-
Anti-informaliteti mbyll kantierin e pallatit shumëkatësh në Tiranë, Denaj: Në shtator në sitë firmat e ndërtimit
Pas korrikut në vijën bregdetare dhe gushtit te karburantet, aksioni anti-informalitet në shtator do të jetë i fokusuar te firmat e ndërtimit. Denaj mori pjesë në një inspektim nga Inspektorati i Punës te Rruga e Kosovarëve pranë Liqenit ku u bllokua një kantier ndërtimi. Ministrja kishte kritika edhe për inspektorët.
3 Shtator 2019, 22:36 -
Biznesi kërkon kohë, faturat online mund të shtyhen
Anti-informaliteti/ Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj u shpreh në mbledhjen e sotme të Këshillit të Investimeve se konsultimi i projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” me grupet e interesit do të shtyhet deri në 15 shtator.
29 Gusht 2019, 10:29 -
Anti-informaliteti/ Ministrja Denaj: Javën tjetër emrat e kompanive abuzuese
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, bënë publike sot të dhënat e fundit të aksionit kundër informalitetit ndaj produkteve të akcizës. Ajo ka deklaruar se aksioni antinformalitet do të jetë i fokusuar në vazhdim tek produktet e akcizës. Ministrja paralajmëroi se javën tjetër do të bëhen publike shifrat dhe emrat e gjithë kompanive që kanë abuzuar, pa përjashtuar edhe inspektorët që janë konstatuar se kanë toleruar këto shkelje.
19 Gusht 2019, 14:11 -
76 ton kafe 'Meduza' pa akcizë në Vorë, 150 mijë euro gjobë biznesit, Denaj: S'do mjaftohemi vetëm me një analizë të disa muajve
Nga kontrolli i ushtruar në një magazinë fiskale të një subjekti që tregon kafe është konstatuar një mungesë gjendjeje në magazinë prej rreth 76 ton. Detyrimi i munguar i akcizës është rreth 4.6 milionë lekë dhe gjobë për këtë detyrim të munguar është 13.8 milionë lekë, duke e çuar në total detyrimin që duhet të paguajë subjekti në vlerën e 18.4 milionë lekë.
17 Gusht 2019, 11:21 -
Anti-informaliteti/ Denaj: Pronarët e biznesve kanë kërcënuar inspektorët, heqin shiritin me dhe pa vendim gjykate, kundër ligjit (VIDEO)
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Delina Ibrahimaj zhvilluan sot një inspektim në kuadër të aksionit anti-informalitet. Gjatë fjalës së saj ministrja Denaj u shpreh se inspektorët tatimorë janë përballur me kërcënime dhe kundërshtim të pronarëve apo administratorëve të subjekteve të kapura me shkelje.
14 Gusht 2019, 12:51 -
Gega Oil e 'pëson' sërish nga anti-informaliteti/ Gjobë 350 mijë euro magazinës në Porto Romano, u kap me 233 ton karburant pa akcizë (VD)
Aksioni anti-informalitet ka ndëshkuar për herë të dytë subjektin e hidrokarbureve Gega Oil pasi është kapur me shkelje. Ky biznes kryente evazion fiskal duke kaluar regjimin e kasës nga automatike në manuale, duke fshehur kështu të ardhurat reale e duke deklaruar më pak fitim.
11 Gusht 2019, 11:28 -
Jo një 'Taivan' i dytë/ Denaj: Bizneset s'do i shpëtojnë dënimeve me vendime gjykate! Gati ligji i ri
Në fund të gushtit do të jetë gati paketa e plotë ligjore që do të godasë paligshmërinë e bizneseve, për të shmangur një rast të dytë si 'Taivani' , i cili pas tre ditë mbylljeje për mos-lëshim të kuponit tatimor, u hap me një vendim gjykate.
9 Gusht 2019, 18:05 -
Lirohet plazhi i Gjipesë/ Çuçi: Ky ishte bastioni i fundit i zaptuesve! Paligjshmëria do të marrë fund (FOTO)
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, bashkë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në cilësinë e drejtuesve të Task Forcës për turizmin në Himarë e Sarandë, ishin në Gjirin e Gjipesë ku policia liroi një hapësirë plazhi zonë të mbrojtur rreth 3 000 m2.
9 Gusht 2019, 10:44 -
Gjobitet një nga restorantet e shtrenjta në Himarë: S'lëshonte kupon, por një 'shpikje' (VIDEO)
Një biznes është gjobitur në Himarë, pasi kishte "shpikur" një faturë tatimore, një formë kjo për t'i shpëtuar deklararimet të fitimeve. Ka qenë vetë ministrja e Financave dhe Ekomisë, Anila Denaj e cila ka dhënë lajmin, duke thënë se denoncimi kishte ardhur nga qytetari në celularin e saj.
