-
Akuzohet se bashkëpunoi me Malltezin për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, Fatmir Bektashi sot përsëri 2 orë e 30 minuta në SPAK
Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit për ndërtimin e kompleksit Partizani është paraqitur sot në SPAK së bashku me avokaten tij Vasilika Hysi. Firma e Bekteshit i dha Malltezit 5.4 milionë euro.
10 Nëntor 2023, 12:04 -
Carlo Bollino: Klubi Partizani/ Ja harta që dëshmon përgjegjësinë e Berishës për ndërtimin e kullave të dhëndrit mbi terrenet sportive
Ndryshimi nga sportive në banim, i firmosur në 2006-n nga Rama dhe Berisha, i takonte vetëm një pjese shumë të vogël të sipërfaqes.19 kullat u ndërtuan falë modifikimit të ligjit mbi Sportin, bërë posaçërisht nga qeveria Berisha në 2008-n
9 Nëntor 2023, 19:31 -
Nëna e foshnjës së braktisur del nga burgu pas Saliut dhe Ilirit
Sapo është shpërndarë lajmi i zi se foshnja e braktisur ndërroi jetë në spital. E morën dje mjekët që nga tuneli në një cep të Tiranës, u përpoqën t’i japin frymë, dhanë shpresë, edhe njerëz të zakonshëm mbetën me sy nga materniteti…, por sot foshnja nuk mundi më. E ëma lehonë është vënë në pranga. Të gjitha dalin nga qelia njësoj si nëna që braktisi foshnjën në një tunel në një fshat me emër të çuditshëm ‘Yzberisht’, që duket sikur thotë ‘Yyyshsh’. Kur të dalë nga burgu kjo nënë ‘e keqe’, atëherë do të dalin edhe Saliu, Iliri, Jamarbëri…, ndoshta Shkëlzeni, Fatmiri, Mirfati, Fatkeqi e dreqi.
9 Nëntor 2023, 15:41 -
VIDEO/ Përmbyten garazhet e Jamarbër Malltezit te kompleksi ‘Kontakt’
Parkimi nëntokësor i kompleksit 'Kontakt' në Tiranë, aksioner i të cilit është Jamarbër Malltezi, është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që përfshinë vendin ditën e sotme. Kompleksi 'Kontakt' është ndërtuar mbi truallin e ish-klubit Partizani, aferë për të cilën dhëndri i Sali Berishës është në burg
8 Nëntor 2023, 18:06 -
Berisha injoron SPAK, leja për arrest dhe deputetët ‘skifterë’
Sali Berisha ka zgjedhur të refuzojë sërish paraqitjen në SPAK. Pra nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, që si masë sigurie për ish kryeministrin e akuzuar për korrupsion pasiv, kishte paraqitjen dy herë në muaj para Prokurorit të Posaçëm.
6 Nëntor 2023, 18:50 -
Carlo Bollino: Sqarim për Berishën dhe dhëndrrin që nga mafioz e trafikant, tani më thërrasin "biznesmen"
Jamarbër Malltezi reagon për të dytën herë ndaj një shkrimi të Carlo Bollinos me titull "Kur edhe Argita Berisha gënjen dhe në studio televizive nuk bëhën pyetje" . Bollino i përgjigjet përsëri lidhur me faktet në dosjen e "ish Klubit Partizani"
3 Nëntor 2023, 18:52 -
Afera Partizani, Malltezi ankimon në Apelin e GJKKO vendimin për sekuestrimin e pasurive
Pas ankimimit të masës së sigurisë arrest në burg për Jamarbër Malltezin, mbrojtja e këtij të fundit i drejtohet me një tjetër kërkesë Apelit të Posaçëm duke kundërshtuar sekuestron mbi pasuritë e tij.
