-
Ekskluzive-dosja e lobimit! Zbardhen letër-porositë nga Skocia, ja si një kompani fantazmë e lidhur me rusët pagoi 150 mijë $ për PD-në
Shqiptarja.com vijon që të zbardhë dosjen e plotë të lobimit rus të PD-së në SHBA, për të cilën kryedemokrati është marrë i pandehur së bashku me Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin. Kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno ka siguruar letër-porositë e ardhura nga Skocia për llogari të hetimit në Shqipëri. "Në ditët në vijim pritet që të ketë surpriza. Hetimet mund të rihapen dhe mund të kemi skandale më të mëdha pasi Muzin pranoi që të dëshmonte' tha Qyno në studion e Report Tv.
9 Nëntor 2019, 14:12 -
Lobimi rus/ Bushati ironizon Bashën: Ka qenë përgjumësh kur i është ofruar kontrata (VIDEO)
Bushati ka ironizuar Bashën duke thënë se lideri i opozitës ka qenë në gjumë kur i është ofruar kontrata e lobimit dhe nuk e ka marrë parasyshë se pas kësaj kontrate mund të fshiheshin rusët.
9 Nëntor 2019, 12:37 -
EKSKLUZIVE/ Zbardhet dosja e Bashës për lobimin rus! Një amerikan i penduar do të tregojë të vërtetën për 650 mijë dollarët e fshehura nga PD
Shqiptarja.com ka zbardhur dosjen e prokurorisë, duke zbuluar që në hetimet mbi lobimin në SHBA nga PD-ja, ku dyshohet të jetë e përfshirë edhe një kompani e lidhur me Rusinë, ka një super-dëshmitar. Njeriu që rrezikon të rëndojë situatën penale të Lulzim Bashës, është biznesmeni amerikan Nikolas Muzin, pra pikërisht ai qe ka deklaruar në Thesarin e Shtetit amerikan shumën e paguar nga PD-ja, por që kjo e fundit nuk e deklaroi në KQZ.
9 Nëntor 2019, 10:15 -
Baze: Një hetim që nis për pastrim parash, dhe përfundon për pastrim të Bashës
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur pa hetuar plotësisht skandalin e pagesës prej 675 mijë dollarë në emër të Partisë Demokratike, për një kompani lobuese në SHBA, pagesa që aty janë lëvruar nga një kompani me pronarë rusë.
8 Nëntor 2019, 22:24 -
Lobimi rus/ Përçahet grupi hetimor, Lulzim Basha u mor i pandehur me shumicë votash
Dosja e lobimit Rus, ka përçarë grupin e hetimit në prokurorinë e Tiranës, pasi tre prokurorët Gjergji Tako, Ervin Karanxha dhe Kol Hysenaj, kanë mbajtur qëndrime të kundërta për sa i përket përfundimit të hetimeve.
8 Nëntor 2019, 21:21 -
'625 mijë dollarë u deklaruan të paguara nga PD'/ Braçe: Dy prokurorët janë përdorur për të pastruar imazhin e 'Lylzim' Bashës!
Zv/kryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës, e cila rrëzoi akuzat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës për “Pastrimit të produkteve të veprës
8 Nëntor 2019, 20:20 -
Në gjyq për 675 mijë $ në SHBA/ Basha: Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama, u detyrua të tërhiqej nga akuzat (VIDEO)
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për marrjen i pandehur për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Nga Kruja Basha tha se prokuroria është përdorur nga Edi Rama.
8 Nëntor 2019, 18:23 -
Lulzim Basha në gjyq për 675 mijë $ në SHBA/ Spiropali: Të provojë pafajësinë dhe të kthehet në krye të opozitës
Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar për marrjen të pandehur të kryedemokratit Lulzim Basha në emisionin 45 Minuta me gazetarin Denis Minga.
