-
Përçarje në opozitë, aleati historik i PD prezanton i vetëm 36 kandidatët për Tiranën! Mediu: Kërkojmë reciprocitet dhe respekt (VIDEO)
Kur duhen edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në opozitën shqiptare situata është shumë e paqartë, madje tashmë kanë nisur edhe përplasjet. Përmes një aktiviteti me rastin e 30-vjetorit të krijimit, Partia Republikane ka prezantuar 36 kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës. Një lëvizje e tillë është një presion i hapur që i bëhet PD-së, teksa forca më e madhe në opozitë ende nuk ka vendosur se çdo të bëjë me aleancat e saj.
13 Janar 2021, 10:49 -
Ligjërimi i urisë prej ajthit të PD-së dhe disa shifra interesante mbi varfërinë
Zvetënimi i ligjërimit publik të PD-së ka vite që e ka marrë tatëpjetën, por as fantazia më e harlisur nuk më çonte dot drejt idesë se kryetari i saj formal do të përdorte konceptin e urisë për fushatën zgjedhore që tashmë është në ecje. Ky ligjërim ka nxjerrë bash ajthin e PD-së si parti politike që ka kërkuar përherë egërsimin e marrëdhënieve mes njerëzve dhe partive, pakomunikueshmërinë.
12 Janar 2021, 17:20 -
Zgjedhjet/ Nard Ndoka 'kundër' të gjithëve, 'harron' projektin pilot, propozon votim dhe numërim elektronik në të gjithë vendin
Partia Demokristiane e Shqipërisë i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që votimi dhe numërimi elektronik të aplikohet në të gjitha qarqet e vendit.
12 Janar 2021, 16:04 -
Votim dhe numërim elektronik, KQZ kërkon takim me përfaqësuesit e partive politike
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kërkuar që ditën e nesërme të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e partive politike. Ajo ka kërkuar që të bisedohet lidhur me implementimin e projektit pilot, numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.
12 Janar 2021, 14:47 -
-
Çaka për Report Tv: Deri tani KQZ s’ka ndaluar asnjë aktivitet të asnjë institucioni! PD-LSI disa ankesa për PS! Hapat që ndjekim për një denoncim (VIDEO)
Fundi i vitit 2020 për PD-LSI ka qenë shumë i ngarkuar duke u ‘ankuar’ në KQZ për aktivitetet të ndaluara sipas tyre të bëra nga PS-ja! Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Caka nuk dha një numër konkret se sa ka qenë numri i ankesave të PD-LSI, por tha se kanë të bëjnë kryesisht me dhënie legalizimesh dhe së fundmi edhe dhënien e çelësave të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
12 Janar 2021, 14:24 -
PD nga zonat e përmbytura të Mamurrasit dhe Lezhës: 3 mijë e 500 hektarë tokë nën ujë, qeveria mendon për veten! (VIDEO)
Ish-deputetja Lindita Metaliaj dhe kreu i FRPD-së, Belind Këllici gjatë ditës së sotme kanë takuar banorët e Mamurrasit dhe Lezhës, të cilët prej më shumë se 1 viti janë pa shtëpi, ndërkohë tani po vuajnë edhe pasojat e përmbytjeve.
12 Janar 2021, 12:54 -
Lulzim Basha ende asnjë fjalë për vaksinimin: Qeveria ha biftek 1000 euro, ne do sjellim ndryshimin (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli sot në një deklaratë për gazetarët dhe ende, edhe pas 2 ditësh nuk ka asnjë koment në lidhje me nisjen e vaksinimit anti COVID në vend. Në vend të kësaj Basha zgjodhi të fliste për darkën e disa ministrave shqiptarë në Dubai.
