-
Shkolla 'Musine Kokalari', 3 vjet 'peng' i rindërtimit, nxënësit bojkotojnë orët: Mjaft më mësim me turne
Nxënësit e shkollës “Musine Kokalari” në Kombinat që prej nëntorit 2019 zhvillojnë mësimin me turne në një tjetër shkollë. Zgjatja dhe tejkalimi i afateve për rindërtimin e saj, ka krijuar pakënaqësi të shumta tek nxënësit, të cilët sot bojkotuan mësimin.
17 Mars 2022, 22:30 -
'Për fasadë jeni të parët', Rama replika me komentuesen në Facebook, i numëron punët e bëra: E mira s'ka fund, ndërkohë që e keqja harrohet shpejt
Rama i numëron punët e bëra gjatë këtyre viteve të qeverisjes, duke përmendur rindërtimin e duke vazhduar me bujqësinë, teksa shkruan se eksportet bujqësore janë rritur dhe se po ashtu është dyfishuar edhe toka e punuar në fshat.
21 Shkurt 2022, 16:32 -
Zgjedhjet e pjesshme vendore, PD akuza: Fondet për rindërtim po shpërndahen në këmbim të votës në Durrës, Bashkia e Rrogozhinës po kryen punësime të përkohshme
Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu ka akuzuar Partinë Socialiste se po shpërndajnë fondet e rindërtimit dhe po bëjnë punësime të përkohshme në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme vendore. Në një deklaratë për mediat, Logu tha se kjo skemë po përdoret në Durrës dhe Rrogozhinë, dy prej 6 bashkive ku do të mbahen zgjedhjet më 6 mars.
17 Shkurt 2022, 10:12 -
Hapet ura e Tapizës! Balluku: Përfundoi para afatit, në shtator nis puna për urën e Viroit
Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ishte e pranishme ditën e sotme në hapjen e urës së Tapizë për qarkullimin e automjeteve, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.Balluku u shpreh se kësaj ure radhën e ka ura e Viroit, e cila përmbytet shpesh për shkak të prurjeve të shumta të
16 Shkurt 2022, 16:34 -
U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, përfundojnë punimet, hapet ura e Tapizës! Balluku: Përfundoi para afatit, në shtator nis puna për urën e Viroit
Kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë se ura e re e Tapizës ka përfunduar dhe tashmë është në dispozicion të të gjithëve. Ndërsa ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se pas kësaj ure radhën e ka ura e Viroit, e cila përmbytet shpesh për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drino.
16 Shkurt 2022, 09:25 -
Vuajtjeve të Asqeri Letit i vjen fundi, hyn në shtëpinë e rindërtuar në Laç: Do marr teshat, që sot do fle këtu! Përfundon procesi i shpërndarjes së çelësave për 522 familje
Vuajtjes së Asqeri Letit, sa në shtëpi në tjetrën, pas 2 viteve i ka ardhur fundit. Sot, ai do të fle në shtëpinë e tij të re, të rindërtuar pasi tërmeti i ka shkatërruar godinën që kishte ndërtuar me mund e me djersë. Këto 2 vite, Leti i tregon si aspak të lehta për të, por për fat të mirë patën një fund të lumtur.
15 Shkurt 2022, 10:48 -
-
Akuzat e PD se asnjë prej 522 apartamenteve të rindërtuara në Laç nuk i janë kthyer banorëve, kryebashkiakja e Kurbinit sqaron: Po respektojmë procedurat ligjore
Akuzave të Partisë Demokratike për mashtrim, lidhur me apartamentet e ndërtuara nga Turqia të për 522 familje në Laç, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara i është përgjigjur me dokumente dhe ka sqaruar procedurat ligjore. Ajo tha se më 9 shkurt Qeveria pritet t'ia kalojë 522 banesat Bashkisë së Kurbinit.
