-
Limaj kundër Haradinaj: Koha të heqim taksën ndaj produkteve serbe
Fatmir Limaj u shpreh se taksa për produktet serbe duhet të negociohet, pasi ky vendim politik e ka arritur qëllimin e tij. Ai kritikoi kryeministrin Ramush Haradinaj se ka shkuar përtej vendimit të përbashkët fillestar për vendosjen e taksës.
29 Mars 2019, 19:05 -
Serbia 1 milion euro në ditë humbje nga taksa/ Ljajiç: BE të ushtrojë më shumë presion ndaj Kosovës
Zyrtarë të lartë nga Beogradi po vlerësojnë se humbjet që i janë shkaktuar Serbisë nga kjo tarifë janë shumë të mëdha. Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiç tha sot se Serbisë po i shkaktohet çdo ditë një milion euro humbje nga taksa.
19 Mars 2019, 16:38 -
Prishtinë-Beograd, rol kyç OKB, Mogherini: Marrëveshja përfundimtare, mbështetje nga KS
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë pasi pala serbe nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve para se Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe të vendosur në nëntor të vitit të kaluar, si kundërpërgjigje të asaj që Prishtina e quan fushatë të shtetit serb ndaj minimit të shtetësisë së Kosovës.
13 Mars 2019, 15:42 -
-
Hand: Një marrëveshje e nxituar mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte pasoja
Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje brenda vitit, sepse ato kanë çështje të vështira për të zgjidhur.
9 Mars 2019, 19:01 -
-
David Hale: SHBA do japë mbështetjen për dialog, por nuk ka recetën e zgjidhjes
Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në fund të kësaj jave, ku sipas Departamentit të Shtetit, ai do të bisedojë me zyrtarë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
7 Mars 2019, 11:07 -
Kryeministri i Italisë thirrje Kosovës nga Beogradi: Hiqni taksën për mallrat serbe
Apelin kreu i qeverisë së Italisë e bëri gjatë vizitës në Serbi. "Nuk do të ketë hyrje në BE për ne derisa të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës" tha Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me Conten
6 Mars 2019, 16:16 -
-
-
SHBA përsërit thirrjen: Tarifat me Serbinë të hiqen, po dëmtojnë miqësinë me Kosovën
Në një njoftim të ambasadës thuhet se dy zyrtarët që qëndruan edhe në Beograd, përforcuan porosinë e presidentit Donald Trump “për të shfrytëzuar këtë moment unik ... dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”.
28 Shkurt 2019, 18:19 -
'Nuk ka dialog pa heqjen e taksës', Vuçiç: BE të ushtrojë më shumë presion ndaj Kosovës
Vuçiç sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Serbi, Carlo Lo Cascio, të cilit mësohet t’i ketë thënë se Bashkimi Evropian u tregua i paaftë për të ushtruar më shumë presion ndaj Kosovës për heqjen e taksës.
25 Shkurt 2019, 15:24 -
Haradinaj për taksën: Pse të hiqet, kur me të i tregojmë Serbisë se ku e ka vendin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse taksa ndaj Serbisë është problemi dhe do të konsiderohet më i rëndësishëm se vetë dialogu për të dy vendet, atëherë ajo nuk do të hiqet kurrë.
22 Shkurt 2019, 15:39 -
Presidenti i Serbisë: Nëse nuk hiqet taksa, nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi
Aleksandër Vuçiç ka ashpërsuar tonet lidhur me Kosovën mbi taksën e vendosur prej saj ndaj mallarave serbe. Vuçiç ka thënë se nëse taksa nuk hiqet, jo vetëm që nuk do ketë marrëveshje mes dy vendeve, por situata do të përkeqësohet.
20 Shkurt 2019, 14:42 -
Haradinaj nuk tërhiqet: Taksën për Serbinë do ta heqim kur të njohë pavarësinë
Sot Haradinaj takoi eurokomisonerin Johanes Hahn në Mynih të Gjermanisë ku po marrin pjesë në Forumin e Sigurisë, teksa deklaroi se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, në momentin që nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran
15 Shkurt 2019, 19:48 -
Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë, këshilltari i Thaçit: Shkak taksa me Serbinë
Refuzimi nga ana e Prishtinës për të pezulluar taksën 100% me Serbinë, ka sjellë anulimin e vizitës së komandatit të Gardës Kombëtare amerikane të Iowas, gjeneral majorit Timothy Orr. Vizita ishte planifikuar në 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 16-18 shkurt.
10 Shkurt 2019, 22:37 -
'Me taksë, s’ka bisedime'/ Daçiç: U diskutua edhe në OKB, nuk është kusht por logjikë
Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun për marrëveshjen me Kosovën, pa heqjen e taksës për mallrat nga Prishtina zyrtare. Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste në televizionin shtetëror, ku tha se kjo gjë është diskutuar edhe në OKB, dhe nuk është kusht por një gjë e logjikshme.
10 Shkurt 2019, 13:26 -
Darka në shtëpinë e Thaçit, Haradinaj: Rama kërkoi heqjen e taksës me Serbinë, por qëndrimi nuk ndryshon
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka treguar përgjatë një interviste në një media kosovare se darka e zhvilluar në shtëpinë e presidentit Hashim Thaci ka qenë një ide e kryeministrit Edi Rama. Më tej, Haradinaj ka bërë të ditur se në të është diskutuar për taksën ndaj mallrave serbe, dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për opsionet e zgjidhjes finale.
8 Shkurt 2019, 09:41 -
Tjetër thirrje nga SHBA: Tarifat krijojnë sfida për marrëdhëniet Amerikë-Kosovë, duhet të pezullohen
Në muajin nëntor Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar.
5 Shkurt 2019, 13:43 -
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi/ Rama darkë me krerët kosovarë në shtëpinë e presidentit Thaçi
Nuk dihet asgjë rreth temave që mund të jenë diskutuar, por duke u bazuar në zhvillimet aktuale politike në Kosovë, një ndër subjektet mendohet të ketë qenë taksa ndaj mallrave të importuara serbe, si edhe çështja e kufijve Kosovë-Serbi.
4 Shkurt 2019, 08:04