-
Evazion fiskal dhe pastrim parash/ Policia e shpalli në kërkim, reagon 'bosi' i 'Gega Oil': Jam me pushime, s'kam kryer shkelje
Administratori i 'Gega Oil' , Paulin Gega është shpallur në kërkim pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal në shuma të konsiderueshme. Në një reagim për mediat, Gega ka mohuar që të ketë shkelur ligjin, teksa tha se nuk i është shmangur drejtësisë, por ka ikur me pushime të cilat i kishte planifikuar kohë më parë, teksa theksoi se "Gega Oil" vijon aktivitetin pa ndërprerje në të gjithë vendin.
10 Gusht 2019, 09:00 -
Jo një 'Taivan' i dytë/ Denaj: Bizneset s'do i shpëtojnë dënimeve me vendime gjykate! Gati ligji i ri
Në fund të gushtit do të jetë gati paketa e plotë ligjore që do të godasë paligshmërinë e bizneseve, për të shmangur një rast të dytë si 'Taivani' , i cili pas tre ditë mbylljeje për mos-lëshim të kuponit tatimor, u hap me një vendim gjykate.
9 Gusht 2019, 18:05 -
Rama: S'ka më 'skllevër'! Ndëshkim bizneseve që s'regjistrojnë punonjësit apo deklarojnë paga të rreme
Aksioni kundër informalitetit është shtrirë në një tjetër aspekt të saj. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndëshkohen të gjitha bizneset që punësojnë punonjës që trajtohen si "skllevër". Rama deklaroi se nga sot e tutje nuk do të ketë më punonjës të pa siguruar apo me deklarime të rrema të pagave.
9 Gusht 2019, 13:50 -
Mbyllet 'Havana' e famshme në Dhërmi! Rama: Si ka mundësi të bësh një investim të tillë e të mos lëshosh kupon (FOTO)
Mbyllet klubi Havana e famshme në Dhërmi në kuadër të aksionit anti-informalitet. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili shpjegon se diskoja nuk lëshonte kupon tatimor. Kreu i qeverisë deklraron se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
9 Gusht 2019, 10:38 -
-
-
-
Anti-informaliteti bllokon një tjetër biznes të madh, Gega Oil gjendet me shkelje tek pompat
Gega Oil është bllokuar për shkak se është gjetur me probleme tek pompat. Ky bllokim vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet ku janë mbyllur dhe janë ndëshkuar qindra biznese ku nuk bëjnë përjashtim edhe ato nga më të famshmit në vendin tonë, si Taivani, Rogneri, Markata e Peshkut apo lokale 'VIP' në bregdetin e jugut, etj.
8 Gusht 2019, 19:22 -
Gjobitet biznesi në Golem, pasqyronte në kupon çmime të tjera nga ato reale (VIDEO)
Një biznes në Golem është gjobitur për shkak se aplikonte çmime të ndryshme në faturën tatimore, nga ato që i ofroheshin klientëve. Ministrja Anila Denaj gjatë inspektimit ka paralajmëruar bizneset se një gjë e tillë është e kundërligjshme, pasi është e detyrueshme që çmimet që janë të afishuara në ambiente lehtësisht të dallueshme duhet të jenë të njëjta edhe në kupon tatimor.
8 Gusht 2019, 13:55 -
Anti-informaliteti/ Lirohen 3500m2 plazh në Golem dhe Spille, nën hetim 3 zyrtarë të Bashkisë Kavajë (VIDEO)
Kreu i ri i Bashkisë së Rrogozhinës Haxhi Memolla ka nisur nga puna bërë të mundur lirimin e plazhit të Spillesë. Gjatë aksionit anti-informalitet janë liruar 2000 m2 plazh në Spille. Ndërsa në plazhin e Golemit ku janë liruar 1500m2 plazh, janë vënë në hetim 3 zyrtarë të bashkisë së Kavajës
8 Gusht 2019, 09:34 -
-
Bllokohet një tjetër karburant, Rama: S'ka më shanse, çdo 'trim' do ta paguajë
Rasti që ka publikuar kryeministri është një pikë karburanti në Durrës. Ai thotë se nuk ka asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.
7 Gusht 2019, 17:49 -
-
Gjykata mbron evazionin tatimor, hiqet bllokimi për kompleksin Taiwan-in
Braçe shkruan se kompleksi Taivani është zhbllokuar nga gjykata dhe jo nga ligji apo nga qeveria. Zv.Kryeministri hedh akuza ndaj gjykatësit Gentian Hamiti i cili dha vendimin për që kompleksi Taivani të zhbllokohet.
7 Gusht 2019, 16:54 -
-
Gjobitet një nga restorantet e shtrenjta në Himarë: S'lëshonte kupon, por një 'shpikje' (VIDEO)
Një biznes është gjobitur në Himarë, pasi kishte "shpikur" një faturë tatimore, një formë kjo për t'i shpëtuar deklararimet të fitimeve. Ka qenë vetë ministrja e Financave dhe Ekomisë, Anila Denaj e cila ka dhënë lajmin, duke thënë se denoncimi kishte ardhur nga qytetari në celularin e saj.
7 Gusht 2019, 13:28 -
Kreu i Krimit Ekonomik për Report TV: Kemi liruar 25 mijë m2 plazhe të zaptuara
Kreu i Krimit Ekonomik Lutfi Minxhozi ka folur në një intervistë për gazetarin e Report tv Arsen Rusta mbi aksionin anti-informalitet. Minxhozi tha se përgjatë këtyre ditëve janë rritur shifrat e lirimit të plazheve publike duke paralajmëruar se ky aksion do të vazhdojë në të gjithë vendin.
7 Gusht 2019, 12:09 -
Gjobitet 'Markata e Peshkut' në kryeqytet! Rama: Yllo, mend për herë tjetër! Përgjigjet biznesmeni: Vdekjen e dija, por këtë gjë jo
Aksioni anti-informalitet nuk kursen asnjë biznes. Kryeministri Edi Rama njofton se ditën e sotme është gjobitur një prej restoranteve më të famshme në kryeqytet 'Markata e Peshkut'.
7 Gusht 2019, 11:51 -
-