12 Janar 2021, 11:19 -
-
-
Dje e akuzonte PD, sot opozita do kandidojë Aldi Fushën e oligarkëve dhe prokurorit skandaloz
Djali i ish prokurorit të shumëakuzuar Petrit Fusha, Aldi Fusha do të jetë kandidati për deputet nga radhët e LSI. Ditën e djeshme, Aldi Fusha u shfaq krah kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila e prezantoi duke i thurur lavde. Kryemadhi prezantoi djalin i ish prokurorit Petrit Fusha, i njohur edhe si mbrojtësi i kryebashkiakut Erion Veliaj, më pas i akuzuar nga ky i fundit
11 Janar 2021, 17:22 -
Dyfytyrësia/Justifikimet e Berishës dhe Metës për përmbytjen e 2010 nga baticat, pozicioni i hënës tek Përroi i Thatë, premtuam masa efektive deri në vitin 2310
Sot akuzojnë qeverinë si përgjegjëse për përmbytjet, ja çfarë thoshin Berisha dhe Meta në viti 2010 kur përmbytën 5 herë Shkodrën, akuzonin PS-së se po përdorte politikisht fatkeqësinë natyrore dhe i atribuonin përgjegjësinë një pozicioni të rrallë të hënës, premtuan investime për mbrojtjen e tokave për 300 vjet, por Shkodra u përmbyt 5 herë brenda vitit.
11 Janar 2021, 17:19 -
LSI si PD, padit në SPAK zyrtarë të PS: Po shfrytëzojnë rindërtimin dhe po japin leje legalizimi për fushatë
Pas Partisë Demokratike, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim kallëzon në SPAK zyrtarë të lartë të PS, për shpërdorim të detyrës në funksion të fushatës elektorale. Kallëzimi është depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari paraditen e kësaj të hëne.
11 Janar 2021, 11:34 -
Bashkëpunëtori i nxori blof në Shkodër, Rama ironizon Bashën dhe Ademin: Kur do të gënjesh në bashkëpunim! Gjumë Jo Punë
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha i cili gjatë vizitës së fundit në zonat e përmbytura në Shkodër u nxor blof nga bashkëpunëtorët e tij.
10 Janar 2021, 16:06 -
PD te rruga e çarë në dysh në Borsh prej shiut: Pasojë e korrupsionit të kësaj qeverie! Banorët të shqetësuar çdo orë të ditës (VIDEO)
Ish-deputetja e PD Nada Meçorapaj ishte sot në segmentin e rrugës në Borsh, e shembur pas reshjeve të para në zonë. Përmes ish-deputetes Nada Meçorapajt, PD tha se banorët janë të shqetësuar për mungesën e mirëmbajtjes së rrugës.
10 Janar 2021, 11:45 -
Rama publikon pamje nga Fieri: Në përmbytjet e qametshme të së shkuarës, mijëra krerë bagëti ngordhnin e mijëra familje bllokoheshin
Situata e përmbytjeve në disa qarqe të vendit vijon prej 2 ditësh në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama ditën e ka nisur mëngjesin duke publikuar një video të disa viteve më parë nga përmbytjet në Fier, ndërsa bën dhe një krahasim me sot.
10 Janar 2021, 10:07 -
-
Mediu-Bashës: Të ndërtojmë koalicion vlerash, jo llogaritjesh për pushtetin! Lista e përbashkët më shumë i intereson PD-së
Vetëm 3 muaj larg zgjedhjeve dhe Opozita e Bashkuar ende nuk ka një përgjigje sesi do të organizohet në listat zgjedhore. Për këtë arsye, Fatmir Mediu i kujton Lulzim Bashës se është i gatshëm të dalë edhe i vetëm në garën elektorale të 25 prillit.
9 Janar 2021, 15:13 -
Duka 'ultimatum' Bashës: Kandidoj në Durrës, jo poshtë vendit të 3! I prezantova PD-së strategjinë, pres përgjigje deri të hënën (VIDEO)
Ndërkohë që po i afrohemi zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kreu i PAA Agron Duka në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se ka zhvilluar një takim me një grup nga PD, të cilëve u ka bërë propozimin e tij dhe se pret përgjigje deri të hënën nga kreu i PD Lulzim Basha.
8 Janar 2021, 19:16 -