-
'Policia dhunë ndaj studentëve', Lleshaj në Komisionin e Medias: Nuk i komentoj videot, s'kam ardhur për të parë film
Ministri i Brendshëm i ka mohuar kategorikisht akuzat e kryetares së Komisionit të Medias dhe Edukimit, Albana Vokshit, se Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj studentëve protestues. Ai ka deklaruar, duke patur parasysh shtrirjen e protestave, se këto të fundit kanë shkuar shumë mirë pikërisht për shkak të mobilizimit të Policisë së Shtetit.
6 Shkurt 2019, 13:02 -
Akuzat për dhunë ndaj studentëve, Vokshi-Lleshajt në Komisionin e Medias: Nuk vjen sepse ka marrë urdhër nga Rama
Komisioni i Medias është rikthyer ditën e sotme vetëm me praninë e opozitës. Depuetet e PD-së i kanë bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt që të paraqitet në mbledhjen e Komisionit.
29 Janar 2019, 10:48 -
Ekspozita në Berlin, PD thirrje Kuvendit: Deklaroni mbarimin e mandatit të Ramës, ka shkelur Kushtetutën
Partia Demokratike i ka kërkuar Kuvendit, përmes deputetes Albana Vokshi, që të deklarojë mbarimin e mandatit të Edi Ramës si kryeministër, pasi sipas kësaj force politike, hapja e ekspozitës së Ramës në Berlin është në shkelje të hapur të ligjeve dhe Kushtetutës.
26 Janar 2019, 14:50 -
Anulimi i PPP për aksin Thumanë-Kashar, Vokshi: Rama u tall me studentët, fondet për 'Paktin' nuk parashikohen në buxhet
Deklaratës së ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukue se fondi 225 milionë euro i parashikuar për projektin do të vendoset në funksion të universiteteve të vendi, Vokshi iu përgjigj se kryeministri Edi Rama u tall me studentët.
21 Janar 2019, 15:33 -
Albana Vokshi thumbon Kreun e PS: Në PD forumet drejtuese i zgjedh anëtarësia, nuk i emëron Kryetari
Albana Vokshi përmes një postimi në Facebook shprehet se strukturat drejtuese dhe Kryesia e re u zgjodh përmes një gare të fortë dhe një procedure strikte transparente dhe thumbon Kreun e Partisë Sociliste Edi Ramën.
20 Janar 2019, 23:56 -
'Pakti për Universitetin', Vokshi: Shfaqje e shëmtuar e Ramës, nuk përmbushen 8 kërkesat e studentëve
PD vijon të sulmojë qeverinë 'Rama' në lidhje me "Paktin për Universitetin". Përmes deputetes së saj, Albana Vokshi, PD e konsideron paktin si mashtrim, pasi nuk përmbush kërkesat e studentëve, është antiligjore dhe shkel autonominë e institucioneve të arsimit e lirinë akademike që sanksionohet në Kushtetutë.
18 Janar 2019, 17:05 -
Paketa anti-shpifje/ Vokshi letër ndërkombëtarëve: Projektligjet e qeverisë, kërcënim për lirinë e medias në vend
Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Mediave, i ka dërguar një letër zyrtare komisionerit Johannes Hahn, eurodeputetëve Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein. Vokshi thotë se projektligjet e qeverisë janë hartuar pa asnjë transparencë dhe konsultim me grupet e interesit apo gazetarët
6 Janar 2019, 17:43 -
Paketa antishpifje, PD: Rama kërcënon me gjoba dhe mbyllje portalet, gazetarët të ngrihen në protestë
Partia Demokratike deklaron se kryeministri Edi Rama përmes draftit të paketës antishpifje po kërkon që të kapë mediat duke kontrolluar gjithçka. Albana Vokshi theksoi sot në një deklaratë për mediat se ‘Kjo paketë e censurës mediatike, është arsyeja që Rama po bën cdo përpjekje të kapë edhe Bordin e AMA-s duke shkarkuar në mënyrë antiligjore një nga anëtarët përfaqësues të opozitës në të’.
23 Dhjetor 2018, 11:43 -
'Kush po kërkon negociata?', Vokshi: Ramës i ka hasur 'sharra në gozhdë', studentët nuk duan lëmoshë
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e komenton postimin e pasdites së sotme të kryeministrit Edi Rama në "Twitter" si dëshmi të tërbimit që po ndjen ai karshi studentëve të vendosur, të cilët, sipas saj, kërkojnë vetëm të drejtat e tyre.
