-
Nesër mbyllet afati, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione! Zv. ministri: Fondet shpërndahen pas verifikimit në terren
Mbi 66 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, dhe interesi më i madh ka qenë për naftën pa taksa. Zëvendësministri i Bujqësisë shpjegon se këtë vit kanë aplikuar të bashkuar 272 grupe fermerësh sidomos për prodhimin në sera, por edhe blegtorët. Jaupllari sqaron se fondet do tu jepen fermerëve në llogarinë bankare pasi të jenë bërë verifikimet dhe të jenë shpallur fituesit.
18 Prill, 16:33 -
Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln dollarë
Bashkimi Evropian do të zhbllokojë fondet për fermerët shqiptarë në vitin 2025, të pezulluara për shkak të një hetimi nga Brukseli. Lajmi u dha në Report TV nga zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, i cili tha se skema IPARD III do të jetë funksionale vitin e ardhshme. Më tej Kote ka sqaruar edhe procedurat për të aplikuar dhe përfituar nga Skema Kombëtare e këtij viti që do të arrijë në vlerën 54 milionë euro
28 Mars, 12:05 -
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
Sot u hapën aplikimet për fermerët që të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Bujqësisë dhe Blegtorisë. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 19 prill dhe fermerët mund të marrin naftën pa taksa ose financimin në bazë të tufave të bagëtive. Në ditën e parë fermerët e Lushnjës janë dyndur për të aplikuar pranë drejtorisë rajonale.
27 Mars, 17:25 -
Hapen aplikimet për të përfituar nga Skema Kombëtare për bujqësinë e blegtorinë! Synohet të përfitojnë 70 mijë fermerë
Sot hapen aplikimet për fermerët që të përfitojnë nga Skema Kombëtare. Prioritet i kësaj mbështetjeje do të jenë ata fermerë që do të bashkohen për të prodhuar të njëjtin produkt.
27 Mars, 10:36 -
Veliaj dhe Denaj prezantojnë Skemën për Mbështetjen e Bujqësisë: Të konsumojmë produkte lokale, rrisim ekonominë vendase
Të gjithë fermerët dhe blegtorët në vend do të mund të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Qeverisë për Mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural. Nga Tregu i ri Agroushqimor në Farkë, ‘AgroPark Tirana’.
22 Mars, 14:47 -
Denaj takim me donatorët e huaj: Kontributi i partnerëve shumë i rëndësishëm për bujqësinë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një takim me donatorët e huaj në këtë fushë si, Andrea Ferrero, kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, përfaqësues të tjerë të Delegacionit, përfaqësues të Ambasadës gjermane, dhe partnerë të tjerë në Shtëpinë e Europës.
7 Mars, 12:52 -
Miratohet skema, do të mbeshteten 70 mijë fermerë! 10 mijë lekë financim për krerë lope, 1200 lekë për dele/dhi
70 mijë fermerë parashikohet të mbështeten nga skema kombëtare për këtë vit. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha se risi është subvencioni me 30 mijë lekë për çdo hektar të mbjellë me bimë aromatike, si dhe dhënia e parave në llogari për fermerët që marrin naftë pa taksa. Blegtorët do të marrin 10 mijë lekë për çdo krerë lopë dhe 1200 lekë për çdo dhi apo dele
6 Mars, 13:53 -
Qeveria rikthen fondet për agroturizmin, kush përfiton? Zv.ministri i Bujqësisë: Konsultim i hapur gjatë majit! Kemi kërkuar asistencën e gjermanëve
Si çdo fushë e turizmit në Shqipëri edhe agroturizmi ka fituar një rritje të ndjeshme të turistëve vendas dhe të huaj gjatë 5 viteve të fundit, ku vetëm gjatë vitit 2023, ky sektor pati një rritje të ardhurash me 30%.
