-
Abuzime me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj e bashkëpunëtori i tij Kurtulaj! Në total u firmosën 7 urdhërarreste (EMRAT)
Me vendim gjykate është ushtruar kontroll në banesat dhe zyrat e ish ministrit të Shëndetësisë dhe 6 të tjerëve në hetim si të përfshirë në skemën e përfitimit të fondeve të BE në SASPAC. GJKKO firmosi 7 urdherarreste nga këta 6 janë ekzekutuar.
4 Korrik, 09:11 -
Skandali tek Onkologjiku/ Adriatik Lapaj dorëzon kallëzim në SPAK: Ministrat dhe drejtorët e reparteve kanë qenë në dijeni
Adriatik Lapaj dorëzoi sot një kallëzim në SPAK për 3 ish ministrat e fundit të Shëndetësisë dhe dy ish drejtorët e QSUT, pas skandalit tek reparti i Onkologjikut.
28 Qershor, 11:30 -
Sterilizimi/ GJKKO shtyn më 3 qershor seancën paraprake, Beqaj: S’na është vënë në dispozicion e gjithë dosja
Seanca parapake gjyqësore për sterilizimin është shtyrë për në datën 3 qershor. Avokatët e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i kanë kërkuar trupës gjykuese kohë që të njihen me dosjen e SPAK për koncesionin e sterilizimit.
13 Maj, 10:41 -
Koncesioni i sterilizimit, pasi GJKKO i dha të drejtë të marrë dosjen pa pagesë, Beqaj në SPAK me hard disk në dorë
Pasi gjykata e Posaçme i dha të drejtë ish ministrit Ilir Beqaj që 602 fashikujt t’i marr në mënyrë elektronike, këtë të hënë ai është paraqitur në prokurorinë e posaçme ku ka dorëzuar një hard disk me qëllim marrjen e materialeve
22 Prill, 09:06 -
Sterilizimi/ Dërgohet për gjykim Beqaj, ish-zv.ministri Rrjepaj, biznesmeni Rrapaj e 6 të tjerë! Ja shkeljet në koncesionin me vlerë 100 mln euro! SPAK: S’u realizuan kushtet e kontratës
SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rjepaj dhe personat e tjerë të akuzuar në lidhje me koncesionin e Sterilizimit. Ish ministri Beqaj akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ se ka miratuar kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.
30 Mars, 10:15 -
Koncesioni i Sterilizimit/ Duheshin 1 mln lekë për 700 fashikuj, Beqaj zgjedh të 'ngujohet' 7 orë në SPAK: Lexova vetëm 15! Kërkon të ripyetet
Për më shumë se 7 orë në SPAK, ish ministri Ilir Beqaj arriti të lexojë vetëm 15 nga 700 fashikujt të dosjes së sterilizimit, ndërsa në dalje për mediat u shpreh se kishte kërkuar hetime shtesë dhe të rimerret në pyetje nga prokuroria.
28 Mars, 09:34 -
Ilir Beqaj për Sterilizimin: Kurseu para, të vërtetën time e ballafaqoj në gjykatë
Ish-ministri Ilir Beqaj ka folur për mediat pasi iu komunikua akuza shpërdorim detyre nga SPAK për koncesionin e sterilizimit. Beqaj thotë se SPAK në 50 muaj nuk hetoi dy elementë kryesorë, uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital
18 Mars, 09:34 -
Beqaj i pandehur për sterilizimin, i komunikohet akuza shpërdorim detyre! Ish-ministri: SPAK nuk hetoi si duhet, e vërteta do dalë në gjykatë
Ish-ministri Ilir Beqaj është marrë i pandehur për koncesionin e sterilizimit. Pasi iu komunikua akuza shpërdorim detyre, Beqaj tha për mediat se e vërteta do të dalë në gjykatë. Bashkë me Beqajn janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg.
18 Mars, 08:10 -
SPAK kopsit dosjen për koncesionin e sterilizimit, pritet t'i komunikohet akuza ish ministrit Ilir Beqaj e 8 të tjerëve
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen ' e koncesimit të sterilizimit dhe pritet t'i komunikohet akuza 8 të pandehurve. Ish-ministrit Beqaj do t'i komunikohet ditën e hënë akuza për veprën 'Shpërdorim detyre'.
