-
Ligjet/ SPAK 2.17 miliardë lekë më 2025, Shehu: Kemi kërkuar shtesë për personel dhe ndërtimin e godinës së re, buxheti 111 mln lekë më pak nga nevojat
Shtimi i dosjeve hetimore ka rritur kërkesat e SPAK për më shumë para nga buxheti. Nga 1 janari, SPAK do t'i kalonjë edhe kompetencat e Komisionerit Publik.
8 Nëntor, 13:43 -
Diskutime të forta te Ligjet, Bardhi: ‘Prokurori i Përgjithshëm injoroi Kuvendin, pse nuk vjen të mbrojë Buxhetin?!’ Bushka: Ka angazhime të tjera
Po diskutohet sot te Komisioni i Ligjeve edhe Buxheti i vitit 2025 për organet ligjzbatuese, përfshi edhe Prokurorinë.Pikërisht kjo e fundit u bë temë debati mes opozitës dhe mazhorancës, pak pasi raportoi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që ka nën administrim edhe Burgjet.Debati u fokusua te buxheti i Prokurorisë së P&
8 Nëntor, 13:06 -
Manja: Do të mbyllim burgjet e trashëguara nga koha e komunizmit
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në Komisionin e Ligjeve tha se burgjet e trashëguara nga komunizmi do të mbyllen.Manja tha se janë struktura të amortizuara dhe se kushtojnë në mirëmbajtje. Ministri bëri me dije se në perspektivë, do të mbyllet Tepelena, Burreli, edhe 302-shi tek “Mine Peza”.
8 Nëntor, 12:15 -
'Shkundja' e tërmetit ende pasoja në buxhet! Në 5 vite rindërtim, kostoja 920 mln €
Në 5 vite nga buxheti i shtetit janë shpenzuar afro 920 milionë euro për të ndërtuar lagjet e reja ku po strehohen banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Deri më tani kanë hyrë në shtëpi të re afro 7 mijë familje, ndërsa i gjithë procesi planifikohet të mbyllet në 2026-ën.
7 Nëntor, 16:11 -
Buxheti i 2025-ës për kulturën, Gonxhe: 55 % më i lartë! Arti dhe trashëgimia, 40 % të gjithë investimeve të MEKI
2025-a do të shënojë rritje të investimeve në art e trashëgimi. Ministri Blendi Goxhe bën me dije se gjatë vitit në vijim, kulura do të marrë 40 përqind të buxhetit të parashikuar për investime nga MEKI.
6 Nëntor, 16:24 -
Pr.buxheti 2025, Tabaku: Rritja ekonomike mbështetet vetëm tek ndërtimi, 0 plane për pensionet
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehu sot shqetësimin për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa theksoi se rritja ekonomike e vendit është mbështetur vetëm në sektorin e ndërtimit.
6 Nëntor, 16:04 -
Më 31 dhjetor hapet plotësisht Unaza e Madhe! Bypass i Tiranës 'peng' i negociatave me BE
Unaza e Madhe e Tiranës dhe Tuneli i Murrizit do të përfundojnë brenda dhjetorit të këtij viti. Ndërsa për Bypassin e Tiranës qeveria është ende në negociata me Bashkimin Evropian për aprovimin e projektit, kosto e të cilit u rrit me 30% nxitur nga rritja e çmimeve të ndërtimit.
6 Nëntor, 15:28 -
Lumë propozimesh për rishikime taksash, nga TVSH-ja në bujqësi, sigurimi i banesave tek rritja e pagës minimale vetëm për të rinjtë
Një sërë propozimesh për rishikime taksash janë bërë këtë të martë, në komisionin e ekonomisë, të cilat ishin kryesisht të lidhura me sektorin e bujqësisë, me rininë, sigurimin e pronave apo cigaret elektronike.
5 Nëntor, 17:48 -
‘Refuzohet minimumi jetik 200 euro i propozuar nga opozita’, Ministria e Financave: Propozimi ishte i paplotë dhe i pastudiuar!
Minimumi jetik 200 euro në muaj i propozuar në Partia Demokratike është refuzuar nga qeveria, me argumentin se është i pastudiuar. Lajmi u bë i ditur në Komisionin e Ekonomisë nga Ministri i Financave.
