-
Akuzat për falsifikim formulari/ Shtyhet gjyqi për kryedemokratin Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e PD-së...shkak koronavirusi
Gjykata e Apelti nëTiranë ka vendosur të shtyjë seancën për kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristanit dhe financierit Ilir Dervishi për falsifikim formulari në lidhje me lobimin rus.
26 Mars 2020, 10:03 -
Dosja e Bashës dhe dy zyrtarëve të PD për lobimin rus në dorë të Fatmira Hajdarit në Apel
Dosja ndaj Lulzim Bashës për falsifikim formulari në lidhje me lobimin rus në Gjykatën e Apelit i është caktuar Fatmira Hajdarit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se shorti ka zgjedhur pikërisht Fatmira Hajdari, ish bashkëshorten e Azem Hajdarit, për të gjykuar nëse vendimi i marrë nga gjyqtari Lazër Sallaku që shpalli kryedemokratin Basha të pafajshëm nga akuzat, është i drejtë ose jo.
11 Shkurt 2020, 12:58 -
Patozi: 'Zgjedhorja' tryezë me bashkëfajtorë! Zgjidhja e krizës në dorë të Rudina Hajdarit...15 marsi, i 'zymtë'
Bashkëfajtorë të ulur në një tryezë...kështu i sheh kreu i partisë 'Bindja Demokratike', Astrit Patozi, Damian Gjiknurin, Petrit Vasilin dhe Oerd Bylykbashin, të përzgjedhurit politik për Reformën Zgjedhore. Shpresat i ka tek Rudina Hajdari, të cilën e veçon si njeriun që nuk ka asnjë përgjegjësi për krizën, por si personin e duhur për ta zgjidhur atë. Në studion e "Repolitix" në Report Tv, Patozi shprehet se është i lumtur që nuk ishte pjesë e asaj tryeze, teksa bashkohet me grupin e Hajdarit që e sheh problemin te sistemi politik.
23 Janar 2020, 17:17 -
Gara për parkun e energjisë diellore të Divjakës, Shalsi: Do të jetë një histori suksesi
Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi këtë të hënë për nisjen e garës ndërkombëtare për investitorët e interesuar për projektin e parkut fotovoltaik të Divjakës që do të ke
20 Janar 2020, 14:40 -
Baze: Pse 'The Times' dhe 'Bild', u zgjuan pas vendimit të Gjykatës së Tiranës?
Sido që të jetë, rihapja e këtij problemi nga shtypi Perëndimor, që në fakt është i pari që e zbuloi skandalin, tregon se Lulzim Basha duhet të përballet me këtë problem pavarësisht manovrave procedurale në Gjykatën e Tiranës.
19 Janar 2020, 21:30 -
Gazeta gjermane 'BILD': Basha mori 675 mijë euro nga lobi rus për t’i përdorur kundër integrimit të Shqipërisë në BE (VIDEO)
Gazeta gjermane ka bërë një analizë të gjatë ku thuhet ndër të tjera se "gjithë këto para të paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të PD kanë pasur si qëllim pengimin e Shqipërisë drejt BE-së".
19 Janar 2020, 19:40 -
Pushimi i akuzës! Braçe: Gjykata e shpalli Bashën, të papërdorshëm! Si u katandis gjyqtari në llum
Braçe thotë se pavarësisht se Basha e pranoi vetë duke deklaruar se Nik Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga PD përmes fondeve të mbledhura nga shqiptarë të PD në Amerikë, Gjykata e shpalli të papërdorshëm.
18 Janar 2020, 20:55 -
'The Times' bën 'shembull' Bashën! Zbërthen skemën financimit nga kompani fantazmë
“The Times” duke zbërthyer skemën e madhe të mashtrimit shkruan se “Në vitin 2018 regjistrimet publike treguan se kishte paguar qindra mijëra dollarë një lobisti amerikan në emër të Partisë Demokratike të Z.Basha. Z. Basha fillimisht u akuzua për pastrim parash por kjo akuzë u rrëzua. Biniatta Trade u lejua të ndryshojë emrin e saj dhe pastaj të shpërbëhej vitin e kaluar pa identifikuar kurrë një pronar të vërtetë përfitues.”
18 Janar 2020, 19:54 -
'Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK me Bashën...' Balla akuza ndaj gjyqtarit që pushoi dy çështje brenda javës në favor të kryedemokratit
Kreu i Grupit Parlamenta të Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë akuza të forta ndaj gjyqtarit që pushoi çështjen ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për "lobimin rus", Lazër Sallaku, i njëjti gjyqtar që sot vendosi lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes “Toyota Yaris”.
