-
Periferi
Pse në Shqipëri nuk dallohet humnera sociale?
Vilat me vlerë mbi gjysëm milionë euro e sipër, apo pallatet në zonat më luksoze të Tiranës të mbushur me prokurorë, gjykatës, nëpunës të shtetit dhe politikanë të rangjeve të ulëta, matematikisht e logjikisht të bëjnë të mendosh se kur këta "çerra" të strukturës shtetërore shqiptare, që jetojnë me grimcat apo thërrimet e "bosëve" të tyre, arrijnë këto nivele, cili është realiteti korruptiv mes shqiptarëve, cila është humnera reale e pabarazisë sociale të krijuar në Shqipëri?
29 Tetor 2019, 18:17 -
Ekskluzive/ 12 gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen Vetingut të dytë
Magjistratët kaluan Vetingun kryesor, por janë referuar për verifikim pranë Inspektoriatit te Lartë të Drejtësisë për shkelje të dyshuara në lidhje me dosjet, pjesë e listës edhe 3 anëtarë të KLP dhe KLGJ. Dymbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë do t’i nënshtrohen në muajt në vijim një tjetër vetingu, ndonëse kanë kaluar me sukses Vetingun kryesor, duke u konfirmuar në detyrë si pjesë e drejtësisë së re.
27 Tetor 2019, 07:57 -
-
-
-
-
Dyshimet për shkelje/ Vetting të dytë për Besim Hajdarmatajn, ja çfarë rrezikon
Prokurori i Krimeve të Rënda do të verifikohet nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për shkelje disiplinore me një dosje, pavarësisht se e ka kaluar Vetingun. Në nenin 105, të ligjit për statusin e magjistratit, parashikohen gjashtë masa disiplinore për të përshkallëzuara për gjyqtarët dhe prokurorët, sipas rëndësisë së shkeljes nëse Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë do të konfirmojë dyshimet e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për shkelje të mundshme disiplinore nga Besim Hajdarmatajn.
19 Tetor 2019, 08:09 -
Ja pse u shkarkua kryeprokurori i Përmetit Hysen Keta
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu, në 25 korrik të këtij viti, vendosi të shkarkonte nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, Hysen Keta.
18 Tetor 2019, 07:44 -
Vendimet korruptive/ 3 skenarët për të goditur grupin 'KÇK' në drejtësi
Nëse Kuvendi nuk vepron me shpejtësi grupi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar do të marrin vendime deri në vitin 2026. Një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh, të vetëdijshëm për pamundësinë e kalimit të Vetingut, për shkak të pasurive të pajustifikuara me të ardhura të ligjshme dhe komprometimit të figurës, po shfrytëzojnë maksimalisht kohën që u ka mbetur, duke bërë kërdinë në drejtësi, me vendime arbitrare dhe dukshëm korruptive
18 Tetor 2019, 07:37 -
Ekskluzive/ Anëtari i ri i sapoemëruar nga Meta në Gjykatën Kushtetuese rrezikon shkarkimin nga Vettingu
Besnik Muçi kërkohet të shkarkohet nga Komisioneri Publik, ja dokumenti i dorëzuar i 1 tetorit 2019 me parashtrimet e fundit për pasurinë e tij. Dje u zhvillua seanca e radhës.
17 Tetor 2019, 08:03 -
Frika nga korruptimi/ Dy herë Veting gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, në lojë BKH
Drejtësia e re nuk do të jetë më një mundësi për t’u pasuruar me çekiçin e korrupsionit, siç ka ndodhur gjatë tre dekadave të fundit, ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë kanë hyrë pa para dhe pa shtëpi, ndërsa po dalin me pallate, vila, makina të shtrenjta, biznese të kamufluara, lokale, magazina, resonte, llogari të majme bankare etj.
15 Tetor 2019, 07:55 -
-
ONM: Pse u transferua dosja e 12 ton kanabis?! Hajdarmataj: E vendosi prokurori i çështjes, si drejtues nuk ndërhyra!
Vettingu/ Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar një shpjegim Besim Hajdarmataj ish drejtuesit të Krimeve të Rënda që kandidoi për SPAK se si u transferua dosja e 12 ton canabis sekuestruar në Përmet në 2017 tek Prokuroria e Përmetit. Hajdarmataj tha se ai ka respektuar pavarësinë e prokurorit të çështjes pasi kështu e detyron ligji, ndërsa mbi 25 denoncimet e bëra për të KPK tha se nuk kishin prova që faktonin shkeljen e ligjit.
14 Tetor 2019, 07:33 -
Besim Hajdarmataj del të hënën para Vettingut, ja superpasuria që duhet të justifikojë
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj do të përballet të hënën më 14 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, identifikohet si “flamur i kuq” shtimin e likujditeteve nga të ardhurat e vëllait në Angli, për të cilat subjekti deklaron se kanë qenë të pashoqëruara me dokumentacion. Deri në vitin 2009 ai i deklaron dërgesat si kursime të përbashkëta me vëllanë, ndërsa pas këtij viti nuk caktohet pjesa takuese e secilit.
13 Tetor 2019, 17:42 -
-
Gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vettingu...por me 75 % të rrogës në xhep!
Nga 72 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vettingu prej 2018 kur nisën vendimet e para, më shumë se gjysma e tyre marrin ende pagesën nga buxheti i shtetit edhe pse janë shkarkuar për mos justifikim pasurie, kontakte me krimin apo mangësi profesionale. ReportTv sjell një vëzhgim me shifra ku rezulton se 51 të shkarkuar janë ende në pritje të një vendimi nga Kolegji i Apelimit dhe nga ana tjetër Kushtetuta i njeh atyre të drejtën të marrin 75 % të pagës, që kanë pasur para se të shkarkoheshin.
11 Tetor 2019, 18:35 -
-
LISTA/ 78 gjyqtarët dhe prokurorët që Gjermania kërkon të ndiqen penalisht
Bundestagu gjerman ka miratuar disa ditë më parë 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. Gjermania u referohet njerëzve të drejtësisë të shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vetingut për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin.
6 Tetor 2019, 08:04 -
-