5 Nëntor, 17:23 -
Buxheti i Ministrisë së Brendshme 310 mln euro, 20% më shumë se vjet! Pjesa e ‘luanit’ për policinë, por nuk ka rritje pagash! Ministri: Rrisim investimet
Buxheti i Ministrisë së Brendshme për vitin 2025 pritet të jetë 20% më i lartë se viti 2024, 31 miliardë lekë. Vetëm policia, e cila zë më shumë se 80% të vlerës, rritet me 22%. Në plan disa projekte, mes tyre rikonstruksioni në disa drejtori e komisariate dhe “smart city”. Në 2025-ën nuk janë parashikuar rritje pagash për policinë.
5 Nëntor, 16:21 -
‘Skema e rimbursimit të ilaçeve prodhon korrupsion jo kurim’, Braçe: Rishikojeni, s’po përfitojnë nevojtarët! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘dembelët’
Afro 400 mijë qytetar planifikohet të përfitojnë nga rimbursimi i medikamenteve për vitin e ardhshëm. Për skemën e rimbursimit të barnave në buxhet janë planifikuar 12.6 miliardë lekë, 600 mln lekë më shumë se këtë vit. Por për deputetin socialist Erion Braçe fondet për këtë skem&a
5 Nëntor, 12:35 -
Buxheti 2025 s’ka fonde për skemën e re të pensioneve, Malaj: Pasi të mbyllet reforma rishikojmë buxhetin! Bonusi vitin tjetër më i lartë
Skema e re e pensioneve e cila po diskutohet mes disa institucioneve, nuk është financuar në buxhetin e vitit 2025, për shkak sepse nuk ka një formulë përfundimtare. Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh në komision, se vetëm pasi të jetë gati skema e re mund të ulemi në diskutime për të shtuar financimin.&ld
5 Nëntor, 11:59 -
Pr/buxheti 2025 në Kuvend, nevojë rishikimi skemave sociale, Braçe: Rimbursimi i ilaçeve, skemë korruptive! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘Dembelët’
Pr/buxheti 2025 vijon të diskutohet në komisionin e Ekonomisë. Për deputetin socialist Erion Braçe fondet për skemën e rimbursimit të barnave janë të pamjaftueshme për shkak të korrupsionit.
5 Nëntor, 11:37 -
Buxheti 8.2 mld € për vitin 2025 prezantohet në komisione, PD mungon! Malaj: Garantojmë investime, rritje ekonomike e ulje borxhi! Alibeaj: Buxhet elektoral, financon PPP jo pensionet
Pr.buxheti i vitit 2025 me vlerë 8.2 miliardë euro u prezantua këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë dhe në atë të Ligjeve, ku opozita u përfaqësua vetëm nga Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj. Për qeverinë ky është buxhet që i përgjigjet zhvillimit ekonomik, garanton më shumë mirëqenie dhe ulje borxhi. Kurse opozita e konsideron në funksion të blerjes së votave, që nuk rrit pensionet por pagesat për koncesionet.
4 Nëntor, 10:31 -
Buxheti për Bujqësinë rritet vetëm me 6,7 milionë euro më 2025-ën, në rënie financimi i huaj
Projektbuxheti i Ministrisë së Bujqësisë arrin në 146 milionë euro. Synimi i vitit të ardhshëm, eksportet bujqësore do kalojnë 550 milionë euro, ndërsa është në rënie financimi i huaj, pasi mungojnë fondet e IPARD
3 Nëntor, 16:52 -
Euro rekord të ri negativ, këmbehet me 98.2 lekë! Buxheti i shtetit ka humbur 120 mln euro këtë vit nga zhvlerësimi i valutave, rrezik edhe për 2025-ën
Buxheti i shtetit ka humbur 120 milionë euro deri më tani nga zhvlerësimi i euros. Teksa monedha evropiane nuk ndalon rënien edhe përgjatë këtij muaji, Ministria e Financave thotë se kursi i këmbimit është rrezik edhe për të ardhurat e planifikuara për tu mbledhur në 2025-ën.
31 Tetor, 16:19 -
Në 2025-ën do jepen 2 mln euro grant për pushtetin vendor! Bashkitë me përformancën më të mirë do të marrin më shumë para
Në vitin 2025, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor do të jetë në shumën 43.1 miliardë lekë nga 36.5 miliardë në 2024. Risia e këtij viti është buxheti që do të shpërndahet në formë granti për bashkitë duke u bazuar në performancën e tyre financiare, në mbledhjen e taksave-tarifave si dhe në transparencën që kanë.
