-
Kolegji rrëzon dekretin e Presidentit Meta, reagon Spiropali e Veliaj
Mazhorana ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që përmes rrëzimit të kërkesës së Idajet Beqirit për të çregjistruar partinë e tij, Uniteti Kombëtar nga zgjedhjet, dha edhe verdiktin mbi dekretin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin, duke e shpallur atë të paligjshëm.
24 Qershor 2019, 13:40 -
Kolegji rrëzoi dekretin/ Meta: Skeç i orkestruar. Nesër në 08:00 konferencë...a do vendosë datë të re për zgjedhjet?!
"Asnjë surprizë nga skeçi i rradhës i orkestruar prej kohësh" thuhet në reagimin e Presidencës. Ndërkohë nga presidenca është paralajmëruar një konferencë e kreut të shtetit Ilir Meta për neser. A do të caktojë kreu i shtetit një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve?
24 Qershor 2019, 13:12 -
'Dekreti, jo llastik për të mbathura'/ Ish-bashkëpunëtorët e Metës, Gjoni dhe Braho debat te 'Ligjet' për shkarkimin
Në Komisionin e Ligjeve në Parlament është diskutuar kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit për të shkarkuar presidentin Meta nga posti i tij. Kujtojmë se kjo lëvizje ka ardhur pas vendimit të presidentit për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve së 30 qershorit.
24 Qershor 2019, 11:43 -
Kolegji rrëzon 5-0 dekretin e Presidentit Meta! Më 30 qershor do të ketë zgjedhje
Më 30 qershor do të ketë zgjedhje, është ky vendimi i 5 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor lexuar nga relatori Tomorr Skreli. Me vota unanime të 5 anëtarëve të trupës gjykuese, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit të Partisë Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit. Fakti që Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Beqirit, do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm dhe për pasojë më 30 qershor do të ketë zgjedhje.
23 Qershor 2019, 07:11 -
Letra shokuese e Metës për OSBE/ Rama: Inshallah ka humbur rrugës, se do e marrin për të lajthitur
Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi, letrën e presidentit Ilir Meta dërguar kreut aktual të OSBE, Miroslav Lajçak, një ditë para protestës së nëntë të opozitë së bashkuar. Për të treguar se është një letër absurde, e pabazuar në fakte të vërteta, kreu i qeverisë shkruan se shpreson që ajo të mos ketë arritur në destinacionin e duhur.
23 Qershor 2019, 21:15 -
15 gafat, të pavërtetat dhe autogolët e letrës së presidentit Meta për Lajçak
Letra e Presidentit dërguar kreut të OSBE në Vienë, e që botoi në mënyrë ekskluzive Realstory.al., meriton analizë të plotë. Cilat janë të vërtetat e letrës dhe cilat janë gënjeshtrat e saj. Cilat janë faktet e argumentet e Presidentit dhe cilat gjera ai “harroi” t’i thoshte?
23 Qershor 2019, 20:19 -
Letra shokuese e Metës për OSBE, si Berisha pas 21 janarit: Rama po bën puç shteti, vendi drejt anarkisë
Zbulohet letra që kreu i shtetit i ka dërguar Miroslav Lajçak, kreut aktual të OSBE, pikërisht në 20 qershor, një ditë para protestës së opozitës Por ajo që të shokon nga letra, janë jo vetëm të pavërtetat që Presidenti Meta shkruan në letër, por njëanshmëria me të cilën ai vlerëson situatën në vend, duke akuzuar kryeministri Edi Rama që po çon Shqipërinë drejt një grushti institucional.
