-
Sociale
Reshje shiu në të gjithë vendin dhe dëborë në majat e maleve, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Deri në mesditë moti paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat më të dendura do jenë në zonat jugore duke sjellin reshje të pakta dhe të izoluara. Në pjesën e dytë të ditës parashikohet ri-fuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjellë reshje të përkohshme shiu në territorin Shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore.
9 Tetor 2021, 07:16 -
Sociale
Vranësira dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Vranësirat e shpeshta mbeten prezente në vendin tonë gjatë paradites, duke sjell reshje të pakta në zonat Veriore dhe Qendrore. Por në Jug të Shqipërisë reshjet e shiut do të jenë më të dendura. Parashikohet që në orët e pasdites dhe mbrëmjes të kemi përmirësim gradual të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe në vijim kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit.
8 Tetor 2021, 07:18 -
Sociale
Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Vijon ndikimi i 3 qendrave të fuqishme ciklonare, të cilat janë zhvilluar mbi Itali dhe gradualisht kanë përfshirë të gjithë vendin tonë duke sjellë rrebeshe shiu. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe herë pas here lokalisht intensive.
7 Tetor 2021, 07:14 -
Sociale
Dita nis me vranësira, pasditja sjell stuhi të forta ere dhe rrebeshe, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Orët e mesditës dhe kryesisht pasdites sjellin zhvillim të vranësirave dhe intensifikim të reshjeve të shiu në të gjithë vendin, here pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe rrebeshe.
6 Tetor 2021, 07:20 - Sociale
- Sociale
-
Sociale
Dita nis me vranësira, por pasditja sjell përmirësim të kushteve atmosferike, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Vendi ynë deri në mesditë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore si dhe rajonin Jugor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu. Sipas MeteoAlb pritet përmirësim gradual i motit, duke bërë që gjatë natës e gjithë Shqipëria të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike.
1 Tetor 2021, 07:26 - Sociale
- Sociale
- Kronikë
-
Kronikë
Vranësira dhe reshje shiu në zonat veriore e qendrore, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Paraditja në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, ku në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore vranësirat e shpeshta do të sjellin reshje të cilat më te theksuara do të jenë në Alpet e Shqipërisë.
27 Shtator 2021, 07:36 - Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Vranësira të lehta e temperatura deri në 28 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat e lehta do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, por bregdeti do të vijojë me mot të kthjellët edhe në orët e pasdites.
24 Shtator 2021, 07:49 - Kronikë
-
Kronikë
Mëngjesi nis i freskët, por mesdita sjell rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë në territorin shqiptar, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e mesditës dhe lagështira e lart në ajër do të ndihmoje në krijimin e shirave të papërfillshëm dhe të izoluar ne ekstremet veri- Pjesërisht në qendër.
22 Shtator 2021, 07:17 -
Kronikë
Temperatura deri në 31 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave në vend ku zonat veriore dhe zona të izoluara në qendër të vendit të rrezikohen nga momente me pika shiu. Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të dukshme të motit duke bërë që kthjellimet të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit. Gjatë natës i gjithë vendi karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta.
21 Shtator 2021, 07:13 -
Kronikë
Vranësira, por pak gjasa për reshje shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Edhe këtë të hënë, vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët. Ndërsa bregdeti Shqiptar parashikohet të jetë me mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike.
20 Shtator 2021, 07:46 -
Kronikë
Rrebeshe shiu në të gjithë territorin, si parashikohet moti për ditën e sotme
Mbetemi në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku herë pas herë do ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra dhe të izoluara shiu në të gjithë territorin kryesisht në veri dhe qendër, sipas MeteoAlb. Por intervalet me kthjellime do të jenë të shpeshta përgjatë 24 orëshit.
19 Shtator 2021, 07:22 -
Kronikë
Reshje shiu e ulje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Vendi ynë mbetet me vranësira të dendura, të cilat në zonat veriore dhe qendrore do të gjenerojnë rrebeshe shiu duke filluar nga orët e para të ditës. Ndërsa zonat jugore do kenë vetëm shira të pakët e të izoluar.
18 Shtator 2021, 07:11 - Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Paradite me mot të kthjellët por mesdita vjen me rrebeshe shiu dhe luhatje temperaturash sot në Shqipëri
Reshjet do të jenë herë pas herë rrebeshe në zonat jugore-juglindore. Ndërsa orët e vona të pasdites sjellin largim gradual të vranësirave dhe reshjeve duke i spostuar drejt kufirit juglindor.
12 Shtator 2021, 07:25 - Kronikë
-
Kronikë
Dita nis me diell, por në mesditë do të ketë vranësira e reshje të pakta shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare do të dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites. Por pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke rrezikuar shira të pakët e të izoluar, vetëm pjesërisht ultësira perëndimore mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
10 Shtator 2021, 07:14 -
Kronikë
Vranësira dhe ulje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Dita e enjte do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime, por duke ju afruar mesditës do ketë shtim të vranësirave në zonat jugore dhe lindore duke sjellë shira afatshkurtër në këto zona, ndërsa veriperëndimi mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.
9 Shtator 2021, 07:18 -
Kronikë
Vranësira dhe rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Pjesa e parë e ditës në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë-pas herëshme. Por, sipas MeteAlb, pas mesditës pritet zhvillim i vranësirave në ekstremin jug-juglindje duke sjellë reshje të pakta shiu.
8 Shtator 2021, 07:18 - Kronikë
-
Kronikë
Shtatori më i nxehtë se normalja, meteorologia: Temperatura deri në 30 gradë! Në bregdet problem do të jetë era
Ky shtator na ka sjellë verë në vjeshtë, ku në ditët e para të muajit, temperaturat kanë shkuar në 30 gradë. Në një lidhje me Skype për 'Report Tv", meteorologia Adiola Bani tha se të njëjtat kushte atmosferike do të jenë prezente në vend përgjatë gjithë kësaj jave.
6 Shtator 2021, 12:14 -
Kronikë
Rritje temperaturash në mesditë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta, do të karakterizohet moti këtë të hënë. Sipas MeteoAlb, do të ketë zhvillim të vranësirave lokale duke rrezikuar shira të izoluar në zonat jugore dhe pjesërisht ato qendrore.
6 Shtator 2021, 07:22 - Kronikë
- Kronikë
- Bota
-
Kronikë
Temperaturat e ajrit ulen lehtë, si parashikohet moti për sot
Vijon Republika e Shqipërisë gjatë pjesës së parë të ditës në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat verilindore dhe juglindore, sipas meteoab. Pasditja sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore por gjysma lindore e vendit vijon në të njëjtat kushte atmosferike
2 Shtator 2021, 07:41 - Kronikë
-
Kronikë
Temperaturat do të rriten, parashikimi i motit për sot
Do të mbetemi sërisht në ndikimin e qëndrës së presionit të lartë atmosferik duke bërë që orët e paradites të dominohen nga mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirirt lindor ku do të shfaqen vranësira të lehta, sipas meteoAlb
31 Gusht 2021, 07:24 - Kronikë
-
Kronikë
Ulje temperaturash dhe reshje shiu në mesditë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht ato qendrore duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë rrebeshi.
29 Gusht 2021, 07:00 - Kronikë
- Kronikë