-
-
Aksioni i IKMT në bregdet/ Në Karaburun situata nën kontroll, në Velipojë tensione e përplasje me pronarët e lokaleve: Prishje selektive! (VIDEO)
Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Territorit për prishjen e ndërtimeve pa jele në vijë bregdetare është shoqëruar me tensione në Velipojë, ku ka hasur rezistencën e pronarëve të 'beach bareve'. Ndërsa aksioni i prishjes në Karaburun nuk ka pasur tensione.
10 Qershor 2020, 08:24 -
Shkarkonte ndotje industriale në lumin Fan, IKMT gjobit me 2 mln lekë kompaninë e bakrit
Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë-Arrëzit duke shkartuar ujërat industrialë, ka shkaktuar një ndotje masive në lumin Fan. Pas denoncimeve të banorëve, sot IKMT ka gjobitur kompaninë minerare me 2 milionë lek gjobë.
9 Qershor 2020, 12:03 -
Mbeturinat e Durrësit drejt Manzës, qytetarët në protestë, bllokojnë rrugën! Tymi dhe era e rëndë 'pushtojnë' zonën (VIDEO)
Mbyllja e vend-depozitimit të Porto Romanos, ka bërë që mbetjet e Bashkisë Durrës të dërgohen në Manëz për djegien e mbeturinave. Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe irritim tek banorët e zonës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë dalë në protesta duke mos lejuar kamionët me mbeturina të hynin në zonë duke u bllokuar rrugën.
8 Qershor 2020, 08:40 -
Skema opozitare për të gjobitur bizneset e mëdha: Basha hedh në sulm ish-deputetin Luçiano Boçi
Akuzat e adresuara herë pas here ndaj opozitës për gjobëvënie ndaj bizneseve të mëdha përmes retorikës së tyre politike, duket se aneksohen drejtpërdrejt nga aksionet konkrete në terren nga ish-ligjvënës të Partisë Demokratike.
6 Qershor 2020, 17:26 -
Biznesi kundër akuzave të PD në Elbasan: Distancohuni nga sulmet ndaj investitorëve, mos cënoni sipërmarrjet e ndershme
Pronarët e biznesit "Fish City" në Labinot të Elbasanit kanë reaguar pas protestës së një dite më parë nga një grup banorësh të mbështetur nga ish deputeti demokrat Luçiano Boçi, pranë investimit të tij dhe akuzave për pronat dhe si ndotës të ajrit dhe lumit Shkumbin duke i cilësuar akzuat si fyrje, ndërsa në krah të tij ka dalë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së qarkut të Elbasanit dhe Biznes Albania.
6 Qershor 2020, 17:21 -
-
-
Banorët e Lezhës në protestë: S’marrim frymë nga fabrika, nuk rrimë dot në shtëpi (VIDEO)
Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në periferi të Lezhës ka krijuar shqetësim për banorët. Ata kanë protestuar duke kërkuar marrjen e masave, pasi sipas tyre është ndotur ajri dhe uji. Apeli shkon për ministrin Sandër Lleshaj dhe drejtuesit e pushtetit vendor.
3 Qershor 2020, 17:32 -
Gjobitet me 2 mln lekë punishtja e përpunimit të qumështit në Shijak, i hidhte mbetjet në tokë bujqësore! Po pastrimi?
Operacioni është zhvilluar në Gjepalaj të Shijakut nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me IKMT, ku u konstatua se mbetjet e kësaj punishteje derdheshin në ambient të hapur.
3 Qershor 2020, 16:24 -
-
Transport inertesh në mënyrë të paligjshme, gjobiten me 4 milionë lekë dy subjekte në Vlorë
Sipas policisë këto dy subjekte vazhdonin aktivitetin e tyre edhe pse i ishte pezulluar leja e shfrytëzimit. Ndaj administratorëve të këtyre subjekteve, ka nisur hetimi për veprën penale "Shpërdorimi i tokës".