9 Dhjetor 2018, 21:04 -
Vokshi 'çon' protestën në EPP Women: Në asnjë vend europian 1 km rrugë nuk kushton 20 milion euro
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi mori pjesë këtë të hënë në Forumin e Grave të Partive Popullore Europiane, të zhvillluar në Lubjanë ku shprehu shqetësimin se vitet e fundit është thelluar dhuna ndaj grave duke sjellë cënimin flagrant të të drejtave të njeriut.
26 Nëntor 2018, 15:04 -
Dosja 339/ PD akuza Dakos: Rama ka kyçur provat për masakrën elektorale në Durrës. Kryebashkiaku: Padi edhe për Vokshin, zonjë gënjeshtare
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako deklaroi sot se do të ngrejë padi për shpifje ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi, pas akuzave që kjo e fundit bëri ditën e sotme nga selia blu. Vokshi tha se kryeministri Edi Rama, po mban kyçur në zyrat e prokurorisë provat në lidhjen me dosjen ‘339’, që sipas PD dërgojnë në burg Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon për krim elektoral.
10 Nëntor 2018, 16:05 -
Vokshi letër kreut të AKEP: Pezullo urdhrin për regjistrimin e portaleve, është i paligjshëm
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i ka dërguar një letër publike kreut të AKEP, Ilir Zela, të cilit i ka kërkuar që të pezullojë urdhrin për regjistrimin e portaleve në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe publikimin e nipt-it.
18 Tetor 2018, 11:23 -
‘Xhisiela’, PD akuza qeverisë: Vajza dhe familja nuk janë marrë në mbrojtje, Rama në krah të kriminelëve
Deputetja demokrate Albana Vokshi, ka thënë se djali i deputetit po mbrohet nga qeveria, ndërkohë që Xhisiela Maloku dhe familja e saj, ende nuk janë marrë nën mbrojtjen e shtetit.
30 Shtator 2018, 13:42 -
Surprizon demokrati Salianji: Do martohesha me Jozefina Topallin (Video)
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në Shiko Kush Luan, gjatë një loje të zhvilluar ka thënë se nëse do ti duhet të zgjidhte një nga 3 gratë, Albana Vokshi, Monika Kryemadhi dhe Jozefina Topalli, do të martohej me ish-kryeparlamentaren.
29 Shtator 2018, 22:29 -
REPLIKAT/ Artistët e aktivistët sulmojnë deputetët e PD-së: Jeni të paguar. Albana Vokshi: Unë s’bëj pjesë tek të paguarit
Ditën e sotme një grup artistësh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile, si dhe anëtarë të opozitës janë mbledhur në diskutim për hapat që do të ndiqen për çështjen e Teatrit Kombëtar.
18 Shtator 2018, 20:38 -
Teatri/ Debatet në ‘Veprimtarinë Prodhuese’, Balla: Opozita se ka lexuar kurrë rregulloren, s’ja ka haberin
Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, një reagim ka ardhur edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
18 Shtator 2018, 20:54 -
Ligji për Teatrin, ‘Veprimtaria Prodhuese’ voton amendamentet, debate mes Vokshit dhe Shalsit
Partia Demokratike dhe aleatët thyejnë bojkotin e Kuvendit pas më shumë se dy jave. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur mesditën e sotme të marrë pjesë në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.
18 Shtator 2018, 14:10 -
Teatri/ PD i përgjigjet Shalsit, Vokshi: Jemi kundër çdo ligji që prek pronën publike, KE e vërtetoi klientelizmin
Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka përsëritur sot qëndrimin e demokratëve se PD është kundër çdo ligji që prish godinën e Teatrit Kombëtar dhe prek pronën publike.
12 Shtator 2018, 15:53 -
Vokshi: Arsimi në gjendje të rëndë, 133 mijë nxënës kanë braktisur shkollat
Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, është shprehur se 133 mijë nxënës kanë braktisur shkollën pasi shumica e shqiptarëve po largohen jashtë vendit dhe si pasojë shumë shkolla janë mbyllur.
