-
‘Nga qelia i dërgoja letra më tha, djalin mos e kërko’/ Rrëfehet babai i penduar: Kam 10 vite që nuk e shikoj
Ish-bashkëshortja e tradhëtoi për vite me radhë, ndërsa sot ’mban peng’ djalin, në këmbim të 6 milion lekëve. Kjo është historia e 42-vjeçarit nga Fushë-Kruja, Ermal Shehu, i cili rrëfeu hapur në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV xhelozitë në çift që i dhanë fund marrëdhënies, si dhe pranimin e një serie tradhëtish të ish-bashkëshortes. Ai përfundoi pas hekurave, pasi u dënua me 7 vite burg në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike, vite që e ndanë edhe nga djali i vetëm.
5 Mars 2021, 16:59 -
Zhduket fierakja nga Italia/ ‘Pa Gjurmë’ lexon ekskluzivisht mesazhin e zonjës nga Milano, kush fshihet pas kësaj historie?
Gjurmë jete për 43-vjeçaren Marsela Çako, fierakja që u zhduk në vitin 2007 nga Genova e Italisë. Pasditen e kësaj të premte programi ‘Pa Gjurmë” në Report Tv solli ekskluzivisht dëshminë e një emigranti, ku kishte komunikuar me një zonjë shqiptare, që sot njihej me emrin Maria në shtetin Italian dhe pretendohej se ishte vajza e familjes Çako. Gjatë trasmetimit live u lexua edhe mesazhi që gazetarët kanë siguruar.
5 Mars 2021, 16:56 -
Humbet brenda QSUT-së 57-vjecari nga Golemi/ Familja: Doli natën nga spitali dhe askush nuk e pa
Zhduket nga Spitali ’Nënë Tereza’ në Tiranë, Shpëtim Dervishi. 57-vjecari nga Durrësi ishte i shtruar në pavionin e Toksikologjisë prej tre ditësh, për shkak të problemeve me alkoolin. Mëngjesin e 3 marsit, të këtij viti ai ka lënë ambjentet e spitalit, kur në dhomë nuk ka patur asnjë nga familjarët dhe është larguar papritur.
4 Mars 2021, 17:13 -
'Djalin ta kam takuar në Athinë'/ Shenja jete për Maradona Ibrahimin, ’Pa Gjurmë’ lidh nënën me dëshmitarin në Greqi
Humbi gjurmët më 1 gusht të vitit 2019, shenja jete për Maradona Ibrahimin. Emisioni 'Pa Gjurmë' , në Report TV u lidh live, me një dëshmitar nga Greqia. Ai tha se është takuar me 31-vjeçarin e humbur, në fund të janarit të këtij viti, në Kato Patisia të Athinës.
3 Mars 2021, 17:16 -
’Më trego bir ku je’! Pas telefonatës anonim, zhduket sipërmarrësi i ndërtimit nga Peqini (VIDEO)
Në pritje prej 12 vitesh, Zenepe Ballmi denoncon për herë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, zhdukjen e djalit të saj. 48-vjeçari Ruzhdi Ballmi nga Peqini, i cili rezulton i humbur që prej majit të vitit 2008.
2 Mars 2021, 17:45 -
'Pukjanin e kam takuar në Athinë, kishte dalë nga burgu'!Pas 25 vitesh mbërrin dëshmia 'bombë' për Alfred Palucën (VIDEO)
25 vite nga humbja e Alfred Palucës nga Puka mbërrin në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, dëshmia ’bombë’. Një zonjë nga Greqia komunikoi live në program, nga ku përcolli detaje të takimit, me dy shqiptarë, në një plazh të Athinës.
2 Mars 2021, 17:37 -
-
Merr borxh 30-mijë euro, zhduket i riu nga Vlora! Nëna: Kamerat e sigurisë zbuluan gjurmët e tim biri
Merr 30 mijë euro borxh, duke i lënë të gjitha në kazino zhduket pa gjurmë i riu nga Vlora. Dashamir Mehmetaj, i riu futbollist i cili luante me skuadrën e Juventusit në kategorinë e tretë, vjen për pushime shkurtin e vitin 2015, në Vlorë dhe humbet pas nje muaj.
26 Shkurt 2021, 17:14 -
‘Letra që babai më la pas vdekjes, zbuloi sekretin tim'/ 53-vjecarja, pasi mësoi të vërtetën braktisi familjen
Në moshën 7-vjecare mësoi se nuk ishte fëmija i tyre. Suzana Subashi vjen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, në Report Tv, në kërkim të nënës biologjike. 53-vjeçarja u rrit në fshatin Zgërdhesh të Krujës nga cifti Sanie dhe Sejfulla Seferi, të cilët ishin prindër edhe të 6 fëmijëve të tjerë.
