-
Në një kohë kur puna për parandalimin dhe “goditjen” e paligjshmërisë në vend vijon, policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 persona dhe procedoi penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.
17 Shtator 2021, 18:42 -
VIDEO ekskluzive/ Disa të rinj thyejnë orën policore dhe përplasen me grushte e shkelma me efektivët e patrullës në Durrës! 4 të shoqëruar
17 Shtator 2021, 10:09Që ora policore nuk respektohet, kjo tashmë është një fakt pasi përditë në rrugë shohim njerëz që po lëvizin pas orën 23:00, mirëpo disa të rinj jo vetëm që kanë qenë në shkelje të rregullave, por kanë gjetur guximin për të kundërshtuar me forcë policinë.
-
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shijak, plagosen 3 persona, dërgohen në Tiranë për mjekim të specializuar
16 Shtator 2021, 19:51Tre persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Shijak, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tyre. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua në Xhafzotaj, ku kanë mbetur të plagosur Bukurie Maksuti 45 vjeç, një 17-vjeçar me inicialet B.M dhe 60-vjeçari Qefajet Musai, ky i fundit ka pësuar djegie të shkallës së tretë.
-
Bën sherr me dajat, nipi u shkatërron makinat, njërit furgon i vë flakën dhe tjetrin e dëmton! Shpallet në kërkim i riu në Durrës
15 Shtator 2021, 10:15Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi i ka vënë zjarrin një makine dhe ka dëmtuar një mjet tjetër. Sipas policisë shtetasi P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip "Ford", i cili ishte parkuar në lagjen nr.17
-
Përfshihet në flakë magazina me bimë medicinale në Durrës (Pamje)
14 Shtator 2021, 11:18Një magazinë me bimë medicinale është përfshirë në flakë ditën e sotme në Bizë në Durrës.
-
SHÇBA pezullon nënkomisarin në Durrës: Ka shpërdoruar detyrën, në mënyrë të përsëritur nuk ka kryer hetime të plota për disa çështje
13 Shtator 2021, 19:35Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës ka pezulluar nga detyra nënkomisarin Florian Skura në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre.
-
Kaplohet nga zjarri fshati Halik, Fushë-Krujë! Erë e fort dhe mungesë rruge, digjen 20 hektar toke
13 Shtator 2021, 16:22Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrën në fshatin Halik, në Fushë-Krujë.
-
Kultivuan 100 rrënjë kanabisi në Krujë, arrestohet 53-vjeçarja, shpallet në kërkim bashkëshorti i saj
13 Shtator 2021, 10:20Një 53-vjeçare është arrestuar në Krujë, ndërkohë që bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim pasi kishin kultivuar lëndë narkotike. Përkatësisht, çifti kishte mbjellë 100 rrënjë kanabisi në fshatin Zgërdhesh.
-
Merrni masa! Sot Durrësi probleme me ujin e pijshëm, do stakohen dritat në stacionet e pompimit
13 Shtator 2021, 08:37Qyteti i Durrësit, sot nuk do të ketë një furnizim normal me ujë të pijshëm.
-
Durrës/ Sekuestrohet një sasi ilaçesh kontrabandë dhe mbi 10 mijë euro të padeklaruara! Nën hetim shoferi, i kishte fshehur në kabinën e kamionit (FOTO)
12 Shtator 2021, 15:4753 vjeçari Anastas Mërtiri, ka tentuar që të kalojë në port një sasi ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës dhe 10.500 euro të padeklaruara. Ilaçet dhe eurot e fshehura në kabinën e kamionit janë sekuestruar, ndërsa shoferi është vënë nën hetim
-
Përplasi për vdekje 77-vjeçarin në Sukth, arrestohet shoferi
12 Shtator 2021, 15:38Arrestohet Andrea Liko, shoferi që një ditë më parë shkaktoi aksidentin për vdekje në Sukth të Durrësit. Andrea Liko, 60 vjeç, nga Lushnja përplasi për vdekje një 77-vjeçar.