15 Mars, 10:07 -
Koncesioni i Sterilizimit, Beqaj në SPAK: Duhet të di nëse jam person nën hetim apo palë e tretë
Si çdo të premte, edhe sot ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të vendosur nga GJKKO në kuadër të hetimeve që po kryhen për shkelje të dyshuara në koncesionin e Sterilizimit.
8 Mars, 17:07 -
‘Skanimi’ i dosjes së Sterilizimit, Beqaj refuzon të paguajë 120 mijë lekë!
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 11 mars në orën 12:30 seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për të vendosur nëse do të pranojë kërkesën e tij për detyrimin e prokurorëve që ta pajisë me aktet e hetimit paraprak.
7 Mars, 12:21 -
Koncesioni i Sterilizimit, Beqaj: SPAK pengesa artificiale, s'më jep dosjen! Gjyqtari Bani të veprojë me drejtësi
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK rreth orës 15:30 të ditës së sotme në zbatim të masës së caktuar nga GJKKO për detyrim paraqitje në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj tij për koncesionin e Sterilizimit.
1 Mars, 15:36 -
Sterilizimi, SPAK sekuestron pasuritë e biznesmenit Ilir Rrapaj! 2 kompani, aksione e llogari bankare me vlerë 295 mijë euro
Në burg për koncesionin e sterilizimit, SPAK i sekuestron pasuritë biznesmenit Ilir Rrapaj. Bëhet fjalë për 2 kompani, 40% të aksione në një shoqëri tregtare, llogari bankare me vlerë 295 mijë euro, 13 makina e apartament në Vlorë.
8 Shkurt, 13:22 -
Koncesioni i sterilizimit/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK: Mora laptopin që u sekuestrua në apartamentin tim
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Report Tv sjell foto teksa Beqaj futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Nuk dihet se pse ish-ministri është paraqitur në SPAK, ndërsa ndaj tij, me kërkesë të SPAK, në nëntor 2023, GJKKO ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën shpërdorim detyre.
2 Shkurt, 09:05 -
Sterilizimi, Beqaj në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’: Të martën do marr hard diskun me të dhënat e laptopit të sekuestruar
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK si çdo të premte në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për çështjen e koncesionit të sterilizimit
26 Janar, 15:35 -
Pse vjen me makinën e Ermal Kurtulajt? Beqaj: Nuk kam patentë, s’di ti jap makinës
SPAK ka përfunduar pas 3 orësh e 30 minutave, marrjen në pyetje të Ilir Beqajt. I pyetur nga gazetarët se pse vjen në SPAK me makinën e Ermal Kurtulajt, i cili po hetohet për abuzimin e fondeve në SASPAC, tha se ai nuk ka patentë. Beqaj tha se është marrë në pyetje për procesin e sterilizimit.'