23 Qershor 2019, 19:03 -
Kriza politike, Rama: Opozita dhunon në rrugë, Presidenti nga zyra (VIDEO)
Dropulli është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama, në kuadër të fushatës zgjedhore. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk ka lënë pa komentuar aksionin e opozitës dhe as dekretin e presidentit Ilir Meta."Opozita dhunon në rrugë, Presidenti nga zyra. Kush shkon kundër ligjit nuk fiton dot. Presidenti us
23 Qershor 2019, 15:40 -
'Këngë e valle'/ Tepelena surprizon Ramën: Nuk kisha planifikuar takim, por do të vij (VIDEO)
E ndërsa një pjesë kanë protestuar (opozitarët), pjesa tjetër e qytetarëve të Tepelenës me në krye kryebashkiakun Tërmet Peçi kanë surprizuar kryeministrin Edi Rama. Ata kanë ndaluar eskortën duke e përshëndetur.Rama ka dalë nga makina dhe u ka thënë se nuk e kishte në planifikuar
23 Qershor 2019, 13:21 -
'Ika të qetësoja situatën'/ Rama për Bardh Spahinë: Ai vajti në shtëpi, fukarenjtë në burg (VIDEO)
Kryeministri Rama u shpreh se disa nga drejtuesit e opozitës që çuan njerëzit për të sulmuar KZAZ-të u liruan dhe shkuan në shtëpi, ndërsa ata vijojnë që të jenë në burg.Referuar vendimit të gjykatës dje që ndryshoi masën e arrestit nga burg në arrest shtëpie për
23 Qershor 2019, 11:06 -
Rama i përgjigjet Metës: Pluralizëm nuk do të thotë të dalësh mbi ligjin (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta deklaroi se mbajtjen e zgjedhjeve në datë 30 Qershor e anuloi me arsyetimin se 'ka mbrojtur parimin kushtetues të pluralizmit politik, mbi të cilin ndërtohet funksionimi i shtetit të së drejtës'. Por R
23 Qershor 2019, 11:00 -
Rama në Përmet, vlerëson kryetarin e zgjedhur nga PD-ja: Protesta? Shfaqen si çeta
Kryeministri Rama nga Përmeti, bashki që drejtohet nga Niko Shupuli, e vlerësoi kryetarin e bashkisë që drejtohet nga PD-ja, por tha se qyteti në 1 Korrik do të drejtohet nga një e zgjedhur nga PS-ja."Kë
23 Qershor 2019, 10:53 -
Rama-Metës: Pluralizëm nuk do të thotë të dalësh mbi ligjin, opozita do zgjedhje në tetor, por asnjë milimetër pas
Kryeministri Edi Rama sot është zhvendosur në qarkun e Gjirokastrës për të zhvilluar takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, për të cilat shprehet i vendosur që do të realizohen, pavarësisht dekretit të Presidentit, që i anuloi.
23 Qershor 2019, 10:22 -
Anulimi i 30 qershorit/ Meta i përgjigjet Kuvendit: Keni ngritur një proces të rremë, të orientuar politikisht/ LETRA
Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kreut të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja lidhur me dekretin e nxjerrë prej tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta thotë se dekreti i tij është botuar në fletoren zyrtare dhe është i detyruar për të gjithë, përfshirë këtu edhe Kuvendin.
22 Qershor 2019, 16:25 -
Mero Baze: Në vend të mandateve, Presidenti duhet të numërojë ditët!
Sa herë që diçka nuk funksiononte, sa herë tejkalonte kompetencat e veta dhe bllokonte emërime ministrash, përfshi dhe krizën me zgjedhjet e fundit, dërgonte kasnecë tek Edi Rama, të cilët të “alarmuar”, përcillnin lajmin se Ilir Meta mund të dorëhiqet e të bëhet krizë.
22 Qershor 2019, 15:30 -
Mborja: Deputetë! Ose mblidhuni e lidheni, ose shpërndahuni para se t’ju shpërndajë ai
Të nderuar deputetë! A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se që prej kohës kur e pa të pashmangshme burgosjen e tij për korrupsion, Ilir Meta ka një dëshirë (sigurisht të detyruar nga zori) për t’u burgosur për një motiv politk?
22 Qershor 2019, 13:29 -
Meta kërkon si erdhi në Kuvend opozita e re, deputeti i PS: I ka hyrë frika në palcë
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka deklaruar se presidenti Ilir Meta është i frikësur nga zhvillimet e fundit politike, për këtë arsye ka kërkuar nga KQZ informacione për numrin e deputetëve apo për mënyrën se si ka ardhur opozita e re në Parlament.
22 Qershor 2019, 12:55 -
Tema: Një shembull ulëritës që tregon se si Rama i ka ‘kapur’ të gjitha mediat në Shqipëri
Sot, Shqiptarja.com ka botuar disa përgjime që përfshijnë presidentin Ilir Meta, biznesnemë e gazetarë, që përdornin një person tashmë të dënuar, për të blerë vota. Por, çuditërisht, për këto përgjime nuk ka folur asnjë media.