8 Nëntor 2019, 16:12 -
Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjyq Lulzim Bashën për 675 mijë $ në SHBA, bie akuza për pastrim parash
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha për dosjen e lobimit me para ruse në SHBS në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, dhe i kërkon gjykatës të caktojë datën e gjyqit për Bashën, Arben Ristanin dhe financierin e PD Ilir Dervishin. Sipas njoftimit të siguruar nga Report Tv, Basha është i pandehur vëtëm për falsifikim formulari në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ, ndërsa akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", ka rënë. Letër porosia amerikane: Prokuroria të pyesë lobisin Nic Muzin si dëshmitar
8 Nëntor 2019, 14:52 -
Nisma e PS për më shumë gra në poste drejtuese/ PD: Propaganda e radhës, ta shporrim Ramën
Nismën e nisur nga PS-ja për të pasur më shumë gra në poste drejtuese, PD-ja e quan propagandë. Ish-deputetja, Izmira Ulqinaku ka listuar një sërë arsyesh sipas së cilës e vërtetojnë se përse kjo nismë është një mashtrim i radhës i kreut të qeverisë, teksa e ka etiketuar këtë të fundit si " kryedhunuesi".
23 Tetor 2019, 20:24 -
PS rezolutë në Kuvend kundër ndërhyrjes së huaj elektorale dhe Fake News: Rast me kompani guackë ruse, lidhja me Lulzim Bashën
PS njofton hartimin e një Rezolute në Kuvendin e Shqipërisë kundër ndërhyrjes elektorale të huaj dhe kundër lajmeve të rreme. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste shprehet se edhe Shqipëria regjistron një rast të rëndë të ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit nga kompani guacka, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia duke kujtuar se edhe kryetari i PD akuzohet për lidhje me lobues rus.
13 Tetor 2019, 17:00 -
Ish-drejtori i Lulzim Bashës pranon skandalin me lobimin në SHBA: Na i nxori Jozefina Topalli
Ish-kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës Florenc Hoxha, i njohur ndryshe si njeri i afërt me kryedemokratin Lulzim Basha, ka sulmuar ish- kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
10 Korrik 2019, 20:28 -
Skandali i radhës/ Firma që loboi vjet për kriminelin serb dhe trafikantin e armëve zgjidhet nga PD për lobim kundër Ramës
Nuk kanë të sosur skandalet që vijnë nga selia blu. Vetëm disa ditë më parë Prokuroria e Tiranës mori të pandehur 4 zyrtarë të Partisë Demokratike, përfshirë këtu edhe vetë kreun e PD Lulzim Basha për lobimin rus në SHBA, por PD sërish nuk heq dorë.
3 Korrik 2019, 17:04 -
Kontratat e lobimit/ Pas Ristanit dhe Bashës paraqitet në Prokurori edhe financieri i PD
Pas kreut të PD Lulzim Basha, pasditen e sotme është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës edhe financieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi. Sipas prokurorisë ndaj tij rëndon akuza e falsifikimit dhe fshehjes së financimeve dhe është i dyshuar për çështjen e kontratave të lobimit të Partisë Demokratike.
19 Qershor 2019, 17:17 -
Sulmi ndaj KZAZ-ve, Rama: Autorët 10 vite s'do dalin nga vendi! Përgjimet u nxorën nga konteksti! Basha të tregojë shokët për lobimin
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si të turpshme dhe fatkeqësi sulmet e militantëve të PD-së e LSI-së dhe zyrtarëve të bashkive të drejtuara nga opozita kundër KZAZ-ve.
19 Qershor 2019, 11:09 -
Lobimi rus/Policia-Gardës: Kur Basha të shoqërohet për në Prokurori, gardisti që e ruan të mos ndërhyjë
Arben Ristani ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është paraqitur në prokurorinë e Tiranës ku është njohur me dy akuzat, atë të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Falsifikimit të Vulave, stampave dhe formularëve”. Paraqitja e Ristanit në prokurori është bërë vetëm një ditë pasi, prokuroria urdhëroi policinë e Tirtanës që Ristanin, Lulzim Bashën dhe Ilir Dervishin ta shoqërojnë me forcë.
18 Qershor 2019, 16:00 -
Lobimi rus i PD-së në SHBA/ Ristani në prokurori si i pandehur: S'kam firmosur, nuk ka prova ndaj meje!
Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, ndryshe nga kryetari i tij Lulzim Basha, vendosi sot që të paraqitet në prokurorinë e Tiranës pas fletë-thirrjes për dosjen e lobimit në SHBA.
18 Qershor 2019, 14:27 -
Thjesht procedurë! A do ta zvarrisë Basha hetimin e ri si te 'Rruga e Kombit'?
Lulzim Basha refuzoi thirrjen e Prokurorisë për t’u njohur me akuzat dhe marrjen si i pandehur për dyshimet se Partia Demokratike ka lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke përdorur si burim financiar para ruse, duke cituar dy nene të Kodit të Procedurës Penale.