3 Nëntor 2023, 13:13 -
Jamarbër Malltezi nga burgu: Pronarët s'kanë përvetësuar asnjë metër katror tokë te ish Klubi Partizani! I përgjigjet Carlo Bollino
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka reaguar për herë të parë nga burgu pas një shkrimi te Shqiptarja.com të botuar në datë 28 tetor me titull “Partizani, SPAK zbulon edhe mijëra metra katrorë që dhëndri dhe trashëgimtarët i morën dhe s’i paguan Shtetit” me autor Carlo Bollino. Ja qëndrimi i Malltezit dhe pergjgjie e Carlo Bollinos
1 Nëntor 2023, 19:09 -
Berisha në hetim për ‘Partizanin’, Zef Brozi për Report Tv: Të korruptuarve t’i sekuestrohet pasuria! Të zbardhet 21 janari, Gërdeci dhe CEZ-DIA
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi i bën thirrje drejtësisë që të vijojë hetimet për aferën e Partizanit. Në një reagim për Report Tv, Brozi sjell në vëmendje aferat e tjera të Berishës, Gërdecin, 21 janarin e CEZ-DIA. Ndërsa, bën thirrje që t’i jepet fund shantazhit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, në një kohë kur Berisha ka mobilizuar Rithemelimin për të mbrojtur veten dhe dhëndrin e tij.
1 Nëntor 2023, 09:33 -
Carlo Bollino: Kur edhe Argita Berisha gënjen, dhe në studio televizive nuk bëhen pyetje
Nga intervista e mbrëmshme kuptohet shumë mirë se përse Sali Berisha i bën bisht pyetjeve të SPAK-ut: pasi (gati gjithmonë) të gënjesh në studio televizive është shumë shumë më e lehtë se përballë gjykatësve.
31 Tetor 2023, 16:34 -
Hetojnë dosjen e Sali Berishës e dhëndrit Malltezi! Edhe Arben Kraja e Enkeleda Millonai pjesë e delegacionit të SPAK në Uashington! Takime dhe me DASH dhe agjentët e FBI-së
Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani i cili pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe sipas SPAK i dha një fitim prej 5.4 milionë euro dhëndrit të ish kryeministrit.
31 Tetor 2023, 09:44 -
Preç Zogaj: Vendi i betejës është gjykata
Akuzat e ndërsjellta në shamatoret dhe foltoret e politikës janë kakofonia shurdhuese e tranzicionit tonë tridhjetvjeçar. Ku janë përzier në një thes, me një dinakëri të mirëmenduar, krime të mëdha dhe shkelje të vogla, të vërteta tronditëse dhe sajesa të lloj-llojshme. Kjo ka qenë dhe është mënyra më e mirë për fshehur korrupsionin real të drejtuesve të lartë politikë dhe menteshave rreth tyre.
28 Tetor 2023, 11:13 -
‘Kriza e Berishës nuk mund të jetë edhe kriza e PD-së’, Bejko: Jemi në mbështetje të SPAK! Të hetohet kushdo qe ka abuzuar me pasuritë e shqiptarëve
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë, duke u ndalur tek akuzat e ngritura nga SPAK, për ish-kryeministrin Sali Berisha për çështjen “Partizani”, duke u shprehur se PD është në mbështetje të SPAK.
28 Tetor 2023, 11:03 -
Ben Andoni: Pas Berishës, opozita duhet ta largojë frikën si koncept
Nëse do t’u thuash njerëzve të sotëm të Partisë Demokratike se kanë frikë do të kesh një përballje të ashpër dhe aspak të këndshme. Ne, shqiptarët, e konsiderojmë si fyerjen më të madhe pikërisht përballjen e paduhur me një problem dhe sidomos shfaqjen publike të Frikës.
27 Tetor 2023, 15:37 -
Lëreni SPAK-un të bëjë detyrën
Aferat korruptive të vjetra dhe të reja, të ish-pushtetareve dhe atyre aktualë që abuzojnë me paratë e taksapaguesve, janë tanimë në shënjestrën e një prej strukturave më dinjitoze të drejtësisë së re, SPAK. Por u mjaftua me thirrjen dhe masën penale ndaj ish-kryeministrit Berisha, që SPAK-ut, ti sulen majtas dhe djathtas, disa e shajnë dhe disa e “lëvdojnë”.