12 Janar, 12:37 -
VIDEOLAJM/ Beqaj në SPAK, polici e gjobit sërish për parkim të gabuar! Shikoni momentin
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po merret sërish në pyetje nga SPAK. Teksa Beqaj ndodhet brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme është gjobitur sërish.Report Tv sjell edhe pamjet teksa efektivi i Policisë Bashkiake i vendos fletën e gjobës në makinë.Kjo është hera e d
12 Janar, 09:33 -
‘Sterilizimi’ Beqaj dëshmon në SPAK për mbi 3 orë! Shkon me makinën e Ermal Kurtulajt, i hetuar për abuzimin te SASPAC dhe gjobitet sërish! Ish-ministri: S’kam patentë
Ilir Beqaj dëshmoi në SPAK për tri orë e 30 minuta në lidhje me dosjen e koncesionit të sterilizimit. Në dalje të prokurorisë ai tha se ka folur për aneksin 8 të dokumenteve dhe çështjen e gazit. Automjeti me të cilin ai mbërriti në SPAK, në emër të Ermal Kurtulajt u gjobit me 3 mijë lekë nga policia bashkiake ndërsa ish-ministri tha se e përdor atë makinë pasi nuk ka patentë
12 Janar, 09:12 -
Hetimet për fondet e SASPAC, Beqaj: Sot u sqarua fakti që 'Gazi e aneksi i tetë' kanë lidhje me sterilizimin dhe jo me çështjen tjetër
I pyetur për përgjimet e fundit që janë publikuar në lidhje me hetimin e dytë të nisur ndaj tij në lidhje me dosjen për abuzime edhe me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës,
9 Janar, 18:30 -
9 orë në SPAK për 'Sterilizimin', Beqaj: Materialet e KLSH s'janë të plota, marrja në pyetje do vijojë! Më kthyen dy dokumentet e një udhëtimi jashtë
Ka dalë pas rreth 9 orësh nga SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i thirrur në lidhje me hetimin për koncesionin e Sterilizimit. Ai tha para medieve se sencat e marrjes në pyetje do të vijojnë pasi çështja është komplekse, ndërsa materialet e raportit të KLASH shtoi se nuk janë të plota.&
9 Janar, 17:46 -
Beqaj prej 8 orësh në SPAK, Kulluri: Socialistët të ndërgjegjshëm, iu nënshtruan hetimit! Burimi: Pse nuk preken të fortit? Nesturi: Drejtësia ka filluar të bëjë detyrën
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që prej orës 9 të mëngjesit ndodhet në SPAK së bashku me avokatin përballë prokurorëve që po hetojnë koncesionin e sterilizimit, Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi si person nën hetim
9 Janar, 17:33 -
'Sterilizimi', Beqaj rreth 9 orë në SPAK: Hetimet janë të ngushta, të shtrihen nga 2011 deri në 2013, pse centrali u la në qese?
Pas rreth nëntë orësh ish-ministri Beqaj ka dalë nga SPAK dhe kërkoi të merren të plota raportet e auditit të KLSH për Sterilizimin. Sipas tij, hetimet duhet të shtrihen nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të 2013. Ish-ministri këmbënguli se përgjimet e SPAK ku përmendet administratori i restorantit Gzona kanë lidhje me sterilizimin dhe jo më dosjen e dytë të hapur ndaj tij
9 Janar, 09:11 -
Beqaj del nga SPAK: Po zbatoj kërkesat e drejtësisë, ka katër javë që kërkoj raportin e KLSH, s'ma kanë vënë në dispozicion
Në dalje nga SPAK ku u paraqit si çdo javë në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje", ish ministri Ilir Beqja deklaroi se po zbaton vendimin ndërsa kërkoi që t'i vihet në dispozicion raporti i KLSH mbi të cilin siç tha ai "janë bazuar pretendimet për
5 Janar, 15:51 -
Beqaj në SPAK në zbatim të masës, flet për kontrollet në banesë: Të më kthejnë laptonin, kam materialet e Sterilizimit! 'Gzona', asnjë lidhje financiare me familjen time
Ish-ministri Ilir Beqaj u paraqit në SPAK në zbatim të masës por ndërsa foli për hetimet e fundit, ka kërkuar kthimin e kompjuterit të sekuestruar duke thënë se aty ka dokumentet e sterilizimit. Beqaj tha se Ermal Kurtulajn e njeh prej vitesh ndërsa mohoi çdo lidhje financiare me restorantin Gzona që prej 2020. Më tej kërkoi administrimin në dosje të raporteve të KLSH për Sterilizimin
5 Janar, 15:29 -
Detaje nga dosja e SPAK për Beqajn, dy prej bizneseve që lëshonin fatura fiktive! Dyshime për fshehje pasurie të Kurtulajt! Mes tyre restoranti i Ermal Mamaqit
Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulajt gjatë kohës kur të dy Beqaj si drejtor dhe Kurtulaj si zyrtar i lartë punonin n&
30 Dhjetor 2023, 22:16 -
Hetimet ndaj Beqajt, detaje nga dosja: Makina në pronësi të Ermal Kurtulajt, përdorej nga ish-ministri gjithë kohën! Gjobën e fundit e mori kur u paraqit në SPAK
Report Tv ka zbardhur detaje nga dosja e SPAK sa i takon hetimeve për fshehje të pasurisë së ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Si pasuri e fshehur e Beqajt përmendet edhe një automjet i blerë në vitin 2019, i cili rezulton i re
30 Dhjetor 2023, 16:44 -
Report Tv zbardh dosjen/ Lidhjet e Beqajt me Ermal Kurtulën! Nga projekti me fondet e BE, fatura fiktive drejt bizneseve! Paratë nga projekti EUSAIR shkonin te ‘Gzona’
Një hetim i nisur nga SPAK në shtator ka çcuar në kontrollet e ushtruara të enjten në banesat e Ilir Beqajt dhe 4 personave të tjerë, për dyshimet për korrupsion dhe fshehje pasurie. Procedimi është regjistruar në emër të Ermal Kurtulajt, koordinator i një projekti me fondet e BE-së, ndërkohë që dyshohet se i përfshirë është edhe Ilir Beqaj, ish drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC),
30 Dhjetor 2023, 16:27 -
'Basha është duke fjetur', PD reagon për deklaratat e Ramës, por nuk thotë asnjë fjalë për masën arrest shtëpie për Berishën
Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj.
