-
Rama: Në 3-4 vitet e ardhshme shikojmë për tregje në Turqi dhe Lindje të Mesme, s'jemi të detyruar të presim BE-në! Të hënën nis furnizimi me vaksina anti-COVID nga Pfizer
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është marrë konfirmimi që të fillojë furnizimi me vaksina anti-COVID nga Pfizer ditën e hënë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Korcës Rama ka treguar edhe 3 skenarët e vaksinimit anti-COVID.
30 Janar 2021, 09:29 -
Variantet e reja të COVID, nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën… dhe për gjitha vendet jashtë BE-së
Nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën dhe për gjitha vendet jashtë BE-së për të frenuar përhapjen e COVID. Për shkak të rritjeve të shifrave me COVID-19 dhe konfirmimit të variantit të ri Britanik dhe atij të Afrikës së jugut, Franca ka vendosur masa të reja bllokuese. Nga sot hyjnë në fuqi bllokimi dhe mbyllja e kufijve të Francës për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe vendin tonë.
30 Janar 2021, 08:26 -
Japonia e shqetësuar nga ndalimi i eksportit të vaksinave anti-COVID nga BE, ministri: Kjo mund të çojë në një lloj hakmarrjeje
Japonia është e shqetësuar nga një ndalim i eksporteve të vaksinave anti-COVID 19 nga vendet e BE. Një gjë e tillë sipas ministrit të Reformës Administrative Japoneze, Taro Kono, i cili është përgjegjës për nisjen e vaksinimit në vendin e tij, mund të bllokojë furnizimet në Japoni dhe mund të ketë pasoja globale.
30 Janar 2021, 08:14 -
KE konfirmon kontrollet e reja të eksportit të vaksinave COVID, firmat të kërkojnë leje përpara se ta shpërndajnë jashtë BE-së
Bashkimi Evropian ka konfirmuar kontrollet e reja të eksportit të vaksinave anti-COVID në vendet e unionit. Sipas rregullit të ri, firmat e vaksinave do të duhet të kërkojnë leje përpara se të furnizojnë doza përtej BE.
29 Janar 2021, 22:45 -
-
-
Gazetarja austriake bën libër për Shqipërinë: Brezi 'call center' dhe përçarje në shoqëri
Gazetarja austriake, Franziska Tschinderle ka shkruar një libër për Shqipërinë. Libri me titull “Nëpër Shqipëri”, u mor si bazë në një diskutim online për Shqipërinë me deputetë të Parlamentit Europian.
29 Janar 2021, 16:01 -
-
-
Përplasjet e BE me AstraZeneca, Belgjika dërgon hetuesit në vendin e prodhimit të vaksinës
Rregullatorët belg kanë nisur një hetim në vendin e prodhimit të vaksinave kundër Koronavuirusit nga kompania AstraZeneca me kërkesë të komisionit evropian, pas përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve pas deklaratave për vonesa në shpërndarje të tyre brenda BE.
28 Janar 2021, 15:07 -
Fushata e BE për të siguruar vaksinat: Burokraci e pafund dhe kontrata të këqija
Përpjekjet për të siguruar vaksinat në BE, kanë filluar t’i ngjajnë një vepre tragjikomike, ku ajo po ecën para vetëm sepse të gjithë konkurrentët e tjerë e kanë të pamundur ta sigurojnë atë. Vonesat në shpërndarjen e dozave të mjaftueshme, premtojnë një fiasko. Por pse ndodhi një gjë e tillë, vetëm pak javë pasi ka nisur fushata e vaksinimit?
28 Janar 2021, 10:33 -
BE-ja e revoltuar me kompanitë farmaceutike Pfizer dhe AstraZeneca/ Italia: Do të investojmë në zhvillimin e vaksinës sonë anti-COVID
Ditët e fundit Bashkimi Evropian është përfshirë nga një valë tensioni për sa i përket vonesës së shpërndarjes së vaksinave anti-COVID nga kompanitë farmaceutike me të cilat kanë lidhur kontrata. Ministri i Shëndetësisë Speranza, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë me dije se qeveria italiane do të investoj në “ReiThera”, kompania në Castel Romano e cila po zhvillon vaksinën anti-COVID në Itali.
27 Janar 2021, 17:04 -
Kreu i AstraZenecës, Soriot: Nuk po bëjmë padrejtësi! 17% të prodhimit të vaksinave anti-COVID në shkurt do të jenë për BE-në
Kreu i AstraZeneces, Pascal Sorio ka mbrojtur kompaninë e tij farmaceutike në lidhje me kritikat për vonesën e shpërndarjes së dozave të vaksinave anti-COVID në BE.
27 Janar 2021, 11:11 -
Virusi i rrezikshëm/Shqipëria embargo shpendëve nga 15 vende! Ministrja Ekonomi: Ndalimi në koordinim me BE-në
Ministria e Bujqësisë ka vendosur ndalimin e importin të shpendëve dhe nënproduktet e tyre nga 14 shtete për shkak të sëmundjes, ‘embargoja’ përfshin Gjermaninë, Kroacinë, Francën, Holandën etj. Vendimi pas sinjalizimit të BE-së.
26 Janar 2021, 15:27 -
-
Nis 'lufta' e vaksinave antiCOVID mes Londrës dhe Brukselit
Alarm në Britaninë e Madh, pas deklaratave të Bashkimit Europian për të kontrolluar eksportimin e vaksinave të prodhuara në territorin e unionit jashtë BE. Qeveria britanike ka frikë se mund të bllokohet dorëzimi i vaksinave pas vendimit të kompanisë AstraZenneca, për të limituar dorëzimin e vaksinave javën e kaluar.
26 Janar 2021, 11:52 -
-
Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Tri opsione për arritjen e kompromisit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Janë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK). Këtu përfshihet njohja e Kosovës nga Serbia, autonomia për serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Serbi si dhe shkëmbimi i territoreve. Ky grup thotë se deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të zgjidhte të gjitha çështjet kryesore sa i përket pavarësisë së Kosovës, megjithatë, rruga është e “turbullt, por edhe e ngushtë”.
25 Janar 2021, 13:14 -
Fushata e vaksinës për Covid-19, Ballkani Perëndimor ndihet i përjashtuar
Më 27 dhjetor të 2020, vaksinimi anti-COVID i qytetarëve ka nisur në BE me Pfizer.Të nesërmen, Komisioni Evropian miratoi një paketë prej 70 milion eurosh për Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar shtetet e rajonit të vaksinojnë më të rrezikuarit.
25 Janar 2021, 13:01 -
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio për vonesën e vaksinave anti-COVID: Kompanitë farmaceutike nuk po respektojnë kontratën, do të marrim masa ligjore
Italia do të marrë masa ligjore dhe do të rrisë presionin ndaj Brukselit në lidhje me vonesën e shpërndarjes së vaksinave anti-COVID Pfizer dhe AstraZeneca, ka deklaruar ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ditën e djeshme.
25 Janar 2021, 10:00