-
Qeveria e Kosovës insiston në modelin kroat për Asociacionin
Qeveria e Kosovës thotë se për të krijuar një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, do të shtyjë përpara një model kroat për pakicat kombëtare. Ky “nivel i vetëmenaxhimit” parashihet me një marrëveshje që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër, më 19 mars, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.
10 Maj 2023, 19:51 -
Osmani: Nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiçit! Atij nuk i intereson minoriteti serb, synon të cënojë integritetin territorial të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një mbledhje me Këshillin Atlantik në Uashington të SHBA-ve është shprehur se procesi i dialogut me Serbinë nuk duhet të përdoret për normalizimin e sundimit autokrat të Aleksandër Vuçiçit.
10 Maj 2023, 16:23 -
Marrëveshja Kosovë-Serbi, BE: Draft-statuti pikënisje në diskutimet për Asociacionin
Nga BE thuhet, se draft-statuti për Asociacionin i prezantuar nga ekipi menaxhues nuk është final, por pikënisje e rëndësishme. Nga ana e tij Kurti prezantoi draft-vizionin e tij. Dy draft-statute e asnjë zgjidhje?
10 Maj 2023, 09:16 -
Ambasadori britanik në Prishtinë: Tani është koha që Kosova të prezantojë draft-statutin për Asociacionin
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë të martën se ka ardhur koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
9 Maj 2023, 19:04 -
Konjufca: Nëse statuti i Asociacionit nuk do jetë në përputhje me Kushtetutën, atëherë i themi 'mirupafshim' dialogut
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të qartë ditën e sotme se statuti i krijimit të Asociacionit, duhet të jetë brenda kornizës që e lejon Kushtetuta e vendit.
8 Maj 2023, 21:51 -
Shefja e USAID-it, Samantha Power do të qëndrojë në Serbi dhe Kosovë në përpjekje për të ulur tensionet
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, do të qëndrojë në Serbi dhe në Kosovë këtë javë për t'u takuar me udhëheqësit e të dyja vendeve, ndërsa diplomatët amerikanë dhe evropianë punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet midis këtyre dy ish armiqve të kohës së luftës, në një kohë tensionesh të rritura
8 Maj 2023, 19:13 -
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dërgon letër në KiE: Situata e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është kritike
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), i ka dërguar një letër Këshillit të Evropës (KiE), me anë të cilës shpreh shqetësimin se situata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është kritike dhe alarmante.
8 Maj 2023, 09:48 -
Kosova nderon viktimat nga masakra në Serbi, Arbenita Ismajli reagon e revoltuar: Turp edhe kjo ju ka mbetur
Serbia është tronditur së fundmi nga dy masakra të njëpasnjëshme, ku mbetën të vrarë 17 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën, e në këto ditë të vështira shumë vende e në mesin e tyre edhe Kosova kanë shprehur ngushëllime dhe i janë bashkuar dhimbjes së Serbisë.
8 Maj 2023, 09:13 -
Lajçak: Kurti dhe Vuçiç bënë hapin e rëndësishëm drejt Asociacionit, Drafti s’ishte final por pikënisje
Kështu e përmblodhi pjesën kryesore të takimin të Nivelit të Lartë më 2 maj në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërmjetësi sllovak i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Këtë vlerësim ai e dha në një shkresë në Facebook ku përmblodhi gjithashtu javën e tij të punës.
8 Maj 2023, 07:25 -
Themelimi i Asociacionit, 'kusht mbi kushtet' në diagolun Kosovë-Serbi
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është “kusht mbi të gjitha kushtet” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Pa përparim në këtë pikë, “nuk mund të ketë përparim as në çështjet tjera” për të cilat diskutohet në këtë dialog.
6 Maj 2023, 18:44 -
Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, Osmani: Arritje e suksesshme drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur mbi marrëveshjen e firmosur mes Vuçiçit dhe Kurtit në 2 maj në Bruksel për Deklaratën e Personave të Zhdukur, duke e cilësuar si një arritje të suksesshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
5 Maj 2023, 20:55 -
Partia pro-serbe në Mal të Zi inicion tërheqjen e njohjes së Kosovës! Qeveria malazeze: Nuk është akt ligjërisht i detyrueshëm
Deklarata për anulimin e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, miratimin e të cilit e ka paralajmëruar Komuna e Zetës në Mal të Zi, nuk do të ketë efekt juridik dhe as nuk mund të jetë akt ligjërisht i detyrueshëm.
4 Maj 2023, 22:40 -
Shkarkoi Ekipin Menaxhues të Asociacionit, reagon qeveria e Kosovës: Nuk e shkel marrëveshjen Kosovë-Serbi
Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi i është kundërpërgjigjur deklaratës së zëdhënësit të Bashkimit Evropian se Kosova ka vepruar në kundërshtim me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
4 Maj 2023, 20:40 -
Nis festivali “Mirëdita, dobar dan!” në Prishtinë, publiku do njihet me skenën artistike serbe, me qëllim thyerjen e barrierave mes dy vendeve
Të enjten në Prishtinë nis edicioni i dhjetë i festivalit, "Mirëdita, dobar dan", ku audienca e Kosovës do të ketë mundësinë të njihet me skenën artistike e shoqërore serbe.
