-
Bota
SHBA, 15-vjeçari vret prindërit e motrën dhe publikon foto në rrjetet sociale! Nuk i dorëzohet policisë, vret veten
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Teksas të SHBA-së, ku një 15-vjeçar ka vrarë me armë prindërit dhe motrën e tij më të vogël. Për të mos rënë në prangat e policisë, 15-vjeçari vrau edhe veten.
18 Shtator 2021, 18:17 -
Bota
Dita e fundit e turistëve hapësinorë me Space X, gati për tu kthyer në tokë
Turistët hapësinor të SPACE X përfundojnë mbrëmjen e sotme udhëtimin e tyre tre ditor në hapësirë. Të katër turistët hapësinorë në një video live kanë treguar se deri tani çdo gjë po shkon më së miri. Qëllimi i misionit ishte të mbledhë të dhëna që lejojnë një kuptim më të mirë të efektit të mjedisit hapësinor në njerëz jo profesionistë.
18 Shtator 2021, 16:03 -
Bota
Zhdukja misterioze e 22-vjeçares amerikane, humb edhe i fejuari
Pas zhdukjes misterioze të 22-vjeçares amerikane, tashmë ka humbur dhe i fejuari saj 23-vjeçar Brian. Gabriela Petito, 22 vjeç, u largua nga Nju Jorku në korrik me partnerin e saj Brian Londry, 23 vjeç për një udhëtim katër-mujor me furgon.
18 Shtator 2021, 15:10 -
Bota
Ushtria amerikane pranon gabimin tragjik në sulmin me dronë në Afganistan, i cili u mori jetën 10 civilëve në Kabul
Në një kthesë 180 gradëshe ushtria e Shteteve të Bashkuara pranoi se në sulmin me dron që vrau shumë civilë në Afganistan muajin e kaluar ishte një gabim. SHBA deklaruan se sulmi i ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj forcave ISIS-K pasi ata të fundit kishin kryer një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, ishte një gabim.
18 Shtator 2021, 11:36 -
Bota
Sulmi me dron në Kabul nuk vrau një terrorist, por 10 civilë, mes tyre edhe 7 fëmijë! SHBA: Ishte një gabim tragjik
Një sulm me dron i kryer gjatë orëve të fundit të evakuimit të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani nuk vrau një terrorist të prirur për të sulmuar aeroportin ndërkombëtar në Kabul, dhe në vend të tij vrau deri në 10 civilë, përfshirë një punonjës të ndihmave dhe shtatë fëmijë.
18 Shtator 2021, 07:51 -
Opinion
Zgjidhja që vjen nga SPAK dhe 7 prova për korrupsionin e familjes Berisha
Është e sigurtë dhe koha do ta tregojë shumë shpejt se, vendimi i SHBA për të shpallur Sali Berishën dhe Familjen e tij non grata, mbështetet mbi një grup provash dhe faktesh përvëluese, të cilat konfirmojnë përtej çdo dyshimi përfshirjen e Sali Berishës, dhëndrit, Argitës dhe Shkëlzenit në korrupsion madhor, në përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, në pastrim parash, falsifikime, skema klienteliste etj.
17 Shtator 2021, 22:41 -
Bota
Shfuqizimi i një marrëveshje miliarda dollarëshe, Franca tërheq ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi
Franca ka thënë se po tërheq ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi për konsultime. Ky vendim vjen si një shenjë proteste pasi marrëveshjes së SHBA-së me Australinë për nëndetëset, të cilën Franca e quajti “thikë pas shpine”.
17 Shtator 2021, 22:36 -
Kosova & Rajoni
Kosovë/ Qeveria Kurti refuzon gazsjellësin amerikan
Administrata e presidentit Biden më 2021 kishte futur edhe Kosovën në buxhetin e agjensionit federal MCC, ku ishte parashikuar që Kosova të përfitonte 200 milion dollarë të pakthyeshme për të ndërtuar gazsjellësin në drejtim të Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, ku pastaj do të lidhej më rrjetin TAP (Trans-Adriatic Pipeline) apo me burime të tjera.
17 Shtator 2021, 20:18 -
Opinion
Dy mundësi kemi ne si demokratë, sepse të tretë nuk ka!