7 Gusht 2019, 13:28 -
-
Anti- Informaliteti- 17.6 mln lekë akcizë të papaguar/ Bllokohen 500 mijë litra birrë, gjobitet subjekti
Në kuadër të luftës kundër informalitetit, janë bllokuar 500 mijë litra birrë në një magazinë fiskale me vendndodhje në Kashar. Shkak për këtë janë bërë detyrime akcize të papaguara në shumën rreth 17.6 milionë lekësh. Ky subjekt është gjobitur 70 milionë lekë.
4 Gusht 2019, 12:18 -
Projektligji/ Sistemi i ri i faturimit elektronik, kush përfshihet dhe përjashtohet
Pas prezantimit nga ana e ministres Denaj dhe drejtoreshës së Tatimeve Ibrahimaj dy ditë më parë të projektligjit për ndryshimin e sistemit të raportimit fiskal, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shpërndarë edhe një udhëzues praktik për përdorimin e faturave dhe aplikimit të ri. Në këtë dokument shpjegohet se kush e ka apo jo detyrimin për faturat elektronike, çfarë duhet të përmbajë ajo, etj.
2 Gusht 2019, 07:33 -
-
Nuk lëshoni kuponin tatimor dhe kontrollet ju kapin '3 herë mat'?! Ministrja Denaj bën paralajmërimin e rëndë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha sot gjatë inspektimeve në Tirnë në kuadër të aksioni anti-informalitet, se në rastin e konstatimit të shkeljeve për herë të tretë të kuponit tatimore, përgjegjësit do të ndiqen penalisht nga organet kompetente të drejtësisë.
29 Korrik 2019, 13:10 -
Denaj paralajmërim për pronarët e hoteleve me 4 yje: Mos përfitoni nga lehtësimi fiksal, lëshoni kuponet tatimore
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, në vijim të zbatimit të Planit Operacional Anti – Informalitet zhvilloi një inspektim në zonën bregdetare të Durrësit nga Currilat në Golem.
28 Korrik 2019, 14:56 -
Lajm i mirë për shoferët, ministrja: Në gusht, kontroll i rreptë i cilësisë së karburanteve
Gjatë muajit gusht, karburantet do të jenë objekt kontrolli nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, jo vetëm sa i takon deklarimeve tatimore, por edhe për cilësinë e karburantit që tregtojnë. Një lajm i tillë është konfirmuar nga ministrja Anila Denaj e cila sot ka zhvilluar një inspektim në subjekte të sektorit hidrokarbur në zonën e Vorës.
26 Korrik 2019, 16:38 -
Anti-informaliteti/ Denaj: Zbuluam 1600 hotele të regjistruar në booking, por të panjohur për Tatimet
Denaj dha arsyet pse nisi zbatimi i këtij plani, duke theksuar se nuk është një proces që ka nisur në muajin korrik, por që në fillim të vitit, me procesin monitorues dhe ndërgjegjësues të subjekteve me rrisk.
26 Korrik 2019, 12:06 -
Jo më me 'laps e letër'/ Nga janari i vitit të ardhshëm agjentët e tatimeve ju monitorojnë në kohë reale
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj foli sot nga Velipoja për luftën kundër informalitetit. Ajo tha se po punohet për zbatimin e projektit të Fiskalizimit, përmes së cilit do të monitorohen në kohë reale të gjitha transaksionet, ato që kryhen nëpërmjet sistemit bankar dhe jashtë tij.
25 Korrik 2019, 16:01 -
Anti-informaliteti, Denaj apel bizneseve nga Velipoja: Regjistrohuni! Aksioni jo vetëm në verë
Administrata Tatimore kishte bllokuar pak ditë më parë një subjekt për shkak se ishte konstatuar i paregjistruar në organet përkatëse. Për të ndihmuar biznesin që të formalizohej, punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve asistuan në plotësimin e të gjitha procedurave të regjistrimit, në vendin e ushtrimit të aktivitetit.
23 Korrik 2019, 15:36 -
Anti-informaliteti me sytë nga karburantet, Denaj: I vijmë në ndihmë konsumatorit (VIDEO)
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj apeloi që biznesi të regjistrohet sipas të gjithë rregullave ligjore në fuqi dhe theksoi se zbatimi i tyre është me rëndësi, jo vetëm për sektorin e hoteleri-turizmit, por për të gjithë sektorët e ekonomisë.
22 Korrik 2019, 13:22