30 Tetor, 16:54 -
Prezantohet në Kuvend projektbuxheti 2025, nuk ka ndryshim taksash! Malaj: Presim rritje ekonomike 3.9%, ulje të borxhit publik dhe më shumë investime
Projektbuxheti i vitit 2025 u prezantua në konferencën e Kryetarëve dhe më pas do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare. Ministri i Financave tha se për 2025 shpenzimet do të jenë 822 miliardë lekë dhe të ardhurat 754 miliardë lekë. Qeveria pret që ekonomia në 2025 të rritet me 3.9% dhe të vijohet me uljen e borxhit publik.
30 Tetor, 14:53 -
‘Plani i Rritjes’, Shqipëria pret të marrë 922 mln euro nga BE deri në 2027-ën, për investimet në 4 fusha kryesore! BE kërkon ‘projekte serioze’
Shqipëria pret që të marrë 76.7 milionë euro që këtë vit nga paketa e BE-së prej 6 miliardë euro e dedikuar për Ballkanin Perëndimor. Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se qeveria synon të përthithë nga ‘Plani i Rritjes i BE’ afro 922 milionë euro deri në vitin 2027.
29 Tetor, 21:32 -
Projektbuxheti/ Ulja e nëndeklarimit të pagave do të sjellë 150 mln euro shtesë në buxhet në vitin 2025!
Të ardhura në vitin që vjen do të arrijnë në 754 miliardë lekë, dhe ndikimin kryesor në rritjen e tyre do ta ketë rritja ekonomike, mbledhja e të ardhurave dhe goditja evazionit. Ministria e Financave thotë se vetëm nga lufta ndaj nëndekarimit të pagave priten të rriten me 15 miliardë lekë të ardhurat në vitin që vjen.
29 Tetor, 18:03 -
Buxhetin 2025 do ta ‘gllabërojnë’ rrugët, marrin 334 mln euro! Rritje 94 mln € edhe arsimit! Në fokus Shëndetësia, Siguria dhe Mbrojtja
Projektet infrastrukturore do të marrin pjesën më të madhe të buxhetit edhe për vitin 2025. Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës do të arrijë në 740 milionë euro, ku shpenzimet më të mëdha shkojnë për rrugët. Rritje të fortë buxheti ka marrë dhe arsimi, ekonomia, mbrojtja e shëndetësia.
29 Tetor, 17:03 -
Pagesat për koncesionet në vitin 2025 arrijnë në 14.2 mld lekë! Rruga e Arbrit dhe kontratat në shëndetësi marrin vlerat më të mëdha
Sipas relacionit të projektbuxhetit pagesat për kontratat koncesionare do të arrijnë në vlerën 14.2 miliardë lekë, nga 14 miliardë lekë që është vlera e pritshme për tu shpenzuar këtë vit.
28 Tetor, 12:57 -
Pr/buxheti 2025 do jetë 8.2 mld euro, 600 mln euro më shumë se ky vit! Qeveria ndan vetëm 53 mln euro për indeksimin dhe bonusin e pensionistëve
Buxheti i ardhshëm kap vlerën e afro 8.2 miliardë €, duke u bërë portofoli më i madh historik në vend. Në projektbuxhetin e hartuar nga Ministria e Financave, thuhet se të ardhurat do të arrijnë në 754.6 mld lekë ose afro 7.5 miliardë euro me rritje prej afro 510 milionë euro nga viti aktual. Ndërsa deficiti buxhetor është planifikuar në vlerën e 680 milionë euro.
28 Tetor, 12:11 -
Mblidhet grupi PS, datat kur Rama takon shqiptarët në Selanik e Londër! Porositë për deputetët, më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025
Diskutimet janë fokusuar kryesisht tek kalendari i punimeve, ndërkohë që deputetëve u është kërkuar të marrin pjese në çdo komision dhe seancë plenare, duke qenë aktiv. Më 4 nëntor fillon diskutimi për buxhetin 2025, më 18 Nëntor propozohet në konferencë kryetarësh, 2 Dhjetor për votim në Parlament në tërësi. Më 3 dhe 24 Nëntor takimet me Diasporën
28 Tetor, 11:11 -
Pritet të jetë më i madhi, ‘Financa’ nis hartimin e projektbuxhetit 2025! Parashikohet rreth 8.2 mld euro, sektorët që marrin ‘pjesën e luanit’
Ministria e Financave ka nisur hartimin e projektbuxhetit për vitin 2025 dhe në fillim të nëntorit do të jetë publik. Buxheti i ardhshëm pritet të kapë vlerën e afro 8.2 miliardë €, duke u bërë portofoli më i madh historik në vend. Shëndetësia dhe Infrastrukturë parashikohet të marrim sërish më shumë para nga arka e shtetit
18 Tetor, 18:33