-
Mbyllen zgjedhjet e Berishës për kreun e partisë në Mallakastër, fiton Resmi Shanaj! PD-ja e Alibeajt: Po vendos në poste drejtuese ish- funksionarë të LSI
Grupi i Rithemelimit ka nisur procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe. Ditën e sotme është realizuar votimi për kreu e ri të degës Mallakastër. Në garë ishin Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj, ku ky i fundit ka marrë 277 vota pro, 80 vota kundër dhe 12 vota të pavlefshme.
9 Prill 2022, 09:18 -
Paradokset tona/ 'Krenari' të jesh i Djathtë, 'Belbëzim' të jesh i Majtë!
Paçka se ideologjia mirëfilli është shumë e paperceptueshme prej shumë njerëzve, qoftë të thjeshtë por edhe ata që merren intensivisht me politikë, ka një krenari të pashpjeguar, ashtu si edhe jo pak cinizëm në shprehjen e shumë syreshëve, kur përmendin kahun e tyre politik.
8 Prill 2022, 20:11 -
Në regjistër figuron ende Basha kryetar, Gjykata e Tiranës sqaron: Për statutin e PD do të pritet vendimi i formës prerë
Gjyqtari Agron Zhukri më datë 25 mars regjistroi ndryshimet e statutit të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Nga ky moment, Berisha ka marrë rolin e kryetarit të partisë. Në regjistrin e Gjykatës së Tiranës rezulton ende kryetar Luzlim Basha fakt i cili ka krijuar një lloj konfuzioni. për këto paqartësi Gjykata e Tiranës ka shpjeguar të gjithë procedurën që do ndiqet për regjistrimin e statutit.
8 Prill 2022, 15:14 -
Kë tërheq zvarrë pas vetes Sali Berisha?
Edhe pasi kanë kaluar 30 vjet nga kërkesa ëndërr e shqiptarëve për të qenë jo vetëm gjeografikisht, por edhe juridikisht pjesë e Europës së Bashkuar, ajo nuk është realizuar. Shumica jonë, duke e marrë si fakt të kryer të qenit europian dhe se i përkasim qytetërimit perëndimor, kemi mëdyshjet dhe paragjykimet tona.
7 Prill 2022, 21:08 -
Divorci i PD? Korreshi në Report Tv: Dy copëzat do të ngjiten për hatër të ‘kalamajve’! Kriza s’merr fund me heqjen e blindave! S’kemi luksin të debatojmë me SHBA
Deputeti i PD Saimir Korreshi tha në Report Tv me batuta se Partia Demokratike nuk do të “divorcohet” përfundimisht dhe kjo për hatër “të kalamajve”. Ai sqaroi se PD nuk mund të fitojë nëse nuk ngjit dy copëzat e saj, duke nënkuptuar “Rithemelimin” dhe pjesën tjetër të demokratëve.
7 Prill 2022, 18:57 -
Frrok Çupi: Berisha duhet lidhur për llogari të Amerikës
Shtëpia e Bardhë sot reagoi ‘e tronditur’ nga sulmet e Sali Berishës dhe deputetëve që e mbështesin, kundër përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim. Zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tundi kambanën e fortë se (Kujdes!) Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Joe Biden, çka nënkupton se sulmet ndaj saj konsiderohen si sulme ndaj udhëheqësit amerikan.
7 Prill 2022, 18:20 -
Organ kolegjial në krye të PD?! Këlliçi: Vendoset në 30 prill! ‘Thumb’ Bashës: I shërben Ramës, bën takime paralele
Kuvendi i 30 prillit do të përcaktojë nëse Partia Demokratike do të ketë kryetar apo një organ kolegjial si drejtues. Deputeti Belind Këlliçi thotë se ka një ftesë për të gjithë deputetët e grupit parlamentar që t’i bashkohen, ndërsa krizën në PD tashmë e sheh si një moment të tejkaluar.
7 Prill 2022, 20:14 -
Situata në PD, Shehu në Report Tv: Qëndrimi i Yuri Kim është një kapitull i mbyllur, PD i zgjedh vetë drejtuesit e saj! Nesturi: Berisha nuk po e mban çështjen larg partisë
Situata e krijuar në Partinë Demokratike, e cila nuk është qetësuar edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës por edhe përplasjes së Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte tema e diskutimet në “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, ku të ftuar ishin deputeti demokrat, mbështetës i Sali Berishës, Tritan Shehu, si dhe gazetari Plator Nesturi.