26 Shkurt 2021, 17:11 -
‘La gruan me fëmijë, jeton me një tjetër në Greqi’/Humbet fieraku Edison Xhulaj, nëna apel të birit live
Edison Xhulaj nga Fieri lë bashkëshorten me djalin e mitur dhe zhduket më 10 janar të vitit 2020 nga Kreta. Në një lidhje Skype nëna e tij, Vasilika Xhulaj rrëfeu për telefonatën e fundit që kishte realizuar me të birin, duke ngritur edhe shumë dyshime për jetën e re, që ai mund të ketë nisur në shtetin grek.
25 Shkurt 2021, 17:41 -
‘Do e pres një vit dhe do të shikoj jetën time’/Zhduket 26-vjecari nga Bulqiza, loton babai në ‘Pa Gjurme’ nga mesazhi i nuses së djalit
Këtë të enjte në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV u trajtua historia e 26-vjecarit Destan Bushi, i cili uzhduk në rrethana misterioze nga qytetit i tij i lindjes, Bulqiza.
25 Shkurt 2021, 17:29 -
-
'U zhduk nga dera e gjyshit, dikush e telefonoi'/ Pas humbjes, dënohet me 15 vite burg kuksiani, babai kërkon djalin në arrati 'Burgun do ta bëj unë për ty, kthehu bir'
Punonte si mekanik në Tiranë tek të afërmit, ditën që Bujar Sefa nga Kukësi humbi gjurmët më 21 prill të vitit 2007. Babai i tij Zaimi mori guximin të kërkojë pas 13 vitesh në një studio televizive djalin në arrati, duke iu drejtua me një letër emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV.
24 Shkurt 2021, 16:48 -
‘U hodha nga dritarja t’i shpëtoja vdekjes’/Shokon në ‘Pa Gjurmë’ mbesa e poetit Camaj, nëna që u izolua për dy vite në qeli
Trondit mbesa e poetit Martin Camaj, 43-vjeçarja nga Temali i Shkodrës rrëfen në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, si kreu dy vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe kërcënimet që merr ende edhe sot.
24 Shkurt 2021, 10:57 -
‘Jam i biri i Fatbardhës, ndodhem në burg’/Mesazhi që shokoi nënën që solli në jetë fëmijën nga abuzimi, ’Pa Gjurmë’ nis verifikimet
Një lajm i papritur e rikthen në studio Fatbardha Hoxhën, nga Lushnja e cila pak ditë më parë rrëfeu dramën e jetës në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Pa mbushur ende 17 vjeçe ra pre e një abuzimi seksual, një ngjarje që e përndoqi gjithë jetën. 43-vjecarja është në kërkim të djalit që solli në jetë më 9 Maj të 1996, në maternitetin e Tiranës ’’Mbretëresha Geralindë’’.
23 Shkurt 2021, 18:01 -
-
-
'Mos e kërko Almirin, se do të rrëmbejmë fëmijët'/ Zhduket peshëngritësi në Fier, zbulohen gjurmët e gishtërinjve në Athinë
Zhdukja e papritur e Almir Kalemajt nga banesa në fshatin Buzëmadh i Cakranit në Fier ka ngritur pikëpyetje të mëdha për familjarët. Peshëngritësi i ekipit të Panathinajkos në Greqi, humbi gjurmët në maj të vitit 2009, një muaj pasi ishte kthyer në Shqipëri.
19 Shkurt 2021, 17:06 -
'Pa Gjurmë' i gjen nënën në Australi, 26-vjeçari Oliver Zenuni i dëgjon zërin për herë të parë (VIDEO)
Gjen nënën pas 26 vitesh, shpërthen në lot Oliver Zenuni. Nuk do ta kishte menduar kurrë, se pas kërkesës së bërë në emision për të gjetur rrënjët biologjike, ’Pa Gjurmë' në Report TV ia bën ëndrrën realitet.
18 Shkurt 2021, 18:15 -
Nëna ndërroi jetë pas lindjes, babai e dha për birësim! U rrit nga çifti italian, 30 vite pas vëllai në kërkim të motrës: Mos më lëndo, jam vëllai yt (VIDEO)
Këtë të mërkurë në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report TV, me moderatore Odeta Dume u trajtua historia e 30-vjeçares nga Laknasi i Tiranës. Beneddetta Gabrielle u lind më 5 prill të vitit 1990, nga martesa e dytë e ciftit Metaliu, por fatkeqësisht nëna ndërroi jetë. Pas tronditjes për humbjen e bashkëshortes, babai firmos dhënien për birësim të foshnjes, tek një cift italian.
17 Shkurt 2021, 18:39