29 Maj 2020, 08:39 -
-
Mbetjet inerte 'pushtojnë' Shqipërinë, dëmtojnë mjedisin! Firmat e ndërtimit nuk zbatojnë legjislacionin (VIDEO)
Problemi i mbetjeve inerte në të gjithë vendin është shndërruar në një problem ende pa zgjidhje. Në vazhdim do të ndjekim disa nga pikat më të nxehta ku këto mbetje po bllokojnë rrjedhjet e ujerave, duke shkatërruar në mënyrë serioze mjedisin.
27 Maj 2020, 14:55 -
Mbetjet 'pushtojnë' lumin në Devoll, banorët: Uji ishte i pijshëm, por e ndoti demokracia, në rrezik jeta e njerëzve
Ndotja e lumenjve është një problematike e madhe që e hasim në çdo cep të Shqipërisë. Grupi i xhirimit të Report Tv ka udhëtuar në Miras të Korçës në skajin juglindor në kufi me Greqinë, ku lumi Devoll është krejtësisht i ndotur. Banorët shprehen se aty derdhen ujërat e zeza dhe mbetjet urbane.
25 Maj 2020, 17:25 -
Përroi i Qesarakës në Linzë "pushtohet" nga mbetjet, koshat janë vetëm 100 metër larg (VIDEO)
Report Tv është ndaluar sot në basenin e Qesarakës, ku në një zonë ku nuk mungojnë koshat e mbeturinave ndotësit e mjedisit dhe banorët preferojnë t'i hedhin në përrua. Një zonë e gjelbër e denjë për lulishte është degraduar në landfill të hapur mbeturinash duke u kthyer në një rrezik për ata që jetojnë në këtë lagje të kryeqytetit.
25 Maj 2020, 13:20 -
Ndotje në gjirin e Lalzit, devijohet shtrati i përroit! Mbetjet 'pushtojnë' rërën e bregdetit
Gjiri i Lalzit aty ku kanë shtëpitë e pushimit politikanët dhe personazhet e njohura është ndotur. Një kompani ka marrë leje për të rregulluar argjinaturën e përroit të Tarinit por ka devijuar shtratin e tij. Ministria e Bujqësisë pranon se i ka dhënë tender kompanisë Alen 3, por heq përgjegjësinë për devijimin e përroit dhe ndotjen e shkaktuar në buzë detit.
21 Maj 2020, 15:29 -
Në kërkim të një ‘dorë të hekurt’ kundër 'bombës' ekologjike! Report TV rikthehet në lumin e Tiranës, askush nuk ka lëvizur gishtin
Report tv është rikthyer në brigjet e lumit të Tiranës, ku pak ditë më parë denoncoi ndotjen e shkaktuar. Asgjë nuk ka ndryshuar nga gjithçka u përcoll nga ekrani i Report tv, madje fryrja e rrjedhës së lumit nga shiu i orëve të fundit ka zbuluar më shumë detaje nga 'bomba ekologjike' e ndotjes së lumenjve. Ndërsa hetimet janë në kërkim të përgjegjësve, papërgjegjshmëria për ndotjen në këtë zonë nuk ka të ndalur.
21 Maj 2020, 15:24 -
Lumi Tërkuz i Kamzës, porta e parkut të gjelbër që të çon drejt landfillit të mbeturinave! Qytetarët: Plehrat këtu s'mbarojnë kurrë! Autoritetet heshtin
Gazetari i Report TV, Arsen Rusta kësaj here është zhvendosur në periferi të Kamzës, shumë pranë Aeroportit të Rinasit, i cili ka bërë një panoramim të qartë të gjendjes të këtij lumi ku në basenin e tij nuk mungojnë mbetje të rrezikshme spitalore, inertesh si edhe mbeturina të konsumit të përditshëm.
19 Maj 2020, 12:54 -
Kafshët e ngordhura dhe mbetjet urbane 'pushtojnë' grykëderdhjen e lumit Drin (VIDEO)
Report Tv prej ditësh ka ndjekur problematikën e ndotjes së lumenjtë nga lumi i Tiranës në atë Shkumbinit. Sot është ndalur në grykëderdhjen e lumit Drin, ku situata është alarmante dhe skandaloze.
14 Maj 2020, 13:13