Demokratët janë qytetarë që kanë vendosur gjithmonë të parën lirinë, kanë ëndërruar Evropën e kanë mbështetur pa rezerva SHBA. PD nuk ishte iniciativë e një pakice e nuk mund të ishte shërbim i asnjë pakice, por, ajo ishte pasojë e frymës të popullit shqiptar, që ishte robëruar për më shumë se 40 vjet nën diktatin e regjimit më të egër, që kishte njohur kontinenti.
17 Shtator 2021, 20:02 -
Opinion
SHBA s’ia falin Berishës ‘flirtin’ me islamikët radikalë! Basha në ‘provë’ për Gaddafin
Edhe qytetarët shqiptarë në masë, mbështetës apo kundërshtarë të Berishës nuk e besojnë se shpallja familjarisht “non grata” e ish kryeministrit demokrat nga SHBA, ka ardhur vetëm për shkak të korrupsionit të cilësuar të Berishës dhe familjes së tij dhe minimit të demokracisë. Por ka elementë të tjerë më të rëndë që kanë penalizuar Berishën, mes të cilëve janë lidhjet me radikalët islamikë, që kur lideri historik i PD hipi në poltronin e Presidentit të Republikës.
17 Shtator 2021, 18:29 - Bota
-
Kronikë
Pas anëtarëve të 'Kushtetueses', Kim takon 15 prokurorët e SPAK: Ndiqni penalisht ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë veten
Në kohë kur dje u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të merrnin masat pas shpalljes ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha, sot Kim u ka bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë të gjithë ‘ata përgjegjës që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit’. Ajo ka përsëritur edhe një herë mesazhin se askush nuk është mbi ligjin.
17 Shtator 2021, 09:54 -
Bota
Mësuesja ia preu flokët vajzës pa miratimin e prindërve, babai e padit dhe kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim
Babai i një vajze 7-vjeçare, të cilës iu prenë flokët nga mësuesja pa lejen e prindërve, e ka paditur shkollën për këtë veprim dhe kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim. Në padinë e Jimmy Hoffmeyer-it thuhet se janë shkelur të drejtat kushtetuese të vajzës së tij dhe ka larguar atë nga shkolla.
17 Shtator 2021, 09:12 -
Bota
Pakti SHBA-Australi-Britani zemëron Francën dhe Bashkimin Evropian! Borrel: Nuk ka pasur konsultime me ne
Pakti i ri i sigurisë në Indo-Paqësor ndërmjet SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, ka shkaktuar reagime të shumta në Evropë në veçanti tek Bashkimi Evropian dhe Francë.
17 Shtator 2021, 08:57 - Bota
-
Politikë
Pas shpalljen 'Non Grata', Kim thirrje për SPAK: Nisni hetimet për Sali Berishën! E gjitha e bazuar në fakte, kur firmos Sekretari i Shtetit ka kaluar në shumë instanca!
ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi një intervistë për Zërin e Amerikës se kush thotë se është habitur nga vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për zotin Berisha, me gjasë nuk është shumë i sinqertë. Zonja Kim shpjegon se kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme.
16 Shtator 2021, 18:25 -
Bota
SHBA i ofron ndihmë Australisë për të prodhuar nëndetëse bërthamore! Franca akuzon Biden për paktin: Vendim brutal e “thikë pas shpine”, veprove si Trump
Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të ndihmojnë Australinë të zhvillojë një flotë nëndetësesh me energji bërthamore, ka deklaruar kështu presidenti amerikan Joe Biden ndërsa liderët e tre vendeve njoftuan një partneritet të ri trepalësh të sigurisë të fokusuar në rajonin Indo-Paqësor.
16 Shtator 2021, 12:16 - Bota
- Opinion
- Opinion
-
Kronikë
Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë! Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Blinken: Angazhimi ynë është i fortë në rritjen e paqes e stabilitetit
15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.
