-
Shoqëritë e transportit të udhëtarëve në Gjirokastër, kanë nisur një protestë pa afat. Kjo ka sjellë paralizimin e transportit të udhëtarëve nga Gjirokastra, drejt destinacioneve të ndryshme brenda vendit.
26 Mars 2019, 08:55 -
U shty nga moti i keq, festohet Dita e Verës në Gjirokastër
22 Mars 2019, 18:56 -
Tenxherja me fasule e harruar në zjarr shkrumbon barakën në Gjirokastër (FOTO)
19 Mars 2019, 18:08Një banesë është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Gjirokastrës. Banesa në fjalë i përkiste një familje rome. Shkak i zjarrit është bërë një tenxhere me fasule e harruar në zjarr.
-
Heqja e kalldrëmit/ Kumbaro: Gjirokastra do bëhet gur-gur dhe me shumë dashuri
18 Mars 2019, 12:19Deputetja socialiste Mirela Kumbaro ka reaguar lidhur me heqjen e kalldrëmëve në Gjiroksastër duke e quajtur atë një ndërhyrje të nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.
-
Zbulohet një fuçi me kanabis e groposur në Gjirokastër
7 Mars 2019, 16:08Fuçia ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar në një gropë, ndërsa brenda ishin 14 kg kanabis të ndara dhe paketuara në disa qese.
-
Erozioni gërryen banesat në Gjirokastër, banori: Asnjë interesim nga shteti
1 Mars 2019, 17:02Moti i keq i ditëve të fundit ka rikthyer sërish problematikën e erozionit dhe rrëshkitjeve të tokës në Dropull të Sipërm dhe Llongo të Gjirokastrës. Terrene të shumta kodrinore kanë rrëshqitur, ku në shumë raste ka dëmtuar edhe banesa. Një prej banesa të dëmtuara është edhe ajo e Kosta Evangjelidhit, i cili shprehet se ndjehet i rrezikuar.
-
Përmeti do ketë ujë 24 orë, Rama: Nuk duhet të bëhej kaq vonë por këtë situatë trashëguam
24 Shkurt 2019, 15:08Rama ishte sot në qendrat historike të Gjirokastërës dhe Përmetit. Ai vizitoi edhe ujësjellësin e Përmetit nga ku deklaroi se tashmë ky qytet do të furnizohet me ujë 24 orë.
-
Momenti pikant, Rama takohet me 'pacientin më king' të pavjonit: E paske dorën të fortë (VIDEO)
23 Shkurt 2019, 11:31Edi Rama ishte sot në Gjirokastër ku pa nga afër ambientet e rikonstruktuara të 300 qendrave shëndetësore për banorët e zonës.
-
Rama: Do kujdesemi edhe për demokratët që u braktisën nga të zgjedhurit e tyre
22 Shkurt 2019, 16:28Edi Rama deklaroi se opozita largohet pasi nuk ka asnjë shans të fitojë në zgjedhje dhe Lulzimi nuk e përballon dot edhe një humbje tjetër.
-
Dash Aliko pret me protesta Ramën në Gjirokastër (VIDEO-FOTO)
22 Shkurt 2019, 12:25E kanë pritur me protesta në hyrje të Gjirokastrës. I ka udhëhequr, Dash Aliko, ish-krykomunar i lazaratit, i zgjedhur tashmë në krye të Partisë Demokratike të Gjirokastrës.
-
Ngacmoi seksualisht një të mitur, mësuesi del para gjykatës
19 Shkurt 2019, 13:59Mësuesi doli sot para gjykatës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Avokati i tij pretendoi se akuza nuk është e vërtetë ndërkohë që babai i të miturës u shpreh sa vajza e tij është e tronditur psikologjikisht. Vendimi u shty për një datë tjetër.
-
-
Tentuan të grabisnin banesën e gjyqtarit, arrestohen 3 persona në Gjirokastër
2 Shkurt 2019, 14:22Policia ka vënë në pranga 3 persona pasi tentuan të vidhnin banesën e një gjyqtari në Gjirokastër.
-
Vjedhjet në Gjirokastër dhe Korçë, arrestohen 3 autorët
1 Shkurt 2019, 15:532 autorët e Gjirokastrës ishin të dënuar për vjedhjen e një banesë në Picar me nga 2 vite burg ndërsa 32 vjeçari në Korçë tentoi të vjedhë një çantë dhe një varëse floriri
-
E bllokuar nga dëbora, hapet rruga 8 kilometër e fshatit Golem në Gjirokastër
31 Janar 2019, 18:12Nga bllokimi i rrugës mësohet se fëmijët e këtij fshati nuk mund të shkonin në shkollën e fshatit Picar
-
Grabitja me dhunë e çiftit të moshuar në Memaliaj, arrestohen 2 bashkëpunëtorët e grabitjes
30 Janar 2019, 22:31Policia ka arrestuar Ari Isomati dhe Armando Cakaj si persona pjesmarres në grabitjen e kryer në bashkëpunim në Memaliaj një jave me parë ku ngelën të plagosur, çifti i moshuar Mustafa Mustafai dhe e shoqja e tij.