6 Shkurt 2022, 14:03 -
-
'Po shpërndajnë fondet e rindërtimit për qëllime elektorale', KQZ kërkesë për informacion Bashkisë së Durrësit pas pretendimeve të PD
PD dhe LSI dërguan në KQZ më shkurt denoncimin, duke pretenduar se Bashkia e Durrësit ka miratuar vendime për shpërndarjen e fondeve të rindërtimit për banesat e dëmtuara në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale, për qëllime elektorale.
5 Shkurt 2022, 14:56 -
Rama dhe Erdogan i dorëzuan çelësat e apartamenteve 522 familjeve në Laç, Zhupa: Gjithçka një show, askush s' është brenda në shtëpi
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për mashtrim, lidhur me apartamentet e ndërtuara nga Turqia të cilat iu dorëzuan 522 familjeve në Laç me ceremoni, 3 javë më parë gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan.
4 Shkurt 2022, 14:29 -
-
-
Nënë Liza në '5 pyetjet': Kërkova ilaçet e rrobat e vdekjes, policia s'më la dhe shembi shtëpinë! Shteti s'përgjigjet, prej 12 ditësh jetoj në qiell të hapur
Nënë Liza rrëfeu se më 19 janar, ditë kur banesa e saj u shemb në kuadër të procesit të rindërtimit, i kërkoi policisë që të kthehej në shtëpi për të marrë ilaçet dhe rrobat e vdekjes, por ata nuk e lejuan.
31 Janar 2022, 21:43 -
Banori i '5 Majit': Të enjten protestë te parlamenti! Të mos i lëmë deputetët të futen brenda
Banorët e '5 Majit' do të dalin sërish në protestë. Ato kanë bërë me dije se do të mblidhen sërish ditën e enjte, në orën 09:30 para parlamentit." Të enjten në orën 09:30 te parlamenti, mos i lëmë të futen brenda fare", njoftoi një prej ban
31 Janar 2022, 18:08 -
-
Banorët e '5 Majit' në protestë, ndërhyn Policia: Lironi rrugën, po ktheheni në burim aksidentesh
Uniformat blu kanë mbërritur pranë tregut të Medresesë, aty ku banorët e '5 Majit' kanë bllokuar rrugën. policia u ka kërkuar që të bllokojnë rrugën, pasi po shndërrohen në burim aksidente
31 Janar 2022, 17:20 -
Iu shembën banesat e tyre, banorët e '5 Majit' sërish në protestë! Bllokojnë kryqëzimin pranë tregut të Medresesë! Banori: Duam kontrata reale, jo premtime! Shoqërohen 5 banorë
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, edhe sot, banorët e '5Majit' u mblodhën në protestë...Grumbullimi nisi nga shtëpitë e tyre të shembura dhe vijoi me një marshim, duke kulmuar me bllokimin e kryqëzimit pranë tregut të Medresesë, për 1 orë.
31 Janar 2022, 16:58 -
'Po ndërtojnë pallatin e ri mbi themelet e atij që u shemb nga tërmeti', banorët e lagjes 7 në Durrës protestë para bashkisë: Të vijnë ekspertë, s'futemi në ato apartamente
Banorët deklarojnë se pallati i tyre u shemb pikërisht prej dëmtimeve në themele dhe se nuk mund të ketë më siguri për katet që do të ndërtohen pa themele të reja sipas tyre.
31 Janar 2022, 10:50 -
Në prag të zgjedhjeve lokale, Bashkia Durrës lëvron fondet për bonuset e qirave pas 3 muajsh 'harresë'
Zgjedhjet lokale vendosin në lëvizje jo vetëm Bashkinë Durrës, por edhe transfertat e parave nga Fondet e Programit të Rindërtimit. Gjatë 3 muajve të fundit, Bashkia Durrës nuk ka lëvruar asnjë bonus qiraje për 3800 familjet e prekura nga fatkeqësia e 26 nëntorit, ndërkohë që prej ditës së sotme në llogaritë e qytetarëve kanë nisur të kalojnë 2 muaj të bonuseve të qirave të prapambetura.
27 Janar 2022, 21:28
