-
Banorët kërkuan uljen e fuqisë së shpërthimeve, a u kontrollua sasia e tritolit në guroren e Rrajave? Ministria e Brendshme dhe e Energjetikës japin lejet për lëndët plasëse
Policia e Krujës do të rinovohet nga e para pas dhunës së fisit Rraja ndaj banorëve të Borizanës. Megjithë denoncimet e tyre për dëmtimin e banesave nga shpërthimet në guroren e kushëririt të Rrahman Rrajës, subjektit nuk i është hequr leja për përdorimin e lëndëve plasëse. Autorizimi jepet nga ministria e Brendshme dhe e Energjitikës dhe dy dikasteret përgjigjen për kontrollin apo heqjen e lejes së dhënë.
9 Korrik 2023, 18:51 -
Sulmi i Rrajave, të hënën propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm! Balla pritet të marrë detyrën e re jo më vonë se 17 ditë
Taulant Balla do të jetë Ministri ri i Brendshëm, detyrë të cilën pritet ta marrë jo më vonë se 17 ditë që nga momenti i mbërritjes së shkresë-propozimit në zyrën e presidentit. Ngjarja e rëndë në Fushë-Krujë solli një serë ndryshimesh, përfshirë shkrirjen e komisariatit në zonë, dorëheqjen e një deputeti dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.
9 Korrik 2023, 18:09 -
Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Bardhi: Akti i Ramës, më i rëndë se ngjarja në Krujë! Në qeverinë e tij, emërohen ministra për të forcuar lidhjet me krimin
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ndryshimet në Ministrinë e Brendshme duke thënë se qeveria e Ramës merr vendime për të forcuar lidhjet me krimin e organizuar.
8 Korrik 2023, 20:51 -
Pas dhunës brutale të Rrajave për guroren, ministri Çuçi 5 orë takim me drejtorin e Policisë, Muhamet Rrumbullaku
Takimi që po mbahet në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë prej mëngjesit të sotëm vjen pas dhunës brutale të ushtruar nga fisi Rraja banorëve të zonës të cilët ishin ankuar për guroren e tyre në Borizanë të Krujës.
8 Korrik 2023, 11:52 -
Deputeti i PS propozon amnisti për armët e zjarrit! Bardhyl Kollçaku: 200 mijë armë në duart e qytetarëve
Ministria e Brendshme përjashton mundësinë e një amnistie për dorëzimin e armëve të zjarrit, pa bërë më parë një fushatë për ndërgjegjësimin e popullatës. Deputeti i mazhorancës Bardhyl Kollçaku tha se dorëzimi vullnetar mund të jetë një zgjidhje ndërkohë që 200 mijë armë janë në duart e popullatës.
5 Korrik 2023, 17:12 -
Qeverisja 10 vjeçare e PS, Ndreu: S’mund të pretendohet perfeksion! Me rendin duhet të kishte patur më shumë kujdes! Politika ta lërë policinë të punojë
Duke analizuar qeverisjen 10 vjeçare të Partisë Socialiste, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se nuk mund të pritet perfeksioni por theksoi se niveli i jetesës në vend është shumë më i mirë se një dekadë më parë.
28 Qershor 2023, 15:33 -
Diplomohen 200 studentë te Akademia e Sigurisë, Çuçi: Mos u përkulni përballë krimit! Po gabuat s’keni një shans të dytë për të rifituar integritetin
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 200 studentëve që i bashkohen Policisë së Shtetit dhe 400 të rinjve të tjerë që nisin shkollën në Akademinë e Sigurisë.
19 Qershor 2023, 16:53 -
Zv.ministri: Shqipëria ka nevojë për amnisti të re për armët, duhet parapërgatitje! Struktura e re e policisë, vëmendje krimeve kibernetike
Ministria e Brendshme e sheh të nevojshme një amnisti të re për dorëzimin vullnetar të armëve por nuk ka ende një draft dhe as një afat për zbatimin e saj. Në një tryezë të organizuar nga OSBE, zv/ministri Besfort Lamallari, tha se amnistia kërkon parapërgatitje për të pasur rezultat.
6 Qershor 2023, 19:19 -
Operacionet në kufi! Çuçi nënshkruan marrëveshjen me kreun e FRONTEX: Garantojmë respektimin e të drejtave të njeriut
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pritur sot në një takim kreun e FRONTEX, Hans Leijtens, me të cilin nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe Ministrisë së Brendshme mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në vendin tonë.