27 Tetor 2023, 14:53 -
U la në burg për aferën e privatizimit të klubit 'Partizani', Malltezi ankimon në Apel masën e arrestit
Jamarbër Malltezi ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm kundër vendimit të shkallës së parë e cila më 20 tetor vendosi arrest me burg ndaj tij për hetimet e SPAK mbi privatizimin e ish-klubit Partizani
27 Tetor 2023, 12:06 -
Ilir Yzeiri: Enkeleda, prokurorja që shenjoi ndyshimin
Fitorja më e madhe që u arrit pasi reforma në drejtësi u konsolidua, është se tani funksionon sistemi. Prokurorja Enkeleda është një pjesë e sistemit, nuk është prokurorja që vjen me bujë e me zhurmë. Ajo është një nëpunëse normale e shtetit që e bën punë e saj me korrektesë dhe e pandikuar nga askush. Më në fund, mesa duket po ndërtojmë një sistem në të cilin nëpunësit e tij nuk mund të manipulohen nga të fortët, nga politikanët, nga korruptimi dhe nga frika
27 Tetor 2023, 11:30 -
Berisha, ‘leksione’ si u bë dhëndri Abi milioner pa futur asnjë lek
Sali Berisha tashmë e ka bërë rrugë, del çdo ditë para mediave dhe shpjegon, kuptohet në versionin e përmbysur të realitetit, rresht për rresht dosjen në ngarkim të tij dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, atë të privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani”
27 Tetor 2023, 08:52 -
DOKUMENTI/ U burgos nga SPAK, Jamarbër Malltezi humbi edhe gjyqin civil me Ballën për “Partizanin”
Historia e përballjes në gjykatë e Taulant Ballës me Jamarbër Malltezin. Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit të paraqitur nga Jamarbër Malltezi duke e lënë në fuqi vendimin e Apelit që rrëzoi kërkesëpadinë e ngritur nga Jamarbër Malltezi
25 Tetor 2023, 13:24 -
Gjyqi që presim për trafikantin Sali
Në këtë historinë e trafikantit Sali janë të ngjeshura shumë ngjarje, më tepër nga ç’duhet për ta çuar Saliun në bangon e të akuzuarit për krimin e trafikut të drejtpërdrejtë ose përmes influencës, por prokuroria na paska “qepur” vetëm njërën, atë të privatizimit të pronave të ushtrisë, ku shtrihej një nga klubet më të mëdha sportive, Partizanit.
24 Tetor 2023, 22:17 -
Hetimi i SPAK ndaj Berishës/ Kalaja në Report Tv: Procedurat e ndjekura janë të paligjshme, do të ketë protesta! Dedaj: Demokratët s'mund të lidhen me fatet e 2-3 individëve
Hetimi nga SPAK ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, marrja e masës detyrim paraqitje dhe kufizmi i udhëtimit jashtë vendit për të, si dhe arrestimi i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Berishës për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, ka ndezur polemika të forta gjatë ditëve të fundit.
24 Tetor 2023, 19:19 -
Afera 'Partizani'/ ‘Kontribut Patriotik’, si u transformuan 113 m2 tokë në miliona euro pasuri
Prokuroria vëren gjithashtu se në dokumentet e kompanisë, shuma prej mijëra apo dhjetëramijëra eurosh i paguhen Malltezit duke e identifikuar atë vetëm me iniciale, si dhe “herë pas here edhe me fjalët “KP” ose “Kontribut Patriotik”.
24 Tetor 2023, 11:31 -
I arrestuar për aferën e privatizimit të ‘Partizanit’, Jamarbër Malltezi dërgohet tek paraburgimi '313'
Një ditë pasi u la në burg nga GJKKO, Jamarbër Malltezi është dërguar në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë. Në një seancë që zgjati ditën e djeshme për rreth 1 orë e 30 minuta, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë për dhëndrin e Sali Berishës.
24 Tetor 2023, 10:41 -
Afera privatizimit të ‘Partizanit’, sekuestrohen 2 apartamente dhe 2 bodrume në pronësi të Jamarbër Malltezit në rrugën ‘Mustafa Matohiti’
Report Tv mëson se Krimi Ekonomik i Policisë së Shtetit ka sekuestruar ditën e djeshme 2 apartamente dhe 2 bodrume në pronësi të Jamarbër Malltezit, i cili është arrestuar për aferën e privatizimit
24 Tetor 2023, 10:31 -
Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, SPAK sekuestron apartamentet dhe aksionet e palestrës së Jamarbër Malltezit te kullat në ish-kompleksin sportiv (VIDEO)
Pasi u arrestua për aferën e privatizimit të ‘Partizanit’, SPAK ka sekuestruar 25 pasuritë e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës. Oficerët e Policisë Gjyqësore morën sot veprimet edhe për sekuestrimin e apartamenteve dhe dyqaneve të Malltezit në kullat që janë ndërtuar aty ku më parë ka qenë kompleksi sportiv ‘Partizani’.