13 Shkurt, 20:49 -
Projekti/ Tokë pa taksa e kredi të butë kush investon në agroturizëm! Mund të frenojë shpopullimin e zonave rurale, deri në 2027 do të 4-fishohen
Tokë pa taksa, garanci sovrane, dhe ligje të reja, janë masat e parashikuara në Strategjinë për Zhvillimin e Agroturizmit në vend. Në dokument Ministria e Bujqësisë thotë se zhvillimi i këtij sektori është mundësi për të ulur emigrimin dhe shpopullimin si dhe rrit ekonominë e familjeve në zonat rurale
8 Shkurt, 18:54 -
Miliona euro nga IPARD, peng i abuzimeve! 23 përfitues refuzojnë t’i kthejnë paratë AZHBR
Shtatë muaj më parë, pas dyshimeve për korrupsion, Komisioni Evropian i pezulloi Shqipërisë miliona euro grante për bujqësinë nga programi IPARD. Autoriteteve shqiptare iu deshën 5 muaj kohë për t’i dorëzuar raportin “llogaridhënës” KE-së, i cili vijon shqyrtimin e tij prej dhjetorit. Nga vendimi ekstrem për ndërprerjen e fondeve, AZHBR vijon të identifikojë projekte me shkelje
6 Shkurt, 22:55 -
Ministrja Denaj në Forumin Global të ministrave të Bujqësisë në Berlin: Thellojmë dialogun agro-politik
Denaj ndau në rrjete sociale foton familare me pjesëmarrësit e nivelit të lartë në këtë takim, teksa theksoi rolin e rëndësishëm të këtij forumi, në vendimmarrje të veçantë nga partnerët gjermanë dhe Komisioni Evropian të cilët ndërveprojnë me ne, në mënyrë konstruktive për të shtyrë përpara axhendën e integrimit në BE në bujqësi.
20 Janar, 17:29 -
Ish-ministri i Shëndetësisë: Të hiqet fostoksina nga qarkullimi, është nxitëse për vetëvrasjen! Mjekja: Të jepet me recetë
Fenomeni i vetëhelmimit me fostoksinë po kthehet në një problem gjithnjë e më shqetësues. Report TV bëri një vëzhgim në kryeqytet, ku konstatoi se ky produkt me veti helmuese shitet hapur në farmaci bujqësore
11 Janar, 14:40 -
Viti 2024 sprovë për ri-ngritjen e bujqësisë/ Buxheti më i ulët se në 2023 mungojnë edhe fondet e IPARD! Financimi i ulët mund të reduktojë prodhimin vendas
Bujqësia sektori jetik për ekonominë e vendit prej vitesh në vështirësi e krizë, pret momentin e kthesës këtë vit, me një paketë ndihme nga qeveria. Në pritje për masat e reja mbështetëse, financimi i parashikuar në buxhet për këtë vit është në rënie me mbi 850 milionë lekë. Nëse financimi nuk shtohet siç është premtuar, ekspertët paralajmërojnë rënie të prodhimit vendas
2 Janar, 13:06 -
Mbi 53 mijë fermerë përfituan naftë pa taksa gjatë këtij viti! Denaj: 65 mijë janë mbështetur nga skema kombëtare
Më shumë se 65 mijë fermerë kanë përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes këtë vit. 53 mijë kanë marrë naftën pa taksa, ndërkohë që vjet ishin vetëm 34 mijë përfitues. Ministria e Bujqësisë raporton se janë mbi në total për skemën e naftës këtë vit janë dhënë nga buxheti i shtetit 3.1 miliardë lekë.
18 Dhjetor 2023, 16:48 -
Ministrja Denaj nga Konispoli: Përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe energjetike do rrisë prodhimin bujqësor! Ndihmë edhe financimi 64.6 mln euro nga BB
Ministrja Anila Denaj gjatë një vizite në Konispol, u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe të energjisë elektrike në zonën jugore të vendit është një premtim në zbatim që do të kontribuojë në rritjen cilësinë dhe prodhimin e produkteve bujqësore, agrumeve dhe të mirëqenies në këtë zonë.
11 Dhjetor 2023, 14:16 -
‘Janë para të taksapaguesve të BE’, VOA: Abuzimet me fondet për buqësinë, pezull dhe IPARD III
Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian i tha Zërit të Amerikës se Komisioni Europian ka lënë në pritje, fillimin e zbatimit të Programit IPARD III në mbështetje të bujqësisë shqiptare.
14 Nëntor 2023, 18:51 -
Pr.buxheti 2024, ministrja Denaj: Skemë e re mbështetëse për fermerët! IPARD? Ka ngadalësim procesi, jo bllokim fondesh
Nevojat e fermerëve për financim nga buxheti i shtetit janë 3 fish më të larta sa fondet e vëna në dispozicion. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese e se brenda vitit të 2024 do të bëhet skema e re për mbështetjen e bujqësisë, ndërsa vuri theksin tek fondet e IPARD si të domosdoshme për sektorin, për të cilat tha se është ngadalësuar procesi dhe s’ka bllokim fondesh.