15 Shtator 2021, 09:54 -
Bota
Blinken: Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin sanksionet ndaj talebanëve, do të sigurojmë ndihma për afganët
Shtetet e Bashkuara thonë se nuk do të heqin sanksionet ekzistuese ndaj talebanëve, por do të sigurojnë ndihmë jetësore humanitare për afganët në nevojë mes asaj që Kombet e Bashkuara e përshkruajnë si "një krizë e afërt" në atë vend
15 Shtator 2021, 08:27 -
Bota
Delta dhe mosvaksinimi zmbrapsin përparimin në SHBA
Numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është kthyer në nivele që nuk janë parë që nga dimri i kaluar. Zyrtarët thonë se rritja e numrit të rasteve është duke u nxitur nga varianti më ngjitës Delta i koronavirusit dhe rezistenca midis disa amerikanëve për t'u vaksinuar
15 Shtator 2021, 07:59 -
Bota
Vaksinimi me detyrim ne SHBA, mësuesit organizojnë protesta masive dhe agresive në vend
Mijëra njerëz marshuan përtej Urës së Bruklinit duke brohoritur vulgarisht kundrejtë presidentit Joe Biden dhe më pas u mblodhën pranë Bashkisë për të protestuar kundër mandateve të vaksinave të hënën, ndërsa politika e re kontroverse e kryebashkiakut Bill de Blasio që kërkon nga vendet të kërkojnë prova të goditjes.
15 Shtator 2021, 01:31 -
Bota
Për herë të parë në historinë e Bostonit një grua me ngjyrë pritet të jetë kryebashkiake
Katër gra, të gjitha me ngjyrë, janë kandidatet kryesore në garën për kryetar të bashkisë së qytetit të Bostonit, një kthesë e jashtëzakonshme e ngjarjeve për një qytet që ka zgjedhur vetëm burra të bardhë në atë post që nga themelimi i atij qyteti në vitin 1822.
14 Shtator 2021, 22:57 -
Politikë
Braçe shpërndan mesazhin e kongresmenes amerikane: Takso të pasurit! Në Amerikë nuk kanë pikën e kompleksit ta thonë dhe ta bëjnë këtë
Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe mbështet taksimin për të pasurit dhe lehtësimin e kësaj barre për klasën e punëtore dhe shtresën e mesme. Këtë Braçe e ka bërë të qartë përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar foton e Alexandria Ocasio-Cortez, kongresmene dhe politikane e njohur amerikane, e cila në ceremoninë e 'Met Gala', në fustanin e saj kishte shkruar: "takso të pasurit".
14 Shtator 2021, 22:38 -
Opinion
Për ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë aferën “Berisha” dhe SHBA-të
Ajo që SHBA-të bënë me z.Sali Berisha është rrjedha logjike e fakteve dhe e ngjarjeve në vitet e fundit në Shqipëri. "Non Grata" është më e pakta që SHBA-të mund të bënin për një individ që kërkon me këmbëngulje të pengojë punën e SHBA-BE në ndihmë të Shqipërisë, me pseudopatriotizmin e tij. Dhe dy fjalë për akuzat e tij ndaj investigimeve të ReportTV
14 Shtator 2021, 14:37 -
Bota
‘I dashuri që ke nuk bën për ty’, aktorja e famshme tregon si u ngacmua nga Donald Trump
Aktorja e famshme latino-amerikane, Salma Hayek ka treguar se ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump është përpjekur ta bëjë për vete dhe e ka ftuar të dalë me të. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Salma ishte më e re dhe madje ishte në një lidhje
14 Shtator 2021, 13:51 -
Kronikë
'New York Times' reportazh mbi afganët në Shëngjin, strehohen në kampe luksoze, ndryshe nga të gjithë vendet e tjera
Vuajtjet e afganëve për tu larguar nga vendi pasi talebanët erdhën në pushtet, kanë marrë vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare. Mbërritja në Shqipëri e një pjese të civilëve afganë, bashkëpunëtorë të SHBA dhe NATO-s ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave.
14 Shtator 2021, 10:26 -
Kosova & Rajoni
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Escobar: Qëllimi nuk është vetëm njohja e ndërsjellë Kosovë - Serbi, por edhe anëtarësimi në BE
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Brukseli, por u shpreh i shqetësuar me zvarritjen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian
14 Shtator 2021, 08:14 -
Kronikë
Yuri Kim: Nëse një ditë do isha në vështirësi, do të vij në Shqipëri! Bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka vlerësuar jo vetëm mikpritjen por edhe zemërmadhësinë e shqiptarëve për të ndihmuar të tjerët në nevojë. Kim tha se bota duhet të mbajë shënime nga Shqipëria sa i përket të ndihmosh të tjerët dhe të tregohesh human duke përdorur edhe shprehjen shqiptare “Bukë, kripë e zemër”.