24 Tetor 2023, 09:50 -
Afera e privatizimit të 'Partizanit', Kadilli për Report Tv: Berisha e ka humbur betejën me publikun, të shkojë të mbrohet në gjykatë
Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në emisionin 'Studio Live' u shpreh se fakti që SPAK afrohet tek Berisha është lajm i mirë se tregon që nuk ka njerëz të pahetushëm.
24 Tetor 2023, 13:49 -
Dosja e privatizimit të 'Partizanit'/ Në 2011 Bektashi tërhoqi nga banka 80 mijë cash për 3 muaj për tia dhënë Jamarbër Malltezit si 'kontribut patriotik'
Pas kqyrjes së llogarive bankare të shoqërisë Homeplan sh.p.k. rezulton se për mars, prill dhe maj 2011 janë evidentuar tre tërheqje cash. Këto janë kryer nga Fatmir Bektashi, si administrator i firmës dhe i jan&e
24 Tetor 2023, 00:29 -
Shokon dhe nusja e Sali Berishës! Gjerdan Tiffany 19.600 euro ditën e gjyqit të dhëndrit
Nusja e Shkëlzen Berishës, ka publikuar një foto teksa reklamon teknikën e rregullimit dhe heqjes së vetullave. Por ajo së bie në sy tek blogerja është varësja e saj e shtrenjtë e cila nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se kushton deri 19.600 euro
23 Tetor 2023, 22:34 -
Dëshmia/ Në burg për 'Partizanin', Jamarbër Malltezi me versionin e Berishës: Procedurat e privatizimit nisën në vitin 2000, ka firmosur Rama! S’e dija që isha unë armiku
Në dëshminë e tij në GJKKO ku u njoh me masën e sigurisë arrest në burg, Jamarbër Malltezi ka përdorur të njëjtin version si Sali Berisha për t'u mbrojtur duke thënë se të gjitha procedurat p&
23 Tetor 2023, 21:00 -
Dhëndri i Berishës lihet në burg, avokati: S’mund ta akuzosh se është trashëgimtar i ligjshëm
Avokati i Jamabër Malltezit, Klodian Skënderi tha se nuk mund të akuzosh dike sepse është trashëgimtar i ligjshëm i një familje të mirënjohur tiranase.'Në rastin konkret nuk ka vepër penale sepse personat nën hetim janë në një marrëdhënie civile të pastër.
23 Tetor 2023, 20:10 -
'Partizani'/ Gjykata merr vendimin, lë në burg Jamarbër Malltezin, konfirmon masën e sigurisë dhe për ortakun Bektashi
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës i arrestuar me aferën e ish kompleksit Partizani. Gjithashtu është konfirmuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje" edhe për ortakun e tij Fatmir Bektashi.
23 Tetor 2023, 20:05 -
GJKKO tërhiqet për vendim për Jamarbër Malltezin e Bektashin! Avokatët: S'ka përfitim të paligjshëm, Ministria e Mbrojtjes kishte kohë që s'e administronte
Ka përfunduar seanca gjyqësore që po mbahej për Jamarbër Malltezin dhe ortakun e tij Fatmir Bektashi. Gjykata është tërhequr për vendim. Avokatët kanë kërkuar revokim të masës së sigurisë.<
23 Tetor 2023, 19:46 -
Afera me kompleksin Partizani, Jamarbër Malltezit i sekuestrohen 6 llogari bankare vlerë mbi 250 mijë euro
Report Tv ka siguruar shkresën e sekuestrimit të pasurive të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i arrestuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partiazani, ku përfshihen 6 llogari bankare. Siç rezulton nga nj&eum
23 Tetor 2023, 19:28 -
Debate në gjyqin për aferën e 'Partizanit', Genc Gjokutaj shkon në sallë si avokat i Sali Berishës, nxirret jashtë pas 'përplasjes' me Krajën
Seanca që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bekteshi është shoqëruar me debate. Në sallë është paraqitur si avokat i ish kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj.
23 Tetor 2023, 19:29