5 Shtator 2018, 16:00 -
Kërcënimi i gazetarit të Report Tv, reagon Vokshi: Agresori u la i lirë, Julian Shotës i rrezikohet jeta
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Albana Vokshi ka reaguar në një status në faqen e saj në Facebook pas kërcënimit të gazetarit të Report Tv në Fushë Krujë, Julian Shota dhe lirimit të agresorit nga policia.
4 Shtator 2018, 20:16 -
Libra falas për nxënësit, PD: Farsë e Ramës, prindërit do paguajnë shumë më tepër (Dokumenti)
PD deklaron se librat u janë dhënë nxënësve në përdorim dhe nuk u janë falur, që do të thotë, sipas selisë blu, se prindërit do të paguajnë shumë më tepër në rast se një libër dëmtohet.
2 Shtator 2018, 21:30 -
PD: Tenderat korruptive të Ujësjellësit, rrisin disa herë çmimin e ujit në Tiranë
Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka vijuar akuzat ndaj kreut të Bashkisë, Erjon Veliajt. Vokshi thotë se PD disponon të dhëna se vendimi i Ujësjellësit të Tiranës është korruptiv.
1 Shtator 2018, 16:47 -
Vokshi i përgjigjet Veliajt: Je përgjegjës për zjarret në çerdhe, po rrezikohet jeta e fëmijëve
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës Veliaj, i cili i bëri apel opozitës që të jenë në anën e zjarrfikësve dhe jo të atyre që vendosin qëllimisht zjarre në këto ambiente.
25 Gusht 2018, 15:30 -
Akuzat nga PD: Do anulojmë koncesionet! Qeveria përçmoi mësuesit
Deputetja Vokshi ka paralajmëruar gjatë një deklarate për shtyp anulimin e çdo konçesioni, duke pasur me prioritet atë të check-up-it. Nga ana tjetër me anë të një statusi në Facebook edhe Boçi ka folur mbi pagat e mësuesve.
28 Korrik 2018, 14:25 -
Tensione tek “Media”, Vokshi: Dëftesat s’janë shpërndarë! Nikolla: Ua kemi dhënë atyre që ikin jashtë
Debate sërish në Komisionin e Medias dhe Edukimit. Ditën e sotme, diskutimet për Teatrin i lanë vendin diskutimit për dëftesat e arsimit parauniversitar. Pas disa kërkesave të opozitës, sot në Komision është paraqitur ministrja Lindita Nikolla.
17 Korrik 2018, 10:43 -
Vokshi-Bares: Nuk e zgjidhni dot ju opozitën! Beqja, jeni shumë nervoz, pse ndërhyni?
Për të disatën herë, debati në Komisionin e Medias ka devijuar nga tema e ditës tek retorika politike. Në Komision ishte thirrur drejtori i Hipotekave, ndërkohë që PD ka vijuar akuzat për socialistët.
16 Korrik 2018, 12:20 -
‘Media’, drejtori i Hipotekave sqaron Komisionin, Vokshi: Informacion i pasaktë, ju kanë urdhëruar
Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri ka marrë pjesë sot në seancën e Komisionit të Medias për të dhënë sqarime lidhur me truallin ku ndodhet Teatri Kombëtar. Pjetri ka replikuar me Albana Vokshin, lidhur me informacionin për truallin.
16 Korrik 2018, 11:57 -
Debati për Teatrin Kombëtar, Balla-Vokshit: Nuk ka rezerva naftë poshtë tokës së teatrit, Lulzim hiq dorë nga kauzat boshe!
Taulant Balla në fjalën e tij ka renditur edhe njëherë të gjitha rastet kur opozita ka protestuar për të gjitha projektet e mëdha në kryeqytet, të cilat më vonë janë kthyer në histori suksesi.
5 Korrik 2018, 15:17 -
Basha kundër shembjes se teatrit, por edhe kundër mendimit ndryshe/ Vokshi debat me qytetarin/ VIDEO
Prej më shumë se 3 muajsh, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe opozita në tërësi kanë kundërshtuar projektin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re mbi rrënojat e tij.
4 Korrik 2018, 22:02 -
Teatri/ Veliaj refuzon Vokshin: Sa ishim në komision, sa herë do takohemi?
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i ka kthyer përgjigje përmes një letre kërkesës së deputetes së PD Albana Vokshit. Në letrën e tij, Veliaj i shpjegon Vokshit se i ka dhënë tashmë të gjitha sqarimet e nevojshme mbi Teatrin.
4 Korrik 2018, 12:33