17 Janar 2020, 20:19 -
Zbardhet vendimi për pushimin e çështjes 'lobimi rus për PD'/ Gjykata rrëzon deklarimet e Muzin pa marrë dëshminë e tij
Report Tv zbardh vendimin e gjykatës që pushoi çështje për dosjen e “dosje të lobimit rus të PD” të gjyqtarit Lazër Sallaku duke rrëzuar akuzat kundër Lulzim Bashës, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të partisë Ilir Dervishi.
17 Janar 2020, 14:31 -
Pushimi i çështjes për lobimin e PD/ PS: Prokurorë dhe gjykatës 'kap çfar të kapësh', KLP e KLGJ të nisin hetimin
Reagimi i parë nga Partia Socialiste për pushimin e çështjes për tre zyrtarët e PD-së, mes tyre edhe kryedemokrati Lulzim Basha, vjen nga kreu i grupit, Taulant Balla.
13 Janar 2020, 17:42 -
Gjykata pushoi hetimet, avokati i Bashës: Drejtësi! Ra sajesa, u rrëzua gjuetia e shtrigave
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Berisha, Eduard Halimi dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së Ivi Kaso ishin avokatët e Lulzim Bashës në seancën e gjyqit paraprak që u zhvillua sot. Halimi përshëndeti vendimin e drejtësisë, ndërsa u shpreh më tej se gjithçka ishte e sajuar."Gjith&
13 Janar 2020, 17:00 -
Pushimi i çështjes për 3 zyrtarët e PD-së/ Ristani: Le t'i turpërojmë ata prokurorë, drejtësia triumfoi
I vetmi i pranishëm në Gjykatë, Arben Ristani në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës gjyqësore u shpreh se u vërtetua se akuza ishte politike, duke e cilësuar si një turp të prokurorisë shqiptare. Ristani shtoi se sado që të ndikojë politika në organet e drejtësisë, drej
13 Janar 2020, 16:53 -
Lobimi/ Gjykata pushon hetimet për Bashën dhe zyrtarët e PD-së, përçahen prokurorët, njëri përjashtohet
Gjykata e Tiranës vendosi sot në gjyqin paraprak pushimin e akuzës së falsifikimit për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi në lidhje me dosjen e lobimit. Kryedemokrati nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokatët që e cilësuan fitore, ndërsa Ristani ishte i vetmi që ishte përballë gjyqtarit. Nga radhët e prokurorëve edhe sot nuk munguan përçarjen. Ervin Karanxha u përjashtua gjatë seancës pas kërkesës së drejtueses së prokurorisë së Tiranës, ndërsa Kolë Hysenaj dhe Gjergji Tako ishin të ndarë në qëndrimet e tyre lidhur me hetimet.
13 Janar 2020, 11:02 -
Mori Bashën të pandehur, Ervin Karanxha shkarkohet nga posti i zv/drejtuesit të prokurorisë së Tiranës
Vendimi i drejtueses së prokurorisë vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes këtyre dy prokurorëve janë përkeqësuar për shkak se Ervin Karanxha dhe prokurori tjetër,Gjergji Tako,firmosën për marjen të pandehur të Lulzim Bashës për akuzën e “Falsifikimit të formularëve”.
18 Dhjetor 2019, 09:12 -
Basha zyrtarisht në gjyq për falsifikim, dosja dërgohet në gjykatë në limitet e afatit
Pas përplasjeve mes tre prokurorëve në limitet e afatit prokuroria e Tiranës ka depozituar në gjykatë kërkesën për gjykimin e Lulzim Bashës, Ilir Dervishit dhe Arben Ristanit. ReportTv ka mësuar se brenda 10 ditëve me short do të caktohet gjyqtari e më pas pritet të vendoset për fatin e cështjes. Tre personat akuzohen për “falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”
12 Dhjetor 2019, 15:49 -
Lobimi i PD në SHBA/ Sot përfundon afati për dërgimin e çështjes në gjyq për Lulzim Bashën
Pyetjes së Report Tv drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj se çfarë është vendosur me dosjen, ajo u përgjigj: Ende s'ka një vendim final. Mbyllja hetimeve solli përplasje mes prokurorëve të Tiranës. Report Tv mëson se Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako kanë qenë dakord dhe vendosën për mbyllje hetimesh. Ata kanë njoftuar kolegun e tyre Kole Hysenaj i cili ka qenë kundër duke kërkuar zgjatje të afateve hetimore.