18 Qershor 2019, 09:56 -
Veliaj: Paratë ruse po përdoren për të goditur shtetin me molotov, pse ka frikë Basha të shkojë në Prokurori?
Nga Njësia 3, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se opozita ka zgjedhur që nëpërmjet parave të dyshimta të ardhura nga Rusia, po kërkon të dëmtojë imazhin e vendit dhe rrugën e tij drejt BE-së, duke goditur institucionet me Molotov.
17 Qershor 2019, 23:01 -
Basha refuzoi prokurorinë, Braçe: Lylzimi është mbi ligjin, kështu shpëtoi edhe për Rrugën e Kombit
Braçe shkruan se e gjithë kjo zallamahi, bëhet pikërisht për këtë arsye, që të mbahet në këmbë ky sistem pabarazie në drejtësi. Ai thotë se Lulzim Basha në të njëjtën mënyrë shpëtoi edhe nga dosja për Rrugën e Kombit.
17 Qershor 2019, 17:58 -
NYT jehonë procedurave për shkarkimin e Metës dhe thirrjen e Prokurorisë si 'i pandehur' për Lulzim Bashën
Media prestigjoze i ka bërë jehonë zhvillimeve politke në vendin tonë duke komentuar si procedurat për shkarkimin e Metës ashtu edhe për lobimin e paligjshëm që ka bërë PD në SHBA.
17 Qershor 2019, 15:46 -
Basha refuzon prokurorinë, PD: Kamikazja e Ramës urdhëron prokurorët ta shoqërojnë me forcë
Sipas Bardhit, urdhri ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, dhe kjo sipas tij bëhet për të tërhequr vëmendjen nga përgjimet e reja të tabloidit gjerman Bild, për dosjen e shit-blerjes së votave.
17 Qershor 2019, 13:38 -
Peza: Lulzim Basha e ka ves shmangien e përballjes me drejtësinë!
Lulzim Basha thjeshtë tregoi se e ka ves shmangien e përballjes me të vërtetën. E ka bërë edhe kur u thirr në gjykatë për skandalin e rrugës së Kombit. Mori raport mjekësor, që tia hedhi ndëshkimit ligjor, "me procedurë".
17 Qershor 2019, 13:16 -
Lobimi rus/ Basha refuzon prokurorinë: Më njihni me faktet, pastaj vij...'Më 21 qershor do të shoqërohet forcërisht!'
Prokuroria e Tiranës i kërkon policisë që më datë 21 Qershor, ditën kur opozita joparlamentare do të mbajë protestën e 9 kombëtare kundër qeverisë, të bëjë shoqërimin e detyrueshëm për kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ky veprim, nëse Basha do të refuzojë sërish të paraqitet në organin e akuzës.
17 Qershor 2019, 09:06 -
'Lobimi rus skandal i rëndë'/ Bardhi i del në mbrojtje Bashës: Revoltuese! Rama e riktheu artificialisht
Taulant Balla deklaroi pasditen e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale se nesër në Kuvend do të miratohet paketa ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave financimit të terrorizmit.
16 Qershor 2019, 22:34 -
Lobimi i PD-së përmes kompanive ruse/ Balla: Skandal i rëndë, nesër miratojmë Paketën ligjore
Taulant Balla deklaron se Kuvendi gjatë seancës së nesërme do të miratojë paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke përmendur edhe lobimin e PD-së në SHBA me skemë të paligjshme të kompanive ruse.
16 Qershor 2019, 21:28 -
Mediat e huaja jehonë hetimit ndaj Lulzim Bashës për lobimin rus
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë thirrjes nga ana e Prokurorisë, të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me dyshimet që janë ngritur mbi këtë të fundit prej drejtësisë amerikane, për pagesat e mbi 650 mijë dollarëve, të padeklaruara zyrtarisht nga ana e Bashës.
15 Qershor 2019, 12:42 -
Nis procedura e shkarkimit të Metës, Manja: Të hënën futet në furrë
Të hënën, mazhoranca do të dorëzojë në Kuvend kërkesën me firmat e deputetëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ky është hapi i parë i procedurës për shkarkimin e një presidenti, së cilës edhe nëse do t'i shkohet deri në fund do të duhet një kohë shumë e gjatë.
14 Qershor 2019, 13:26