-
Plakja e popullsisë presion mbi skemën e pensioneve, rritet numri i përfituesve 6.5% në tre vitet në vijim, kosto 105 mln euro
Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vulnerabël prej rritjes së shpejtë të numrit të pensionistëve dhe rënien e fuqisë punëtore si një furnizues i sigurtë me kontribuues të ri një në skemë.
22 Tetor 2020, 08:08 -
Nga janari në shtator të ardhurat bien me 10.5% ose 290 mln euro më pak! Ministria e Financave: U mblodhën në total 307,8 mld lekë
Për shkak të pandemisë gjatë 9 muajve të ardhurat kanë rënë 10.5%. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për periudhën Janar-Shtator buxhetit i munguan 290 milionë euro, krahasuar me viti 2019.
16 Tetor 2020, 21:09 -
Miratohet pr/ligji për ‘Metrologjinë’! Shtohen kontrollet ndaj pompave të naftës dhe gazit për të shmangur shkeljet
Pompat e naftës dhe të gazit nëpër karburante do të kontrollohen disa herë në vit nëse kryejnë shkelje në sasinë e produktit që tregtojnë. Kuvendi miratoi projektligjin për metrologjinë që synon të garantojë më shumë siguri për qytetarët që blejnë karburant dhe gaz.
15 Tetor 2020, 20:55 -
-
Pushteti vendor rrit borxhet me 2.4 mld lekë! Financat 'harrojnë' vendosjen e administratorit
Në 6-muajit e parë të vitit pushteti vendor ka rritur detyrimet e prapambetura me 2.4 miliardë lekë. Për të ulur detyrimet Ministria e Financave nëpërmjet një udhëzimi në shtator të vitit 2019 paralajmëronte vendosjen e një administratori për menaxhimin e situatave. Ky udhëzim një vit më pas është harruar.
26 Shtator 2020, 14:32 -
Rritja e pagës minimale të shoqërohet me lehtësi fiskale për biznesin! Alban Zusi: Rrogat deri në 50 mijë lekë të mos tatohen
Nëse rritet paga minimale, duhet të ulet barra fiskale për biznesin. Kjo është kërkesa e sipërmarrësve pas njoftimit të kryeministrit për të mos pasur paga nën 30 mijë lekë. Ish-zëvendësministri i Bujqësisë Alban Zusi propozon ulje taksash për privatin si dhe pagat deri në 50 mijë lekë të mos tatohen.
26 Shtator 2020, 14:26 -
Sfidat dhe ngërçet e buxhetit në vit elektoral/ Fokus Shëndetësia, arsimi dhe rindërtimi! Shkurtim me 45% të deficitit
Buxheti i vitit 2021 që do të ketë prioritet shëndetësinë, arsimin dhe rindërtimin, do të bëhet publik në fillim të muajit tetor. Pjesë e të dhënave buxhetore do të jenë edhe rishikimi në ulje i të ardhurave që pritet të mblidhen nga Tatimi mbi fitimin dhe TVSH-ja.
25 Shtator 2020, 16:12 -
Rritja e pagës minimale, biznesi: Duhet të ishte konsultuar, shtohen kostot për privatin! Prençe: Të miratohen lehtësi fiskale
Bizneset kanë rezerva për rritjen e pagës minimale nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë. Sipas tyre ky vendim është i pa-konsultuar dhe ju rrit kostot, për këtë arsye biznesi fason, ai prodhues dhe eksportues kërkojnë të rishikohet politika fiskale.
24 Shtator 2020, 15:38 -
Frenohet largimi nga puna i punonjësve! Në gusht u punësuan 1460 persona më shumë
Frenohet largimi i punonjësve nga puna. Në muajin gusht sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore u rritën me 22 milionë lekë, e përkthyer në shifra 1460 të punësuar më shumë se në korrik.