-
Aksident në Sukth të Durrësit, do kalonte në anën tjetër të rrugës, makina përplas për vdekje 77-vjeçarin
11 Shtator 2021, 17:08Një 77-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, në Sukth, ku viktima ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, në momentin që është përplasur nga një automjet tip "Ford", me drejtues 62-vjeçarin Andrea Liko nga Lushnja.
-
Durrës/ 5 persona helmohen nga ushqimi në një dasmë, mes tyre edhe fëmijë! Arrestohet pronari i restorantit dhe kuzhinieri
11 Shtator 2021, 00:13Pronari i një resorti në autostradën Tiranë-Durrës është arrestuar nga policia bashkë me kuzhinierin, pas helmimit nga ushqimi të 5 dasmorëve në ceremoninë që bëhej te 'Delta Event'.
-
Po kalonte pushimet në Shqipëri, mbytet polaku në plazhin e Durrësit
10 Shtator 2021, 17:46Pushimet në bregdetin e Durrësit, 68-vjeçarit nga Polonia iu kthyen në tragjedi. Ndërsa ishte futur për tu larë, polaku i identifikuar me inicialet J.B. është mbytur në det.
-
Ishte duke peshkuar, mbytet në det kapiteni i një peshkarexhe në Durrës
9 Shtator 2021, 15:39Një 49-vjeçar është gjetur i mbytur në det, teksa ishte duke peshkuar
-
Rindërtimi, Rama në Thumanë: Lagje me standarde europiane! Ahmetaj: Punimet në fazë përfundimtare, shtëpitë individuale dhe pallatet, gati në fund të vitit
9 Shtator 2021, 15:12Qyteza e Thumanës në Bashkinë e Krujës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit të Rindërtimit, si me shtëpitë individuale, ashtu edhe me banesat kolektive. 14 pallate dhe 156 shtëpi individuale pritet të jenë gati në fund të këtij viti për të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre.
-
Durrës/ Falsifikonin tamponët COVID për qytetarët që udhëtonin drejt BE, arrest në burg për punonjësin e një laboratori dhe të një agjencie turistike, detyrim paraqitje për 3 të tjerë
9 Shtator 2021, 13:09Bëhet me dije se janë lënë në burg Blerim Maloku, punonjës në laboratorin 'Medical Care Lami" dhe Artiola Budani, punonjëse në agjencinë turistike 'Kristal Travel. Ndërkohë gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për Asllan Divën dhe Albiona Cukën, punonjës në labortaorin 'Medical Care Lami", si dhe për Violeta Begejan, punonjëse në një agjenci udhëtimi.
-
U fut për t'u larë në det, mbytet në Durrës pushuesja nga Serbia
9 Shtator 2021, 10:05Një 60-vjeçare, pushuese nga Serbia është mbytur në plazhin e Durrësit mëngjesin e sotëm. Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar në lagjen nr.13, rreth orës 09:15. 60-vjeçarja me inicialet D.S., u fut në det për t'u larë, por fatkeqësisht nuk doli e gjallë nga uji.
-
Një tjetër avion i shtohet flotës ajrore shqiptare, Rama: Pas ‘Lasgushit’ e ‘Migjenit’, mbërriti edhe ‘Naimi’
8 Shtator 2021, 19:30Një tjetër avion i është shtuar linjës ajrore “Air Albania”. Pas "Lasgushit" e "Migjenit" flotës ajrore shqiptare i është shtuar edhe avioni i quajtur"Naimi"
-
Me shpejtësi 152 km/h, policia gjobit 102 drejtues mjetesh në Kavajë! Pezullohen 25 patenta gjatë një jave, gjobiten me nga 40 mijë lekë 8 të huaj
8 Shtator 2021, 16:38102 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë një jave në zonën e Kavajës për shkak se kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor, ku mes tyre kanë marrë masë administrative me vlerën 40 mijë lekë edhe 8 të huaj. Sakaq, 25 shoferëve iu janë pezulluar patentat pasi janë konstatuar me shpejtësi deri në 152 km/h.