5 Qershor 2023, 17:22 -
Pasaportat dhe kartat ID do prodhohen nga 'IdentiTek', Çuçi: Do shohim nëse do ulim çmimet, jemi më fleksibël
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur për fleksibilitetin që mund të ketë për qytetarët ndryshimi nga kompani private në publike për prodhimin e pasaportave dhe kartave të ID.Çuçi u shpreh se me
27 Prill 2023, 09:31 -
Zgjedhjet, Çuçi: Do votojnë edhe ata të cilëve u skadon ID deri më 14 maj! Rishohim çmimin për kartën e identitetit, pasi t’i kalojë në dorë shtetit
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme shtyrjen e afatit të dokumenteve të qytetarëve shqiptarë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që të votojnë më 14 maj, ndonëse dokumenti i tyre ka skaduar aktualisht, ose mund të skadojë deri në datën e zgjedhjeve.
27 Prill 2023, 09:24 -
Qeveria miraton rregulla të reja për financimin e zyrave me qira të partive politike
Qeveria miraton rregulla të reja për financimin e zyrave me qira të partive politike. Ambientet s’duhet të jenë më të mëdha se 100 metër katror për selinë qendrore dhe 50 metër katrorë për zyrat lokale
20 Prill 2023, 20:56 -
Ikën Aleat, krijohet kompania publike ‘IdentiTek’! Prodhimi i pasaportave dhe kartave të identitetit i kthehet shtetit
Loina Prifti është drejtuesja e re e cila do të jetë në krye të institucionit që do të prodhojë pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit. Ky institucion nuk do të njihet më me emrin "Aleat", por "IdentiTek". Prifti pritet të marrë detyrën e re në datën 1 gusht, datë ku firmës private "Aleat" i përfundon kontrata për prodhimin e dokumenteve biometrike me shtetin shqiptar, të lidhur që në vitin 2008.
12 Prill 2023, 10:44 -
714 aplikantë konkurrojnë për 300 vende vakante/ Nis testimi për Akademinë e Sigurisë, Çuçi: Kemi ulur moshën mesatare të Policisë së Shtetit
Në Pallatin e Kongreseve ka nisur testimi për aplikantët në Akademinë e Sigurisë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka publikuar pamjet nga salla teksa shkruan se 714 aplikantë konkurrojnë për 300 vende vakante në Policinë e Shtetit.
5 Prill 2023, 12:14 -
Krifca me prodhuesit e bukës: Mbrojmë prodhimin tradicional, kontribut në punësim
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Prodhimit të Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive, në ambientet e MBZHR-së, ku diskutoi mbi ecurinë e këtij sektori, nevojat që ata kanë dhe vizionin për të mbështetur këtë industri
16 Mars 2023, 09:29 -
‘Ngrijnë’ strukturat vendore të Krimit Ekonomik, Rrumbullaku pezullon të gjithë drejtuesit: Nuk përmbushën pritshmëritë
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, në nivel qendror dhe vendor, në përgjigje të shqetësimeve dhe marrjen e masave të forta reaguese, duke veçuar 3 çështje kryesore, që lidhen me luftën kundër krimit ekonomik, masat antikanabis dhe mbarëvajtjen e procesit elektoral.
10 Mars 2023, 13:57 -
Bujqësia, 15 milionë euro investime për kullimin dhe ujitjen
Programi për menaxhimin e infrastrukturës dhe ujitjes në bujqësi mori 13.4 për qind të buxhetit total të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vitin e shkuar duke financuar kështu të paktën 43 objekte një pjesë e të cilave pritet të mbyllen këtë vit.
10 Mars 2023, 07:20 -
Ikën ‘Aleat’, Qeveria vendos krijimin e kompanisë shtetërore për prodhimin e pasaportave dhe kartave biometrike! I kushton buxhetit 20 mln lekë
Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e kompanisë shtetërore që do të prodhojë pasaportat dhe kartat biometrike. Ashtu siç është bërë me dije më parë, nuk do të jetë më Aleat-i i cili do të merret me prodhimin e pasaportave dhe kartave biometrike, por do t’i kalojë shtetit.
