-
-
Ligji ende në diskutim me grupet e interesit, shtyhet tre muaj fiskalizimi i ri
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur të shtyjë me tre muaj aplikimin e sistemit të ri të raportimit fiskal. Ministrja Anila Denaj tha se këto tre muaj do të shërbejnë si një periudhë testimi nga subjektet.
24 Tetor 2019, 13:40 -
Fiskalizmi/ Denaj interpelancë me bizneset: E nisim me 1 janar, procesi do të shtrihet në disa faza, ja si do të funksionojë risia me kasat fiskale
Në këtë mbledhje ministrja Denaj ka thënë se që nga 1 janari do të nisë fiksalizimi për të gjithë bizneset në vend. Duke iu përgjigjur shqetësimit të bizneseve, ministrja Denaj ka thënë se fiskalizimi nuk do të bëhet në mënyrë direkte por e shtrirë në disa faza, deri në fund të marsit të 2021.
24 Tetor 2019, 09:48 -
Denaj dhe Sejko në SHBA: Morëm mbështetje për reformat
Ministrja vlerësoi se ruajtja e balancës primare pozitive, menaxhimi dhe ulja e mëtejshme e borxhit publik dhe ruajtja e deficitit nën normën e 2%, mbeten objektiva të të dyja palëve për të shmangur ndikimin e ngadalësimit të rritjes ekonomike në Evropë.
20 Tetor 2019, 14:14 -
Denaj: Turizmi dhe agroindustria, burimet e reja të rritjes ekonomike në periudhën afatmesme
Rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2019 ishte 2.3% kjo për arsye se është prekur nga ndikimi negativ i sektorit të energjisë elektrike dhe më pak nga sektori i lojërave të fatit. Nisur nga kjo, Ministrja Denaj tha se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke punuar në mënyrë që rritja ekonomike në afatmesëm të vijë nga më shumë se sa një sektor dhe struktura e rritjes të përshpejtohet nga sektorë prioritarë si turizmi, agroindustria, etj.
15 Tetor 2019, 16:39 -
Denaj: Mbështetja gjermane e rëndësishme në ekonomi dhe integrimin e vendit tonë në BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka organizuar aktivitet me rastin e “Tetorit gjerman”, ku pjesëmarrëse ishte edhe ministrja Denaj Ministrja për të prezantuar punën e GIZ në Shqipëri, tema e të cilit është “Talente dhe ide për të ardhmen e Shqipërisë”.
12 Tetor 2019, 14:33 -
Anti-informaliteti/ Ministrja Denaj: Kontrolluam edhe 4 media, njëra po verifikohet ende (VIDEO)
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj gjatë interpelancës në Kuvend për informalitetin tha se janë kryer kontrolle edhe në katër media, një prej të cilave është në proces verifikimi. Ajo deklaroi se deri tani janë referuar 19 raste në prokurori për shkak të skemave të mashtrimit me TVSH.
9 Tetor 2019, 10:34 -
Investimet, Denaj: Presim rritje mbi 4%, në 2018 u hapën 742 kompani në fushën e teknologjisë
Investimet e huaja janë në fokus të qeverisë, kështu është shprehur ministrja e Financave Anila Denaj, teksa ka theksuar se janë bërë ndryshime në legjislacion që përmirëson klimën e biznesit. Sipas ministres vetëm në 2018 janë hapur 742 kompani të reja në fushën e teknologjisë.
4 Tetor 2019, 17:48 -
Dëmet nga tërmeti, Denaj: Gati rishikimi i buxhetit! Fondi i Emergjencave 130 milionë lekë
Buxheti i shtetit do të rishikohet me akte normative, për të kaluar fonde shtesë tek Fondi i Emergjencave në mënyrë që të mbulohen të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka deklaruar se fondi prej 130 milionë lekë që disponon Fondi i Emergjencave nuk përballon dëme të kësaj madhësie.
30 Shtator 2019, 20:33 -
Denaj: Të rrisim bashkëpunimin mes MFE dhe Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një takim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, ku të pranishëm ishin drejtuesit e Dhomave në 12 qarqet e vendit si dhe kryetarja e Bashkimit të Dhomave, Ines Mucostepa.