13 Shtator 2021, 19:53 -
Politikë
‘Berisha’ përfundon në PE! Eurodeputetët presion BE-së që të ketë qasjen e SHBA me vendimin për ‘non grata’
Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian ka nisur disktutimet mbi raportin vjetor të eurodeputetit, Lucas Mandl mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Raporti është në fazën e propozimeve për amendime nga anëtarët e tjerë të Komitetit të Jashtëm.
13 Shtator 2021, 19:15 -
Opinion
Dy kauza humbëse nuk bëjnë një kauzë fituese
Kur nga Partinë Demokratike e marrë në dorë nga Lulzim Basha, nisën të bien kokat e para të drejtuesve të vjetër, tetë vjet të shkuara, ithtarët e opozitës justifikoheshin duke qetësuar ujërat. “I ka lëshuar Doktori në bashkëpunim me Lulin, duhet rinovuar partia”! Simbioza mes të dorëhequrit Sali Berisha dhe delfinit të tij politik konsiderohej e plotë e kjo shitej kudo nëpër studio e podiume si një rrethanë force.
13 Shtator 2021, 14:52 - Opinion
-
Bota
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë: Urdhrat për vaksinimin janë "përgjigja e duhur"
Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Çështjet e Shëndetit Publik, Vivek Murthy mbrojti të dielën direktivat e reja të Presidentit Joe Biden që u kërkojnë miliona punonjësve të vaksinohen kundër koronavirusit, nën kërcënimin e mundshëm të humbjes së punës, edhe pse ka kundërshtime të gjera nga guvernatorët republikanë të shteteve amerikane
13 Shtator 2021, 08:32 -
Opinion
E mendoni dot një qeveri shqiptare antiamerikane?!
Debati i këtyre ditëve më duket aq shterpë sa shkon në limitet e idiotësisë dhe të egos së sëmurë për pushtet! Mund të këtë mijëra justifike apo shpjegime nga palët, por një gjë është e sigurt se ajo palë që mendon të Qeverisë si armike me SHBA ose në kundërvënie të tyre do të thotë se, jo vetëm nuk e don vendin, por kërkon me çdo kusht rikthimin e asaj periudhe, kur SHBA quheshin "imperialistë"
12 Shtator 2021, 22:05 - Opinion
-
Bota
Publikohet dokumenti i parë sekret nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA
Pas urdhrit të presidentit amerikan, Joe Biden, është deklasifikuar dokumenti i parë nga sulmet e 11 shtatorit. Në këtë dokument 16 faqësh, jepen detaje mbi hetimet e FBI-së për kontaktet që rrëmbyesit në avion kishin me bashkëpunëtorët e tyre sauditë në SHBA para aktit terrorist.
12 Shtator 2021, 16:59 -
Kronikë
VIDEO/ U largua drejt SHBA kur ishte 7-vjeç kthehet në atdhe si ushtare amerikane në mision! Historia e togeres Hatixhe Çollaku
Togerja Hatixhe Çollaku u largua nga Shqipëria me familjen drejt Shteteve të Bashkuara kur ishte vetëm shtatë vjeç. Tani, ajo kthehet në Shqipëri si komandantja e parë në Kompaninë e Inteligjencës të Gardës Kombëtare të Neë Jersey, së bashku me kolegët e saj.
12 Shtator 2021, 12:41 -
Kronikë
20 vjet më pas: Tre shqiptarët që u vranë në 11 shtator, pasionet dhe amanetet! Njëri prej tyre ishte pastrues i dritareve në katin 107
20 vjet më parë, në 11 Shtator 2001, një sulm terrorist rrëzoi dy kullat e famshme binjake në Qytetin e Nju Jorkut (New York City) dhe vrau mijëra amerikanë. Mes të vrarëve ishin edhe tre shqiptaro-amerikanë Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj, dhe Simon Dedvukaj. Tre njerëz të dashur për familjet dhe komunitetin tonë. Tre dëshmorë që nuk do të harrohen kurrë.
12 Shtator 2021, 07:54