21 Qershor 2019, 21:52 -
Meta pret Sarkozy në Presidencë: Mirënjohës për mbështetjen e Francës
Presidenti Ilir Meta ka pritur pasditen e sotme ish-kreun e shtetit francez Nicolas Sarkozy. Gjatë takimit Meta u shpreh se vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve. Ai shpreh mirënjohje që shteti francez ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
21 Qershor 2019, 20:38 -
Meta reagon para protestës: Përqendrohuni vetëm tek zgjedhjet! Kriza do zgjidhet me dialog, jo dhunë!
Presidenti Ilir Meta reagon para nisjes së protestës së opozitës. Ai i bën thirrje opozitës që të zhvillojë një protestë paqësore duke i bërë thirrje protestuesve të përqëndrohen vetëm në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
21 Qershor 2019, 20:11 -
Spiropali i përgjigjet Metës për 'dhunën' ndaj flamujve: Çfarë duhet të themi kur Iliri firmos antidekretin e tij
Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali i përgjigjet deklaratës së presidencës e cila dënoi faktin që disa flamuj ishin lënë në tokë pas përfundimit të takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama.
21 Qershor 2019, 18:55 -
Meta injoron përplasjet e forta në Shkodër/ Dënon vetëm 'dhunën' ndaj flamunjve
Në një reagim zyrtar zëdhënësi i presidentit të Republikës deklaron se në përplasjet e djeshme në Shkodër flamuri kombëtar është përdhosur, duke dënuar rëndë këtë akt. Ndërkohë nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e kreut të shtetit lidhur me dhunën që protestuesit ushtruan dje ndaj forcave të policisë
21 Qershor 2019, 16:12 -
Meta letër të dytë KQZ-së: Më tregoni praktikën që ndoqët për zëvendësimin e deputetëve
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër të dytë KQZ-së ku i kërkon informacion mbi praktikën që është ndjekur për zëvendësimin e deputetëve të PD-së dhe LSI-së, që u larguan nga Kuvendi duke djegur mandatet.
21 Qershor 2019, 14:11 -
'Uluni në dialog'/ Rama-Metës: Nuk negociojmë demokracinë, po luani me zjarrin (VIDEO)
Pavarësisht anulimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta, palët janë ende në ekstreme të kundërta, me opozitën që sonte do të zhvillojë protestën e radhës, të nëntën kombëtare dhe shumicën që shprehet e vendosur për zhvillimin e procesit të 30 Qershorit.
21 Qershor 2019, 13:35 -
Rama: Meta kompleks, ka bërë gjëra të mira, por tani nxiti dhunën, bëri gabim fatal
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.6 paraditen e sotme tha se Presidenti Ilir Meta është një personazh kompleks. Rama u shpreh se Meta ka bërë gjëra të mira, por me vendimet e fundit ka gabuar.
21 Qershor 2019, 11:14 -
Investigimi/ Ja dosja 978, ku Meta i kërkonte Kastriot Ismailajt 200 mijë euro për zgjedhje
Pas 10 vitesh zbardhet dosja e prokurorisë së Tiranës ku tregohen përgjimet e Kastriot Ismailajt me biznesmenët dhe njeriun e besuar të Ilir Metës dhe Fatos Nanos në prag të zgjedhjeve të vitin 2009. Në bisedat tashmë të zhdukur, del edhe ish-kryeministri Berisha. Përgjimi me gazetarin A.Zh.qe kandidonte me LSI dhe biseda “për ta mbeshtetur me vota... Lekë ka boll ai shkërdhatë”.
21 Qershor 2019, 07:26 -
Meta: Jam gati që të kontribuoj për zgjidhjen e krizës, uluni në dialog
Në kushtet kur dekreti i firmosur prej tij përplasi institucionet në Shqipëri, Presidenti Ilir Meta u bën sërish thirrje palëve për dialog. Ai thotë se u bën 10 ditë që kur anuloi zgjedhjet, por situata vijon që të jetë e njëjtë.
20 Qershor 2019, 14:39