-
E paketuar dhe gati për t'u trafikuar në Greqi, bllokohen 300 kg kanabis në Gjirokastër, 7 në pranga
29 Janar 2019, 14:34Rreth 300 kg kanabis e paketuar është zbuluar në një kasolle të braktisur në fshatin Dritë fare pranë kufirit me Greqinë.
-
Reshjet e dëborës/ ARRSH: Segmentet rrugore ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve
25 Janar 2019, 11:14 -
-
Memaliaj/ Qëllohen me qytë pistolete dhe i merren 50 mijë lekë, plagoset rëndë kambisti dhe bashkëshortja e tij (Emrat+Foto)
22 Janar 2019, 19:16Një kambist dhe bashkëshortja e tij janë sulmuar e grabitur në qytetin e Memaliajt nga dy persona me maska, për të cilët mësohet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
-
Gjirokastër/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, plagoset punonjësi i policisë private
22 Janar 2019, 12:50Aksidenti automobilistik ka ndodhur në Urën e Kardhiqit. Punonjësi i policisë private ishte duke drejtuar makinën kur në një moment ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ndonëse automjeti ka bërë dy salto, punonjësi fatmirësisht ka marrë vetëm lëndime të lehta në dorë.
-
Shkolla 'Urani Rumbi' në Gjirokastër ka kaldaja por nuk funksionojnë, prindër e nxënës kërcënojnë me bojkot
21 Janar 2019, 16:11360 nxënës në shkollën 9 vjeçare “Urani Rumbi” në Gjirokastër kërcënojnë se do të bojkotojnë mësimin përshkak se në shkollën e tyre nuk funksionon ngrohja. Bashkia e Gjirokastrës thonë se kanë kontaktuar firmën që ka vendosur kaldajat që të merren masat për rregullimin e saj.
-
Gjirokastër/ Operatorët e linjave ndërqytetase në protestë, shkak licencimi i një firme nga Vlora
21 Janar 2019, 16:06Katër operatorët e linjës së autobusëve ndërqytetas që operojnë nga Gjirokastra për në Dropull kanë protestuar në lidhje me një vendim të ministrisë Infrastrukturës dhe Energjisë e cila ka licencuar një kompani tjetër duke iu nxjerrë jashtë përdorimit licencën e tyre, e cila është e vlefshme deri në 2027.
-
-
Shoqërohet dhe lihet i lirë prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, Krimet e Rënda: Po e hetojmë për korrupsion
14 Janar 2019, 18:24Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është shoqëruar prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli. Ai akuzohet për korrupsion dhe po hetohet për këtë akuzë sipas Prokurorisë. Ndalimi i prokurorit është bërë nga oficerët në sallën e gjyqit. Çoçoli është lënë i lirë disa orë pas shoqërimit. Report Tv mëson se Çoçoli ka qenë në përgjim. Ai është akuzuar në korrik të 2018 nga një grua rome se i kishte marrë 1 mijë euro për kthimin në shtëpi të vajzës së rrëmbyer, por ai nuk e ka zgjidhur këtë çështje si dhe ka lënë të lirë rrëmbyesin.
-
Po transportonin drogë me çanta për në Greqi, kapen në kufi dy shqiptarët
12 Janar 2019, 22:53Policia e Gjirokastrës, ka sekuestruar një sasi droge, e llojit kanabis, në afërsi të vijës së gjelbër pranë kufirit të Kakavijës, ku mësohet se janë vënë në pranga dy shqiptarë të cilët po e transportonin lëndën narkotike me çanta.
-
Ishte bllokuar me 400 krerë bagëti, lirohet pas 13 orësh blegtori në Dropull
9 Janar 2019, 21:55Blegtori Astrit Nikoli gjatë ditës së sotme në një lidhje telefonike me studion e lajmeve për Report Tv, bëri një apel për ndihmë dhe u shpreh se ndodhet në qiell të hapur me 400 krerë bagëti që e shoqërojnë e që janë në urgjencë për ushqim.
-
Blegtori i bllokuar me 400 krerë bagëti në Dropull, apel për ndihmë në Report Tv, prefektura vihet në lëvizje
9 Janar 2019, 13:33Report Tv kontaktoi menjëherë me Alket Nikollin, blegtorin e bllokuar në Dropull bashkë me 400 krerë bagëti. Ai apeloi për ndihmë nga prefektura dhe institucionet përkatëse, ndërkohë që prefekti Astrit Aliaj garantoi se do t'i jepet ndihma e nevojshme Nikollit. Prefekti i Gjirokastrës mësohet se ka nisur një grup pune drejt bariut të bllokuar.
-
-
Ishte duke kaluar në rrugë, ‘Jeep’-i përplas për vdekje kalimtarin në Gjirokastër (EMRI)
2 Janar 2019, 15:57Shkëlqim Late 60-vjeç ishte duke kaluar në rrugë në momentin kur u përplas nga një makinë tip ‘Jeep’ me targë AA331ET me drejtues Arjanit Barjamin.
