbia do të vijojë ta forcojë ushtrinë e saj.
12 Tetor 2021, 14:22 -
Kosova & Rajoni
Rritet çmimi i bukës në Kosovë, shtrenjtohet me 40 centë edhe nafta! Në Serbi dhe Bosnje çmimi i energjisë do të rritet 70-135%
Rritja e çmimeve është ndjerë edhe në Kosovë, ku buka shitet me 40 centë në disa furra, nga 35 centë që ka qenë më parë. Një rritje çmimesh kanë pësuar edhe produktet e tjera si mielli, vaji e sheqeri. Një tjetër shqetësim që është ngritur nga qytetarët është edhe rritja e çmimit të naftës, e cila gjatë javëve të fundit ka pësuar një rritje prej 40 centësh.
12 Tetor 2021, 10:42 -
Kosova & Rajoni
Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze në SHBA, shqetësim për veprimet e Serbisë
Organizatat dhe veprimtarët nga këto komunitete shprehin alarmin për atë që ata e quajnë rritje të “militantizmit të qeverisë së Serbisë” ndaj Kosovës, por gjithashtu edhe ndaj Bosnje -Hercegovinës dhe Malit të Zi.
12 Tetor 2021, 07:50 -
Kosova & Rajoni
Vuçiç: Dialogu me Kosovën nuk ka alternativë
Në Beograd të Serbisë po mbahet samiti dyditor që shënon 60-vjetorin e konferencë së parë të Lëvizjes së të Painkuadruarve me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të më shumë se 105 vendeve dhe nëntë organizatave ndërkombëtare. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fjalën e tij hyrëse tha se bashkëpunimi ndërkombëtar është e vetmja rrugë për mirëqenien dhe përparimin e njerëzimit.
11 Tetor 2021, 11:47 -
Kosova & Rajoni
Ministri i Jashtëm rus në Beograd: Pranojmë çdo zgjidhje me Kosovën që i përshtatet Serbisë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas një takimi që zhvilloi në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se shteti i tij është i angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, duke shtuar se një zgjidhje eventuale do të duhej të miratohej nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara
10 Tetor 2021, 22:44 -
Kosova & Rajoni
‘Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, aspiratë’, deklarata e Ramës shkakton ‘zhurmë’ në Beograd! Vulin i përgjigje kryeministrit: Vetëm ‘bota’ serbe i ndal
Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin dhe njëkohësisht Presidenti i Lëvizjes Socialiste i ka kthyer përgjigje kryeministrit shqiptar Edi Rama në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë
10 Tetor 2021, 18:28 -
Kosova & Rajoni
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Albin Kurti: E vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë është njohja nga Serbia
Në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillon punimet në Brdo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Deutsche Wellen u shpreh mbi rëndësinë që ka ky samit për Kosovën. Shpresoj që Bashkimi Evropian t’i mbetet besnik esencës së vet që është zgjerimi
6 Tetor 2021, 15:27 -
Kosova & Rajoni
Situata në veri, ministri i Brendshëm i Kosovës për Report Tv: E qetë, marrëveshja po zbatohet me përpikëri! Prioritet zgjidhja afatgjatë
Lidhur me situatën aktuale dhe zbatimi i marrëveshjes në terren ka folur për Report Tv, Ministri i Brendshme Xhelal Svecla. Ai theksoi se marrëveshja po zbatohet me përpikmëri dhe se janë “luftuar” tashmë të gjitha problemet që u shfaqën.
5 Tetor 2021, 13:52 - Kosova & Rajoni
-
Ekonomi
Renditja e rajonit, Shqipëria konkurron me ndërtimin, Serbia e Maqedonia e Veriut me industri
Sipas Komisionit Europian, ekonomia e Ballkanit Perëndimor u tkurr me 3.3% në vitin 2020, pas një rritjeje mesatare prej 3.6% në 2019-n. Pavarësisht rimëkëmbjes në 6-mujorin e dytë, rajoni u ndikua ndjeshëm nga përçarja e krijuar në pjesën e parë të vitit, pas vendosjes së kufizimeve në mbarë Europën.
3 Tetor 2021, 07:46 - Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
Tërhiqen Njësitë Speciale nga veriu i Kosovës, reagon SHBA: Përparim i mirë, KFOR i pranishëm në kufi për dy javë
I ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA në Kosovë, Nicholas Giacobbe, e ka mbështetur largimin e Njësisë Speciale dhe heqjen e barrikadave në veri të vendit. Giacobbe tha se me këtë veprim Kosova dhe Serbia janë duke e zbatuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE, ndërsa thekson se KFOR do jetë dy javë në kufi.
2 Tetor 2021, 18:54 -
Kosova & Rajoni
Eksperti amerikan: Serbia nuk e pranon rendin perëndimor! Vuçiç ka treguar se ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë e Kinës
Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor, thotë Edward Joseph, lektor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington. Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me qasjen e tij ndaj krizës në veri të Kosovës, ka treguar se Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës.
2 Tetor 2021, 16:44 -
Kosova & Rajoni
Nis zbatimi i marrëveshjes, Njësia Speciale e Kosovës fillon tërheqjen nga kufiri! Hiqen barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë
Pas 13 ditësh bllokim, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë larguar nga pikat kufitare të Jarinjës dhe Brnjakut, të cilat ishin vendosur aty që prej 20 shtatorit kur u mor vendimi nga qeveria e Kosovës për zbatimin e reciprocitetit të targave.
2 Tetor 2021, 16:22 -
Kosova & Rajoni
Flet kryetari i Mitrovicës veriore: U lirua një korsi, presim që gjithçka të shkojë sipas marrëveshjesh
Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoeviç deklaroi se në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel, sot kanë filluar lirimi i një korsive të rrugës në mënyrë q&a
2 Tetor 2021, 09:07 -
Kosova & Rajoni
Reciprocitetit për targat mes Kosovës e Serbisë, sot pritet zhbllokimi i dy pikave kufitare Jarinjë dhe Brnjak
Sot pritet të marrë fund bllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Brnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Largimi i barrikadave dhe Njësisë Speciale pritet të fillojë në ora 08:00 dhe të përfundojë jo më larg se në orën 16:00
2 Tetor 2021, 07:44 - Kosova & Rajoni
- Kosova & Rajoni