7 Prill 2022, 20:37 -
Ankimimi i Alibeajt ndaj miratimit të Statutit të Berishës, caktohet gjyqtarja që do të marrë në shqyrtim
Report Tv mëson se Blerina Muça do të jetë gjyqtarja e cila do të shqyrtojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi aktet dhe statutin e Rithemelimit. Muça do të vendosë nëse Paria Demokratike ka apo jo të drejtë që të paraqesë ankimim në apel për vendimin e Zhukrit.
7 Prill 2022, 14:57 -
Rama: Nuk rishikojmë kontratat koncesionare të inceneratorëve! Tabaku: Ose je i paaftë ose i korruptuar! Të ndërpriten pagesat sa më shpejt
Kontratat koncesionave për inceneratorët nuk do të anulohen, deri sa gjykata të japë një vendim përfundimtar për zyrtarë e ish-zyrtarë që janë arrestuar dhe po përballen me akuzat. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili sqaroi se kjo nuk do të ndodhë sepse do të ishte një shkelje e ligjit.
7 Prill 2022, 13:03 -
Mero Baze: Kur është shkarkuar Belind Këlliçi?
Sot pash për të disatën herë radhazi Sali Berishën që drejtonte mbledhjen e atij që quhet Komisioni i Rithemelimit të PD. E dimë që është thjesht një frazë dhe jo një institucion, por kemi së paku që nga muaji Dhjetor, që dëgjojmë Sali Berishën se tani do t'ia rinis nga e para dhe do bëj një parti me rregulla dhe institucione.
6 Prill 2022, 19:58 -
Logu në Report Tv: Basha ka ende hapësirë në PD, mbështetësit po e presin në bazë! Axhami: 'Rithemelimi' drejton partinë, grupi parlamentar ka zbutur tonet
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Besard Logu tha se Lulzim Basha ka ende hapësirë në Partinë Demokratike dhe kjo tregohet qartë nga takimet që po bën me mbështetësit në bazë. I ftuar në Report Tv, Logu tha se zgjedhja e një kryetari të ri nuk është zgjidhja e Partisë Demokratike për momentin.
6 Prill 2022, 19:28 -
Bardhi: Berisha ka marrë peng PD për qëllime personale, po e përdor partinë për sulme ndaj SHBA-së
Pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu, ku Sali Berisha u soll si kryetari i Partisë Demokratike, ka ardhur një reagim nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili shkruan se Berisha po e përdor partinë për interesa personale.
6 Prill 2022, 17:22 -
DOKUMENTI/ Berisha prej vendimit të Zhukrit sillet si kryetar, por në Gjykatën e Tiranës figuron ende Basha! Të gjithë, përveç ish-Kryeministrit, presin Apelin
Ndonëse Sali Berisha sillet si drejtues i PD dhe e ka marrë të mirëqenë faktin se sipas tij Komisioni i Rithemelimit është një organ legjitimin dhe vendimet e tij janë të detyrueshme për zbatim, në Gjykatën e Tiranës rezulton ende Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike.
6 Prill 2022, 16:37 -
Berisha: Vendimet e 'Rithemelimit' janë të detyrueshme për zbatim! Vendimi 9 shtatorit u varros, jam pjesë e grupit parlamentar
Sali Berisha thotë se pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu ndryshimet e 11 Dhjetorit vendimet e Komisionit të Rithemelimit janë të detyrueshme për zbatim."Unë
6 Prill 2022, 16:00 -
Do votonit Bashën për President? Berisha: A ka mundësi mos bëni shaka
Sali Berisha ka komentuar nëse do të votonte Luzlim Bashën për president."A ka mundësi mos bëni shaka, ai e përgënjeshtroi mos të merremi me gjëra të tilla", tha Berisha për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku.