4 Maj 2023, 15:35 -
Qeveria e Kosovës shkarkoi Ekipin Menaxhues të Asociacionit, BE: Roli i tij përfundon kur të miratohet statuti i Asociacionit
Roli i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë përfundon vetëm kur ai statut të miratohet, prandaj, sipas Bashkimit Evropian, vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shkarkuar atë është në kundërshtim me marrëveshjen.
4 Maj 2023, 15:15 -
Partitë pro-ruse iniciuan tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi
Fronti Demokratik pro-rus, i cili ka pushtet absolut në Zetë, komuna më e re në Mal të Zi, mori vendim për miratimin e një Deklarate, me të cilën, siç thanë ata, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të vlejë në atë territor
4 Maj 2023, 12:38 -
Qeveria e Kosovës shkarkoi Ekipin Menaxhues të Asociacionit, BE e kundërshton: Shkel frymën e marrëveshjeve
Qeveria e Kosovës shkarkoi dje Ekipin Menaxhues për Asociacionin. Siç e tha edhe vetë Kurti, propozimi ishte larg asaj që Kosova mund të pranojë, ky ekip u shpërbë. Tash BE-ja, po deklaron që Kosvoa e ka shkelur letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut
4 Maj 2023, 07:39 -
Escobar: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit duhet të nisë me Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve duhet të nisë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe
3 Maj 2023, 16:01 -
Kurti dhe Vuçiç bisedime pa nënshkrime në Bruksel, politologu në Report Tv: E gabuar që është kthyer nga analizë politike në pro dhe kundër qeverisë së Kosovës
Një ditë pasi palët Kosovë-Serbi dolën sërish nga negociatat pa nënshkrime, kjo gjë ka shkaktuar së fundmi transformimin nga analizë politike në pro dhe kundër qeverisë së Kosovës.
3 Maj 2023, 14:02 -
Takimi në Bruksel ‘në vend numëro’ për asociacionin, Kurti bën publik versionin e tij për menaxhimin e 4 komunave serbe në veri të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë publik pas mesnatës vizionin e tij për asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të KosovësPas takimit të 2 majit në Bruksel, Kurti tha se draft-statuti i ekipit menaxhues anëtare e të cilit është një deputete serbe, mbetet i papranueshëm
3 Maj 2023, 11:39 -
Pasi prezantuan statutin e Asociacionit, Qeveria e Kosovës shkarkon Ekipin menaxhues
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se ka liruar nga detyra anëtarët e Ekipit Menaxhues, të thirrur për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
3 Maj 2023, 09:46 -
Dialogu Kosovë-Serbi, s'ka marrëveshje për Asociacionin! Kurti: Në kundërshti me Kushtetutën, propozova një draft! Lista Serbe do paguajë gabimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat mbrëmjen e djeshme, ku pati edhe takimin me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. I pyetur se pse refuzoi propozimin e BE-së për veriun e Kosovës, Kurti drejtoi gishtin nga Lista Serbe, partia serbe e cila bojkotoi zgjedhjet në 4 komunat
3 Maj 2023, 08:25 -
Borrell: Vendosja në tavolinë negociatash e draftit për Asociacionin është pozitive, do të jetë pikë fillestare
Në një konferencë për mediat pas takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç në Bruksel, Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka dalë me një deklaratë
2 Maj 2023, 22:09 -
Përfundon pas 3 orësh takimi Kurti-Vuçiç, presidenti serb: Nëse nuk pranohet Asociacioni i firmosur në 2013-2015, është fundi i gjithçkaje
Ka përfunduar pas tre orësh takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel. Pas përfundimit të takimit, Vuçiç ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka bërë me dije se Kosova nuk ka pr
2 Maj 2023, 21:53 -
Petkoviç pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit: Mbrojtëm interesat serbe, hoqëm termin 'i zhdukur me forcë'
Përfaqësuesi i Serbisë në negociatat me Kosovën, Petar Petkoviç ka reaguar pas miratimit të tekstit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, duke thënë se janë mbrojtur interesat e Serbisë edhe në kët&a
2 Maj 2023, 21:42 -
TEKSTI/ Publikohet Deklarata e miratuar nga Kurti dhe Vuçiç: Angazhim dhe bashkëpunim për zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Është publikuar pak më parë në deklarata e përbashkët e Kosovës dhe Serbisë për Personat e Zhdukur. Deklarata, e publikuar në faqen e BE, është e përbërë nga 9 pika
2 Maj 2023, 20:03 -
Kurti dhe Vuçiç miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë. Në deklaratë thuhet se “palët bien dakord që ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen”, në lidhje me të zhdukurit.
2 Maj 2023, 18:57 -
Vuçiç para nisjes së takimit me Kurtin: Të mëdhenjtë e perëndimit janë kundër Serbisë! Drejtësia është në anën tonë
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur para nisjes së takimit me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel. Ai tha se priste që të kishte bisedime të vështira, duke ‘u viktimizuar’ me pretendimin se fuqitë perën
2 Maj 2023, 18:39