14 Shkurt 2023, 16:41 -
Peleshi: Vit i rëndësishëm për emergjencat civile! Financim 30 milionë eurosh nga qeveria italiane, mbështet strukturat vendore dhe qëndrore
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije projekt vendimin e qeverisë sa i takon planit për masat e marra për emergjencat civile. Ai tha se do të përdorej një fond shtesë prej 200 milionë lekësh për emergjencat civile. Ndërsa shtoi se qeveria italiane do të bëjë një financim prej 30 milionë eurosh p&am
1 Shkurt 2023, 13:42 -
BSH, Prokuroria e Policia marrëveshje kundër falsifikimit! Sejko: Në 2022 vetëm 343 kartëmonedha të falsifikuara! e vetmja monedhë që falsifikohet, 50 lekëshi
Nga 157 milionë kartëmonedha në qarkullim gjatë vitit 2022, vetëm 343 u identifikuan të falsifikuara, dhe ndikim në uljen e ndjeshme të numrit të falsifikuar, ka pasur hedhja në treg e prerjeve të reja nga Banka e Shqipërisë.
17 Janar 2023, 11:42 -
Veliaj uron 110-vjetorin e Policisë së Shtetit: Mirënjohje për punën e vyer në mbrojtje të qytetarëve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar 110-vjetorin e Policisë së Shtetit. Në një status në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “MIRËNJOHJE për punën e vyer, të gjithë atyre
13 Janar 2023, 17:20 -
110-vjetori i policisë në Berat, shpërndahen certifikata mirënjohjeje për 5 drejtues e efektivë të kësaj drejtorie
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ka festuar sot 110-vjetorin e krijimit të saj, në një aktivitet, ku janë bashkuar drejtues të institucioneve vendore, drejtues strukturash të policisë si dhe familjarë të punonjësve të policisë të vrarë në krye të detyrës ndër vite.Ka q&
13 Janar 2023, 11:54 -
110 vjet shtet policia e shtetit, Rrumbullaku: Efektivët s'janë vetëm përballë krimit! Zotohemi se do të rrisim cilësinë e shërbimit për t'i dhënë vendit stabilitetin që meriton
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka përmendur sakrificat dhe sfidat që kanë kaluar efektivët. Në fjalën e tij me rastin e 110-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, u shpreh se punonjësit e Policisë sot nuk gjenden përballë krimit, të vetëm m
13 Janar 2023, 10:39 -
Festë mes sfidave, policia e Shtetit ‘mbush’ 110 vjeç! Rrumbullaku- efektivëve: Kush na përbalt e përjashtojmë
Policia e Shtetit festoi këtë të premte 110-vjetorin e krijimit. Në të gjithë drejtoritë u mbajtën ceremoni, ndërsa kryepolici Muhamet Rrumbullaku vlerësoi punën e strukturës, përfshirë edhe ata që dhanë jetën në krye të detyrës
13 Janar 2023, 09:37 -
Fati i Ervis Martinajt, ministri: Policia e ka në vëmendje çdo ditë, s’ka shkop magjik të zbardh çështjet kaq shpejt
Një çështje që do duhet një shkop magjik për tu zgjidhur shpejt e ka cilësuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Ministri u shpreh se ka një punë të përditshme të policisë së shtetit lidhur me këtë çështje.