6 Prill 2022, 15:51 -
A do të propozojë PD emër për Presidentin? Berisha: Nuk pranojmë asnjë emër të Ramës! Do ta vendosë Këshilli Kombëtar se çfarë qëndrimi mbajmë
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit edhe për çështjen e Presidentit të Republikës.“Se çfarë qëndrimi do të mbajmë do të përcaktohet nga Këshilli Kombëtar i PD i
6 Prill 2022, 15:49 -
Berisha: Yuri Kim ka shkelur Konventën e Vjenës! Nuk na e përcakton ajo as kryetarin dhe as Kryesinë
Ish-Kryeministri Sali Berisha në prononcimin për mediat pas takimit të Komisionit të Rithemelimit në Selinë blu, u pyet nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku për deklaratat e djeshme të Yuri Kim dhe nëse rrezikon PD të shpallet non grata me atë në krye."Kryetari i PD-së u shkarkua me dat&eum
6 Prill 2022, 15:43 -
Zgjedhjet për krerët e degëve, Berisha flet pas mbledhjes me 'Rithemelimin': Kemi marrë listat e zgjedhësve, do i depozitojmë në kryesi
Pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit Sali Berisha tha se kanë marrë listat e zgjedhjeve të kaluara dhe do i dërgohet kryesisë."U diskutua gjerësisht për listat me të cilat do votohet me gjatë këtyre javëve për kryesitë për kryetarët dhe tani disponohet lista të vitit 2019, të qershorit
6 Prill 2022, 15:38 -
Heqja e dyerve të blinduara në PD, Flamur Noka i shpjegon Berishës si janë pastruar
Pas marrjes së nga Komisioni i Rithemelimit, në selinë blu u hoqën dyert e blinduara. Sot deputeti Flamur Noka, në rolin e ekspertit i ka treguar me detaje Sali Berishës pastrimin e ambientit dhe hyrjeve brenda zyrave në PD nga dyert e blinduara.
6 Prill 2022, 13:25 -
Mblidhet në PD 'Rithemelimi', Berisha merr rolin e kreut të partisë, sulmon Kim: S'na e përcakton ajo kryetarin e partisë! Negociata për Presidentin? Vetëm nëse emrin e propozojmë ne
Berisha u pyet nga Report Tv për qëndrimin e Kim dhe nëse rrezikon PD të shpallet non grata me atë në krye. Ish-Kryeministri tha se askush përveç anëtarëve të partisë nuk ka tjetër tagër të caktojë kryetarin e PD, duke iu referuar diplomates amerikane.
6 Prill 2022, 13:24 -
Zbardhet vendimi i paprecedentë i Agron Zhukrit që i dorëzoi PD-në Berishës: Depozitimi i firmave në zyrën e Palokës është i ligjshëm edhe pse nuk bazohet në statut
Gafat e rënda dhe të qëllimshme në vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për legjitimin e Kuvendit të 11 dhjetorit, vendim bazuar në retorikën e Berishës, deklaron ligjshmërinë e dorëzimit të firmave të delegatëve në zyrën e Edi Palokës pasi thotë se nuk ka asnjë parashikim statusor për organin ku duhet të depozitoheshin firmat, ja si e justifikon drejtimin e Kuvendit nga anëtarët e komisionit që sipas statutit duhet t’i propozonte Basha.
6 Prill 2022, 11:06 -
Flutura Açka rrëfen bisedën me kolegun e kthyer në ‘berishtist’: Ju nuk keni kod bashkimi, po e vrisni e përbuzni edhe më shumë PD-në
Deputetja Flutura Açka ka zbuluar një bisedë me kolegun e saj deputet, tashmë i kthyer në ‘berishist’, teksa flasin përçarjen që ka përfshirë partinë më të madhe opozitare në vend
6 Prill 2022, 10:47 -
Lufta në Ukrainë, Ralf Gjoni thirrje për bashkim në Report Tv: Të mblidhemi të premten në Tiranë për të dënuar agresionin rus
Përmes studios së Report Tv, Ralf Gjoni ka bërë një thirrje për t’u bashkuar në një manifestim ditën e premte kundër agresionit rus në Ukrainë.Sipas ish-deputeti shqiptarët duhet të jenë më vokal lidhur me kauzën e Ukrainës, pasi është një kauzë shumë fis
5 Prill 2022, 21:42 -
Berisha: Kim më ka sjellë një person në zyrë, më propozoi që të hiqja dorë nga gara për kreun e PD, cakto njeriun tënd! Në këmbim më garantoi largimin e Bashës
Sali Berisha, kryetari "në zë" që drejton tani më Partinë Demokratike ka hedhur akuza të forta në drejtim të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.
5 Prill 2022, 21:39 -
PS-PD sezon zgjedhjesh, ndryshojnë krerët e degëve! Socialistët mbajnë Kongresin, Berisha thërret Kuvendin Kombëtar
PS dhe PD gjatë muajit prill futen në procese zgjedhore brenda partisë. Socialistët mbledhin nesër online Asamblenë Kombëtare në prag të Kongresit të 9 prillit ku pritet të bëhet zyrtare shkarkimi i 61 krerëve të degëve. Edhe Grupi i rithemelimit në PD zgjedh krerët e rinj të 71 degëve në 20 prill.