30 Dhjetor 2023, 15:24 -
Dosja e kontrollit të banesës së Beqajt, Kurtulaj siguronte fatura fiktive mijëra euroshe
Në dosje Ermal Kurtulaj akuzohet nga SPAK se duke qenë koordinator i projektit Eusair Facility Point është përfshirë në veprimtari korruptive përmes kerkimit dhe pranimit te lëshimit te faturave fiktive nga subjekteve të ndryshme tregtare, duke paguar sherbime qe nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive nẽ faturime pêr qeilime tê perfitimit material.
30 Dhjetor 2023, 12:31 -
Hetimi ndaj Beqajt, Rama: U largua sapo u vu në akuzë! Gënjeshtër zhvatja e fondeve të BE-së, s'kalonin nga zyra e tij
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, kur ky i fundit drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Sipas kryeministrit Rama, fondet e BE-së nuk kalonin nga zyra që drejtonte Beqaj.
30 Dhjetor 2023, 13:17 -
SPAK heton Beqajn, bisedat e përgjuara me Ermal Kurtulaj, ish ministri fliste me telefonin e shoferit
Në 2023 SPAK ka nisur një procedim penal për akuzën Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,
30 Dhjetor 2023, 12:02 -
Zbardhet dosja e kontrollit të banesës së Beqajt: Dyshohet se restorant 'Gzona' tek Kalaja e Tiranës është pronë e fshehur e ish ministrit! Kurtulaj investime për interesa të tij
Report TV dhe Shqiptarja.com zbardh detaje nga i vendimi i Gjykatës që lejon kontrollin e banesave dhe automjeteve të ish ministrit Ilir Beqaj dhe disa personave të tjerë në kuadër të një hetimi që lidhet me Agjencinë e Koodinimit të Ndihmës, SASPAC. Sipas SPAK restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës ndonëse ka për administrator emër tjetër është pronë e fshehur e Beqajt. Në dosje janë dhe bisedat e përgjuara. Beqaj komunikonte me telefonin e shoferit të tij.
30 Dhjetor 2023, 11:21 -
Hetimet e SPAK ndaj institucionit që drejtohej nga Ilir Beqaj, kur u krijua ‘SASPAC’ dhe çfarë roli ka?
Sot Report Tv mësoi se SPAK ka nisur një hetim edhe për dyshimet për abuzim të fondeve të huaja në Agjencinë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, (SASPAC) gjatë kohës kur në krye të
29 Dhjetor 2023, 21:45 -
Hetimet e SPAK, përveç Beqajt zbardhen edhe emrat e personave të tjerë të cilëve u janë kontrolluar banesat
Report Tv ka mësuar emrat e disa personave të tjerë ndaj të cilëve agjentët e BKH me urdhër të SPAK kanë ushtruar kontrolle në kuadër të hetimeve që po bëhen për abuzim me fondet e huaja të institucionit që drejtohej nga Ilir Beqaj.
29 Dhjetor 2023, 19:56