-
Gjatë kohës me shi uji vërshonte në rrugë, ndërhyhet në murin e liqenit të Viroit në Gjirokastër
27 Dhjetor 2018, 21:21Muri rrethues që mban ujin e liqenit të Viroit në Gjirokastër është duke u sistemuar. Report tv disa herë ka sjellë në vëmendje problematikën ku si pasojë e rritjes së nivelit të liqenit të Viroirt uji vërshonte në rrugë duke bllokuar edhe rrugës nacionale që lidh bregdetin e jugut me pjesën qendrore të vendit.
-
Kryemadhi nga Gjirokastra: Më 30 qershor do të zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare
27 Dhjetor 2018, 17:35Gjatë fjalës së saj në takimin me strukturat e LSI-së në Gjirokastër, Kryemadhi tha se në datë 30 qershor sipas informacioneve që ka ajo dhe partia e saj do të zhvillohen edhe zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme përveç atyre lokale.
-
Prag festave të fundvitit, në Gjirokastër rriten çmimet e produkteve ushqimore
26 Dhjetor 2018, 16:13Ashtu si në të gjitha qytete e vendit edhe Gjirokastra nuk i ka shpëtuar rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore. Qytetarët shprehen se në këtë periudhë çmimet e produkteve ushqimore pësojnë rritje çdo vit, por ndryshe nga vitet e kaluara agrumet nuk e kanë ndryshuar çmimin. Ajo që ka pësuar më shumë rritje të çmimit është qepa dhe patatja, që për shqiptarët janë ushqimet bazë.
-
Shkrumbohet një makinë në Gjirokastër, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme (VIDEO)
19 Dhjetor 2018, 07:25Një automjet në Gjirokastër, i parkuar përpara një banese, është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga flakët e zjarrit.
-
Librat anti-shqiptare, Rektori i Universitetit të Gjirokastrës: S'i kërkuam ne, distancohemi nga veprimi i Panajot Barkës
17 Dhjetor 2018, 16:10Universiteti i Gjirokastrës sqaron se librat që Panajot Barka po i sillte në Shqipëri nga Greqia, i kishte për përdorimin e tij personal dhe jo për bibliotekën e Universitetit. Sipas Rektorit Bektash Mema, Universiteti "Eqerem Çabej" nuk ka marrë asnjë kërkesë për dorëzimin e tillë librave në departamentit.
-
Po shkonin në ceremoninë e Kaçifasit në Bularat me armë në makinë, ndalohet deputeti dhe polici grek
8 Dhjetor 2018, 13:28Deputeti i pavarur grek Nikolas Nikolau u shoqërua në polici dhe më pas u la i lirë, ndërsa polici Marios Gogolos. të cilit iu gjet dhe arma është nën masën e arrestit.
-
Lija e dhenve përhapet me shpejtësi në Gjirokastër, më të prekurit fëmijët e kopshteve dhe shkollave
5 Dhjetor 2018, 19:10Variçela prej disa ditësh është prezente në kopshtet e Gjirokastrës. Janë 9 fëmijë të cilët janë prekur nga kjo sëmundje, ndërsa në Drejtorinë e Shëndetit Publik të këtij qarku akoma nuk ka të dhëna se sa është numri zyrtar i të prekurve nga kjo sëmundje.
-
Gjirokastër, përroi i Çullos rrezik për përmbytje, banorët: Askush nuk po merr masa
26 Nëntor 2018, 20:46Reshjet e shiut e rëna gjatë ditëve të fundit po e vështirësojnë situatën sa i përket manaxhimit të përrenjëve. Në Gjirokastër përroi i Çullos rrezikon të mbyt dhjetra shtëpi të cilat janë ndërtuar në brigjet e përroit. Ndërkohë një problem i ngjashem është edhe në Elbasan ku përroi i Zaranikës rrezikon disa familje si pasojë e prishjes së argjinaturës
-
Zgjedhjet në PD/ Dasho Aliko i Lazaratit do të drejtojë demokratët e Gjirokastrës
25 Nëntor 2018, 15:33Dasho Aliko zëvendëson në këtë post, Roland Bejkon i cili e ka drejtuar këtë degë për katër vite. Të dy, si Aliko dhe Bejko vijnë nga Lazarati, fshati i cili për gati 2 dekada u zhvillua duke mbjellë dhe trafikuar kanabis.
-
Gjirokastër/ Shembet muri anësor i kishës ortodokse në Nokovë, kryeplaku: Kemi njoftuar institucionet
24 Nëntor 2018, 17:06Rrëzimi i murit anësor të Kishës së Shën Gjergjit, në fshatin Nokovë të Gjirokastrës rrezikon shembjen. Alarmin e jep kryeplaku i fshatit Anesti Shupuli, i cili ka kërkuar ndihmën e mënjëhershme të Ministrisë së kulturës. Kisha ortodokse daton në shekullin e 19 dhe konsiderohet si objekt i trashëgimisë kulturore.