18 Shtator 2020, 20:50 -
Rritet papunësia si pasojë e pandemisë! INSTAT: Nga dhjetori 2019 deri në qershor dolën 50 mijë të papunë
Bashkë me të papunët për shkak nga pandemia, numri total i të papunëve në vendin tonë deri në fund të qershorit, ka shkuar mbi 166 mijë. Sipas të dhënave të Institutit te Statistikave gjatë karantinës numri i të papunëve u rrit me 0.5% .
10 Shtator 2020, 18:15 -
Miratohet vendimi/ Brenda zonës së lejuar në Tiranë do të ndërtohet vetëm një kazino
Qeveria ka miratuar zonën ku mund të lejohet hapja e kazinove në Tiranë. Sipas vendimit, në zonën e lejuar në Tiranë nga rruga "Urani Pano”, tek rruga “Dedë Gjon Luli”, rruga “Ibrahim Rrugova”, Bulevardi “Zhan D’Ark”, dhe rruga “Xhorxh Ë. Bush”, do të lejohet vetëm një kazino.
9 Shtator 2020, 15:38 -
-
-
Firmat private larguan 27 mijë punonjës në pandemi! Sigurimet Shoqërore: Nga sistemi i kontribuuesve dolën 56 mijë persona
Sipas Institutit te Sigurimeve Shoqërore mbi 56 mijë punonjës kanë dalë nga sistemi i sigurimeve kurse vetëm biznesi privat ka larguar 27 mijë punonjës. Humbja e te ardhurave nga kontributet përllogaritet ne miliona euro.
4 Shtator 2020, 16:52 -
Pastrimi i parave rrit nismat e qeverisë, për 7 muaj u miratuan 2 ligje dhe një udhëzim
Pastrimi i parave ka rritur nevojën për ligje të reja që mbyllin të gjitha shtigjet që e lejojnë atë. Për këtë arsye Kuvendi ka miratuar 2 ligje për ta frenuar këtë fenomen. Ndërsa Ministria e Financave ka nxjerrë udhëzimin e ri, i cili konsiston në marrjen e informacioni të detajuar për përfituesit e transfertave ndërkombëtare.
26 Gusht 2020, 17:19 -
Qeveria kërkon kredi 80 mln $ nga BB! Ministria: Do të përdoret për përmirësimin e financave dhe monitorimin e PPP-ve
Qeveria kërkon përsëri borxh nga institucionet e huaja financiare. Ministria e Financave kërkon kredi prej 80 milionë dollarësh nga Banka Botërore me synim përmirësimin e financave publike si dhe forcimin e transparencës. Po ashtu do të forcohet edhe monitorimi nga Partneriteteve Publike e Private.
25 Gusht 2020, 14:57 -
Bizneset marrin vetëm 30% të fondit të garancisë sovrane 2
Bizneset kanë marrë vetëm 40% të fondit të garancisë sovrane 2 të vënë në dispozicion nga qeveria. Ministria e Financave thotë se deri më tani kredia është marrë nga 148 biznese nga 295 aplikime të bëra në total. Afati i fundit për të aplikuar është në fund të shtatorit 2020.
22 Gusht 2020, 15:09 -
Deti, klima, ushqimet...pensionistët italianë dhe nordikë gjejnë 'parajsën' në Shqipëri
Njësoj si në vitet ‘90 kur shqiptarët u dyndën në shtetin fqinj, për një jetesë më të mirë, italianët sot, për të njëjtin motiv, atë ekonomik, kanë zgjedhur Shqipërinë, për të kaluar moshën e pensionit.
18 Gusht 2020, 08:07 -
Nga 65.8% që ishte në fund të 2019, borxhi ka arritur në 80.02%! Rritet ‘barra’ për qytetarët
Borxhi publik i vendit shkon në 80, 02% të prodhimit të brendshëm bruto. Duke thyer edhe limitin e vendosur nga qeveria për këtë vit. Nga 9 miliardë euro që ishte në fund të vitit 2019, tashmë në 6 muaj ka arritur në 10.2 miliardë euro.
16 Gusht 2020, 20:35 -