26 Shtator 2019, 19:03 -
Denaj: Vlerësim i dëmeve brenda dy javëve! Të gatshëm për të vendosur fond shtesë
Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka sqaruar se fondi i emergjencave është i paprekur, por vuri theksin se qeveria ka kapacitet për të dhënë një fond shtesë në varësi të nevojave që mund të dalin. Megjithatë, do ketë një vlerësim brenda dy javëveNë përfundim të mbledhjes s
22 Shtator 2019, 16:39 -
Aftësimi profesional, një nevojë emergjente për tregun e punës
Qeveria zvicerane ka dhënë që nga viti 1996 50 milionë euro për të ndihmuar aftësimin profesional në Shqipëri. Në Tiranë një panel për të analizuar rezultatet dhe perspektivat e të rinjve në tregun e punës.E pranishme në panelin me ambasadorin e Zvicrës edhe ministrja Denaj dhe Linda Rama
21 Shtator 2019, 12:17 -
Denaj në fasoneri: Kemi rimbursuar 1.68 mld lekë TVSH në gusht, do të rrisim konkurrencën
Ministrja e Financave Anila Denaj gjatë një vizite në një fasoneri ka premtuar se TVSH-ja do t'u rimbursohet bizneseve pa ndërprerje. Ministrja njoftoi se vetëm gjatë muajit gusht janë rimbursuar 1.68 miliardë lekë TVSH.
20 Shtator 2019, 19:59 -
-
Denaj në Korçë: Riorganizim i shkollave profesionale sipas kërkesave të biznesit dhe tregut të punës
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi sot një vizitë në shkollën e mesme teknike ekonomike “Isuf Gjata” në qytetin e Korçës. Denaj shprehu urimet e saj për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle, me të cilët bashkëbisedoi mbi problematikat dhe sfidat e arsimit profesional në qytetin e Korçës.
16 Shtator 2019, 17:39 -
Përfundon afati i konsultimit publik për 'fiskalizimin', Denaj: Do minimizohet informaliteti
Mbaron sot afati i konsultimit publik për projektligjin e “Fiskalizimit”. Ministrja e Financave Anila Denaj dhe drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj gjatë një takimi me biznesin në Fier, thanë se synimi është ulja e informalitetit, dhe se tashmë cdo transaksion do të monitorohet në kohë reale.
15 Shtator 2019, 18:21 -
Njohja e pensioneve me Kanadanë, Denaj: Përfitojnë 70 mijë shqiptarë
Projektligji “Për Ratifikimin e Marrëveshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë” pritet të ratifikohet sot në Kuvend, si pjesë e procesit të koordinimit të skemave të mbrojtjes shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera, ashtu siç është parashikuar në programin politik të Qeverisë ndërsa ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj kërkoi votat e deputetëve për ratifikimin e kësaj marrëveshje.
12 Shtator 2019, 12:10 -
Bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, ministrja Denaj takohet me përfaqësues të BERZH
Në kuadër të këtij bashkëpunimi me BERZH-in, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përmirësimit të klimës së biznesit; forcimit të kapaciteteve të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme; avancimit teknologjik dhe edukimit financiar; si dhe zhvillimit të sektorit energjetik.
11 Shtator 2019, 10:44 -
Ministrja Denaj: Reformat kanë ndikuar në përmirësimin e klimës së biznesit
Ministrja theksoi se qeveria shqiptare është angazhuar prej disa vitesh, në zbatimin e reformave për konsolidimin e stabilitetit makroekonomik në vend, të cilat kanë bërë të mundur që në vitin 2018, Shqipëria të shënojë rritje ekonomike prej 4.3%, më të lartën e 10 viteve të fundit, si dhe një shkallë të ulët papunësie prej 12.3%.
6 Shtator 2019, 20:53 -
Aksioni Anti-Informalitet, Denaj: Në 'sitë' Inspektorati i Punës, s'ka më punonjës të padeklaruar (VIDEO)
Aksioni anti-informalitet pas kontrolleve në zonat bregdetare do të përqendrohet tek kontrollet për deklarimin e punonjësve dhe rritjen e masave të sigurisë në punë. Këto masa u bënë publike gjatë një konferencë për mediat nga Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj. Ministrja njoftoi edhe ndryshimet që priten të bëhen në ligjin për procedurat tatimore.
4 Shtator 2019, 13:30