11 Janar 2023, 13:02 -
Ndihma juridike për qytetarët në nevojë, Manja: Do hapim zyra të reja edhe në vendet ku do mbyllen gjykatat që preken nga harta e re gjyqësore
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se qeveria do vijojë të mbështesë kategori të qytetarëve që nuk mund të asistojnë shërbime juridike në këmbim të parave. Manja u shpreh se edhe gjatë këtij viti ko ndihmë do jetë e pranishme por do hapen sportele të reja edhe në godina
11 Janar 2023, 12:32 -
Manja: Arritjet në 2022 na lehtësojnë për këtë vit! Nga miratimi i hartës së re gjyqësore te vakancat, ja cilat ishin sukseset sipas Ministrit të Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se arritjet dhe sukseset e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme ka lehtësuar punën për këtë vit. Pra objektiv mbeten vijimi i punës së nisur në vitin që lamë pas thekson Manja.“Miratimi i hartës së
11 Janar 2023, 12:16 -
Çuçi: Konfiskuam 24 mln euro asete kriminale! Krahasimi me kohën kur morëm qeverisjen, si nata me ditën
Statistikat e prezantuara në daljen për mediat, ku bëri një bilanc për vitin 2022 dhe objektivat për 2023, ministri i Brendshëm Beldi Çuçi, i bëri me vitin 2013, kohë kur morën qeverisjen.“Asete kriminale të konfiskuara sipas ligjit Antimafia, dhe nuk po marr këtu OFL, kemi 747 mijë euro në 2012
11 Janar 2023, 11:59 -
Çuçi: Do kemi binjakëzim të akademisë me Italinë, do ketë policë me cilësi evropiane
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, është shprehur se këtë vit është parashikuar binjakëzimi i akademisë së policisë së vendit tonë me atë të shtetin italian. Çuçi thekson se ky projekt është shumë premtues sa i përket cilësisë të policisë s&a
11 Janar 2023, 11:52 -
Çuçi njofton krijimin e kompanisë publike: Pasaportat dhe ID do të prodhohen nga shteti
Pasaportat dhe ID do të prodhohen nga shteti. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, cili pohoi se do të krijohet një kompani publike.“Pritshmëritë që kemi për 2023 e para është sfida për të marr në dorëzim të gjithë atë strukturë q&eum
11 Janar 2023, 12:47 -
Sulmet kibernetike, Çuçi: Investime 7.6 herë më shumë nga buxheti i shtetit në teknologjinë e policisë! Do të kemi mbrojtjen më të mirë
Sulmet kibernetike iraniane në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit ka bërë që Qeveria të rrisë në mënyrë të ndjeshme investimet për mbrojtjen në internet. Ministri i Brendshëm Çuçi dha disa detaje sot në konferencë për mediat.“Ne kemi bër&am
11 Janar 2023, 11:27 -
Çuçi: Ristrukturim të policisë kriminale në të gjithë vendin, sektorë të posaçëm në luftë me llojet më të rënda të krimeve
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka ndarë sot bilancin e vitit 2022 në policinë e shtetit dhe pritshmëritë me vitit 2023. Çuçi u shpreh se do të ketë një ristrukturim në drejtoritë e policisë në të gjithë vendit. Ministri sqaroi se do të ketë sektorë të veçuar n&am
11 Janar 2023, 11:18 -
‘2022-shi’ dhe projektet e këtij viti, Çuçi: Investime 7.6 herë më shumë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike! Vetting për zyrtarët? Manja: Ka mekanizma për ta
Në një konferencë të përbashkët për mediat, ministri i Brendshëm u shpreh se siguria kibernetike mbetet në vëmendjen më të madhe edhe në vitin 2023 duke marrë shkasë nga sulmi i paprecendentë kibernetik i vitit të kaluar nga hakerat iranianë. Ministri i Brendshëm është shprehur se do të ketë mbi 7.6 herë më shumë nga buxheti i shtetit në teknologjinë e policisë duke vënë theksin te mbrojtja e vendit.
11 Janar 2023, 11:09 -
Ministria e Brendshme, gati Agjencinë Kundër Terrorizmit! Projekt vendimi për ngritjen e agjencisë brenda katër muajve
Shqipëria brenda prillit do të ketë Agjencinë Kundër terrorizmit dhe Ekstremizmit. Agjencia do të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme, e cila është duke përgatitur kuadrin ligjor për krijimin, organizimin dhe funksionimin e kësaj strukture
10 Janar 2023, 14:44 -
Vijojnë punimet në Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Ministri i Brendshëm: Në këtë fazë janë rreth 400 të punësuar nga zona
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka inspektuar punimet në ndërtimin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Ministri shprehet se punimet po ecin me ritëm të lartë dhe se ky investim ka nisur të ketë një ndikim të madh në ekonominë e zonës.
18 Dhjetor 2022, 18:08 -
Çuçi: Shumë shpejt shoferët do njoftohen elektronikisht për shkeljet që bëjnë! Do rikthejmë kamerat e trupit për policët
Shumë shpejt një shofer do të njoftohet në mënyrë elektronike për shkeljet që ka bërë. Ka qenë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Duke marrë shkas nga përfshirja e efektivëve të policisë në ngjarje kriminale, rasti më i fundit ai me Lear Kurti, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka konfirmuar se do të rikthehen kamerat e trupit për patrullat e policisë. Çuçi theksoi se Policia do të investojmë 7.6 herë më shumë në teknologji!
14 Dhjetor 2022, 15:14