5 Prill 2022, 21:32 -
Basha president? Ralf Gjoni shkrihet së qeshuri në studion e Report Tv: Humor! LSI nuk e kënaq oreksin politik të Metës, shpresa e tij një parti e re
Ish-deputeti Ralf Gjoni i ftuar në Report Tv për të folur rreth zhvillimeve të fundit brenda Partisë Demokratike, e cilësoi dorëheqjen e Lulzim Bashës shumë të vonuar, ndërsa theksoi se duhet të ishte larguar pas humbjes së tij të parë.
5 Prill 2022, 20:58 -
Opozita e opozitës, së opozitës…
Sali Berisha, ka arritur të rimarrë selinë, muret, tullat, dyert, çelësat e tyre, zyrat, logon, rojen, por jo vendosmërinë e grupimit të Lulzim Bashës për ti rezistuar atij. Enkeleid Alibeaj ka apeluar vendimin e Zhukrit të Berishës, edhe pse ish-lideri historik tha se “ajo gjë nuk do të ndodhë kurrë”.
5 Prill 2022, 16:04 -
Kim takoi Alibeajn, Grupi i Berishës: Shkelmoi vendimin e gjykatës dhe injoroi vullnetin e zgjedhësve
Takimin e Yuri Kim me Enkelejd Alibeaj, që e njeh si kryetar të Komanduar të PD-së, për Komisionin e Rithemelimit, është injorim i vendimit të Gjykatës dhe vullnetit të qytetarëve. Ato thekson se me vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, tashm&am
5 Prill 2022, 15:52 -
PD, shqiptarët, Shqipëria dhe Amerika të janë parët!
Në këto momente të vështira për PD dhe në fakt jo për faj të demokratëve, gjithkush duhet të mbaj përgjegjësitë e veta e këtu nuk duhet të përjashtohen as deputetët, që kanë fituar në emër të besimit të demokratëve dhe shqiptarëve.
5 Prill 2022, 15:25 -
PD drejt shpalljes 'non grata', të gjitha paralajmërimet amerikane nëse Berisha merr partinë dhe një iluzion i Foltores për ndryshim qëndrimi pas ikjes së Yuri Kim
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 4 muaj paralajmërime për pasojat që do të ketë PD-ja nëse Sali Berisha rikthehet në krye të saj. Mesazhe e forta të Grabriel Eskobar dhe çfarë nënkupton takimi i sotëm mes Yuri Kim dhe Alibejat.
5 Prill 2022, 14:29 -
Kim nuk e njeh si drejtues në PD, Berisha e sulmon përmes Palokës: Ky është turp
Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës reagon ashpër ndaj Yuri Kim e cila deklaroi sot pas një takimi me Enkelejd Alibeajn se e njeh atë si kryetar në detyrë në PD. Përmes një postimi në Facebook të Edi Paloka
5 Prill 2022, 13:29 -
Kim nuk njeh grupin e Berishës si drejtues në PD, takon Alibeajn në Kuvend: Bisedova me kryetarin në detyrë! 'Rithemelimi': Takim që i shërben lojërave të Ramës
Edhe pse Sali Berisha e quan të kryer faktin se ai ka marrë në dorë Partinë Demokratike pasi ka një vendim gjykate, nuk mendojnë kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja amerikane Yuri Kim është parë sërish sot në Kryesinë e Kuvendit, ku është takuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të cilin e ka quajtur si 'kryetari në detyrë i PD', duke mos njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD.
5 Prill 2022, 11:54 -
Vokshi mbledh LDGSH në selinë e PD, sulmon Bashën: Mori vendime përçarëse, detyrë e grave demokrate të kontribuojnë për bashkimin
Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me gratë demokrate në selinë blu, ku fokus i diskutimeve ka qenë situata në PD, bashkimi i demokratëve dhe riorganizimi i strukturave të PD. Teksa sulmoi Lulzim Bashën se ka marrë vendime autoritare dhe përçarëse duke mbajtur peng PD, Vokshi tha se gratë e LDGSH ja dolën të ishin të bashkuara.
5 Prill 2022, 11:10 -
Balliu në ‘5 pyetjet’: Pas dorëheqjes, Basha ka vetëm një mision me deklaratat e tij, shpreson të mos bashkohen demokratët! PD është në proces zgjedhor në bazë
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu thotë se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër ligjor për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila njohu ndryshimet e statutit të Sali Berishës. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Balliu thotë se ky vendim nuk ankimohet pasi Alibeaj nuk ka qenë palë në çështje.
4 Prill 2022, 22:26