8 Nëntor 2023, 12:23 -
Fermerët do mund të marrin kredi duke lënë kolateral produktet e tyre të magazinuara ose prodhimin e ardhshëm! Gati projektligji: Synohet rritja e financimit për bujqësinë
Bujqësia mbetet një nga sektorët më pak të financuar në vend nga bankat tregtare, për shkak se konsiderohet si sektor me rrezik pasi është i pasiguruar përballë katastrofave natyrore
6 Nëntor 2023, 17:34 -
Pr/Buxheti 2024, shkurtohen me 14 mln euro fondet e bujqësisë! Më pak shpenzime për skemat mbështetëse të fermerëve
Bujqësia do të ketë më pak fonde në dispozicion në vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2024 janë parashikuar 140.9 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë ose 14 mln euro më pak se viti aktual. Shkurtimi më i madh i fondeve është bërë tek skemat mbështetëse të fermerëve me 27 milionë euro.
2 Nëntor 2023, 16:08 -
Si do të ndahen 4 mld euro për institucionet? Rriten shpenzimet për Mbrojtjen e Financat, shkurtohet buxheti për Bujqësinë dhe Infrastrukturën
Në projektbuxhetin e vitit që vjen janë ndryshuar edhe objektivat për institucionet që do të kenë më shumë fonde në dispozicion. Në shpërndarjen e 4 miliardë euro, fokusi është zhvendosur nga shëndetësia tek mbrojtja
1 Nëntor 2023, 12:23 -
Skemë për sigurimin e sektorit bujqësor nga katastrofat natyrore/ Agrobiznesi: Ndihmon sektorin, të rishikohet edhe rimbursimi i TVSH-së për fermerët
Ministria e Bujqësisë dhe Banka Botërore po bashkëpunojnë për të hartuar një skemë për sigurimin e bujqësisë nga katastrofat natyrore siç janë përmbytjet që ndodhin shpesh në Shqipëri
24 Tetor 2023, 18:17 -
Fonde e BE për bujqësinë, nisma Thurje padit në SPAK ish-ministren Frida Krifca: Shpërdoroi detyrën, u tradhtua fermeri
Një denoncim për ish ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian është depozituar këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
12 Shtator 2023, 11:43 -
Ekskluzive/ BE përfundon hetimet për fondet e IPARD II në Shqipëri! Zyra Europiane për Report Tv: Raporti iu dërgua autoriteteve përkatëse
Zyra Evropiane kundër mashtrimit Ekonomik tha ekskluzivisht për Report Tv se ka mbyllur hetimin në lidhje me fondet e financimit nga programi IPARD II i BE-së në Shqipëri dhe tashmë raporti është në institucionet vendimmarrëse në Komisionin Evropian. Përmes një vendimi të marrë në korrik, KE pezulloi përkohësisht pagesat nga programi për Shqipërinë.
6 Shtator 2023, 09:44 -
Lëshimi certifikatave fitosanitare online, ministrja e Bujqësisë: Lehtësojmë shërbimet për eksportuesit e prodhimeve bujqësore
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po shton numrin e shërbime online, duke i ardhur në ndihmë biznesit eksportues për më shumë lehtësi, reduktim të kohës së pritjes dhe ruajtjen e standardeve të prodhimeve bujqësore në eksporte.
31 Gusht 2023, 18:35 -
Braçe i kërkon KLSH të auditojë kontratat e qiradhënies për tokën bujqësore! Ende s'ka të ndëshkuar për privatizimin e kompleksit Partizani
Deputeti i PS-së Erjon Braçe shprehu shqetësimin për mos ndëshkueshmërinë e korrupsionit ndër vite në Shqipëri.Për aferat si ajo e privatizimit të klubit Partizani nga familja Berisha, tragjedia e Gërdecit apo vrasjen e 4 protestuesve në Bulevard ende nuk është dhënë pë
20 Korrik 2023, 16:59 -
Kuvend/ Braçe: Mbase bie shumë pak dakord ose fare me Krifcën, po s’ka dhënë me qira asnjë copë m2
Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur për akuzat ndaj Krifcës në Kuvend. Braçe thotë se edhe pse nuk bie fort dakord me Krifcën, s’ka dhënë asnjë copë m2 me qira. Nga ana tjetër ai ka rreshtuar sesa evident e i hapur korrupsioni 10 vjet më parë e tani.“Kam një lu
20 Korrik 2023, 16:42 -
BE pezulloi fondet e bujqësisë, Krfica: Asnjë cent s’është djegur! Tabaku: Kështu thatë edhe për inceneratorët! Edhe ata që ju shkruajnë fjalimet kanë dalë jashtë kontrolli
Me debate ka vijuar seanca e fundit parlamentare ku po flitet për fondet e pezulluara të BE-së për bujqësinë. Krifca thotë se AZHBR ka një transformim shumë të madh që kur PS ka ardhur në pushtet ndërsa shton se asnjë cent nuk është shpërdoruar nga fondet.“Ja ke
20 Korrik 2023, 16:23 -
Deputeti Spaho i drejtohet me fjalor ofendues ministres Krifca: Je më e paaftja, më cinikja që nga koha e diktaturës! I more në qafë fermerët
Debate në Kuvend lidhur me vendimin e Komisionit Europian të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural.Deputeti i PD-s&am
20 Korrik 2023, 16:25 -
BE pezulloi fondet për bujqësinë, Krifca: AZHBR që vjet nën hetim! S'përmendet fjala korrupsion! Tabaku: Kështu thatë edhe për inceneratorët
Ministrja e Bujqësisë ka reaguar për pezullimin e fondeve të Bujqësisë nga BE nën akuzën për korrupsion. Krifca thotë se AZHBR ka qenë nën hetim që vjet ndërsa shton se në komunikatën e djeshme nuk përmendet fjala korrupsion. Ministrja shton se masa ka qenë e përkohshme.
