-
Shkodër/ Bllokohen dy kamionë me dru, vihen nën hetim 3 persona e pëson edhe inspektori i pyjeve
Inspektori i pyjeve i proceduar penalisht është Z.GJ. Ndërsa tre personat e vënë nën hetim janë A.N., A.C. dhe R.K, akuzohen për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Prerja e paligjshme e pyjeve.
3 Shtator 2019, 17:02 -
Së shpejti fatura elektronike tatimore, aplikacioni falas për biznesin e vogël (VIDEO)
Nuk do të ketë kosto shtesë për biznesin e vogël për implementimin e faturës elektronike. Zëvendësministri i Financave Elton Haxhi, shpjegon për Report TV se po punohet që aplikacioni për këtë kategori të jetë falas. Haxhi sqaron se ende nuk dihet se sa kasa fiskale që janë në treg do të zëvendësohen.
2 Shtator 2019, 16:48 -
'Peshqit' e mëdhenj të urbanëve çanë rrjetën e drejtësisë, Braçe: Me gjyqtarin ka punë vettingu
Bosi i urbanëve Ferdinand Ibrahimi, Anastas Ibrahimi, Klodiana Qato dhe Fatos Vrapi u lanë në arrest shtëpie, Albana Vrapi dhe Evisa Vora në detyrim paraqitje, ndërsa në burg u lanë vetëm Aldi Duka, menaxher i Alba Trans dhe Lulëzim Allaraj menaxher në “Tirana Urban Trans”.
31 Gusht 2019, 14:19 -
-
Evazioni me biletat false për t'iu shmangur tatimeve, gjykata liron 'bosët' e autobusëve, në burg dy shpërndarësit
Biznesmeni Ferdinand Ibrahimi ka folur duke mohuar dijeninë për biletat e falsifikuara. Ai është shprehur se biletat që janë gjetur kanë qenë të vjetra dhe nuk ishin në përdorim. Por përgjimet që Shqiptarja.com publikoi sot e nxjerrin blof.
30 Gusht 2019, 12:57 -
-
Ekskluzive/ Zbardhen përgjimet, bosi i urbanëve urdhër djalit: Digj dokumentet! Justifikimi: Fajin e kanë fatorinot
Zbardhen përgjimet e skandalit për falsifikimin e 105 mijë biletave të urbanëve. Dëshmitë e pronarëve të autobuzave. Ishte informacioni i mbëritur tek Tatimet, që pikasi falsifikimin e biletave të urbanëve në Tiranë.
30 Gusht 2019, 07:40 -
-
Zbardhet letra e Braçes për ministren Gjonaj: Shkeljet e 3 gjyqtarëve që mbrojtjen evazionin fiskal të bzineseve 'VIP'
Braçe në letrën e datës 26 gusht i kërkon ministres Etilda Gjonaj të trajtojë me përparësi këto ankime ndaj gjyqtarëve, pasi sipas tij kanë cënuar interesin publik tek drejtësia, dhe kanë ndikuar në mosrealizimin e të ardhurave.
29 Gusht 2019, 12:23 -
Biletat false/ 'Bosët' e transportit publik 1 miliardë lekë dëm shtetit, evazion fiskal prej një viti
Sipas burimeve, përllogaritja e dëmit që i është shkaktuar shtetit arrin në 1 miliardë lekë. Dëmi fillon që nga prodhimi i tyre ku për një biletë i paguhet shtypshkronjës 8.4 lekë, e më pas TVSH mujore si dhe ne fund tatim fitimi i xhiros.
29 Gusht 2019, 11:41 -
Biznesi kërkon kohë, faturat online mund të shtyhen
Anti-informaliteti/ Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj u shpreh në mbledhjen e sotme të Këshillit të Investimeve se konsultimi i projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” me grupet e interesit do të shtyhet deri në 15 shtator.
29 Gusht 2019, 10:29 -
Tiranë/ Zbulohet rrjeti i falsifikatorëve të biletave të transportit publik, në pranga Ibrahimi i 'Ferlutit' dhe këshilltari bashkiak (VIDEO)
Policia e Tiranës ka zbuluar një rrjet falsifikatorësh të biletave të transportit publik në Tiranë, ku në pranga kanë rënë emra të njohur. 4 bashkëpronarë të kompanive dhe 4 punonjës, përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t'i shmangeshin detyrimeve tatimore. Sekuestrohen 150 mijë bileta urbani në tentativë për tu asgjësuar. Nëse do të përdoreshin, biletat kapin vlerën 6 000 000 lekë të reja. Në pranga Ferdinand Ibrahimi i firmës "Ferlut", administrator i linjës së Unazës, Fatos Vrapi këshilltar bashkiak në Tiranë dhe gruaja e tij Albana Vrapi ortake. Në brendësi të lajmit, EMRAT e të gjithë të arrestuarve.
28 Gusht 2019, 11:42 -
Anti-informaliteti/ Karburante, markete e shtëpi pushimi, qytetarët denoncojnë 665 shkeljeE Rama: Zero tolerancë
Kryeministri Rama ka shpërndarë edhe disa nga bizneset për të cilët ka nisur verifikimi pas 665 rasteve të shkeljeve të denoncuara nga qytetarë. Sipas Ramës puna për verifikimin e denoncimeve do të vijojë me intensitet të lartë paralelisht me zbatimin e planit operacional 'Zero Tolerancë'.
28 Gusht 2019, 08:34 -
Mbrojtën evazionin fiskal dhe zhbllokuan biznese 'VIP', Braçe u shpall 'luftë' 3 gjyqtarëve: Dosjet para drejtësisë
Braçe njoftoi sot se i është drejtuar ministres së Drejtësisë, KLGJ, ONM dhe KPK për tre gjyqtarë, përkatësisht të Tiranës, Vlorës dhe Gjirokastrës, për shkak të vendimeve të tyre në kundërshtim me ligjin.
27 Gusht 2019, 15:04 -
Pas goditjeve të 'të mëdhenjve' të karburanteve, aksioni anti-informalitet me sytë nga kompanitë konsumatore
Në një komunikim për mediat, Braçe i dha kohë kompanive të mëdha që kanë depozita karburanti, të nisin të gjitha procedurat në institucionet përgjegjëse për tu certifikuar
27 Gusht 2019, 13:32 -
-
8530 qytetarë shkarkojnë aplikacionin Stop informalitetit! Rama: Denonconi çdo shfaqje abuzimi me ligjin
Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme disa foto të tjera të biznesve të mbyllura nga informaliteti, të cilat janë bërë të mundura falë denoncimit të qytetarëve. Rama njofton se deri më tani ka shkuar në 8530 numri i personave që kanë shkarkuar aplikacionin STOP INFORMALITETI.
25 Gusht 2019, 22:27 -
-
-