18 Nëntor 2019, 12:46 -
A i çoi Basha vetë lekët për lobim në Amerikë? Ja si përgjigjet Ristani
Arben Ristani deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix se ai, por edhe financieri i partisë nuk kanë lidhje me historinë e lobimit, pasi shuma prej 670 mijë dollarësh, e ndarë në dy këste 500 mijë dhe 150 mijë nuk kanë dalë nga arkat e PD-së. "Sekretari i përgjithshëm i partis&e
12 Nëntor 2019, 22:54 -
Lobimi i dyshimtë 150 mijë $ për PD? Ristani: Bravo i qoftë atij që i ka lindur dëshira
Arben Ristani shprehet se PD-ja ka paguar për lobim vetëm 25 mijë dollarë, por i pyetur nëse ka kosto për PD-në nëse shuma tjetër prej 150 mijë dollarësh është përdorur në favor të PD-së, ai u përgjigj "Personi mund të thotë se janë në favor të PD-së por d
12 Nëntor 2019, 22:15 -
Frikë nga dëshmia e Muzin? Ristani: Duhet të ishte thirrur, por tani dosja u mbyll
Arben Ristani deklaroi mbrëmjen e sotme në Repolitix se Muzin duhet të ishte thirrur si dëshmitar, por i akuzoi prokurorët si të papërgjegjshëm dhe marioneta të Edi Ramës. "Drejtësia jona ta thërriste si dëshmitar apo të çonte një letër-porosi. Kemi të bëjmë me njerëz të
12 Nëntor 2019, 22:08 -
Ristani tregon raportet me Bashën: PD nuk është gati për zgjedhje të parakohshme
Për Arben Ristanin, i njohur si kritik i ashpër i Lulzim Bashës në vitin e fundit, PD-ja nuk është gati për zgjedhje të parakohshme. Ai tha se me Bashën ka marrëdhënie korrekte zyrtare. "Marrëdhëniet personale janë korrekte zyrtare. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar në PD-së dhe kryetar i komisionit t&
12 Nëntor 2019, 22:02 -
Basha ka firmosur, a rrezikon burgun? Arben Ristani: Unë për vete jam i pastër...
Arben Ristani tha se nuk ka firmosur asnjë kontratë me lobistin amerikan Muzin, pasi një gjë të tillë e ka bërë vetë Basha. Por i pyetur se sa vite dënim rrezikon ai dhe Basha, Ristani tha se vetë është i pastër.Cili është dënimi që rrezikoni dhe sa e prek karrierën?
12 Nëntor 2019, 21:47 -
Ristani: Më bën përshtypje, ç'punë ka PD-ja me firmën që pagoi 150 mijë $ për lobim?
Arben Ristani, ish-sekretar i përgjithshëm i PD-së shpreh habinë për lidhjen mes PD-së dhe kompanisë “Biniatta Trade LP", që pagoi 150 mijë euro për lobim në SHBA në emër të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. "Më bën përshtypje, por nuk kam asnj&a
12 Nëntor 2019, 21:40 -
Lobimi, Ristani: Lekët s'dolën nga PD! Muzin i mori nga 'Biniatta'! Jam viktimë e sistemit!
Arben Ristani thotë se është viktimë e sistemit në lidhje me akuzën që i ka ngritur prokuroria për dosjen e lobimit në SHBA. Ai tha se kontratën e lobimit e ka parë vetëm në prokurori. Ristani theksoi se është e vërtetë që lobuesi i ka marrë paratë nga “Biniatta Trade LP" por nuk ka lidhje m
12 Nëntor 2019, 21:33 -
Lobimi rus për PD-në, Ristani në Repolitix: S'kam lidhje, kontratën e firmosi vetë Basha
Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me akuzën e falsifikimit që ka ngritur prokuroria kundër tij në lidhje me dosjen e lobimit në SHBA. Ai tha se kontratën e ka firmosur vetë Basha me lobistin Muzin prej 25 mijë dollarësh. Lobimi nuk ishte një vendim kolegjial dhe as i diskutuar në Kryesinë e PD-s&
12 Nëntor 2019, 21:16 -
Ristani: Kontratën e firmosi Basha me Muzin! Bravo i qoftë atij që loboi për PD, nëse 150 mijë $ janë të paligjshme, problem i tij! (VIDEO - Repolitix)
Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, i ftuar në studion e emisionit 'Repolitix' deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me kontratat e lobimit që janë firmosur me Muzin. Duke u ndalur te shuma e paguar prej 150 mijë dollarë që “Biniatta Trade LP" pagoi për lobim në SHBA në emër të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, ish-sekretari i përgjithshëm shprehu habinë për lidhjen mes PD-së dhe kompanisë. Ristani foli edhe për marrëdhëniet me Bashën, ndërsa kritikoi PD-në.
12 Nëntor 2019, 20:49 -
Lobimi/ Imeraj llogari 2 prokurorëve që 'shpëtuan' Bashën: Pse s'u pyet Nikolas Muzin! Karanxha: Ta vendosë gjykata
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, ka bërë me dije për Report TV se u ka kërkuar informacion me shkrim dy prokurorëve për proceurat e ndjekura, gjatë hetimeve si dhe mbi vendimin e marrë më pas. Imeraj ka kërkuar nga dy prokurorët e çështjes që të sqarojnë se përse nuk është marrë në pyetje Nikolas Muzin.
11 Nëntor 2019, 11:00