20 Korrik 2023, 16:03 -
Mero Baze: Nuk do ndërpriten paret, por partneriteti me AZHBR
Lajmi se programi IPARD II, ka pezulluar pagesën prej rreth 450 mijë euro si detyrim I radhës për disbursim për qeverinë shqiptare për shkak të verifikimeve për korrupsion në AZHBR, nuk është një lajm I mirë për aftësitë menaxhuese të AZHBR dhe aftësisë së saj për të qenë partner I besueshëm I IPARD.
19 Korrik 2023, 19:35 -
Gruri stok prej një viti, fermerët të shqetësuar! Deputetja e PS në Report Tv: Duhet zgjidhje! Eksperti: Të përfshihet më shumë teknologjia! Bujku: S’kam as fitim as shitje
Prodhimi vendas ka pësuar një goditje të madhe që prej luftës në Ukrainë, kësisoj prej gati një viti e gjysmë ende kryefjalë në debatet e aktualitetit është malli stok i fermerëve dhe rënia e sektorit të bujqësisë. Në Report Tv gazetarja Besmira Palushaj intervistoi deputeten socialiste Pranvera Resulaj dhe ekspertin e Ekonomisë
18 Korrik 2023, 15:06 -
Çmimi i grurit bie në 25 lek/kg, fermerët e Maliqit: S’nxjerrim as shpenzimet! Braçe-Krifcës: Pse sillemi kështu me grurin?
Në fushën e Maliqit ku janë kultivuar 4 mijë hektarë me grurë prodhimi ka mbetur stok, pasi çmimi ka rënë në 25 lek për kg. Fermerët ankohen se nuk mbulojnë dot as shpenzimet. Shqetësimit të tyre i bashkohet deputeti socialist Erion Brace, i cili thotë se tregu nuk po funksionon.
17 Korrik 2023, 16:44 -
Panairi i verërave arbëreshe, në Kalabri, ministrja e Bujqësisë vishet me veshje tradicionale: Forcojmë bashkëpunimin me produktet e ekselencës shqiptare
Me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, prodhuesit e verërave dhe Shoqata e Restoranteve dhe Bujtinave, prezantuan ekselencat shqiptare në prodhimin e verërave dhe produktet e traditës, në konkursin e verës “Verërat Arbëreshe” të organizuar nga prodhuesit e verës arbëreshe në Vacarizzo Albanese, në rajonin e Kalabrisë, Itali
27 Qershor 2023, 11:59 -
Breshëri shkatërron kulturat bujqësore në Maliq dhe Kukës, fermerët: Duam dëmshpërblim
Fermerët po përballen me kushte të pazakonta të motit që kanë dëmtuar prodhimet e tyre bujqësore. Dëmet më të mëdha raportohen në Maliq të Korçës dhe në Kukës. Ata kërkojnë kompensim nga Ministria e Bujqësisë.
25 Qershor 2023, 17:17 -
Ministrja e Bujqësisë me prodhuesit shqiptarë në panairin e arbëresheve në Kalabri: Ky është vendi ku duhet të lindë brandi i parë italo-shqiptar
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po zhvillon një vizitë zyrtare pune në Itali, në rajonin e Kalabrisë, në zonën arbëreshe. Pas vizitës së kryeministrit Rama, i cili shtroi rrugën e zhvillimit dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe komunitetit arbëresh, tashmë prodhuesit e të dy krahëve po ndërtojnë urat konkrete të shkëmbimit tregtar
25 Qershor 2023, 10:28